Flet i mbijetuari i tragjedisë së Otrantos: “Politika e mbrapshtë shqiptare më la jetim”

19 Mars 2012, 20:07Politika TEMA

Flet për emisionin ‘Shqip’ të Rudina Xhungës, Ermal Rrapushi djali që humbi nënën në tragjedinë e Otrantos dhe ia doli të shpëtojë me not.

15 vjet më parë Ermal Rrapushi, sapo kishte mbaruar liceun artistik. Vlora, qyteti i tij, iu shkatërrua para syve. Dhe bashkë me të edhe ëndrra për tu bërë piktor. Rruga më e zakonte për vlonjatët e ’97-ës, ishte rruga për në varreza. Ndaj djali zgjodhi detin. Për të ikur njëherë e përgjithmonë. Iu lut shumë të ëmës të mos e shoqëronte në atë udhëtim. Nuk e donte me vete. Por ajo nuk e dëgjoi. Nënë e bir hipën bashkë në Katerin e Radës, atë pasdite të 28 marsit ’97. Ermali 18 vjeç dhe nëna e tij, Teferi Saliu.

 

Çfarë dije për Katerin e Radës, para datës 28 mars të ’97?

Më erdhi një informacion nga një komshiu im. Një informacion për një anije, që ishte anija e fundit, e cila po shkëputej nga brigjet e Vlorës për të shkruar drejt Italisë.

 

Kush e kishte?

E kishin vëllezërit e Zanit, që familja ime i njihte. Sepse i kemi pasur afër shtëpitë tona në Çole, me familjen e Zanit dhe të mitë kanë pasur hyrje-dalje. Ndaj unë dhe nena ime ishim nga njerëzit që nuk paguam për të hipur në atë anije. Shumica e atyre qe iku paguan lekë për të shkuar në Itali.

 

Sa kushtonte për të hipur në atë anije?

Sa leke të kishte mundësi secili. Kishin vënë një tarifë prej 1 milionë lek në mos gaboj, se tani nuk i mbaj mend shumë mirë. Kanë kaluar shumë vite.

 

Po ti mund të ikje vetëm, ti i njihje njerëzit qe kishin anijen?

Po, sigurisht. Por ishte këmbëngulja e sime më që nuk më linte të ikja vetëm nga meraku. Kemi jetuar vetëm me mamanë dhe motrën, kemi qenë shumë të lidhur me njeri-tjetrin.

 

Iu lute që të të mos shoqëronte në Itali, se do ikje vetëm dhe do ia dilje?

Kjo ishte kërkesa ime e parë, gjë që nuk u mor për bazë dhe parasysh. Dhe e dija që në det mund të ndodhte gjithçka.

 

Pse, çfarë dije?

 

Po sepse ishte një periudhë e acaruar. Dëgjohej që gomonet me refugjatë mbyteshin nga italianët. Po flas për gomone me njerëz, jo me drogë apo diçka tjetër. Po flas për trafikun e njerëzve, klandestinësh, italianët i mbysnin, i qëllonin. Dhe nuk ishte rasti i parë që mund të ndodhte. Vetëm se këtë herë e bënë me anije me mbi 100 persona.

 

Pra parandjenjën e kishe?

Po, parandjenjën e kisha. Nuk isha i vogël, isha 18 vjeç, isha në lice, në gjimnaz.

 

Të kujtohet ai momenti i fundit kur u ike dhe the me vete sa mirë që u largova nga këtu, pate një lehtësim që anija po shkëputej, që po e lije këtë vend?

E ndjeva lehtësimin, normal. Si çdo njeri që shkëputet nga diçka e keqe për të shkuar drejt diçkaje më të mirë, për të gjetur atë rehatinë shpirtërore në radhë të parë.

 

Pate kohë të flisje me mamin apo ishte shumë rrëmujë në anije dhe nuk kishte vend për biseda?

Patëm kohë, patëm kohë. Por unë nuk i mbaj mend bisedat që kam bërë me të.

 

Çfarë të ndodh me kujtesën e asaj kohe, të është bllokuar, e ke bllokuar me dëshirë Ermal?

E kam bllokuar me dëshirë Rudina, i kam fshirë nga kujtesa. Ia kam stimuluar vetes t’i fshij nga kujtesa sepse nuk më kanë lënë të eci përpara dhe unë dua të eci përpara. Nuk dua ta mbyll jetën time me kaq, në këtë moshë që jam.

 

Çfarë të kujtohet më shpesh?

Çdo gjë më kujtohet, gjithë ngjarja më kujtohet.

 

Mendon që ishte nëna jote ajo që të shpëtoi atë natë?

Ishte ajo që më shpëtoi, zëri i saj, unë zërin i dëgjova sepse ishte natë dhe nuk arrija dot ta shikoja në ato momente kur më tha “ngjitu lart”. Që të arrija ta shikoja duhej të isha poshtë dhe në momentin e goditjes unë nuk do kisha pasur mundësi të dilja, do kisha ngecur poshtë. Prandaj në momentin e goditjes unë isha në kuvertë.

 

Ndërsa mamaja ishte poshtë!

Mamaja ishte poshtë si të gjitha gratë e tjera dhe fëmijët sepse ishim në det të hapur dhe bënte ftohtë. Ata filluan të bënin manovra pikërisht kur ishim në det të hapur.

 

Anija ju ndiqte prej kohësh apo vetëm aty?

Na ndoqën sa dolëm nga Sazani. Ishte Zeffiro fillimisht që na ndoqi.

 

Nuk flitej në anijen ku ishe, që të ktheheshit kur e patë që po ju ndiqnin?

Flitej që të ktheheshim por flitej edhe që të ecnim përpara sepse nuk i shkonte mendja njeriut që ata mund të na godisnin për vet faktin se Fregata e parë na rrinte në largësi, na ndiqte në largësi. Ajo fregatë, thjesht pa lëvizjet tona, manovrat tona dhe u largua pastaj. Me urdhër të dikujt nga lart, ka ardhur një anije tjetër nga Taranto, “Sibilla”, e cila bëri disa manovra për gati 1 orë, na fliste që të ktheheshim, na drejtonin prozhektorët, edhe pse sapo kishte filluar të errësohej sepse ne u nisëm nga Vlora rreth orës 15:00 dhe në mars fillonte të erresohej nga ora 18:00. Por pavarësisht, ajo anije erdhi me qëllim.

 

Pse u ktheve poshtë ti pasi ti ishe në kuvertë?

Zbrita poshtë për të parë si ishte time më sepse kisha ndenjur për një kohë të gjatë lart ndërsa mamaja ishte poshtë me nusen e një komshiut tim, pra nuk ishte vetëm.

 

Nuk e pashë se ishte errësirë vetëm i dëgjova zërin që më foli. Ishte një moment i vështirë se kishte njerëz që i kishte zënë deti dhe situata po bëhej e vështirë poshtë. Ajo dëgjoi zërin. “Ik lart” më tha, “se nuk ndjehem mirë”. Vetëm kaq mbaj mend.

 

Dhe ti u ngjite menjëherë lart.

E dëgjova dhe dola. Në momentin që dola, pashë fregatën italiane që na erdhi përsipër.

 

Punë sekondash ka qenë dhe pastaj e ke parë veten në det apo jo?

Pastaj e kam gjetur veten time në det, u ktheva bashkë me anijen, duke mbajtur frymën kam dal jashtë. Më mori anija poshtë kur u kthye.

 

Kishte ndonjë shans që ti të ktheheshe në anije përsëri?

Nuk kishte asnjë shans sepse në radhë të parë nuk do gjeja asnjë të gjallë pasi kur je i izoluar dhe në panik, shpirti të del në sekondë, nuk ka kohë për t’u menduar, aq më tepër që ato ishin femra.

 

Ti ke notuar atë natë? Çfarë të bëri ty atë natë që të shpëtosh?

Këtë as vetë nuk arrita ta kuptoja, por ndoshta ajo dëshira e nënës time që unë të jetoja, besoj se kjo ka qenë. Sepse fare mirë mund të mbytesha edhe unë, edhe pse dola nga pjesa e poshtme e anijes, edhe pse dija të notoja. Mund të vdisja nga zemra sepse mbaj mend që isha bërë akull në atë 28 Mars.

 

Ka ndonjë peng që të ka mbetur nga ajo natë?

Pengu i vetëm është që pse pranova që të merrja time më me vete.

 

Por ajo për ty jetonte, ti e dije këtë!

Kjo gjë më ka bërë të vuaj gjithë këto vite dhe unë prandaj nuk i kujtoj më këto gjëra, nuk dua t’i kujtoj.

 

Sepse ndihesh në faj ndaj saj?

Ndihem shumë në faj ndaj saj. Ndihem shume ne faj.

 

Që nga ajo ditë ke ikur në Itali?

Që nga ajo ditë u shkëputa. Qëndrimi im në Itali, pas kthimit të trupave, ka qenë pjesërisht, shkoja-vija, derisa u shkëputa përfundimisht. Dhe që nga viti 2000 jam transferuar në Greqi.

 

Tani jeton në Vlorë.

Po, prej një viti e gjysmë jam kthyer në Vlorë.

 

Por je në pritje për të ikur diku, serish?

Jo, nuk jam në pritje për të ikur. Jam thjesht në pritje të diçkaje që të më ktheje qetësinë shpirtërore dhe të vazhdoj të jetoj. Por nuk jam në kërkim për të ikur diku, sepse kam jetuar jashtë shtetit për 14 vjet dhe jeta nuk është shumë e lehtë jashtë shtetit, për këdo, është e vështirë. Thjesht kam jetuar në normalitet, atë jetë që këtu në Shqipëri shumë persona nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë dhe ndoshta nuk kanë ende mundësi ta bëjnë. U ktheva duke menduar se kam nevojë të jetoj në shtëpinë time.

 

Jeton vetëm?

Momentalisht vetëm.

 

Shkon shpesh në varreza, e takon nënën tënde?

Shkoja shpesh, pothuajse javë për javë, por tani i kam prerë vizitat, nuk shkoj më shpesh sepse kam arritur të mendoj që nuk është e nevojshme të shkoj shpesh sepse sido që të jetë, unë nuk kthej dot gjë.

 

Është një marrëdhënie e mbyllur kjo e jotja me 28 marsin e ’97-ës apo ka diçka që do ta vazhdosh, ka diçka që do ta çosh deri në fund qoftë edhe gjykimi i kësaj ngjarjeje?

Kam dashur në fakt ta mbyll pasi nuk kam pritur të marr asgjë. Ajo që pres unë nuk ma kthen njeri, nuk pres mrekullira pasi deri më sot nuk më ka ndodhur që të pres të më ndodhë tani. Kam dashur gjithmonë ta mbyll këtë histori si me veten time ashtu edhe me njerëzit që më rrethojnë. Por gjithmonë ka dal dikush që më ka stimuluar dhe ngacmuar duke ma hapur prapë atë plagë për ta ndjekur këtë ngjarje dhe për ta çuar përpara.

 

Ermal, kush e vrau nënën tënde?

Kush e vrau time më? Jo vetëm nënën time por të gjithë ata që vdiqën, unë fajin ia vë shtetit në radhë të parë. Për mua, dorën e krimit e ka shteti jonë, pastaj e ka shteti fqinj. Këtë mendim nuk e ndërroj me asgjë në botë dhe nuk ma ndryshon dot njeri se kjo është e vërteta. Vlorën e shkatërroi shteti, nuk e shkatërruam ne vlonjatët dhe vlonjatët i bëri shteti në këtë gjendje duke ushtruar trysni, siç e ushtroi deri në atë pikë. Politika e keqe e shtetit e bëri atë gjë dhe kjo politikë vazhdon akoma të mbizotërojë në Shqipëri. Kjo gjë ka për t’i lënë gjithë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët shumë vite mbrapa me një politikë të kalbur. Unë politikës ia kam hedhur fajin gjithmonë edhe pse nuk merrem me politikë se unë jam marrë gjithmonë me artin. Por ja që ndodhi që kjo politikë mua më la jetim. Mua dhe shumë familje të tjera në Vlorë. Atëherë isha 18-19, ndërsa tani jam 34 vjeç. Më vjen shumë keq për këto gjëra që ndodhin në Shqipëri, por nuk i ndryshoj dot, jam një i vetëm, edhe pse dua shume, por nuk i ndryshoj dot vetëm unë.

 

 

28 mars 1997- 15 vjet më parë

28 mars 1997– Ne kanalin e Otrantos  anija ushtarake italiane Sibilla godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare Kater i Rades. 108 viktimat, perfshire gra dhe femije, udhëtonin drejt Italise me nje anije te vjeter ushtarake te nxjerre jashte përdorimit. Ne portin e Brindisit autoritetet italiane largojne menjehere 34 te mbijetuarit, i hipin neper autobuze, sa me larg gazetareve. Tri dite me pare qeveria shqiptare dhe ajo italiane e kryesuar nga Romano Prodi kishin nënshkruar nje marrëveshje qe autorizonte Italine t’i ndalte emigrantet edhe ne ujerat shqiptare. Ne kembim te ndihmave.

29 mars 1997 – Admirali Alfeo Battelli qe kishte koordinuar operacionet ne det nje dite me pare jep urdhër per hapjen e nje hetimi te brendshem ne Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes Sibilës dhe Katër i Rades ka qenë nje nga shkaqet e mbytjes, ndersa aresyeja e vertete duhej kërkuar në “zhvendosjen e papritur te pasagjereve ne anijen shqiptare”.

Prill 1997 – Deputetja Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomes se Deputeteve, deklaron se per te perballuar mberritjen e mijera shqiptareve, ata duheshin hedhur ne det. Per kete deklarate kerkon falje pas 14 vjetesh, gjate nje misioni  ne Vlore te organizates se saj joqeveritare.

19 Tetor 1997 – Pas një operacioni të vështirë kater ditor anija e specializuar Performer, nxjerr nga 800 metra nën det Katerin e Radës. Brenda gjehen 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë. Bashkë me reliktin në sipërfaqe del dhe e vërteta : shenjat e dy goditjeve të pësuara nga anija shqiptare, ashtu siç patën treguar të mbijetuarit, janë të dallueshme. Ne molin e Brindizit asnjë autoritet, as italian as shqiptar, nuk pret viktimat. Vetem nje rresht i gjate trupash, veshjesh dhe sendesh qe duhen identifikuar, dhe te afërmit qe duhet te perballojne aktin ndoshta me te dhimbshem te jetes se tyre.

Prill 1998 –Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake perfundon hetimet : shkruan hapur për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve te kryera nga anijet italiane. Nuk ka prova te mjaftueshme per te nxjerre ne gjyq admiralet Guarnieri e Battelli, ne krye te operacionit. Akuzat prekin vetem Namik Xhaferrin, ne timon te Katerit te Rades dhe Fabrizio Laudadio, kapiteni i Sibiles. Ne nje seance degjimore, ne vitin 2000 ky i fundit deklaron: (Fabrizio Laudadio : Une nuk ia kam prere kurre trajektoren motovedetes shqiptare, flitet per anije qe kane prere rrugen. une nuk e kam bere nje gje te tille. kam qendruar gjithnje ne nje distance anesore prej rreth njezet metrash, madje edhe pesedhjete metrash a me shume)

19 mars 2005 – Perfundon ne Brindisi gjyqi i shkalles se pare : Namik Xhaferi denohet me kater vjet heqje lirie, ndersa kapiteni italian me tre vjet. Vendoset qe relikti i anijes t’i kthehet shtetit shqiptar.

29 qershor 2011 – Pas 13 oresh debat, trupi gjykues ul denimet per dy komandantet: Tre vjet per Namik Xhaferrin dhe dy vjet per kapitenin Laudadio. Vendoset shkatërrimi i reliktit te katerti te Rades.

29 janar 2012 – Ne Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos me pjesen e siperme te anijes fatkeqe shqiptare. Te pranishem dhe autoritetet e Marines Ushtarake Italiane.

Dy pjese te Katerit te Rades, pulti i komandes dhe busulla do te kthehen ne Vlore, ku artistet shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj do te realizojne me to nje veper arti ne një shesh të qytetit pranë portit

20 komente në “Flet i mbijetuari i tragjedisë së Otrantos: “Politika e mbrapshtë shqiptare më la jetim””

  1. Dean says:

    Turp per gjith vlonjatet qe kan votu malokun perseri.
    Turp

    1. Fatmir97 says:

      Vlonjatët me ato që hoqën në 97, nuk duhet të votonin kurrë për PD, unë jamë nga Delvina, në 97 na dërgoi Maloku 2 Avionë mbi kokat tona, ushtarë për të bërë masakra, dhuna e paparë gjatë qeverisjes së PD, e banorët e Delvinës votuan për PD, unë u habita, nuk i marrë vesh këta njerrëz!

      1. Vlora says:

        cdo shtepi e ka halen brenda,,,,dhe vlora ka halene e saj.

        po kjo sdo te thote se haleja ka vendin kryesor ne nje shtepi.

        1. raimondi says:

          Sala nuk kishte faj fare per anijen qe u mbyt Ndaj mos flisni perralla

          –Italianet e goditen anijen me qellim, pavaresishst se keta ne kuverte
          te anijes nxoren edhe gra e femije qe tu tregonin italianeve se ishin familjare…..
          –Italiani megjithate i goditi

          Keta iken se thane hajde perfitojme nga rasti te marrim dokumentat tek italiani dhe …..

          1. altin says:

            Shiko mor djale i dashtun… Sala jot i famshem e ka fajin per ate gjendje qe ndodhej Shqiperia.
            Njerezit per te mbijetuar bejne gjithcka.
            ti do te me thuash qe ajo qe ndodhi ne Shqiperi ne 97 nuk ishte e organizuar ???
            Ne jemi njerez te thjeshte , qe duam nje cope buke per te ngrene ,… ata qe duan pushtetin , parate bejne gjithcka duke mos marre fare parasysh pasojat e veprimeve te tyre.

  2. Kallashi prej floriri says:

    Mbytja e Katerit te Rades eshte nje nga ngjarjet me tragjike te historise se mardhenieve italo-shqiptare.Megjithese sot ne jemi shume me te qarte se me 28 mars te 97, per krimin e kryer nga marina italiane,prap ka shume pika te erreta,qe e rrethojne kete gjeme.Dime sa ishte numri i viktimave,kush e perceptoi ne det katerin,kush e vazhdoi dhe e perfundoi me saktesi kriminale misionin,cilet ishin kapitenet e te dy anijeve,fajet dhe denimet e tyre nga gjykata italiane.por nje gje nuk eshte sqaruar ende nga erdhi urdheri per ta mbytur Katerin e Rades.Djali e sqaron shume qarte, qe anija ishte nisur me urdher te Zani Caushit,i cili ne ate kohe ishte ne lufte te hapur me qeverine e atehershme te Tiranes dhe mezi priste ta eleminonte.Ne ate kohe u perhap nje lajm sikur Tirana i dergoi Romes nje mesazh ku thuhej se ne drejtimin tuaj po vjen nje anije e mbushur me kriminele,lajm krejtesisht i besueshem per ate kohe.Ky mesazh ka sherbyer qe italianet te tregohen te pameshirshem dhe ta mbytin anijen shqiptare.Kjo eshte fillesa e kesaj ngjarje qe perfundoi kaq tragjikisht dhe krimi ka nisur ne Tirane.

    1. iliri uk says:

      sa per kete te fundit ta siguroj une se nga grupi i flotes nuk ka pasur asnje kontakt me italianet per anijen ne fakt ato dite te zeza nuk ishte e vetmja anije ushtarake qe u nis ne itali ishin nja 12 nga te gjitha portet e shqiperise dhe qe shteti italian i grumbulloi ne nje port por ne nuk kishim para ti merrnim mbrapsht dhe kerkuam 4 anije luftarake italiane si ndihme ne vend te tyre prandaj mos u merrni me teori konspiracioni idiote kur nuk dini asgje

    2. ermali says:

      problemi vetem ne shqiperi eshte se shqiptaret vazhdojne te jene te verbuar dhe kur vene per te votuar votojne me syte mbyllur si perhere…
      eshte per te ardhur keq me verte per keta shqiptare qe nuk u ndergjegjesuan njehere dhe te kuptojnee vertet cfare bejne dhe te hapin syte te shikojne ku po jetojne dhe si po jetojne…!!! ju faleminderit per komentetet tuaja..!!

      1. iliri uk says:

        ermali ke shume te drejte fatkeqsisht ne shqiperi ka nje perqindje te madhe qe votojne verberisht dhe nuk e fillojne nga familja e tyre dhe ajo qe i rrethon duke kerkuar te permirsojne kushtet e jeteses dhe ironia eshte qe keta votojne ate qeveri qe icon ne rrugen e krimit ne menyre qe te mbijetojne. tragjike

    3. Shkelzeni says:

      Krimi ka nisur ne Tirane ,kjo eshte me se e vertete.Por edhe pa kete krim keta e meritojne denimin kapital per shume te zeza qe i kane bere kombit.

  3. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    Ermal, me lot ne sy ta lexova intervisten. Ne vitin 97 te vrau Berisha, kurse ne vitin 2005 te vrau shqiptari qe harroj krimin e Berishes qe beri ne vitin 97, por ja dhanen voten duke e votuar ne pushtet. Shqiptaret jane fajtor per qe e votuan kriminelin Berisha, sa shpejte harruan shqiptaret! Vota e shqiptareve te vret shume kur votuan per Berishen, pra me voten pro Berishes shqiptaret u bene pjese e krimit Berishjan!

    1. ERMALI says:

      faleminderit…!!

      fajesia e shqiptareve e ka prejardhjen vet nga emri shqipetar.
      ne vend te ishim krenar per emrin qe kemi ne bote na vin turp qe jemi shqiptar.
      jemi ne ne radhe te pare si shqipetar qe nuk tregojme dinjitet per veten tone pastaj eshte kjo qeveri BASTARDE me plot kuptimin e fjales qe po na mjeron ne maksimum….!!!

      JEMI MESUAR ME DIKTATUR, ME FRIKE DHE ME SHTYPJE PRANDAJ NDODHIN GJERA NE SHQIPERI, KETA POLITIKANE QE SOT QEVERISIN E NJOHIN MIRE KETE POPULL DHE KJO ESHTE ARSYEJA BAZE QE ATA E PERDORIN SI DUAN VET…!!
      E VETMJA MENYRE PER TE SHPETUAR NGA KJO GJENDJE ESHTE TE NDERGJEGJESOHENI PER TE KUPTUAR NGA E KENI TE KEQEN DHE NGA PO VAZHDONI AKOMA TE JENI NE MJERIM…!!
      FALEMINDERIT!!

  4. zace says:

    ushtaraket italiane duhet te dergoheshin ne gjykaten e hages per krime ndaj njerezimit pasi moren jeten e 108 personave te pafajshem,te pa mbrojtur ku e vetmja arme qe kishin me vete ishte shpresa per nje jete me te mire.gjithashtu te afermit e viktimave por edhe populli shqiptar duhet te denoncoje edhe shtetin shqiptar per bashkepunim ne kete krim,te majte dhe te djathte jane pergjegjes per kete krim pasi ata ishin pergjegjes per situaten e krijuar ne shqiperi ne ate kohe dhe prape ata nuk i dhane rendesine e duhur ketij krimi makaber,por thjesht u bene bashkepunetor.

  5. vlonjati says:

    Dean, keni shume te drejte dhe veretet me vjen turp nga vetja qe kemi votuar ate poshtersire… eshte nje turp i madhe…

  6. tania says:

    Vetem nje emer eshte pergjegjesi i kesaj fatkeqesie Ai quhet Sali Berisha O zot sa mekate ka ky njeri ferrin e ka pak

  7. Landi- Sverige says:

    Respekt Ermal dhe te uroj fat e lumturi ne jeten tende kudo qe te jesh! I paharuar kujtimi i nenes tende dhe i gjith personave qe humben jeten ne ate tragjedi te tmerrshme qe mbas 15 vjetesh fatkeqesisht nuk ka nxjerr asnje fajtor. Cuditerisht pergjegjesi kryesor i asaj ngjarje dhe gjithshkaje tjeter ne Shqiperine e tranzicionit pa fund ndodhet akoma ne krye te qeverise!!!!!

  8. eri says:

    Turp eshte per ju qe kerkoni ta beni vloren dhe shqiperin prap shesh lufte, se doni te sillni ne pushtet ate pederin rrugac. Ja se cfare morali keni ju or te mjere, vlonjatet gabuan nje here ata ajne te mencur nuk kane ngel mjeran si ju.

    1. Landi- Sverige says:

      Ore shpellar nuk ke ti goje te flasesh per vlonjatet sepse ishte raca jote qe ju sul Vlores per ta zhdukur nga harta dhe per te mbajtur kermen qe keni ne pushtet.

      1. altin says:

        Landi , nuk ishte rraca jone ajo qe u versul Vlores. ata qe ju versulen vlores ishin te gjithe ushtarak , dhe cdo ushtarak duhet te ndjeke disa urdhera qe i jep shefi.
        Ne shpellaret (flas per popullin ) kemi ndenjur qe te gjithe neper shtepijat tona.

  9. Donika Timko says:

    otranto
    ne cipen tende kam shkruar
    me germa dhimbjeje
    shpresen e fundit te njerezve
    vdekjen e pamerituar
    dhe aktin e denimit

    otranto
    thelle ujrave te tua
    kane mbetur shpresat
    ashtu si pas gjithshkaje
    dhimbja per te jetuar

    shkruar ne NY ne kujtim te viktimave te otrantos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje