“Si të luftoni korrupsionin? Thjesht mos bëni korrupsion”

21 Mars 2012, 15:10Politika TEMA

Ambasadori i Danimarkës në vendin tonë, Karsten Ankjaer Jensen, njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Vendi i tij aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian. Por Jensen ka kapur thelbin e problemit shqiptar. Duke folur përpara ca ditësh ai tha se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE nuk është si të ngjisësh Everestin. Është ky pikërisht problemi. Qeveria i bën gjërat jashtëzakonisht të vështira, flet pa fund për luftën ndaj korrupsionit, për reforma për zgjedhjet dhe i bën aq të mëdha këto probleme, sa kur bëhet një përparim fare i vogël, Perëndimi mendon se është bërë një hap i madh. Ndaj zgjedhjet cilësohen gjithmonë një hap përpara dhe Berisha gëzohet me të tilla cilësime. Por ambasadori danez nga Përmeti ka deklaruar se që të luftosh korrupsionin, thjesht nuk duhet të bësh korrupsion. Fare e thjeshtë. “Unë mendoj se Gërdeci është një ngjarje e trishtë që duhet t’i ishte dhënë zgjidhje kohë më parë po tani unë nuk dëshiroj të bëj komente rreth Gërdecit. Por ajo që dua të them për korrupsionin është se korrupsioni nuk është diçka që kërkon përpjekje të mëdha për t’u bllokuar. Për të stopuar korrupsionin ju thjesht nuk duhet të bëni korrupsion, nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, thjesht mësohuni të mos i bëni disa gjëra,” tha Jensen.

19 komente në ““Si të luftoni korrupsionin? Thjesht mos bëni korrupsion””

  1. popolo di Tirana says:

    Ah sikur ta kishim kete danezin Kryeminister te Shqiperise vetm per pak dite…

  2. 1 says:

    Po fytyrat e shpifura te pushtetit nuk i kuptojne fare keto qe Thoni ju Z. Ambasador, sepse perversi lind edhe vdes pervers. Le te kuptojne shqiptaret qe e kane ne kurriz kete hall, sepse te korruptuarit familjet i kane jashte Shqiperise dhe vazhdojne me ato fytyrat e tyre te shpifura “te bejne politike”, menjefjale politike horrash.Nje grusht godet nje te korruptuar shume grushta shume te korruptuar…
    p.s: grusht simbolik jo nxitje dhune, megjithese korrupsioni e shkaterrimi i nstitucioneve eshte agresioni me i madh qe u behet shqiptareve te ndershem (po skermiten fytyrat e shpifura?- ashtu ka ndodhur gjithmone, por pastaj kane dredhur bishtin)

  3. ndricim says:

    Shum i drejtperdrejte ky zoteria po me cilin flet a e ka idene

  4. Dashke me na lon pa i lek n’xhep ti mer kamunist danez. Nuk thu qe jan puqistet e prokurorise qe gricen me Doktorin kot si kot

  5. pensionisti says:

    KRIETARI ASHT I PARI.

    U mos baj korupsion
    As dhe gjumi s’me pushton
    Ai s’e di qi jam ne gare
    Komshiu mos ma mare
    Ki e ditka thjesht fare
    Mos bej korupsion ti Tare
    Aj s’e din se pa vjeth
    As edhe grun s’mjapin
    Aj se di se tek ne
    Burrnin kshu e matin
    Ndaj Tarja vazhdon
    Me ba korupcion
    Korupcioni ash si rushi
    Ki rush sheh per karshi
    Si po “piqet” rush i zi
    Le te jete dhe zyrtar
    Fillon “piqet” dhe ai
    Shiqon rushi rushin
    Qe krijojne prushin
    Afshi i tij te ngron
    Me milionat qi numron
    Ai me thot:
    Mos baj korupcion
    Te mos kem vila
    Bizinese pasuni
    Qi mos kem saraje
    Qeflleshat nji nga nji
    Qi te mos ma varin
    Mos me perkedhelin
    Te me ofendojne
    Me kembe t’me shkelin
    U kur shoh qe krietari
    N’korupcion asht i pari
    Dhe i ndershem sikur t’jem
    Do perlyhem me “melem”
    Pervesh menget lleret nxjer
    Qe t’vjeth c’far te gjej
    I shoh gjithe politikanet
    Sa embel na keshillojne
    Korupcionin mos zbatojme
    Ngordhi koha e naivitetit
    Po fryn era e miletit
    Ndricon mendjen na hap syte
    C’fare thone mos i degjojme
    C’fare bejne ti survejojme
    Me kete lloj djallezi
    Bene shume pasuri
    Gjithe c’jane politikane
    Sapunin per djathe
    Me nuk e hame
    Kur vjeth ti qe je ne krye
    C’te bej u qe jam ne fund
    Qe edhe mjeran pensionin
    Gjer ta mar
    Me shkund me tund
    Ri ne radhe pese ore
    Pas kesaj me prokllamon
    Para s’kemi zyra s’punon.

  6. Horri i bulevardit says:

    o shoku danez, korrupsioni luftohet kur tja fusesh krahun ne prapanice, atyre qe vjedhin.
    Le tme lejn dhe mu te bej nja pes vjet korrupsion, te fitoj miljona euro dhe te jap fjalen se mbas pes vjetesh, do ta luftoj korrupsionin me dore te hekurt.
    Kush do me tall bythen ne Europe, vje ne salistan dhe tallet me ne dhe ja fusin si kau peles, cdo ore dhe televizionet e japin lajmin sa hap e mbyll syt.
    Ne qofte se media do ti bojkotoje sharlatamet e europes, atehere dhe keta do ta shoihin se si pjerdh me njeri.

  7. I nderu ambassador Danez,
    po thoni qe Keta bejne Korrupsion perderisa pa fund thone: -Do luftojme korrupsionin
    (megjse e …cuditeshme per mu qe prisni qe keta Dinosaure te Korrupsionit te luftojne korrupsionin e vet, i nderu zoti ambasador!)?!
    – PASTAJ?!
    -Jeni vend sovran (do thoni)
    – Flm shume prej jush!
    Besoj qe gezoni, se s’ju del Pune (me Shqiperine) si me Greqine!
    I nderum z. ambs.!
    Me thene te verteten ket here prisja nje mbyllje tjeter te keshilles Tuaj, i nderuari Danez.
    Le ta shpresojme per heren tjeter!
    (Qofte edhe ne forme keshille per Opoziten)
    Flm paraprakisht dhe te mira!, Tirona.

  8. kryetari says:

    Nuk te kupton njeri ketu ne Shqiperi i dashur ambasador se ti mendon si Danez dhe flet si Danez dhe keshtu qe vetem Danezet i kuptojne fjalet e tua. Ketu ne Shqiperi dalin dy vete nga uji qe permbyti Shkodren dhe ngrejne larte flamurin duke bertitur rrofte “mbreti”, ne jemi shume mire. Besoj se e kuptoni se cfare mbreti duan Shqipetaret. Gjithashu me kete injorance cdo lloj mbreti mund te beje cfare te doje pa pasur aspak frike nga drejtesia e popullit, qe nuk di se cfare do te thote drejtesi.

  9. dorand says:

    ky eshte problemi ne shqiperi qe neve marrim mend nga njerez te vendeve si danimarka. Kombi yne si edhe vete neve jemi gatuar ndryshe nga danezet. ketyre i duket e cuditshme qe kemi korrupsion e na jep zgjidhje kollaj fare. keto jane ftof ne bythe. Korrupsioni ne shqiperi edhe mas 100 vjetve do ekzistoje ne shqiperi se neve jemi si italjont e grekt qe edhe mas qindra vjetesh demokraci akoma kan korrupsion. danezet jane gatu ndryshe mer daj neve jemi ndryshe. po hajt mo te bojm sikur ta nigjojm kete kllufin ene nja 2-3 muj sa ti iki danimarkes qeverisja e EU e pastaj ky do harrohet si gjithe te tjeret.

  10. refik says:

    Ju faleminderit Zoti Ambasadore.Ne kete sentenc eshte edhe maksima e duhure, dhe korrupsioni pushone.Nuk shkohet aspakt large se korrupsion nuk bejen as femijet as pleqte as populli i thjeshte por politikanet dhe pushtetaret qe fryjen portofolet ne te gjitha menyrat.Sa lexova titullin u mrekullova me fjale te thjeshta te verteta e kuptimplote.
    Nga gjetja e ralle kame qeshure duke lexuar.E THENUR NDRYSHE MOS KERKONI GJURMET E UJKUT SE UJQERIT I KENI KRYE.tELEFONAT DHE LETRAT E DERGUARA

    1. Sara says:

      Fraza eshte e sakte dhe shume gjitheperfshirese…Ju thoni qe korrupsionin ne Shqiperi e bejne vetem politikanet dhe pushtetaret.O.k,qe klasa politike te ne eshte e korruptuar per kete nuk ka diskutim.Kush me shume e kush me pak,te gjithe jane pjese e lojes edhe pse me grada te ndryshme.Por a eshte e vertete qe e bejne “vetem”ata???Une mendoj qe per nga natyra cdo popull qe vjen nga realitete te veshtira eshte natyralisht i predispozuar ndaj korrupsionit.Nese themi qe e bejne vetem ata,gabojme ne thelb.Por mos i tregojme perralla vetes…Korrupsioni na rrethon nga do!!!Korrupsioni na ndjek sa dalim nga shtepia e deri sa rikthehemi ne darke.Korrupsioni eshte shuma qe i japim policit nen dore se ecem me shpejtesi.Eshte shuma qe i japim nen dore nenpuneses civile per nje certifikate.Eshte shuma qe na kerkon doktori per nje operacion.Eshte shuma qe na kerkon ose i kerkojme ti japim profesorit per nje provim.Eshte nje dipllome e blere.Eshte ryshfeti qe na kerkon gjykatesi per dale te lare…etj etj.Madje edhe atehere kur nuk na kerkohet e japim vete,sepse na eshte bere refleks.Ne kete liste politikanet si permenda,dhe serisht jane kaq shume.Te ne cdo gje e ka nje cmim!Korrupsioni jemi ne!!!Eshte e thjeshte ta marresh kete fraze dhe ta perdoresh kunder qeverise se rradhes,ne rastin tuaj ti japesh dhe emrin Berisha.Por une mendoj qe kjo eshte nje analize shume siperfaqsore.Duhet ta pranojme qe si popull jemi te predispozuar ndaj korrupsionit.Eshte nje e keqe nga e cila ky popull nuk ka shpetim,i ka rrenjet shume thelle tashme.

      1. dorand says:

        Sara ke shume mendime progresiste. Po harxhon frymen kot me kta. Me keta eshte njelloj sikur je duke fol me pemen. I kon rronjet e komunizmit thelle kta.

      2. M says:

        Pra Sara ti e pranon qe je e korruptuar, nuk ka rendesi pasiv apo aktiv . Prej ketij momenti me ty nuk vlen komunikimi.
        Ciao

        1. Sara says:

          Bravo!!!A u mundove shume qe arrite ne kete konkluzion???Nuk eshte himn ndaj korrupsionit,eshte himn kunder hipokrizise.Sepse ne duhet te jemi te paret qe duhet ta denoncojme korrupsionin,ne cdo rast.Edhe kur na shfaqet ne forma te lehta,te vogla,te kamufluara…Jo te ngreme syte e te presim nga qeveria,nga politika.Ndoshta sikur te nisnim ne te paret te mos i jepnim zarfet,do kishim nje reaksion zinxhir…Por a jemi ne gati ta bejme kete???Keta politikane nga rradhet e kujt dalin?Apo jane specie me vete keta dhe jo pjese e ketij populli?

          1. beso says:

            Sara,perveç emrit te bukur dhe lidhjes me Biblen,te tjerat i ke per kullote delesh apo si?Apo je zedhenesja e re e PD,dhe te ka rene ne hise te nxjerresh abonene edhe tek TemA?Nuk ka çfare korrupsioni te beje nje punetor i thjeshte,se nuk ka gje ne dore;edhe polici nuk korruptohet kollaj po te organizosh sistemin e gjobave ne menyre te tille,qe ai te mos joshet nga parate rruges.Ja,mua me kane kapur njeher karabinieret ne Itali me shpejtesi mni normen,por nuk me vune gjobe.Nuk u dhashe as bakshish,se nuk paguhen gjobat direkt,por ky fakt nuk me nxiti ta thyej kodin rrugor prape,perkundrazi.Korrupsioni tolerohet nga lart-poshte,dhe eshte nje sistem i tere i organizuar nga vete pushtetaret,se ndoshta nuk vijne ne pushtet te kenaqen vetem me rrogen dhe dietat.Por edhe militantet nuk bejne urra kot;duan vende pune dhe liçense per korrupsion.Kryekorruptuesi sali berisha eshte imun nga antikorrupsioni,se ka bluze leshi antiplumb…Se me iku nga mendja;leitmotivi i PD kur erdhi ne pushtet ne 2005 ishte tamam lufta ndaj korrupsionit.Nuk di nese Gerdecin e quani nje tragjedi korruptive,por ne hallexhinjte keshtu e kuptojme.Po 220 milione euro dem ne rrugen e Kukesit,te afirmuara nga Kontrolli i Larte i shtetit,mos te duket qyfyre policesh,apo megakorrupsion ne koken e shtetit?Ndoshta po i bie nje muzike qe s’eshte e preferences tende,por mos kerkoni ta”popullarizoni”argumentin,se populli detyrohet te paguaje harxhet e ketij sistemi te felliqur,qe e ka ngritur ne kembe saliu dhe qellimisht e inkurajon.Ndryshe,do ishin mbushur kronikat me arrestime te korruptuarish,por jane arsyet qe permenda pse nuk ndodh kjo!

      3. Aleksander says:

        Sara ,z.ambasador e ka thene shume qarte dhe ti ne menyren tende e ke zberthyer po aq qarte. Z. ambasador na eshte drejtuar te gjitheve dhe individualisht :-Mos bej korrupsion ,mos jep ryshfet ASKUJT dhe ASKUND ,REFUZO ne çdo rast te behesh pjese e ketij fenomeni. POR, pyes une :A jemi ne ne gjendje ti themi JO ne çdo shfaqje te saj kesaj semundje ?-Mendoj qe kjo do te kerkonte kohe, dhe ne radhe te pare STRATEGJI EDUKIMI,duke filluar qe me femijet e shkollave fillore e me tej.Paralelisht me kete do te mund te behej edhe nje fushate e gjere publike,(e ngjashme me fushatat elektorale)me pjesemarjen aktive te te gjitha mediave vizive dhe te shtypit,pra me nje aktivizim sa me te gjere te te gjithe shoqerise.Nese vertet e duam vendin tone ,te ardhmen e femijeve tane ,duhet te bejme çdo perpjekje,te marim iniciativa e ti realizojme me kembengulje .Kjo mendoj eshte rruga,e ne nuk duhet vetem te enderrojme.

  11. Artur dDuka says:

    Kush te stopoje duke bere korrupsion, ata qe bejne korrupsion?

    Pra, i korruptuari, qe jeton saje korrupsionit, me pune edukative, me vetendergjegjesim, do te ndaloje se beri korrupsion!

    Cfare pallavrash ! Nuk i japin dot drejtim se si mund te zgjidhen gjerat ne Shqiperi, dhe vete mendesia shqiptare per ta eshte nje enigme e vertete.

  12. Treviso says:

    I nderuari zoti mambasador, ju e keni mire qe te mos bejne korrupsion.
    Kjo qeveri qe eshte, eshte lindur nga korrupsioni dhe sa me gjate qe te qeverise aq me shum shtohet korrupsioni.Kto qe qeverisin sot, neser duhet me i izolu plotesisht qe te mos perhapin malarjen e korrupsionit.
    Sali vrasesi e ka shkaterruar Shqiprine 100%.Ka qytetar a fshatar qe thone:Shqiperia eshte zbukuruar.Nuk jam ne kundershtim, por nuk eshte merita e qeverise.Eshte merita e popullit.Per pasurine qe ka Shqipria si mbitoksore ashtu edhe nentoksore, po te ishte punuar mire nga qeveria vendi do ishte shume perpara dhe papunesia nuk do ekziztonte.
    Nafta bruto shitet per nafte te paster.Fshatarit i bllokohen prodhimet nga tregu i jashtem.Europa kerkon te marri prodhimet shqiptare se jane pa konçime.

  13. bobi says:

    Korupsioni luftohej po te kishim istitucionet e drejtesise te pavarura,
    gje qe nuk e ka dashur asnje here politika shqiptare si e djathta ashtu
    edhe e majta, kur nuk ka drejtesi te vidhet prona,vota, vendi punes,
    dhe dnodhi ato qe kan ndodhur.Ne nje shtet demokratik instituzionet duhet
    te jene te pa varura dhe jo ne kontrodh te nje personi te vetem, sepse athere nuk kemi demokraci por autokraci.Qeveria kushdo qofte si majtas dhe djathtas duhet te qeveris, kurse drejtesia te kontrodhoje ne qofte se
    qeveriset ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten,prandaj politikanet
    ne shqiperi nuk duan nje sistem drejtesie te forte dhe te pavarur,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje