Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Gjergj Lezhja “rrëfehet” në prokurori për kopjimin dhe fshirjen e pamjeve filmike nga serveri qendror i kamerave të sigurisë, që ndodhet brenda selisë. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ish-zv/ministri i Brendshëm Lezhja ka dëshmuar me detaje për organizimin e administratës dhe vend qëndrimin e tij, gjatë demonstratës së opozitës së bashkuar më 21 Janari 2011. Sipas këtyre të dhënave, mësohet se Lezhja është pyetur nga prokurori dhe oficeri i çështjes me cilësinë e deklaruesit dhe personit që ka dijeni për çështjen, duke administruar kështu dëshminë e tij në dosjen e procedimit penal, ku i dyshuar për këtë krim është inxhinieri i IT-së së kryeministrisë, Armando Kasaj.
Sipas të dhënave të prokurorisë, mësohet se Lezhja ka pretenduar se nuk ishte në dijeni se 16 kamerat e sigurisë të vendosura në Kryeministri punonin. “Unë e dija që ato kamera nuk punonin që në vitin 2009. Bazuar në këto të dhëna që kisha, i kam kthyer përgjigje me shkresë zyrtare prokurorisë duke i bërë me dije se serveri qendror i kamerave të sigurisë nuk punonte”-është shprehur Lezhja ndër të tjera. Më pas, sipas tij, është kontaktuar kompania private e cila kishte instaluar kamerat dhe vendosur programin e sigurisë, duke i kërkuar të bënin një raport me shkrim, nëse këto kamera punojnë. “Pas kërkesës së dytë të prokurorisë, kam kërkuar nga kompania private që ka bërë instalimin e këtyre kamerave, një raport të detajuar për këto kamera. Në fakt, unë nuk merrem direkt me këto probleme, pasi është drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve që është ngarkuar për këtë detyrë. Gjithsesi, kam marr raportin dhe konfirmimin e kompanisë private që serveri punonte dhe këtë ia kam dorëzuar prokurorisë së bashku me serverin qendror”-mësohet se ka thënë ndër të tjera Lezhja, duke mohuar në mënyrë kategorike se kishte dijeni për serverin qendror. “Nuk e di dhe nuk kam mësuar edhe sot, se si dhe kush i ka kopjuar dhe fshirë këto pamje filmike nga serveri qendror”-ka thënë Lezhja para prokurorit dhe hetuesit të çështjes, duke u shprehur se ka qëndruar gjithë kohës në katin e tretë, pranë zyrës së kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër, marrja e këtij serveri qendror është bërë nga prokuroria dy muaj pas ngjarjes, me ndërhyrjen e prokurorit amerikan, prokuror ky që dërgoi në laboratorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së) edhe dy pistoletat, tytat e disa automatikëve, predhat e plumbave dhe gëzhojat që janë gjetur pas demonstratës së 21 Janarit. Por, pavarësisht se me ndërhyrjen e prokurorit amerikan prokuroria ka siguruar serverin, brenda saj ishin kopjuar dhe fshirë të gjitha pamjet, mesnatës e 21 Janarit duke u gdhirë data 22 Janar 2011. Përveç këtij serveri, Garda e Republikës ka dorëzuar dy CD-i pranë prokurorisë me pamje filmike. Këto pamje, janë nga kamera me nr.14 që ndodhet sipër ndërtesës së kryeministrisë, ballore. Nga kjo kamerë janë filmuar vetëm demonstruesit dhe momenti kur rrëzohet demonstruesi Ziver Veizi pasi qëllohet me plumb në gjoks. Më pas, po efektivë të Gardës kanë dorëzuar edhe një CD-i tjetër, ku brenda saj ndodhej një filmim prej vetëm 5 minuta nga kamera e sigurisë që ndodhej në pjesën veriore të kryeministrisë, apo ndryshe në krah të Piramidës. Këto pamje, kanë orën e regjistrimit nga ora 22:00 e deri 22:05 minuta të darkës së 21 Janarit 2011, ku janë filmuar vetëm disa punonjës policie në këmbë. Ndërsa pamjet filmike të regjistruar po atë ditë nga këto kjo kamerë janë zhdukur./shekulli
Thirri menjen Lezhja, titaniku po mbytet, Ndrea po q…
http://imageshack.us/photo/my-images/543/ndreaprendapanda.jpg/
Ka dhon urdher Doktori me inskenue bukur puqin e kuq
EDHE LEZHJA BEN TE PADITURIN,POR LIND PYETJA SE CILI E BESON SE KAMERAT NUK PUNONIN QYSH NGA VITI 2OO9 DHE A DO TA LINTE SI TE PADENUESHME NGA SALI BERISHA? MEGJITHATE EDHE KJO ESHTE E DENUESHME : KUR EDHE KA QENE NE DIJENI NGA GJERGJ LEZHJA SE KAMERAT NUK FUNKSIONIN, SI ESHTE E MUNDUR QE NUK JANE MARRE MASA PER VENIEN E TYRE NE EFICENCE ? DRIDHE GJERGJI, DRIDHE ,PO BRENDA E KE. NJE DITE DO TE MESOSH TE FLASESH EDHE TI TE VERTETEN E KAMERAVE.FOL ME MIRE SA NUK ESHTE VONE !
Sa me mendjelehtesi flet Lezhja, per pergjigjen qe i ka kthyer prokurorise, njelloj sikur ta pyesi ndonje shok, “c’kemi Gjergj, a punojne ato kamerat tuaja? – Me sa di une S’punojne qe nga 2009” – i pergjigjet Leshi.
Kur te kerkon informacion Prokuroria e Pergjithshme, ose shkemben informcion me cfaredo institucioni tjeter te shtetit, minimalisht duhet ti kerkosh raport me shkrim ekspertit perkates, dhe pas kesaj ti bashkelidhesh pergjigjen e tij ne shkresen tende, ose te dergosh thjesht konkluzionin e ekspertit me firmen tende.
Minimalisht, gjyqi per zotin Lezhja duet te jape denimin “te mos punoje me ne administraten shteterore”, perderi sa ai nuk zbaton rregullin kryesor te administrates, vertetesi dhe pergjegjesi per informacionin qe jep.
Edhe gazetaret, qe tek e fundit nuk mbajne aq pergjegjesi per informacionin, e kane te detyruar ne kodin e tyre te profesionit qe ta verifikojne informacionin te pakten nga dy burime.
“Unë e dija që ato kamera nuk punonin që në vitin 2009. Bazuar në këto të dhëna që kisha, i kam kthyer përgjigje me shkresë zyrtare prokurorisë duke i bërë me dije se serveri qendror i kamerave të sigurisë nuk punonte”
————————————————-
Sekretar i Kryeministrise, pra adminstron institucionin me te rendesishem ne vend!
Te pretendosh se e dinte qe prej vitit 2009 se kamerat nuk punonin, pra Kryeministria, institucioni qe ai administron ishte qe prej me shume se dy vitesh pa kamera quhet genjeshter me bisht.
Pasi nese kamerat nuk punonin, atehere si administrues i godines, cila eshte proçedura e ndermare per ti riparuar prej 2 vjetesh!?
Flasim per institucionin me me rendesi ne vend!!
Si ka mundesi qe Berisha se ka perjashtuar akoma nga puna per mungese totale kompetencash!
Shiko shiko kodoshi paska qene ne katin e trete gjate gjithe kohes afer Saliut.Kete lloj zyrtari ne perendim nuk e marrin as per halete publike.Si ore nuk di ti se funksionojne apo jo kamerat e institucioni tend aq me teper qe dihej per protesten.
Gjergjo nuk je ne cerdhe ketu por behu me serioz
Mire ky gazetari qe merr informacin nga burime zyrtare brenda prokurorise pse nuk thote se asht ligjerisht e ndaluar nxerrja e te dhenave te hetimit pa u mbyll hetimi dhe pa u ba publike akuza nga gjykata.A mund te besohet nje prokurori qe nxjerr sekretin e hetimit.Si do shkruante ky gazetari po qe se prokurorija te mvarej nga qeverija e do te ishte bie fjala nje gazetar per kushin di ne hetim?Pa dyshim shoqatat e gazetarve do te ndigjoheshin ne te gjithe boten
Zoti Lezhja po ne 1997 ne kohen e rromujave, pse shkove ne jugosllavi ( mal te Zi), sa kohe qendrove atje ishte koha e Milloshevicit, per kete a mund te shpjegohesh, cfare te kane thene, ku qendrove kete ju duhet te shpjegoni para serverave.
Lezhja po aplikoka tekniken-prej padijes zotni hetues,prej padijes-nga drama Cuca e Maleve.
A nuk ishte zyra e ketij Gjergjit qe dy dite para demostrates se 21 janarit kercenonte,ne mediat zyrtare,demostruesit se do te regjistrohej me kamera gjithcka.Sipas tij do te filmohej edhe ne pika te tjera te caktuara ne Tirane.Keta mostra rreken te trajtojne gjithe njerezine si te semure me amnezi.Nese informacioni me siper eshte i sakte,del qe Lezhja qenka tutkun i tere.
Ne rregull, nuk kishe dijeni per kamerat e Kryeministrise.Te besojme….
Po filmimet e policise ku jane?
Te gjithe e dine qe kur ka grumbullime ose tubime njerezish, sherbimi sekret brenda Ministrise se Brendshme kryhen regjistrime.
Keta filmime jane kryer nga tarraca e Kryeministrise dhe ajo e Kuvendit.
Por edhe per keto nuk ka dijeni Lulka, Salija dhe Leshja(Gjergj nuk eshte ky).
Ata kane dijeni se opozita ishte e armatosur me cadra pistolete, thika me helm, automjete me tritol…..
Vazhdoni o pedera se rruga per ku jeni nisur te con ne mes te Tiranes, atje ku u rrezuan diktaturat, ashtu do tu terheqim zvarre derisa te mesohet kjo politike e qelbur qe me popullin e varfer nuk luan dot.
Do ti pagush borxhet nje nga nje o Leshja bashke me te tjeret.Gjaku nuk behet uje.
Gjergj Lezhja , vetem me sa ka bere deri tani , ka te konsumuar dy vepra penale , “fshehje te gjurmeve te krimit” dhe “Perkrahje pas kryerjes se krimit” per te cilat duhet marre i pandehur …
Por nuk ka per te ndodhe , sepse Tomi nuk e ha asnjehere Jerryn dhe Prokuroria po na jep cfaqjen e filmit vizatimor …
PESHKU QELBET NGA KOKA.