Historiani Lempert: Në Shqipëri drejton dhe komandon ende elita komuniste

20 Mars 2012, 15:06Politika TEMA

Përvetësimi i botëkuptimit të demokracisë në Shqipëri duket kaq i vështirë dhe kjo ka të bëjë pjesërisht me një trashëgimi nga komunizmi, ku shteti ishte i superfuqishëm, kontrollonte gjithçka dhe qytetari shqiptar në të vërtetë nuk kishte të drejtën e fjalës. Tani që ka liri, ajo duhet përvetësuar, është e rëndësishme të dish se si të sillesh në liri. Por ka edhe një faktor tjetër, që me sa duket për shqiptarët është e vështirë të zgjedhin alternativa, sepse këto alternativa nuk ofrohen. Qysh nga viti 1990 thuajse nuk ka pasur fare ndryshim të elitave në Shqipëri. Elita, që drejton tani politikën pjesërisht e ka prejardhjen nga i njëjti rreth personash, të cilët përbënin elitën edhe në komunizëm”. Kështu është shprehur në një intervistë për DW, historiani dhe njohësi i Shqipërisë Hans-Ulrich Lempert, nga Universiteti i Vjenës, Austri.

Në këto njëzet vjet pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, që u konsideruan si zgjedhjet e mirëfillta pluraliste, si do ta vlerësonit nivelin e demokracisë në Shqipëri?

Tranzicioni nga komunizmi në demokraci për Shqipërinë ishte mjaft i vështirë: Shqipëria ishte një ndër vendet e fundit të Evropës Lindore. Tranzicioni u shoqërua nga mosmarrëveshje dhe konflikte shumë të gjata midis partive lidhur me institucionet dhe procedurat elektorale. Sot Shqipëria pa asnjë rezervë ka një demokraci: Institucionet demokratike janë etabluar, pavarësisht, se sot jo gjithçka funksionon si duhet duke mos iu përgjigjur në nivelin e duhur parimeve demokratike. Çfarë duhet parë me sy mjaft kritik është efikasiteti i institucioneve, se sa funksionojnë këto institucione sipas parimeve demokratike dhe sa vihen këto parime në jetë.

A është i konsoliduar dhe a është i garantuar funksionimi i parlamentit sipas standardeve perëndimore?

Institucioni i parlamentit nuk vihet më në pikëpyetje nga asnjëra palë. As parimi i zgjedhjeve të lira nuk vihet në dyshim. Por fakti është që njëzet vitet e shkuara janë karakterizuar nga polarizimi mes dy partive të mëdha asaj socialiste dhe demokratike, të cilat kanë qenë vazhdimisht në konflikt me njëra-tjetrën. Kësisoj ato e kanë bllokuar shpeshherë procesin e transformimit, sepse si njëra, ashtu edhe tjetra parti e kanë bojkotuar parlamentin.

Cilat janë sipas jush arësyet e këtij polarizimi?

Një nga arësyet është personalizimi dhe hierarkizimi i fortë i këtyre partive. Që të dyja partitë janë të orientuara fort ndaj udhëheqësve të partisë, Sali Berisha në partinë demokratike dhe Edi Rama në partinë socialiste, në këtë të fundit deri në 2005 ka qenë e njëjta dukuri me ish-kryetarin Fatos Nano. Çdo përballje politike dhe çdo debat sillet gjithmonë rreth këtyre dy figurave. Diskursi politik nuk zhvillohet aq për ideologji, apo koncepte politike, por përqëndrohet fort tek përballja midis personave që ndonjëherë duket se merr trajtën e armiqësive personale.

Simbioza e krijuar mes dy kundërshtarëve politikë është kjo një karakteristikë e politikbërjes në Shqipëri, apo njihet si dukuri edhe në vendet e tjera postkomuniste?

Kjo dukuri është shfaqur në shumë vende postkomuniste, ku është krijuar një polarizim i fortë në politikë, kjo edhe për arësyen se shumë shpejt partitë pasuese të partive komuniste, partitë socialiste shumë shpejt u kthyen në pushtet pas zgjedhjeve. Megjithatë krahasuar me vendet e tjera evropiano-lindore politika e bojkotimit të vazhdueshëm të parlamentit, siç ka ndodhur në Shqipëri, është relativisht unikale.

Sado që në dukje shoqëria shqiptare është e politizuar, në masë ndihet edhe përhapja e mosbesimit ndaj politikës. A është edhe kjo pasojë e trashëgimisë komuniste, apo kemi të bëjmë me një dukuri të re të kushtëzuar nga rrethanat aktuale?

Mendoj se të dyja këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ndërsa në komunizëm kishte një mosbesim të madh kundrejt shtetit, zhvillimet në vitet 90-të duke nisur qysh me manipulimet në zgjedhje e deri tek kriza financiare, prej së cilës shtresa të tëra të popullsisë humbën kursimet e tyre duke çuar në pragun e luftës civile, kanë bërë që në Shqipëri të krijohet një zhgënjim i madh dhe deziluzionim sa u përket zhvillimeve politike.

Përse duket kaq i vështirë përvetësimi i botëkuptimit të demokracisë në Shqipëri?

Unë mendoj, se kjo ka të bëjë pjesërisht me një trashëgimi nga komunizmi, ku shteti ishte i superfuqishëm, kontrollonte gjithçka dhe qytetari shqiptar në të vërtetë nuk kishte të drejtën e fjalës. Tani që ka liri, ajo duhet përvetësuar: Eshtë e rëndësishme të dish se si të sillesh në liri, ku duhet të jesh i përgjegjësheëm si për veprimet vetiake, ashtu edhe për zhvillimet në shoqëri. Por ka edhe një faktor tjetër, që me sa duket për shqiptarët është e vështirë të zgjedhin alternativa, sepse këto alternativa nuk ofrohen. Qysh nga viti 1990 thuajse nuk ka pasur fare ndryshim të elitave në Shqipëri. Elita, që drejton tani politikën pjesërisht e ka prejardhjen nga i njëjti rreth personash, të cilët përbënin elitën edhe në komunizëm.

Më sipër ju theksuat, se diskursi politik fare pak ka të bëjë me koncepte, përse ndodh kjo?

Ka shumë pak dallime programore midis dy partive të mëdha: asaj socialiste dhe demokratike. Dallimet janë fare të vogla sa i përket politikës së taksave, apo asaj sociale. Por edhe midis partive të vogla, duke veçuar paksa partinë republikane, që ka një orientim si të thuash patriotik, dallimet programore janë të zbehta. Parimisht mund të thuhet, se dallimet midis tyre nuk janë të përkufizuara nga përmbajtja.

A përbën problem për funksionimin e jetës parlamentare fakti, që partitë nuk kanë dallime të qarta programore?

Definitivisht: Ky është vërtetë një problem i madh. E rëndësishme është që të shmanget fiksimi ndaj personalizimit të politikës dhe që të vendosen pikërëndesat programore. P.sh. edhe në partinë socialiste ka pasur anëtarë, apo edhe drejtues, të cilët pas zgjedhjeve të fundit nuk kanë qenë dakord me bojkotimin e parlamentit dhe kërkonin kthimin në parlament për të bërë një opozitë konstruktive. Por për fat të keq strukturat partiake janë aq të hierarkizuara dhe kjo pengon zgjidhjet e suksesshme.

Ndonëse politika në Shqipëri dominohet nga dy partitë e mëdha që polarizojnë, peisazhi partiak qysh në fillimet e demokracisë e deri më sot ka pësuar ndryshime duke u fragmentarizuar me krijimin e partive të reja. Eshtë ky fragmentarizim në dobi apo në dëm të parlamentarizmit?

Faktikisht në këto njëzet vjet në Shqipëri janë krijuar një sërë partishë. Por unë nuk do të mendoja se ky është një faktor, që e ka dëmtuar parlamentarizmin, sepse partitë e vogla kanë fare pak influencë në politikë. Përderisa ligjet elektorale gjithmonë kanë favorizuar partitë e mëdha, për partitë e vogla ka qenë e mundur të marrin mandate parlamentare apo të jenë pjesë e pushtetit vetëm pasi kanë hyrë në aleanca elektorale. Ishte hera e parë me LSI-në, për një parti të vogël, e cila pati sukses në zgjedhjet e vitit 2009. Kjo ishte edhe hera e parë që partia demokratike hyri në koalicion me LSI-në, një parti kjo e krijuar pas shkëputjes nga partia socialiste. Deri më sot socialistët apo demokratët e kanë siguruar shumicën përmes aleancave elektorale. Kjo do të thotë që segmentimi as nuk e ka penguar, por as nuk e ka përmirësuar parlamentarizmin. Kjo për arësyen, se midis partive nuk ka dallime të qarta ideologjike siç është p.sh. në Gjermani, ku ka një përkufizim të qartë programor midis kristiandemokratëve, socialdemokratëve, liberalëve, ekologjistëve apo të majtëve. Interesant do të jetë zhvillimi pas formimit të partive e reja, që pritet të krijohen së shpejti në verë: Njëra nga shkëputja e një krahu të partisë demokratike si dhe lëvizja „Kuq e Zi“ me një orientim të fortë nacional-populist, e cila me shumë gjasë do të riformatohet si parti e mirëfilltë. Lidhur me këtë të fundit është interesante të mësohet, se sa potencial do të ketë ajo po të nisemi nga fakti, që shumë qytetarë shqiptarë janë të zhgënjyer nga politika.

15 komente në “Historiani Lempert: Në Shqipëri drejton dhe komandon ende elita komuniste”

  1. Horri i bulevardit says:

    Qe te thuash se komandojne akoma komunistet, duhesh ta kesh jetuar ate kohe dhe ne qe e kemi jetuar, kemi shume vite perpara qe po e themi, cdo dite, se ne krye te pushtetit shqiptar dhe parlamentit, jane ish komunistet me te devotshem dhe ish spiunet, qe pergatiten me zell, burgosjen dhe persekutimin e shqiptareve.
    Juve zoterinj, skeni nevoje te na thoni se kush jane keta, se keta ne i njohim me mire se ju, por ne qofte se doni te ndihmoni realisht, thuajeni atje ne foltoret e parlamenteve tuaja, se ne Shqiperi, komandon diktatura dhe se cdo shtet, demokratik duhet te nderpresi kontaktet me diktatoret dhe nje izolim i gjithanshem, do te beje qe diktatori i Shqiperise, te mos kete mundesi, te genjeje dhe te mashtroje.
    E njejat gje ju ndodhi dhe me Milloshevicin, ku me perkrahjen tuaj si shtete demokratike, ai perfitoi dhe vrau qindra-mijra, deri sa juve ju mbush mendja se ai qenka diktator, kur kete i kishin thene me kohe viktimat e represionit te makines ushtarake te Milloshevicit, por qe juve, ju desh kohe ta mesonit, se po i jepnit perkrahje, pikerisht nje kasapi.
    Edhe me Sali Berishen, po beni te njejtin gabim edhe pse hodhi ne ere disa fshatra dhe vrau 26-te njerez dhe femije edhe pse vrau 4 demonstrues te pafajshem, ju perseri spo arrini te shifni ate qe ne shqiptaret po e shohim cdo dite, diktatorin dhe komunistin.
    Ne qofte se informacionet ju do ti merrni nga qeveria, atehere, ju siguroj se ju do te manihteni me demokracine e larte qe do ju servirin qeveritaret tane.
    Ky eshte gabimi juaj se informacionet i merrni nga qeveritaret dhe asnjehere nga populli, qe i di se kush jane diktatore dhe kush eshte demokrat.

    1. xha Jaho says:

      E keqja juaj, ashtu si shumica e shqiptareve, eshte se ju ngaterroni vleresimet e konstatimet e nje historiani me aktivizmin politik.

      Kush tha se Limprecht eshte i interesuar qe ne Shqiperi gjendja te ndryshoje? Perse mendon se ai duhet te ngreje zerin ne parlamentin e tij?

      Ai po jep disa konstatime historike. Nuk eshte detyra e tij dhe ndoshta as deshira qe ai te ndryshoje Shqiperine.

  2. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Po nuk ngeli kalandere ne Europe pa bere komente per menyren e drejtimit te shtetit shqiptar ne ditet e sotshme.Edhe ty te paska ngelur rradha per keto komente o pistil europe.
    O kalandere te peshtire te Europes kurve dhe Amerikes xhandare! -Keta qe drejtojne shtetin shqiptar ketu e 22 vjet jane plera qe i nxorri katraura e vitieve 90-91 dhe qe ju me aq pêrkushtim , i keni bekuar mekuar dhe mbrojtur. Jeni ju qe i prisni e percillni me ndere, elozhe dhe epitete superlative nderkohe qe keta vjedhin ,vrasin e bejne korupsion ku pa as me te voglin dyshim perfshiheni edhe ju. Populli Shqiptar eshte shume i afte ta zgjidhi vet problemin e tij por sapo ai merr situaten ne dore fillon korri juaj i kukuvajkave qe ndjell veç fatkeqesi per ne.
    Ju doli boja te gjitheve ju dhe sa here qe komentoni aq here na kallni krupen. Keto 20 vjet provuan se ju nuk shihni veçse interesat tuaja prej horrash te organizuar.
    Shkoni e zgjidhni hallet tuaja duke vrare e masakruar popujt e Azise, Afrikes a Amerikes Latine se eshte teper vone te na mashtroni me profka mbi demokracine. E pame pra edhe demokracine ne terrenin e popullit grek te grabitur e mashtruar prej jush.
    Poshte demagoget dhe filistinet Euro Amerikan.
    Rrofte integriteti dhe shpipirti liridashes i popullit tone te martirizuar.

  3. Pse mre nuk dikam une ca o Denmokracia qi t’ma mesoj ky historiani? Denmokraci o me nejt Doktori n’pushtet, e tjerat jane tan llafe gjykata, prokurori, president, opozit nuk duhen hiq gjo, e duhet me u nxjerr jasht ligji

  4. komunistet fare e keqe denuar ne gjithe boten perparimtare,ne Shqiperi s’jane ngopur me fron pas 65 vitesh kodoshlleqesh allakomunistomoniste.
    c’kujtojne keta bastarde do jene te perjetshem ne fron?sigurisht jo por zbatojne teorine shty te shtyjme,shty te pasurohemi si veproi zogu,enveri,ramizi,kemi tradita jo pordhe nga lideret tane.

  5. a.kapo says:

    Ky qenka i trembur nga “gogoli” komunist!!! Harron te njohe gogolin e vertete qe sundon ne Shqiperi:gogoli otoman!!!
    !!!

  6. turi says:

    Z. Lempert,
    Falemderit per intervisten tuaj dhe njohjen sakte te politikes shqiptare.
    Eshte shume e vertete qe Shqiperia keto 20 vjet eshte drejtuar dhe po vazhdon te drejtohet nga nje bande politikanesh gangstere kriminelesh,njerezit me te perzgjedhur dhe besniket me te devotshemte kastes se vjeter komuniste.Ato drejtohen dhe udhehiqen po nga ajo dore e zeze kriminale,duke e shfrytezuar e shperfytyruar kete popull me metodat me barbara,vetem per qellimet e tyre personale.
    Diktatura tek neve ,ka qene aq e eger,sa asnjehere nuk u lejua opozita e vertete shqiptare,te merte pjese dhe te jepte kontributin e saj per ndertimin e demokracise.
    POLITIKA SHQIPTARE DUHET PUNUAR QELIZEM,PERNDRYSHE NE SHQIPERI KURRE NUK DO TE KETE DEMOKRACI.
    PERSA KOHE KUPOLA E VJETER DHE E RE SHQIPTARE,NUK DO TE DENOHET PER KRIMET KUNDER POPULLIT TE VET,PER AQ KOHE NUK DO TE FLITET PER DEMOKRACI NE SHQIPERI.
    DEMOKRACIA NE SHQIPERI NUK MUND TE ARRIHET PA NDERHYRJEN E SHTETEVE PERENDIMORE,SEPSE SOT NE KEMI TE BEJME ME NJE MAFIJE POLITIKE GANGSTERE KRIMINALE KORRUPTIVE TE FUQIZUAR DHE JO TE VITEVE 90-Te,KUR AJO KISHTE DHENE SHPIRT.
    SOT POPULLI SHQIPTAR ESHTE ME I PERCARE SE KURRE NDONJEHERE,PER SHKAK TE POLITIKES KRIMINALE, PERCA E SUNDO, dhe kjo u vertetua me se miri ne 97-ten,qe mos ardhte kurre me,per shqiptaret.
    NE KERKOJME NDIHMEN E PERENDIMIT.

  7. Besmiri nga Luari says:

    Qendrimi i kastes se vjeter politike ne pushtet eshte veper e Evropes plake. Ne te gjithe e njohim historine e popullit tone qe çdo qeveri qe ka ardhur ne pushtet ka ardhur me mbeshtetjen e shteteve te fuqishme Evropiane dhe sot ajo qendron po me kete mbeshtetje. Shikoni veprimet e Ruseve me Putinin ne krye ashtu ka ndodhur dhe po ndodh edhe ne Shqiperi, asgje e veçante. Kushdo qe ka ardhur ne pushtet ne Shqiperi deri me sot qe po mbushim 100 vjete te ashtuquajtur pavaresi se de fakto ne nuk veteqeverisemi por te tjeret na mbajne frene dhe na drejtojne dhe keta kane nje emer te perbashket Evrope dhe Amerike. Zyrtaret e ketyre vijne ne Shqiperi jo per te na ndihmuar neve qe aq shume i besojme por vijne per interesat e tyre dhe per aq kohe sa ne ti durojme ata do te kemi keta tipa ne pushtet qofshin demokrate apo socialiste. Te gjithe nje fytyre kane ate te sunduesit, komunistit qe sdi tjeter gje veç te shtypi dhe shfrytezoje popullin e varfer. THENIA ME KLASIKE ESHTE AJO E TE NDJERIT DHE TE MADHIT HAVEL:
    ME TE XINJE SE KOMUNISTET JANE KOMUNISTET ANTIKOMUNISTE. Ja pra kete e kane treguar me se miri keto 20 vjetet e fundit edhe ne Shqiperi. Ne i dime shume mire keto gjera por nje gje nuk po e kuptojme:
    Çi paska bere evropes dhe amerikes populli shqiptar qe kaq shume keto po e torturojne? Pas viteve 90 ne besuam shume tek keto dy superfuqi, por pas 22 vjetesh ne morem ate qe se meritonim: ZHGENJIMIN. EDHE SA DO TE VAZHDOJE KJO? A DO TE KETE NDONJE FIJE SHPRESE PER FEMIJET TANE? KUSH ESHTE I ZOTI TME PERGJIGJET? FALEMINDERIT.

  8. zhelefina says:

    per sa kohe te pelqeje doktori “pjeshkat” une demokraci e kam…

  9. Tirana Re says:

    nga bajgat komuniste jo elita se nuk behet dot maloku i piset elite

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : Kjo qe thote profesori i historise eshte gjysma ( 50 % ) e se vertetes.
    Ketu mungon BE !!!
    Keto jane pyetjet qe une kam per profesorin e historise :
    – Cfare ka bere BE per te ditur te kaluaren e drektuesve te politikes Shqiptare.
    – A ka patur dijeni BE se ne politiken jane perfshire ish kriminele te diktatures ?
    – Cfare kabere BE per te ndihmuar ish te perndjekur politike ?
    – Cfare ka bere BE per perfshorjen e ish te perndjekurve politike ne politiken aktuale Shqiptare ?
    – Cili ka qene projekti politik i BE per afrimin e Shqiperise ne Europe ?
    – Pse OSBE ka deshtuar tash 15 vite te prezences se saj ne organizimin e zgjedhjeve brenda standarteve ?
    – Cili ka qene roli i znj. Doris Pack ?
    – Pse Doris Pack perfaqsuese e CDU bashkepunoj e vazhdon te bashkepunoje me nje komunist si puna e Berishes ?
    – A eshte e vertete se Doris Pack ka marre pagasa nga Berisha. Ka marre para te pista ?
    Une kam nje knstatim tjeter. Krijimi i partise se ish te perndjekurve politike eshte nje akt gjenial i Gjergjit.
    Europa po fillon ti braktise komunistat …..

  11. Pajtim DALANI says:

    Disa komentues kane te drejte por nuk duhet te fajesojme te nderuarin Hans-Ulrich LEMPERT mbasi ky brenda ndershmeris se tij jep nje interviste reale gjate ketyre 20 viteve te kesaj pseudo-demokracije.Gjermani Lempert me guximin e tij duke dhene intervisten tek Deutsche-Welle eshte e mjaftushme per ne Shqiptaret e vertet per t”a falenderuar nga zemra.Kjo interviste ka efektin e saj tek shtetet Perendimore.Hans-Ulrich pak a shume e njeh Shqiperin e si studiues i kultures Shqipare ne te ardhmen do te jete nje ndihmes per ne Shqiptaret.Mbase botimit te intervistes se Lempertit te cilen e lexova ne gazete e mbase shume kerkime e lodhje-nuk ishte e lehte per ta takuar.Ndodhem ne zyren e tij te punes personalish per t”a falenderuar.Edhe pse koha eshte flori per Lempertin si studiuesin,historianin,dhe katedren qe ai mbulon per Shqiperin ne universitetin e Vjenes,rezervoi nje ore personalisht per mua-e ky djalosh bashke me te riun studiues Vogel patem bashkerisht kenaqesin te bisedonim direk me nje Shqiptare per problemet qe po kalon Shqiperia sidomos keto 20 vitet e fundit e qe fatkeqesisht nuk po e gjene vehten drejt Demokracise se vertet.Kam pershtypjet me te mira per Lempertin nje djale i qeshur i thjeshte e shume deshire per te mesuar me shume mbi historin e vendit tone.Kjo te bene optimiste qe ka Europian qe e duan Shqiperin dhe thone te verteten per t”na ndihmuar aqe sa kane mundesit e tyre.Te nderuar komentues e dua shume Shqiperin mbasi i kemi sherbyer kesaj toke si familje me shume se 500 vjet e kjo me shtyne ti sherbej dhe une jashte mundesive te mija personale.Keshtu qe jam takuar me ata te huaj qe e duan Shqiperin e ku kam treguar se sa te vjeter jemi ne shqiptaret ne kete truall te Europes-faleminderit nga Pinjolli i familje Fisnike Shqiptare -Pajtim DALANI

  12. Bregu says:

    Te dashur komentues mos i bini ne qafe LEMPERTIT ai studion dhe konstaton e keshtu intervista eshte me se normale.Shqiperin duhet me e shpetuar ne vete e mos prisni nga te tjeret.Komentuesi xha jaho,turi,horri bulev..etj e shtrojne problemin drejt-Falenderoj dhe pershendes me kete rast komentuesin Pajtim DALANI qe e njoh personalisht e ka qene shefi im dikur qe shume perpjekje bene per shqiperin e deri tek Lemperti ka shkuar per takim per me e falenderuar-por shikoj qe puna e tij shkon per dhjam qeni e askush nuk interesohet per patriotet tane qe punojne e luftojne per Shqiperin pa shperblim e dekorata e ngelin si gjithmone Anonim-Shqiperi mblidhi keta patriot sepse ka ardhur koha qe te duhen sepse do te humbesh fare.

  13. historiani says:

    Rastesisht gjeta intervisten e historianit Lempert dhe e pergezoj per te vertetat qe deklaron ai tek D-Welle-Edhe une jam historian dhe gjej tek Lemperti kolegun tim qe merr ne mbrojtje vendin tim Shqiperin qe ata komunistet e dikurshem jane edhe sot ne qeverisje e nuk po lene pislliqe pa bere kunder popullit tim-Me beri pershtypje komenti i Pajtim DALANIT e me jepet rasti ta falenderoj qe lufton per interesat e Shqiperis-ne se i perket familjes se Dalanit te jugut Shqiptare e meriton lavderimin tim sepse i perket asaj familje te madhe fisnikesh qe vetem per shqiperin kane luftuar dhe menduar-Per kete familje fisnike luftetaresh duhet qe historianet tane te bejne kronollogjin ne shekuj mbasi radhitet tek familjet e medha shqiptare simbase dokumentave te 300 vjeteve te fundit-Falenderoj Lempertin qe ne te ardhmen te shkruaj per vendin tone-me respekt nga Historiani anonim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje