Afro 900 vajza në Bangladesh, disa prej të cilave janë vetëm 12 vjeçe, janë viktima të trafikimit të tmerrshëm njerëzor, të detyruara për të punuar si prostituta në shtetet e Azisë Jugore. Për të qenë më tërheqëse për klientët që duan “forma”, shumica e tyre përdorin steroidet e rrezikshme të quajtura oradekson, me të cilat u rritet gjoksi dhe “duken” më të shëndetshme. Por, e vërteta është më e rëndë: pasojat e konsumimit të këtyre steroideve janë sëmundja e sheqerit, rritja e shtypjes së gjakut, skuqja, humbja e imunitetit dhe në disa raste vdekja.
“Ka një dallim në mes të pamjes sime të tashme dhe asaj të paushqyer kur isha e re. Jam më e shëndetshme se më herët, ndërsa jam e aftë t’u shërbej shumë klientëve gjatë ditës. Ndonjëherë deri në 15”, thotë prostituta 17 vjeçarja Hasi, nga qyteti Kandapara, e cila është detyruar të ushtroj prostitucionin kur ishte vetëm dhjetë vjeçe.
Kërkesa për prostituta është në rritje në Bangladesh, gjë që ka ulur çmimin e shërbimeve seksuale deri në 50 taka (as 50 cent). Prandaj, shumica e tyre janë të detyruara të përdorin oradeksonin, që të jenë më tërheqëse për klientët. Ky steroid, i njohur edhe si deksametazon, përdoret për shërimin e alergjive tek njerëzit, por edhe për të majmur shtazët.
Gjithçka fillon kur udhëheqëset e shtëpive publike (sardarni, siç i quajnë nëBangladesh), i detyrojnë vajzat të marrin steroide për të tërhequr më shumë klientë, ndërsa më vonë ato e bëjnë vetë këtë, sepse fitojnë më shumë e kështu ia dalin t’i paguajnë faturat.
“Sardarna ime më detyroi të marrë një pilulë. Më rrahu dhe nuk donte të më jepte ushqim. Më kërcënoi dhe tërë kohën më kujtonte borxhet”, thotë Hasi.
Ajo ka një djalë katërvjeçar që jeton tek kushërinjtë dhe të cilin nuk e ka e parë prej dy vjetësh.
“Klientët në këtë bordello kërkojnë gjithmonë vajza të shëndetshme. Prandaj, marr oradekson. Unë kam nevojë për klientë që të paguaj faturat dhe borxhet. Nëse një ditë nuk kam myshterinj, ditën tjetër nuk do të kem për të ngrënë. Do të doja të kurseja ca para edhe për djalin tim”, shton Hasi.
I ngjashëm është fati i shumicës së adoleshenteve prostituta në Kandapara (të njohura edhe me emrin cukri), të cilat familjet e varfra nga zonat rurale të vendit ua shesin makrove për 20.000 taka (afro 185 euro), pas së cilës ato janë të detyruar të punojnë tërë jetën si skllave të seksit.
Shumë prej këtyre vajzave e kalojnë vitin e parë në bordello, ndërsa për shkak të analfabetizmit nuk e dinë nëse janë larë borxhet e tyre e as se cilat janë të drejtat e tyre. Disa vajza, pas shumë viteve të kaluara në bordello, e fitojnë të drejtën për të shkuar në shtëpi, por megjithatë zgjedhin të rrinë, sepse kanë vështirësi ta përballojnë turpin që ua imponon shoqëria konservatore e Bangladeshit.
Prandaj dhe keto vende jane destinacioni i parapelqyer i shume gjermaneve, holandezeve dhe italianeve.
Shikoni vajzat dhe motrat tona dhe lerini vajzat e Bangladeshit.
Keshtu behemi shoqeri e pergjegjshme.
Shume i bi ne qafe si Shqiptar kombit tat o Dean.
Femrat Shqiptaret jane te varfera dhe kane levizur larg shtepive ne zona ku skane infrastrukture per shkollim a punesim. Duhet te gjezdisesh pak neper bote qe te kuptosh se ato Shqiptare qe mbushin trotuaret jane mbi moshen 12 vjec dhe fakire ose kurva buke a halli. Kur te mori veten Shqiperia do e shohesh se si do te pakesohen Shqiptaret rrugeve. 10 bordelle po hapa asnje Shqiptare smarr ne pune se me duhen Kurva qejfi e jo te uritura. Per fatin tone te mire Shqiptaret nuk kane ecur ende sa duhet ne kete fushe dhe dashte zoti a allahu i lente te prapambetura ne kete pune. Ne kemi shume mekate po ne krahesim me kombet e tjera Femra Shqiptare eshte shume e shkolluar, shume e pergjegjshme, punetore dhe ambicioze, dhe vetem per kurvellik nuk vle, pavaresisht qe ca si puna jone i nxjerrin ne rruge. Kur te gjesh nje vend qe ska kurva na lajmero.
Olti?!,per c’a po i bie ne qafe Kombit tim?Te jemi me te pergjegjshem per veten tone se e trajtojme femren si skllave dhe pa dinjitet,vetem kaq thashe.Ne as1 menyre nuk ironizova apo u talla me vajzat tona.E kam me te lehte te zihem me grushta me 1 djal,se sa te shaje 1 vajze shqiptare.
Sa per dijeni Olti,une jam person qe nuk e perdor kurre fjalen K…,apo cdo fjale te tille te papelqyeshem kunder 1 femre ne komunikimin e perditshem.Kam pershtypjen se me ke keqkuptuar.
Dean, Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes, pavaresisht cfare thote doktori. Aty eshte pergjigjia e cdo te keqe qe kemi ne duke filluar nga dhuna ashtu edhe prostitucioni, ky eshte artikull per prostitucionin ne mos gaboj. Pergjigjshmeri eshte edhe kur e do vendin tend qe sdo behet dot kurre as Paris as Vjene. Dean si ti dhe une rrjedhim nga nje vend shume i varfer dhe atehere kur e kuptojme fillon clirimi. Qofsha i gabuar po sikur i ve vetes tende dhe mua gure ne shpine me shume se e meritojme.
Kerkesa per prostituta eshte rritur dhe kjo ka bere qe te ulet cmimi?!! Kjo nuk ka kuptim ekonomik.
Mos ndoshta numri i prostitutave eshte rritur, jo kerkesa!