Vetëm një ditë nga largimi i drejtorit për Ballkanin në Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Piere Mirrel, në Shqipëri do të mbërrijë Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropën, Stefano Sanino.
Ky i fundit do të monitorojë nga afër ecurinë e reformave të kryera nga Shqipëria për integrimin europian. Sanino pritet që të takohet me krerët kryesorë të shtetit, duke nisur nga kryeministri Berisha.
Sanino së fundi ishte në Tiranë më 6 dhe 7 shkurt ku mori pjesë edhe në mbledhjen e radhës së Komisionit të Integrimit Evropian. Duket se monitorimi i Brukselit ndaj Shqipërisë tashmë është shtuar ndjeshëm.
Me siguri qe bileta per ne Tirane do ti kushtoje me shtrenjt pasi duhet te pershkoje edhe shume me shume kilometra nga hera e fundit per shkak te fluturimit te Shqiperise drejt lindjes. Kam frike se kur te vije per here te trete do ti duhet te prese bilete ber ne Taxhikistan se atje do te kemi perfunduar.
Shqiptaret rahur ne vaj e uthull per shekuj te tere,ne epiqendre te Ballkanit,gropes se zeze te djallezive me te medha ne bote,njohin shume dredhira nga jeta qe kane kaluar brez pas brezi,per pasoje Evropianet deri sa ti mesojne dredhite tona ju duhen dekada te tera,pastaj te na frenojne qe mos ju a hedhim.