Ilir Meta nderohet si personaliteti më pozitiv për vitin 2010

20 Mars 2012, 12:29Politika TEMA
Ilir Meta nderohet si personaliteti më pozitiv për vitin 2010

Meta ka qenë personazh pozitiv për vitin ku u kap duke bërë korrupsion me bllok në dorë!!! Çmimin ia jep organizata IFIMES në Slloveni dhe ia dorëzon Stipe Mesiç, ish- presidenti kroat

Në Shqipëri nuk janë të shumtë ata njerëz që mund ta konsiderojnë Ilir Metën si personazh pozitiv. Por, duket se nuk mendojnë kështu në Slloveni, ku Metën e kanë shpallur si personalitetin më pozitiv për politikën e jashtme për vitin 2010, kohë kur Meta ishte ministër i Jashtëm.

Çmimi Metës i është dhënë nga Instituti Ndërkombëtar për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme (IFIMES), ndërsa i është dorëzuar nga ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç.

Gjatë kësaj ceremonie janë dhënë edhe çmime të tjera, ku kryeministri turk, Erdogan, ka marrë çmimin “Personaliteti botëror i dekadës”. Presidenti i Irakut, Jalal Talabani mori çmimin “Personaliteti i vitit 2011″, ndërsa ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov mori çmimin “Personaliteti pozitiv në fushën e politikës së jashtme për vitin 2011″.

Ky çmim si rregull i duhej dorëzuar Metës në vitin 2011, por mesa duket organizatorët kanë vendosur që ta shtyjnë për shkak se Meta, personazhi pozitiv, po hetohej për korrupsion, të cilin e kishte bërë gjatë vitit pozitiv 2010!! Për këtë arsye mesa duket çmimi i është dhënë sivjet atij. IFIMES është një organizatë që e ka përkrahur Metën vazhdimisht, edhe në kohën kur ai ishte në grevë urie. Në disa analiza që ka bërë IFIMES, i ka bërë gjithmonë presion Berishës se pa Metën, nuk ka të ardhme si qeveri.

43 komente në “Ilir Meta nderohet si personaliteti më pozitiv për vitin 2010”

  1. Taqi oil & Neptun shops says:

    Do i mbetet hatri Bodes. Ka bere me shume dhe e meriton.
    http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

    1. erevan,reaktor all aman,turkish airllajn dhe pacavurrja ilir meta pazar says:

      Ironi e thelle,me permbajtje mister;
      Ajzerbaxhan, Iran, Turqi, Shqiperi…
      Epo edhe kjo nuk kishte bere vaki…
      Tallet Mesici,ne zone te reptesise…

    2. Asht koke e modhe, e meriton plotsisht. Plasni inati o socialpuqista

  2. ardi says:

    Meta paska paguar shume kete organizate qe e ka ne krah ne cdo kohe.

  3. analist says:

    Jane lajme qe te bejne per te vjelle,por kjo eshte bota ku jetojme dhe EU e famshme ku aspiron te futet si bageti populli yne bathorian!

  4. vk says:

    obobobobo, cfare te thuash me, ketu ka plasur hapur fare, s’ka ku te shkoi me, ja paska dhene edhe stipe mesic, me paret e shqiptareve keta po tallin bythen o vellezer dhe motra

  5. Horri i bulevardit says:

    Ne vitin 1988, ne ishim me te ushqyerit dhe per kete nje organizate qe thoshte se i perket OKB-se ne Meksike, na dha cmimin e pare, panvaresisht se dyqanet ishin komplet te boshatisura dhe se ishin tollonat ato qe na jepnin ushqimin e dites.
    Jemi mesuar me keto lloj lojrash, ku pikerisht atje ku jemi me te dobet, te na japin cmime, si duket edhe vete personazhet e dine kete dhe mundohen qe te hedhin hi syve gjithe popullit.

  6. rexha10 says:

    A e dini shprehjen se : KUSHE VJEDHE PAKE SHKON NE BURGE
    KUSHE VJEDHE SHUME NDEROHET E BEHET MBRET.
    KESHTU QE KA SA TE DUASH KOHE DHE RYSHVETE PER TI DHANE TE GJITHAVE VICAVE QE GJENE PERPARA. JETOJME NE BOTEN E HAJDUTEVE,DHE KESHTU NDEROHET HAJDUTI DHE VRASESI.SHIKONI ME VONE KURE TE NDEROHEN :
    SALI BERISHA …..PER RUAJTJEN E DEMOKRACISE NE BALLKAN
    FATOS NANO PER ZHDUKJEN E KORRUPSIONIT NE BALLKAN
    XOZEFINA TOPALLI PER RESPEKTIMIN E TE DREJTAVE TE OPOZITES NE PARLAMENT etj. liza ne boten e cudirave, JO .”LIZA NE BOTEN E MREKULLIVE”

  7. luti says:

    ……eshte thjesht ceshtje standarti i te menduarit. pra kane ndryshuar menyrat se si mendohet….ne kohet qe jetojme po mos te jesh maskara dhe hajdut sje asgje. hic mos u cudisni se vete ju tere shqiptaret qe jetoni ne shqiperi respektoni vec maskarenjte. shprehja:”filani ka leke” injoron cdo vlere reale te dikujt…po mos te ishte keshtu meta nuk merrte asnje vote……

  8. vlen me shume medalja qe te jep populli.dhe ilir meta nga populli shqiptare kamarre medaljen hajdut

  9. Bardhi Tolabi says:

    Kjo organizate qenka me orientim dhe subvencionim islamik.Nga ata qe kane marre cmimet,te gjithe jane kush me shume e kush me pak ne rolin e padishahut.Cudi si nuk i dhane dhe Berishes si “Tiran i vitit 2011”.

  10. anticensurë says:

    gallatislandi po zgjerohet çdo di të e më tepër!në parë ishte brënda kufijve administrativ të shetetve shqiptare!tashit paska marrë dhe ballkanin përpara!më në fund dhe ne do të bëhemi perandori!perandoria e gallatisland me qëndër në tiranaburg!

  11. heretiku says:

    Po Ylli Pangon ku e lane, pse nuk i japin ndonje çmim edhe atij ? E meriton, ka luftuar dhe punuar me perkushtim mbertheckash, e ka me djersen e ballit.

  12. atila says:

    Ketu ne Shqiperi vlersohet drogaxhiu,dembeli,kurvari,mashtrusi,hajduti edhe me muti (me falni per shprehjen. Kemi rene shume poshte si popull perderisa na drejtojne ca flliqesira te ndyra qe e kane vendin ne fejkale. Meta dhe shume si ai meritojne Medaljen e Turpit ose te Hajdutit dhe them se parlamenti duhet tja shtoje listes se dekoratave edhe disa tituj si:
    1.Mashtruesi i Madh i Popullit.
    2.Hajdut i Klasit te Pare.
    3.Kriminel i Paepur.
    4.Kurvar i Palodhur.
    5.Korrupsionist i Paskrupullt.
    6.Demagog i Pandreqshem.
    7.Tradhetar i Popullit.

    1. Voica says:

      Atila, ke te drejte, shume kemi rene si popull. C’ka bere Meta ne krahasim me Saliun?? Ky i fundit ka bere 97-te dhe ja ku e votuan shqiptaret ne 2005. Per 7 vjet!!! Le pastaj, kulmi i idiotllekut te ketij populli eshte 2009 qe e votoi perseri. Ndaj dhe ky (Iliri)mendon-ja dhe nje vit dhe cdo gje do te jete 100% si me pare….

  13. tironsi says:

    hahahahahah bububububububu brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr! Kjo eshte per te qeshur dhe per te qare. Mire gjykatat shqiptare qe nuk na lene rehat me psilleqet qe bejne duke mos ndeshkuar kete HAJDUT por tani degjojme se psilleqet i kalojne edhe kufijte e Shqiperise! ALEANCAT E HAJDUTEVE NUK KANE TE SOSUR!!!!!!!!!

  14. ilir metes i takon edhe nje tjter dekorat,per zotesine qe tregoje qe vodhi floririn.edhe nje tjeter qe predikon muslimanizmin dhe falet ne kishe

  15. monika says:

    Ju lumte bytha qe e tallin me ne ,o popull po te poshterojne ,po te vjedhin dhe vrasin ,ngrihu jepi nje mesim te gjitheve qe asnje te mos guxoje te telle bythen me me ty.

  16. kozma says:

    hajde gallate hajde.
    hajdut me cizme e me cmim te pare..)))

  17. Klubi I te lavdishmeve me bllok ne dore (RURAL-Mafiozet) & kokepalaret qe bejne sehir & rrahin shuplakt…
    Na rruashin, miq!!
    Dhe Evropa rri e veshtron!!…

    Jane te gjithe te ky Klubi, pse Jo?!
    Ah ne delet!!!

  18. gjimi says:

    po ku ka popull mori monika per cilen popull e ke fjalen ti qe genjehet per nje these mielli ne fushate elektorale.

  19. todi says:

    Eshte vajze shume e ndershme, tha njeri njehere, por nje cik me barre. Edhe puna e Metes keshtu eshte. Por sikurse thuhet edhe ne njoftimin per dhenien e cmimit, IFIMES i paska bere presion Berishes se pa Meten nuk eshte ne gjendje te qeverise. Kjo do te thote se pasi e pane qe Meta u be huri mbeshtetes i Berishes, atij i duhej dhene cmimi. Por nuk e paska marre vesh akoma IFIMES se me cfare cmimi e kemi paguar ne shqipetaret futjen e metes ne qeveri.

  20. Delli USA says:

    Mbase eshte cmim per horrat,dhe Meta e meriton cmimin,hallall.Stipe Mesic tani qe eshte ne pension ka kohe me bollek per tu zbavitur me karagjoza si puna e Metes.

  21. Vaso says:

    Jam gënjeshtar

    Jam gënjeshtar,
    Mos u lodhni kot!
    Jam gënjeshtar që kur linda,
    Nuk ndryshoj dot.
    Madje, jo vetëm
    Jam mësuar të duartrokas tërë jetën
    Atë Zonjën e madhe,
    Gënjeshtrën.

    Jam gënjeshtar,
    Bëj pjesë në piramidën e saj
    (S’ka rëndësi, në bazë a në majë)
    Pres medalje të përlaj,
    Të bëhem Hero, Nder i kombit, Mjeshtër
    Mjeshtër i madh,… i punës, i gunës.
    Kam qenë dhe do të jem:
    I flamurit të gënjeshtrës, tundës.

    Jam gënjeshtar, vërtet
    Vendin e çova të kacavaret litarëve, në det
    Të mbytet thellësive,
    Të ngrijë shtigjeve të dhive,
    Të vdesë shpirtin te semaforët,
    Të kapërcejë mure ambasadash:
    Kope që i kanë varë këmborët.

    Të uritur
    Dhe me gënjeshtrën e madhe në xhep
    Si vendi më i lumtur në planet,
    Vetëm medalje nuk i dhashë,
    Medaljet i mora për vete,
    Me gjithë ç’kishin nga pas.

    Jam gënjeshtar
    I paparë
    Dhe kur të mos jem,
    Portretin do t’ma kenë varë
    Në muzeun e madh të gënjeshtrës,
    Si më i madhi atdhetar.

    Jam gënjeshtar,
    Vendi im, djepi im!
    Vetëm ti do të mbetesh batall,
    Me dallgët si gjithmonë përballë.
    Medaljet do të kenë mbaruar.
    I rrahur, i zhvatur, i mashtruar,…
    Deri kur kështu, vallë?…

  22. Podgora says:

    Nuk ka mundesi…me pozitiv dhe me i paster jam une ,jo Ilir Meta..Ai e ka mare namin me vepra si hajdut i ketij kombi..

    1. M says:

      Kete “medalje” do tua tregoje niperve e mbesave duk ju dredhur duart e do ta kape ngasherimi, ngaqe thelle ne shpirt do ta dije qe s’ka qene veç nje xhambas
      Ciao

  23. ivani i madh says:

    o tallin menderen me drejtesine shqiptare per gjykimet qe ben o jane fijet e fsheta qe e lidhin kete organizate sllovene me klanin e tij se idjote besoj se nuk jane me gjithe keto vjedhje qe po ben ky mamuth korupsioni e trap politik i dale boje.

  24. ilir says:

    …direkt minister integrimi tashi…po trashet zullumi cdo dite

  25. altin says:

    Ja adresa e e-mailit e Institutit ku mund te ankoheni [email protected]

    sa ti ankoheni Meros:)

  26. saliberberi says:

    thjesht eshte sposorizim qe kokmadhi ia ben dekorate dhenesve. Ne keto caste te veshtira per vehten, ai mendon se si te shpelaje faaqen. Harxhon disa para per te mundesuar rikthimin ne detyre dhe te vjedhjes se metejshme. Eshte menyra e zakonshme qe keta njerez, qeveritare dhe opozitare, bejne per te rikuperuar reputacionin e tyre te varurbrekesh. Mos i merrni seriozisht u lutem. Thjesht ka blere nje medalje, ne vend te brekeve apo silikonit.

    1. 5 says:

      E dime qe e ka blere, po na vjen inat se e ka blere me parate qe i ka vjedhur popullit handicapatai.

  27. perlat spahiu says:

    BYTHE-GRISURI,NGA KATUNDI I THKRAPARIT DHE ROLI I TIJE NE POLITIKEN KOOPERATIVISTE SHQI-PTARE.A KA VLERE TE JAPESH LAJME PER KETE HAJDUT PULASH,PER KETE KATUNDAR,I CILI HIDHTE VAZOT E LULEVE TE KOOPERATIVES NE KOKE TE JOPEPINA-POPALLIT,NJE TJETER GANGSTERE E POLITIKES KOOPERATIVISTE.E ROFTE SHKIP-NIA ME NJE RE.

  28. akil says:

    mos ja q…ropt mos i jepni me keto lajme

  29. mister x says:

    sa leke e ka blere kete cmimin? i paskan ngelur dhe ca pasi bleu gjyqtaret

  30. loni says:

    edhe kete nuk e prisja nga kok lopa,,,,,,urra urra urra o hajduti me i respektueshmi i shqiptareve,,,,,,,,,,,,,,,e meriton fleten e nderit ilir hajduti…..urra urra urra…

  31. Ca o ky institut Altin, na sqaro te lutem, flm

  32. vlora says:

    Kontaktoni IFIMES dhe tregojini se kush eshte Meta.

  33. niku says:

    ky po qe eshte lajm i vertete
    ahahahahaha

  34. fshatari says:

    Nuk thone gjermanet kot:korrupsjoni fillon sa te kalosh Austrine.

  35. Treviso says:

    Eshte koke Ilir Meta.E meriton.Ne si shqiptar tja dhurojme Stipe Mesiç
    Kok-lopen se mose i nevoitet Kroacise se ne Shqipri mjaft ka dhene kontribut ne fushen e korrupsionit.

  36. hajriu says:

    Hajde gallate hajde …………

  37. maks says:

    Jane te papare keta te LSI

    Shihni qe brenda 1 muaji,

    1. Monika Kryemadhi do te shpallet Miss Universi
    2. Spartak Braho do te marre cmimin Zaharov per te drejtat e njeriut
    3. Luan Rama, cmim karriere per moral
    4. Petrit Vasili, pishtar i demokracise
    5. Edmond Haxhinasto, cmimin Kisinger
    6. Besian Pesha, cmimin Lupen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje