Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi që ai drejton, janë bërë fenomen prej një viti tashmë. Duket se ngado që shkojnë, ata priten mirë dhe marrin mbështetje.
Mbrëmjen e djeshme, Kreshnik Spahiu ishte i ftuar në spektaklin e humorit “Apartamenti 2XL”, në të cilin janë ftuar edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm si Fatos Nano, Edi Rama, por dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.
Pritja që iu bë Spahiut nga spektatorët ka diferencë të madhe nga politikanët e tjerë. Që prej hyrjes së tij në sallë pati ovacione dhe duartrokitje të shumta, të cilat vijuan pas çdo fjale që thoshte Spahiu. Një shenjë kjo që popullariteti i Spahiut tashmë është në rritje, sidomos tek të rinjtë. Tezat e tij kombëtare duket se kanë ndikuar ndjeshëm tek këta të fundit.
Edhe mitingjet që ai ka realizuar në qytete të ndryshme janë për tu veçuar nga entuziazmi dhe prania e madhe. Nuk dihet nëse ky angazhim përkthehet në votë gjithmonë, por e vërteta është se Aleanca Kuq e Zi po habit forcat e mëdha politike, që e kanë të vështirë të realizojnë takime kaq entuziaste.
Kane ikur 20 vjet nga 1990. Ne qe kemi degjuar perralla para e pas 1990 keto i kemi si buke me djathe, po brezi i ri qe fluturon me presh kur te bjere perdhe do i hyje thelle .. preshi.
KY KOOPERATIVISTI : KERKON NDONJE KOCKE QE TA LEPIJE SE KA NGEL PA PUNE TANI DHE QE KESHTU I DUHET NDONJE VEND NE PARLAMENT
kreshnik spahiu eshte personalitet qe meriton te jet kryeminister i shqiptareve.
artur,
Shqiptaret kane mbi 20 vjet qe kaluan nga statusi i popullit me te bukur, me te zgjuar, me trim ne bote, pra propogandes komuniste, ne statusin e pupullit me te varfer, me hajdut, me trafikant, me problematik ne Evrope e kjo i hoqi thuajse çdo lloj krenarie, i beri te ndiheshin te padeshiruar kuda, te pa mbrojtur.
Spahiu nuk beri asgje me shume se sa teoria e partive te ekstremite te djathte evorpiane, pra perqafimit te simboleve kombetare, bashkimit te gjithe trojeve shqiptare, duke mos harruar te kritikoje karrupsionin, gjendjen e mjerueshme qe ndodhet populli shqiptar..dhe pasojat qe ka lene qeverisja njezet vjeçare.
Duke folur per keto simbole dhe qene pro tyre, kjo e ben ate kredibel ne syte e popullit dhe te besushem per çdo gje qe thote.
Kjo quhet utopi, pasi Spahiu nuk propozon asgje konkrete te realizueshme per te permirsuar jeten e shqiptareve.
ju qe nuk e doni Kreshnikun dhe qe shani origjinen e tij jeni Berishuce dhe Ramaleshe ,Kreshniku i duhet shqiperise me patjeter ,dhe duhet ta mbeshtesi e gjithe shqiperia,pa me thoni cte mira keni pare nga PD dhe PS pervec se kane mbushur xhepat plot dhe e kane lene shqiperine ne meshire te fatit ,jeta qe bejne 80% e shqiptareve eshte si afrike ,ose si afganistan PA UJE ,PA RRUGE PA MJETE SPITALORE ,PA SPITALE ME KUSHTE NJEREZORE,KU DOKTORI NUK TE OPERON PO NUK I DHE LEKE,PA SHKOLLA ,ESHTE TURP QE NE DISA ZONA FEMIJET SHKOJNE NE SHKOLLE NE OREN 4 MBASDITE SE NUK KA KLASA, ETJ,,shqiperise i duhen njerez qe mendojne per te dhe jo per xhepat e tyre ,dhe rrine me goje mbyllur para fqinjeve qe duan te na zhdukin faren tone.RROFTE ALEANCA KUQ E ZI DHE ZOTI E BEKOFTE TOKEN SHQIPTARE.
Dhe ne 1990 te njeten gje thame per Berishen, ça te mire pame nga komunizmi, atehere te mbeshtesim te gjithe Berishen…rezultatin e njohim te gjithe.
kreshnik spahiu eshte nje model perfekt per te qene kryeministr. origjina, formimi, karizma, mbeshtetja nderkombetare dhe shume rrethana e favorizojne te jete arkitekti i shteteve te bashkuara shqipetare.
ORIGJINA???????? TE LUTEM, ORIGJINA E TIJ ESHTE ARMIKU KRYESOR I SHQIPTAREVE
PO TI NGA E DINE, APO DEGJON PERRALLAT
E SALIUT. PO KA LENE QENE DHE MACE PA
SHARE KOMUNINTI I FUNDIT NE EUROPE
PER MOS TE THENE EDHE NE BOTE,,,
Bobi ky e di se o ja ka thene Janullatosi, ose ndonje “viç”, nga ata qe na e duan te miren ne shqiptareve, aq sa kane mbi 100 vjet qe paguajne miliona çdo vit vetem qe ne mos bashkohemi e te ngreme koke ,sepse e dijne mire qe DO TE JETE FUNDI I TYRE (serb e grek bashke).Kjo eshte shenje e mire ,do te thote qe lugen e çorbes se prishur qe ka ngrene Saliu e te tjere,Kreshniku se ka vene ne goje gjer tani …
kreshnik spahiu eshte nje pijanec qe sdi se ca flet,dhe vetem injorantet dhe te pa shpreset i shkojne mbrapa!kuq e zi duhet te kete nje fytyre tjeter dhe jo te kreshnik spahiut!
JE tamam revolucionar por nga ai i mao ce dunit
PO po flet me bukur SALA qe ne nje iterviste
ka thene 1 her, qe do te kthej ujtin e detit,
nga uje i kripur ne uje te embel per buqesine.
A e kuptoni si tallet me popullin ky apo jo.
Edhe JAPONI qe eshte ishull dhe ka probleme
me ujtin ka 20 vjet qe punon per kete pune
dhe i del me kosto shume te larte. Ne qe jemi
vendi 2 te ne EUROPE per burime ujore, ky kerkon
te tallet. Kjo ishte 1 nga shume shembut se si
flet lideri yt..
Kompania që ka patentën e sistemit të shkrypëzimit (deselinimi) të ujrave është një kompani serbe me qendër në Ann Arbor, Michigan- SHBA.
Ajo ishte pronë 50/50 e Serbisë që pësoi sanksione qysh më 1994.
Kjo kompani ka pësuar rënje të madhe sepse tashmë ajo mbahet vetëm nga pak persona (serbë, kuptohet) që e kanë të pamundur të operojnë lehtë në botë, tashmë pa subvencionim qeveritar të Serbisë. Lëmi i tyre ka qenë Arabia.
Unë njoh personalisht njërin prej vëllezërve, pronarë të asaj firme, quhet Mike Okljas.
Nuk do habitaesha po të mësoj se flitet për të njëjtën firmë.
Cakalli edhe pse e ke thene ne menyre shume piktoreske jam dakord me ty. Ne fakt Tema vdes qe t’i bej reklames Spahiut per cdo p*rdhe qe leshon pasi ai mendohet se do heqi vota nga PD. Nuk ngeli kandari tek 2XL per t’u vendosur zgjedhjet e ardhshme.
Po a mund te jete i besueshem nje person qe u kujtua vjet per te qene hipernacionalist? Ku ishte deri dje ky dhe si s’foli nje fjale per Salen dhe Ramen apo per korrupsionin? Po a mund t’i besojme ketij dhe nje partie qe s’ka as figura as program por vetem shan te tjeret?
Kreshiniku ka marre stafeten e “Nacionalizmit Populist”. Kete stafete e ka patur me pare Saliu dhe akoma seç belbezon, me gjithse askush nuk e beson me. Kete kenge Saliu e filloi ne vitin 90 dhe vazhdon akoma, megjithse i diskredituar nga faktet.
Parrullat e Kreshikut jane shume joshese per shqiptaret atdhedashes. Ai po ben nje pune te lavderushme me shqiptaret qe lengojne akoma nen thundren e Maqedonasve, Serbeve etj. PO bie “MITI I SALIUT” ne keto treva. Ata po i shohin faktet dhe bemat e ketij perbindeshi dhe i kane kthyer syte nga Aleanca Kuq e Zi. Ketu une shoh nje nga meritat kryesore tev ketij personazhi te ri politik.
Si eshte e verteta? Une dyshoj. Nuk duhet ta hame persedyti sapunin per djathe. E kemi ngrene nje here paq. Ka njezet vjet qe po e paguajme ne kurrizin tone.
Tek ne, kane mbire si kerpudhat “partite me sllogane nacionaliste”. Ne krye qendron PDIU. Llafe te bukura, por kur vjen puna e hedhin vpoten atje ku do shitesi i atdheut, Sali Berisha, Disa here e bejne me lezet, nepermjet abstenimit gjate votimit.
Kreshniku ka vetem llafet e mira. Fakte nuk kemi sepse eshte jashte tortes se dallavereve. Me te “ndershem” jane treguar VLLEHET: Do te bashkepunojne me ate parti qe fiton! Leverdija!
Mos harrojme se Kreshniku ka qene SEKRETAR I KOMISIONIT ME TE ZI ZGJEDHOR, NE VITIN 96. U BE BADERDIJA DHE ASNJE FJALE S’JA DEGJUAM! Kur u shkel ne kallo fiu perpjete.
Ku do i marre votat? Patjeter nga e majta. Militantet e Saliut as duan tja dine per çeshtjet nacionale. Per ata Saliu e perendija.
Militantet e PS jane te prirur per problemet e kombit. I kemi pare si u ngriten te gjithe kunder shitjes se detit. Ata rrezikojne te mashtrohen me keq.
DUHEN HAPUR SYTE MIRE!
o greko ja ndjete friken kuq e zinjve eeeeee??sa per ate preshin po jua mprehim mire e mire qe te mos ju ‘torturojme’mos u boni marak sepse e kemi inatin goxha te akumuluar…
=e mer qun hamami, te zinj e ke llafin se i kuq eshte dikush tjeter, te zinj si orgjina, te zinj si idellogjia qe doni te kopjojoni
E drejte, jam dakord me ju!
Nuk e shoh si dicka negative kete levizje,por ne te njejten kohe nuk shoh asnje program te mirqene te kesaj partie,me perjashtim te nje broshure qe Kreshnik Spahiu e tundte ne emisionin Top Story te Sokol Balles a thua se ishte liber i shenjte qe do te ndryshoje Shqiperine.Premtimi se do te largojme sulltanet e politikes nuk eshte i keq,por ne te njejten kohe nuk eshte as i mjaftueshem.Qe ta marr seriozisht kete parti te re apo levizje te re,dua te di se cfare do te ndodhe me keta sulltane qe kane duart te lyera me gjak,me vjedhje,korrupsion masiv,krim te organizuar etj.Cfare strategjish ka per rimekembjen e ekonomise shqiptare,rikthimin e pasurise se vjedhur, sistemin gjyqsor qe eshte teresisht i kalbur,reformat ne arsim apo shendetsine e shkaterruar totalisht?Cfare do te behet me super ceshtjet qe po mbulohen nga pushteti kriminal,sic jane 21 Janari,rruga Durres-Kukes,Gerdeci,’97,firmat piramidale,etj etj etj.Ketu duhen te perqendrohen sepse keto jane shtyllat e nje shteti demokratik dhe disa nga problemet kryesore qe duhet tu jepet zgjidhje,dhe jo te dalin e te tundin flamurin shqiptar e te cirren kundra Sali Talebanit apo Rames.Ose ne jemi thjesht shume naive qe u besojme dhe ketyre.Edhe Sali Jashtqitja ne emer te patriotizmit po vjedh,vret e shkaterron,edhe Ilir Zvarranik Meta ne emer te integrimit te vendit shkoj dhe iu bashkangjit tufes se qenve.Mbase dhe AKZ eshte thjesht nje loje e ketyre palo politikane qe na i beri peshqesh Ramizi.
Sikur to mos ishte kamxhik i Rames , une do e votoja Kreshnikun, duket qe Bamiri, Rama, Kreshniku e kan gatuar planin e stervjedhjes pas 2013
Kreshnik Spahiu nuk eshte kamxhik i asnje partie apo individi,ne jemi kamzhik i Shqiperise dhe nese ai do beje gabime ne AK do ta mbajme do largojme individin.
kreshnik spahiu dhe aleanca kuq e zi jane shpresa e shqipetareve
po ti kamxhik i kujt je more ram beu ? megjithse as per kamxhik sben
ramy i vjeter
Ca kamciku rames thua ti
po ai nuk le qe pa thene per te dy
si ramen dhe berishen.NUK po e them
se dua te mbroj SPAHIUN por ne demokraci
sa me shume parti te kete aq me mire eshte.
nuk i perkas asnje force politike dhe per me teper jetoj jashte vendit, por desha te dija se c’fare ju ben te mendoni qe nje vend si shqiperia qe presupozohet te jemmi nje vend demokratik ne teori.
Mund te fitoje nje mandat te trete zoti sali berisha dhe per me teper partija demokratike ka humbje ne liderat e saj zoti topi ne kete rast oketa e si pasoj humbje dhe votash, kur nga zgjedhjet e fundit pd-ps ishin pothuajse barazim …. mund te ma shpjegoni pa emocione politike thjesht me fakte dhe argumenta . flm
Politika ka nevoj per ndryshim, sepse sala ka ber nje 20 vjecar minidiktatur dhe kjo duhet ti mjaftoje popullit shqiptare te kuptoj qe duhen figura te tjera politika per vendin tone. Dhe edi rama ishte i mire per aq sa ishte si kryetar bashkie, por tani duhet te provojme bashen i ri dhe me ambicje.
Nuk dua te them se nga cila ane apo parti po thjesh kasta e vjeter duhet te largohet dhe ka te rinje me shum deshire e ide inovative.
I lutem stafit te Temes te beje me dije programin e Spahiut,meqe paska nje vit ne skene dhe deri tani te vetmen oferte ka nje populizem te shpelare parrullash pa thelb e pa pune.
Ne respekt te lexuesit,ju lutem,mos e paraqisni nje salle modeste si ajo e “Apartamenti 2XL te mbushur nga Spahiu vete,si alternative.Eshte fyerje.
Mesa duket I paske te lidhura interesat me pd ose me ps por mos mendo vec per vedin tend. Gjithe te mirat
Nderhyrja ime i adresohet stafit te Temes,jo takemit tend qe e ka te limituar kendveshtrimin deri tek te jetuarit nen sqetullen
e mender partive.Natyrisht qe me dyrreshtat e tua,konfirmon se nuk e njeh e nuk mund te shijosh dot integritetin personal.
Lora , mos u merzit… keta (Besnik) jane te gjithe “Kreshnike”…
Gabimi yt, imi, apo dhe te tjereve eshte qe marrim per kriter logjiken e qete… po harrojme qe (pervec trapave, qe ashtu jane gjithe jeten) te rinjte qe i ven pas kacurrelsit, nuk kane baza arsyetimi apo logjike, as eksperience jete… pra jane rrezik real per politiken neser… sidomos te mendosh gjithe trungjet me diploma te kota, qe kerkojne shume me teper se c’meritojne…te shpresojme…
skelari migrues
Nga menyra se si ke shkruar dukesh
qe je punonjes i administrates, po
pse autokracin dote pranojm ne si popull
per interesa e disave si puna jote,
politika duhet te jete si uji i lumit
qe te rrjedh vazhdimisht, se ndryshe
po ndenji po ne vend fillon e qelbet…
Prandaj vuajme ne si popull se lidhemi
me mish dhe me shpirt, me sulltanet e
politikes kushdo qofshin keta..
Or ti djal me pseudonim femer. Ne 2XL eshte shfaqje me spektatore te paanshem. edhe sikur te pranohej miopia juaj a mund te na thuash po ne Londer, New York, Rome, Vlore, Prishtine kush ja mbush sheshet me njerez dhe te rinj aq entuziast aleances Kuq e zi. Ndoshta nuk ju pelqen por aleanca kuq e zi eshte levizja e ketij shekulli per shqipetaret. edhe ndrysho pseudonimin dhe mos e mba si femer.
Programi i kreshnikut:
1- AK do i tregoje vendin greqise………..salla …..uurraaaaaa
2-AK do ja mbylli deren njehere e mire serbise…salla..uurraaaaa
3-AK do ju ktheje tokat cameve ….. salla ……uuurraaaaaaaa
4-AK do i jap pergjigjen e merituar Maqedonasve salla …uurrrraaaa
5-AK do bashkoje shqiperine me kosoven,mal e zi,maqedonine,camerine…………….salla…..uuurrrraaaaaa.
6-Do bejme lufte me gjith ballkanin dhe do fitojne shqiptaret…..salla…..uuuurrraaaaaaa
Ky eshte programi
Ne cilen salle i keni degjuar tekstualisht keto fjale sepse ne gjithe ato qe une kam qene AK asnjehere nuk eshte shprehur per dhune apo luftra sic shprehenii ju.Por ama nuk nuk doo lejhet me kurre qe fqinjet te luajne ne kurriz te shqiptareve
Dhe eshte programe i keq po te jete ashtu si e ke shkruar ti Sant Kozmai? Pse behi dordoleca, hani ndonje kothere aty ku jeni e u a leni shqiptareve te vertete Shqiperine.
Pse mo miri….kreshniku eshte shqipetari vertete qe do beje shqiperine!!!!!!!!!!!!!!
Kreshniku eshte Haxhi Qamili i koheve moderne.
Do ta shikosh o e Kozmait ti dhe gjithe zagaret qe e keni shitur b….ke greku po ju afrohet do tju ja knojm kongen
Lora, Partia e Kreshnikut eshte nje Parti e Paster Fashiste e tipit Perendimor.
Nuk do te shikoni ndonje Program shume te qarte edhe ne te ardhmen sepse kjo Parti mundohet te jete gjithperfshirese, te tereheqe ish-partizan dhe ish-te persekutuar, dhe e merr fuqine nga degjenerimi politik, ekonomik e moral i qeveritareve dhe elites Shqiptare. Eshte nje reaksion popullor ndaj humbjes se vlerave Shqiptare, kercenimit te identitetit Shqiptar, nderhyrjes se vazhdueshme te te huajve ne ceshtjet e brendshme dhe bazohet ne mite Romantike si ai i Skenderbeut qe te frymezoje te rinjte e te vjeterit.
Ploteson mozaikun e Politikes Shqiptare qe deri me sot eshte dominuar nga parti ekstreme te majta apo qendres se majte.
REspect!
Eshte turpi me i madh qe ca te paskrupujt si puna jote te konsideroje Skenderbeun thjesht mit dhe per me teper te ngaterohet patriotizmi dhe te futet ne hullite e ekstremizmit. Jeni ca njerez qe “emancipimi” i tepert ju ben te humbni llogjiken e gjerave
Turp eshte per ata qe mundohen te perfitojne nga rezistenca qe Skenderbeu u beri Otomaneve dhe nen vazhden e realizmit Socialist e te na e paraqisin Skenderbeun si krijuesin e kombit Shqiptar apo te bashkimit te trojeve pan-Shqiptare.
Shkoni ne biblioteke e lexoni per Kombin dhe Fashizmin qe kur te votoni mos ngaterroni ngjyren e kutise. Armiku i kombit Shqiptar eshte Injoranca dhe shikoni Injorantet qe po ju mbulojne ne politike!
Kush do Skenderbeun do AK…….
olti
NUK jam dakort persa shkruan,nje sjarim
te shkurte,fashizmi dhe nazizmi,jane
ideologji espansioniste, si musolini
dhe hitleri nuk ishin te kerrcenuar,
sic jemi te kerrcenuar ne vzhdimisht
nga fqinjet tane qe kan pretendime
territoriale,prandaj un do ta shifja
si nje levizje mbrojtese te interesave
te vendit se sa espansioniste, gje qe
politikanet e deri tanishem nuk e kan
bere, duke shitur bregdetin etj etj,
Une mendoj se kjo levizje eshte nje ogur I mire dhe duhet te perkrahet nga gjithe shqiptaret,per ti dhene fund monopolit qe kane krijuar PD dhe PS,dhe per te hequr nga skena politike,keta politikan qe po e mbajne peng vendin per 20 vjet.Nuancat patriotike apo nacionaliste qe ka kjo levizje nuk ka asgje te keqe,perkundrazi do I bente mire shqiptareve te neperkembur keto vite,dhe do te forconte identitetin kombetar.Perkrahja masive nga te rinjte eshte shenje kuptimplote,ndryshimet e medha behen nga rinia dhe kur rinia eshte ne krye.Suksese.
Komentuesit e Temes jane me te drejte te zotit ideologjikisht te majte dhe u vret fjala fashizem.
Levizjet fashiste here pas here jane reagim i natyrshem mbrojtes ndaj degradimit te alternativave politike ne ne shoqeri te Modernizuar. Kjo sdo te thote qe AK do te kthehet ne nje levizje agresive.
Pyesni veten pse nje parti pa program me ish udheheqes te PDse behet terheqese per ju? Sepse kritikon parine e vendit qe po e con vendin drejt gremines, kritikon pa-aftesine e elitave per te mbrojtur identitetin dhe dinjitetin e Shqiptareve, akuzon fuqite e huaja per nderhyrje ne punet e brendshme, dhe gjen nga nje e kaluar e larget Simbole Kombetare qe frymezojne nje bashkim Pan-Shqiptar. Qofsha i gabuar por nuk gjej anti-semitizem tek AK si nuk gjej as tek Musolini apo Franko.
Ndoshta Shqiperia ka nevoje per nje Parti Fashiste te Moderuar te stilit Perendimor, jo aq sa per te ardhur ne pushtet por per te ushtruar trysni mbi forcat politike qe kane braktisur Shqiptaret.
Me falni nese fjala Fashizem ju vret Veshin por une ne kete kontekst skam asnje ndjenje negativiteti kundrejt AK vec keqperdorjes se figurave.
REspect!
I nderuar olti
Ne thelb nuk kam ndonje kundershtim,
per komentin tuaj , por i fillon ne menyren
e gabuar, persa i perket ideologjikisht,
kur flitet per interesa kombtare nuk ka te majte
apo te djatht,se aq sa un kam degjuar AK ka marre
stafeten e interesave komtare, por pyetja qe un mund
te shtroj, si u zgjodh zoti SPAHIU kryetar i kesaj levizje,
se me duket pak trasparente,ne qofte se” zoti SPAHIU thote
qe levizjen e kam krijuar un”,, kjo duket si levizje private,
per pushtet ,sepse ajo qe nuk duhet te ndodh eshte qe te
mos kete lider te perjetshem, sic jan bere partite e tjera
qe perfaqsohen nga lideri,levizje politike eshte bashkim
idesh te perfaqesuar, nga nje grup njerzish nje numer i
pacaktuar dhe zgjedhin kryetarin,gje qe ne AK nuk eshte
trasparente,duhet ti themi mjaft sulltaneve te politikes
2 mandate dhe mjaft,,
Ideologjikisht e Majta eshte me Internacionaliste se e Djathta, ndonese kjo nuk e ben Antikombetare. Ka nje aresye madhore qe nje e Djathte e korruptuar, e pafte, vrastare si ajo e Salih Berishes, ka 8 vjet ne pushtet dhe jo vetem se po vjedh votat, kurse nje e Majte e drejtuar nga nje Njeri punetor e i civilizuar si Rama nuk arrin te marre nje fitore Plebishitare ndaj Berishes.
Perderisa Kreshniku do i rrije besnik alternatives se tij te djathte ne mes te kesaj krize te gjithanshme qe po kalon populli shqiptar(meqe lexuesit nuk jane ende gati ta quajne alternativen e tij fashiste) suksesi i tij elektoral do bazohet ne gabimet ne kuadrin kombetar te dy Partive kryesore, dhe jo ne korrigjimin e politikave te tyre te zhvillimit. Nese vjen ne pushtet AK do ti duhet te zbuse pozicionet e saj dhe te shpresojme te mos marre pozitat e sotme te PD. Une personalisht besoj ne reformimin e domosdoshem te se majtes dhe rilindjen e se djathtes por nuk di si behet.
REspect!
Me kete qe po shkruaj do te bej pak avokatin e
“DJALLIT”Njeri punetor e i civilizuar si Rama sic
thoni ju ,me duket po aq autokrat sa BERISHA,
Qe ne momentin qe ai ne bshkpunim me berishen ne prill te 2009
i bene atentat kushtetutes, duke menduar se do te
vinte ne pushtet se shpejti dhe te kishte dore te lire
per te brere autokratin e ri,
Ne demokraci po nuk pat balanz pushtetesh nuk ka demokrazi
kete beri RAMA ME BERISHEN,
Dhe e fundit RAMA na doli per nje politike te re
“as majtas dhe as djathtas” a e kuptoni se cfar do te
thote “as majtas dhe as djathtas” te mos kete pluralizem..
Nuk besoj se Rama do te jete ne gjendje te kthehet ne figure autoritare sepse nuk ka perkrahje krahinore e paramilitare si Berisha, dhe te qenit me civil e pengon.
Ndryshimi i Kushtetutes e gjykon sot por atehere mendohej se do te ishte zgjidhja me e mire per te bere ekzekutivin me funksional, por une nuk thashe qe Rama eshte i zgjuar.
Une nuk e shoh Politiken as majtas e as djathtas si ju, por nje dekurajim dhe terheqje te Aspiratave Socialiste ne popull. Ndoshta Rama ka qene largepames por jo udheheqes i PS.
Ramy nja parashikues nga frika se do humbe pushtetin eshte bere shpifes si origjina ku besone.
Personalisht mendoj qe z. Kreshnik Spahiu eshte figura qe do dominoje politken shqiptare. Aleanca Kuq e Zi nen drejtimin e tij ka treguar qe eshte nje force ndyshe. Ju uroj suksese
Dhurata e z Spahiu dje en Apartamenti 2XL ishte shume domethenese ndryshe nga Rama psh i cili la nje autgraf personal pa pike vlere. Bravo Aleanca Kuq e Zi
Shume shpejt politkanet shqipatare super te korruptuar do ta ndjejen fuqine e uraganit kuq e zi. Ne kete 1 vit Aleanca ka treguar qe di te mbroje interesat e ketij vendi
Nuk ke treguar akoma korrupsionin e Kreshnikut kur ishte ne KLD
Po ku e keni iden kush eshte Z.Kreshnik Spahiu ,ti dhe shume maskarenj te tjere qe jeni vec servila te Sales dhe te Rames Mundoheni te shpifni dhe te hidhni balte mbi personalitetin Z.Kreshnik Spahiut. Ju vec te lehni gjith diten dini , a nuk u ngrijt nje komision per te germoi sa germoi dhe tentoi te hidhte balte mbi TE dhe e pane gjith bota se cfare gjeten , gjeten qenin e ngordhur pra nuk ka asnje fakte Z.Kreshnik Spahiu ka ber korrupsion kur ka qene ne postin e Nenkryetarit te KLD,por i sherbyer me dinjitet shtetit Shqiptare duke e kryer me se miri Funksionin E TIJ.
E pra ju zoterin mun te vazhdoni te lehni sepse ju ka hyre Frika nga forca e ALEANCES KUQ E ZI.JU LEHNI SA TE DONI KUQEZINJTE DO TJU MUNDIN.
Shqiperia 2XL = Shqiperi Kuq e Zi simbolika me e bukur qe mund te kete ndonej dhurate. Ovacionet e publikut plotesisht te merituara per Zotin Spahiu. Nje bravo e madhe per Aleancen Kuq e Zi
Ne Aleancen Kuq e zi jane bashkuar pjese me vitale e nje poplli Rinia te cilet po tregojen qe jane shume me te pjekur se keta kokemedhenjte e politkes tone
Hana, pa dashur te ofendoj, por me keto rreshta me ke kujtuar kohen e monizmit, bashke me pionieret e Enverit. Ciao.
PS dhe PD tashem ju ka hyre frika nga uragani Kuq e Zi qe po rritet dita dites. Po si gjithmone si njerez te vegjel ne mentalitet ngaterojne jeten personale me karieren politike te njerezve. Kjo ndodh edhe sepse ata gjithmone ngaterojne xhepin e tyre me xhepine e shtetit madje kujtojen shpesh se ky i fundit eshte i tyre
pse te mos votojme per kreshnik spahiun ,mendoj se shqiperia do beje perpara dhe te dale nga kjo krize papunesie dhe korrupsioni ku e kane futur politikanet e sotem, qe nuk dine gje tjeter vec te mashtrojne kete popull ,po cdo fillim e ka nje fund dhe mesa duket aleanca kuq e zi do ti rrezoje nga froni keta politikane koti qe nuk dine gje tjeter vec premtime.ghithmone kuq e zi
Kame qene pjese e disa aktiviteteve te Aleances Kuq e Zi dhe me te vertete jam befasuar nga entuziazmi i njerezve per te. Aleanca Kuq e zi po ben nje zgjim te ketij populli dhe duhet mbeshtetur akoma me fuqishem sepse eshte e vemja qe ngre zerin per probleme qe politikanet tone i quaje “tabu”
Nje levizje e tille Shqiperise sone i duhej me kohe,por ashktu si thote populli:Me mire vone se kurre!”Pleqte e rrjedhur dhe parendiment ne qeverisje duhet te largohen sa me pare per mos i zene Shqiperise frymen dhe dritaret e zhvillimit.Le te besojme te forca e rinise se popuullt tone te mrekullueshem.Pershendetje Kreshnik!Rruga qe ke nisur,tashme nuk ka kthim prapa!
Shoh me kenaqesi sesi po rritet gjithmoe e me shume Aleanca Kuq e Zi. Ju uroj me shuem suksese dhe arritje.
Ak ka nisur nje rruge e cila nuk ka kthim pas per te vetmen arsye se eshte rruga e duhur. Respekt ne maksimum per Kreshnik Spahiun qe krijoi nje levizje qe Shqiperise i duhej prej kohesh
AK ne fillim ishte e vogel e nisi duke u zvarritur si ato femijet e vejel me pas nisi te ece kurse tani ka nisur te vrapoje lum kush eshte pjese e saj, politikanet shqiptare po frikesohen seriozisht dhe mete drejte se shume shpejt do duhet te zbresin nga karriget e pushtetit.
Kreshik Spahiu e meriton gjithe mbeshtetjen sepse eshte nje politician I ri,pjes ares ne greven e Urise me shumestudent.Sot politikes shqipetare imungon kreshniku dhe Kreshniket qe mbushin sheshet dhe sallat.Politikanet e sotem mendojne te futon ne Europe duke dhuruar copa toke dhe ndoshta edhe para nen dore,qe te futen ne Europe.ndersa vrapin in e ndalin drejt republikave Ruse dhe Hungaris si kundershtar te Europes.Pra udheheqesi Jon kerkon t’i bej santazh Europes .Kreshniku dhe populli nuk do te lejojne me politiken e vjeter te mbaj peng demokracin ne Shqiperi.Keta djem do ta bejne realitet Bashki in EUROPJAN.
Kreshnik spahiu eshte e vetmja shprese qe i ka ngelur ketij populli eshte djelli rezatues i zvillit te kombit,Kjo eshte politika e re politike kombetare dhe jo si Rama qe kerkon te beje politike te re pa shtuar binaret e politikes .Kreshnik spakiku eshe Mbeshtetesi i atij brezi qe kerkon drite te bllokuara nga ndotja kriminale,vjedhese e atyre qe e shiten shqiperine per 20 vjet dhe nuk i dhane ketij populli asgje
vetem nje pus nafte ne shqiperi prodhon 86300 ton ne vit qe po te bejme nje llogari te perafert bje ton kolege ka 10 fuci nje nje fuci shitet 125 $ atehere do te kemi nje pasuri qe i vidhet shqiperis cdo vit prej
863000*10*125=129450000$
keni degjuar ju qe opozita te shqetsohet per te ose u shit deti dhe per me keq votojne te gjithe jo shqiptaret dhe pse te jete i kenaqur ky popull me pozite opozite apo se ne vendte gjuhes shqipe perdorin fjale te huaja me qellim qe te mos i kuptoje nje shtese e mire e popullsise
I nderuar JANAQ SHIMPLAKU
Nuk jam dakort qe Kreshnik spahiu eshte
e vetmja shprese qe i ka ngelur ketij populli.
Se me kujton diktatoret si ENVERI, STALINI ,etj etj
Me behet qejfi qe zt SPAHIU ka hyre ne politik,
nuk kam asnje kundershtim si kur te vije ne qeverri,
Por nuk jam dakort me liderat sulltane te perhershem,
KUshdo qe hyne ne politik per te dhene kotributin e tij
si qytetar i ketij vendi shume mire “POR E THEKSOJ 2 MANDATE DHE MJAFT”
te lene hapsire te tjerve..
pershendetje.
Ky legeni i KLD-se me emrin Kreshnik Spahia, jo dy mandate ne qeveri qe nuk meriton, por ky duhet futur ne burg per korrupsion dhe shkelje te kushtetutes dhe sistemit te drejtesise!
Kur keta tope….kecer, te cilet perfaqesojne llumin e shoqerise Shqiptare, vendosen ne krye te ketij vendi duke justifikuar politiken me cmendurira patriotike dhe demokratike (kujtoni Saliun e 1991-it), te cilat gjejne nje toke pjellore ne injorancen e popoles Shqiptare, atehere nuk ka se perse te ankohemi qe jemi vendi me i varfer ne Europe, pa shtet pa drejtesi dhe pa te ardhme!
Llumi eshte llum, dhe nuk prodhon vlera dhe as vazhdimesi! Keta vetem mashtrojne per ti mbajtur gjerat te njejta (ata jane mire per vete), ashtu si i mbajten paraardhesit e tyre per 22-vite radhazi.
Zgjohuni o gomere! Se kane 20-vite qe po tallen me ju dhe duan qe te tallen akoma edhe per 20-vite te tjera! Zgjohuni per te miren tuaj dhe te femijve tuaj, qe do ti vuajne pasojat neser!
komunistet e PS-PD e duan cifligun Shqiperi te perjetshem,Kreshniku,Topi, me partite e tyre te reja,me popullin e semure nga komunistet do ta thyejne kete monopol.
ndaj frikesohen cifligaret e vjeter,ju ngordhin llokmat,qylet kane 65vite me qyle.
tu te lume goija oo i verteti se berishe dhe rame si ka mbet tjere te dalin ti dashkangjiten nanaos se shqiperij NANA ne me fund mbas 120 vitev po ndrron ne te mire te shqiptarev …ALEANCE KUQ E ZI Sukses veq per para, po eshte shume rrezi qe te baje atenta ne Kreshni Sapahin sic u be atenta ne AZEM HAJDARI se berish ket eshte me gjdo nemyer te ndaloi KUQ E ZI ZOTI 1 ALENAC KUQ E ZI 2 PER GJITH SHQIPTAT—- RRESPEKT—-
Le te me tregoni ndonjeni prej jush qe josheni mbas kreshnikut te Saliut dhe te m’i pergjigjeni ketyne pyetjeve:
1.C’ka ka ba Kreshniku tash 20 vjet?
2.A ishte Kreshniku me 1996 ne zgjedhjet e vjedhuna mbrojtesi i Sali Berishes ?
3.A ishte Kreshniku per 7 vjet Kryetar “de facto” i Keshillit te Larte te Drejtesise?
4.Si mundet nji person qe nuk ka punue kurre per se mbari ,tash na duhet me e besue atij?
5.Perse Kreshniku ,kur hjedh slogane patriotike ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve jashta trojeve shqiptare,nuk permend as edhe nji here shqiptaret e Turqise,per te drejtat e tyre per shkollimin elementar ne gjuhen shqipe dhe per te drejtat qe garantohen nga Karta per te Drejtat e Njeriut e OKB-se?Dhe ne Turqi jetojne jo pak,por 6 miljon shqiptare!!!
6.Ku i merr Kreshniku financimet per metingjet e tij “politiko-folklorike”?
7.Te na spjegoje Kreshniku nji rast te dyte ku nji person i dhuron nji politikani sa po len detyren qe ti jete dhurue nji vile??
8.Si e spjegojne simpatizantet e Kreshnikut heshtjen dhe qendrimin pasiv te Berishes ndaj fenomenit e “dhurates se viles” te Kreshnikut?
9.Pse Berisha nuk reagon, por hesht ? Mos asht dhurate nga ai per Kreshnikun per ta nxjerre ne “lojen e ndyte”te politikes se “ndyte” 20 vjecare?
10.Po analistet dhe gazetaret pse nuk e kapin fenomenin “vila Spahia” dhe ta zberthejne si rast i papame ne politiken botnore qe nji politikan sapo le detyren bahet miljoner prej dhuratave qe nuk dihet se nga e kane burimin?
Ku jane analistet si Nano,Lubonja,Nazarko Zheji etj etj qe heshtin per fenomenin “vila Spahia”?
Po prokuroria pse hesht????
Sic duket edhe atyne i duhet te heshtin pasi: ” jane gazetare, analiste dhe juriste te dekretuem si te tille, nga Katovica shqiptare”!!!???
Sala duhet ta perfundoj vet se keshtu ashtu Shqiptaris i duhet nje Frym e Re sikur eshte Kreshnik Spahiu…
Duhet thënë që në fillim shkoqur, hapur, pa kurrfarë droje, se lidhjet, afërsitë, midis një vorioepirotisti dhe qytetbotisti janë shumë më të forta, se ç’mund të jenë dallimet. Këtë e kemi parë edhe vitin e kaluar në emisionin Opinion të Fevziut, kur qytetbotisti Lubonja ishte rreshtuar në krah të vorioepirotistëve, kundër Spahiut. Të dyja palët luftojnë themelet shtetformuese të Shqipërisë, faktin që Shqipëria është krijuar për të qenë shtet i shqiptarëve dhe sipas parimit, armiku i armikut tim është miku im, kanë bërë një pakt të heshtur mossulmi të ndërsjelltë, që shoqërohet nga një aleancë për sulm ndaj çdokujt, që është për një Shqipëri të kombit shqiptar.
Vorioepirotisti Barka, i majmur me paratë e shqiptarëve si deputet e ministër i Berishës, herë pas herë e hedh vrerin e tij ndaj Spahiut e Aleancës KuqeZi tek Panorama. Ky individ, si çdo vorioepirotist i thekur, është edhe një megaloideist i thekur, pavarësisht asaj maske hipokrite që mban në publik. Eshtë e habitshme sesi një shovinist grek, mund të bëhet Ministër në Republikën e Shqipërisë, por kur sheh se e ka vënë Berisha ( 2005- 2008), atëherë del mëse e logjikshme. Berisha bën pazare edhe më skandaloze me shovinizmin grek, një ministri del të jetë pazar i papërfillshëm.
Nga ana tjetër kemi Mustafa Nanon, i mirënjohur si logorroiku e pështymesi më i madh publik (ndoshta i të gjitha kohërave), që nuk harron asnjëherë të pështyjë mbi Spahiun e Aleancën KuqeZi, anipse kjo ka dalë qartazi kundër Berishës e sistemit, po njësoj si vetë Mustafa. Ai vetë e justifikon pozicionin si ‘i pavarur’, por edhe sikur të merret e mirëqenë mosvarësia e tij, duke parë ‘fenomenin Muçi’, duket se mosvarësia është produkt i mendimit të tij të kushtëzuar fiziologjikisht nga pështyma. Ky individ, duket të jetë i pavarur, thjesht si pasojë e një shtysë të brendshme për t’i sharë të gjithë, për të denigruar të madh e të vogël, njëfarë thashethemexhiu i publicistikës shqiptare.
Them apolid për të, jo në kuptimin formal-juridik, si njeri pa shtetësi, sepse shtetësinë shqiptare duhet ta ketë, por në kuptimin esencial, politiko-kulturor. Nga pikëpamja etimologjike apolid vjen nga a-polis, njeri pa polis, nga vjen interpretimi formal-juridik si njeri pa shtetësi, por në kuptimin esencial, njeriu pa polis në Shqipëri, është njeriu që nuk e njeh Shqipërinë si shtet-komb, që nuk ia pranon natyrën kombëtare shtetit, natyrën esencialisht shqiptare, shtetit të Shqipërisë. Këtyre apolidëve qytetbotistë ose qytetarëve gjysmakë në një shtet-komb, për shkak të vetidentifikimit u vjen natyrshëm të sulmojnë çdo shfaqje të qytetarisë së plotë, të gjithë shqiptarëve që e duan Shqipërinë për atë çka Rilindasin e themeluan të jetë e për atë çka Kushtetuta thotë se Shqipëria është, pra që e duan si një shtet kombëtar të shqiptarëve.
Ironia në këtë mes, është se këta qytetarë/shtetas gjysmakë e mbajnë veten për qytetarët e vërtetë, shtetasit model, po kjo është çështje tjetër, që kërkon hapësirën e vet.
Me megaloideistin Kosta Barka, ndoshta është e tepërt të merresh, me një njeri që mbron dhunuesin e varreve, Naum Dishon, e në të njëjtin artikull flet për liri, demokraci e Europë, duhet të mbash mbledhur stomakun. Ndërsa në gjithë hapesirën shqiptare flitet e shkruhet Maqedoni, ai është nga të paktët që e shkruan ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, emri i imponuar nga Greqia. Por ajo, që ia nxjerr vertet lakuriq shovinizmin grek, është se mbron tezën shoviniste të megaloideistëve grekë të 1913-s e Venizellosit në Versajën e 1919-s, se vetëdeklarimi është kriteri i përcaktimit kombëtar, pavarësisht etnisë e gjuhës amtare, tezë e hedhur poshtë nga ndërkombëtarët, si më 1913-14, ashtu edhe më 1919-20. Sado ta veshë me petkat e bukura të europianizmit, hipokrizinë ia tradhton qartë vorioepirotizmi, se kjo është fytyra e vërtetë e tij, ajo e andartëve që vranë e prenë në Jug dhe pastaj shpallën autonominë e Vorio Epirit, mbi rrënojat e shtëpive shqiptare që shkatërruan e mbi gjakun e shqiptarëve që vranë. Ky është ish-ministri e deputeti i sotëm i Berishës, bashkë me këtë i sundon shqiptarët Berisha.
Ndërkaq, Mustafa Nano ka marrë përsipër ‘bëmën herkuliane’, që të kritikojë Spahiun për ngjyrat e ligjërimit politik. E quaj bëmë herkuliane, sepse në radhë të parë ‘fenomeni Muçi’ nuk është aspak i besueshëm kur merr poza etike në komunikim, pasi është shembull i përsosur i harbutërisë publicistike, nga me gojëlëshuarit në qarkullim, prandaj duket krejt hipokrite pozita e tij etike ndaj ligjërimit të Spahiut.
Në radhë të dyte, Aleanca KuqeZi, i është kundërvënë sistemit, prandaj është logjike që do të vendoset në ligjërimin politik jo si force ‘e lehte’, nga ato që kërkojnë të moderojnë palët, sepse nuk ka aspak qëllim ‘të këshillojë’ PD-në e PS-në, nuk është ndonjë qendër politike që synon të balancojë sistemin 20 vjeçar e të jetë pjesë integrale e tij, një parti më shumë që i nënshtrohet pazarllëqeve të Berishës e Ramës.
Në radhë të fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Aleanca KuqeZi është lëvizje kombëtare që mbështetet tek patriotizmi e/o nacionalizmi historik, kështu që nuk mund të pritet ndonjë ligjërim politik e veprimtari politike prej partie ekologjiste, por një ligjërim e veprimtari politike mjaft aktive. Aleanca KuqeZi nuk është negociatore politike për mbijetesën e këtij sistemi tranzicioni, por ka një natyrë të dhënë e të njohur, e cila nuk përputhet asgjëkundi me rolin e negociatorit mes të tjerëve, përkundrazi shtyn drejt udhëheqjes së shqiptarëve.
Mesa duket Nano, o s’ka kuptuar asgjë ose bën qëllimisht të mefshtin. Ka më tepër mundësi të mos ketë kuptuar gjë, se ndoshta i duket që shqiptarët janë të gjithë si ai, apolidë qytetbotistë, prandaj edhe i vjen për të qeshur, i duket argëtuese apo anglisht ‘funny’, kur Spahiu flet për potencialin e AK-së. Potenciali i AK-së është realisht i pamasë, çështja është kur do të shpaloset.
Mustafa bëhet ai vetë ‘funny’, me përpjeket e vazhdueshme në shtyp për të minimizuar potencialin e AK-së. Po ‘funny’ Mustafën e bën gjithë analiza e tij, qofte si strukturë logjike e qoftë me këtë përzierje qesharake të shprehisë popullore si; llokoçitet, këput të forta, mufka etj, me fjalë në anglisht apo italisht, të cilat s’ka fjalor shqip që i përmban. Një publicist me qasje edhe populiste edhe elitiste, këtë kontradiktë, po, që s’ka kandar ta mbajë, ky është moçali i vërtetë ku ka rënë shqipja, kultura e publicistika shqiptare.
Dallimi mes Kosta Barkës dhe Mustafa Nanos është i thjeshtë, i pari është lidhur pazgjidhshmërisht me Berishën, kurse i dyti shfrytëzon ‘talentin’ e tij, të qënit ‘fenomen’ për të ndikuar ne rrëzimin e Berishës, pastaj për të tjerat, efektet publike të shkrimeve të tyre shërbejnë gjithnjë për forcimin e pozitave të faktorëve të dyshimtë në Shqipëri. Ashtu si degët e lumit mund të burojnë nga anë të kundërta, por derdhen në të njëjtin lumë, edhe Barka me Nanon, lindin nga dy anë të kundërta, por e derdhin ujin në lumin antipatriotik. Prandaj, sado të ndryshëm të duken, ne fakt ushqejnë të njëjtin lum’ ose më mirë llum antishqiptarist të Shqipërisë.
Ledjan Prifti
Te lumte per shkrimin Ledian, shume bukur.
Falemnderit Ledjan ! -Me lehtesove vuajtjet e stomakut .Invazionet barbare te injorances ne Shqiperi ,mjerisht jane ne shume forma dhe nje nga me te padurueshmet eshte kjo qe ti po perballesh sot.Kur ngrihet LLUMI dhe pretendon te te shese “kulture” ty e mua e shume te tjereve VERTET QYTETARE ne ADN ,vertete qe te bejne me dhimbje stomaku .Edhe nje here Falemnderit.
PRSH,te dashur bashk addhetar i lexova me vemendje komentet e mesiper dikush e mbeshtet PS dikush PD edikush tjeter AK,tani PD ka qeverisur po thuajse 13vite PS 8vite, cfare ben per shqiperin per popullin e vet i kane len rugve,athere sna mbetet gje tjeter vec se te votojem AK sepse nuk kemi nje parti tjeter me te mire se AK mbase dhe AK do behet si keto te tjerat e korruptuar por ta provojem nje here AK ku i dihet munt te jete vertet parti paterjotike prandaj duhen elita te reja ne politik,,PRANDAJ TE DASHUR ATDHETARE MBESHTESNI AK ,se me PD e PS kemi 20 vite mos u merni pas tyre ka ardhur koha qe shqiperija te shikoj pak drit,???? KLM te gjithve,
Un Shqiptar nga Maqedonia do te ankohem per Pasaport te Republikes te Shqiperise per te votuar per Aleancen Kuq e Zi!
Ti te keqen vellai mos u anko,por kerkoje,eshte me e ndershme.Prit se LIDERI do e jape se shpejti,pastaj po qe bukeshkelur,mos e voto kryeministrin.
po ku ishte ky “kreshniku” deri tani? mos la gje ndonje pune pa mbaruar dhe u hodh tani te rregulloje te gjitha punet e shqiperise?
Kisha Greke i jep Sali Berishёs, titullin e lartё “BEKIMI YNЁ I ARTЁ”, “pёr shёrbime tё shquara ndaj Greqisё”. Mё 26 dhjetor 2011 nё “vilёn 21” krejt fshehtas, krye-kleriku grek i Shqipёrisё Anastasios Janullatos, i ka dorёzuar Sali Ram Berishёs, titullin e lartё “Bekimi yne i artё”, qё u jepet vetёm tё huajve qё kontribuojnё me akte dhe vepra tё mёdha ndaj shtetit grek. Kryeministri Shqiptar e ka merituar kёtё titull nderi nga grekёt , mbasi ka kryer shumё shёrbime nё dy pushtetet e tij 1992-1997 dhe 2005-2011.
Puna e Kreshik Spahiut dhe Bamir Topit,eshte si puna e morrit ne qimet e kalit.Morri,sado i vogel dhe i paperfillshem te jete kur ngjitet tek kali behet mendjemadh.Edhe keta,mendojne se duke share Sali Berishen,do terheqin vemendjen e njerezve.
Sa per uragane,lume njerezish,na nxirrni ndonje foto,se na thate syte,te shohim njehere si duken.Jane si kur ben Salatubim,apo jo?
Kozmai mund te jesh po shen akoma jo
Keto qe ke shkruar duhet ti kesh pare
ne enderr..
ti tuhet te jeshe pianec se duket qe ste ka dale rakia
keta te lodhurit qe mbrojne partine antishqiptare te s. berishes dhe partine ”neutrale” te rames jane e keqja e ketij vendi.po ta keni vene re me te angazhuarit kunder akz-se jane ”vemjet” e lobit grek ne shqiperi.nuk e di di se si nje njeri qe mund te kete qorte edhe 10% gjak shqiptar mund te mbeshtese sali fazllic panajotbarke berishen.puna eshte se akz-ja duhet te behet me serioze dhe ta zgjeroje tematiken dhe problematiken.shqiptaret po zgjohen dhe greket jane trembur sepse zgjim i shqiptareve do te thote fund i shtetit artificial grek .
mbeshtetje per akz-ne dhe kritike konstuktive per te si force e re shqiptare
Kush shan Aleancen Kuq e Zi eshte anti- shqiptar.RRoft Kreshnik Spahiu
Pér albanin:
Njé morr tek njé horr, u hodh papritur
ish i majmé horri, morri i uritur
e filloi té nginjej me gjak horri morri
shumé shpejt u shndérrua morri né horr=horri
AK e ka arritur fitoren ,ne mendjen e gjdo shqiptarit e ka shkruar nje fjal bashkimin dhe ruajtjen e familles nga herdhit e egra
Per ALbanin
Ti kur nuk e ke iden sesa te medhaja jan tubimet e ALEANCES KUQ E ZI nuk mund te flasesh kot me kot per Z.Kreshnik Spahiu.
Sa per manifestimet qe mban AK ke te drejt nuk jan sa ato te Sales
por jan 2 here me te medhaja se ato qe ben (Sali doktori) dhe (Edi Piktori) te dy bashke se ata vetem nje gje din te bejn te sjellin njerez nga rrethet per miting ne Tirane sepse e dine qe nuk u shkon njeri ……Sa per madhesin e Aktiviteteve te AK hyre shiko fotot te Faqja e AK ne Facebook……
Alenaca duan sduan militantet e “majt apo te djatht” ne 2014 do jet ne pushtet dhe eshte ajo qe do ndryshoj rrjedhen e kombit shqiptar drejt nje permiresimi ekonomik, politik dhe shoqeror. Bravo te gjithe keta njerez qe jane perfshir ne ket levizje pasi jane vizioner!