Banka Botërore: Shqipëria duhet ta ulë me 20% borxhin publik, është shumë i lartë

17 Mars 2012, 18:32Politika TEMA
Banka Botërore: Shqipëria duhet ta ulë me 20% borxhin publik,

Kryekonomisti i BB tha se Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera, po ashtu shpenzon pak për shëndetësinë dhe arsimin

Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Intermit Gill thotë në një intervistë për Top Channel se Shqipëria duhet të ulë borxhin publik në 40 për qind të Prodhimit Kombëtar.

“Une mendoj se ne rastin e Shqiperise gjeja qe duhet pare eshte borxhi publik. Borxhi i Shqipërisë është i larte, per vende me te ardhura te mesme. Ne nivelin 60 per qind ai konsiderohet 20 pike perqindje ndaj GDP me i madh. Kjo do te thote se ka nje kosto per ta financuar kete borxh dhe kjo zakonisht merr fonde nga sektore te tjere si shendetesia apo arsimi”, tha Gill.

“Shqipëria ka vështirësi me borxhin publik  – tha ai, në një takim ku morën ministra dhe deputetë opozitarë. – Është një borxh publik i lartë krahasuar me vende të tjera si Kroacia, Maqedonia apo Serbia. Kjo është çëstje kyçe në financat publike” – tha zoti Gill. Ai shtoi se nga ana tjetër, Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera, po ashtu shpenzon pak për shëndetësinë dhe arsimin. Ai këshilloi që të mbështeten fort investimet e huaja.

Zoti Gill shpjegon dhe arsyet se pse vendi duhet të ulë nivelin e borxhit për të patur një të ardhme të qëndrueshme për ekonominë.

“Eshte e bazuar ne eksperiencen e vendeve te tjera ne mbare boten se cili eshte niveli me i mire i borxhit publik ne te cilin vendi ka perparesi ne terheqjen e financimeve nga jashte. Per cdo grup te caktuar vendesh ka nje nivel te catuar borxhi. Per ekonomite e medha te zhvilluara eshte 90 per qind. Per ekonomite me te vogla te zhvilluara eshte 60 per qind, ndersa per ekonomite e ngjashme si Shqiperia eshte 40 deri ne 50 per qind. Pertej ketij duhet t’u tregosh me shume investitoreve te huaj, ne menyre qe ata te te japin financime me terma te arsyeshem. Gjithmone gjenden financime por pertej nivelit 40 per qind behen me te shtrenjta. Kjo eshte arsyeja”, tha Gill.

Por cilat janë masat që ekonomisti i lartë i Bankës Botërore i këshillon qeverisë për të mbajtur nën kontroll borxhin?

“Fillimisht shpenzimet e qeverise ndaj PBB-se ne Shqiperi jane te uleta krahasuar me vendet e tjera. Keshtu qe rruga e pare do te ishte te gjendeshin rruge per te rritur te ardhurat. Ketu nuk flas per te rritur taksat, por eficencen e mbledhjes se tyre. Se dyti eshte rritja e shpenzimeve qe ben qeveria. Masat qe permiresojne eficensen e tyre ne shendetesi, arsim, mbrojtjen sociale dhe infrastrukture do te cojne ne nje rritje me te madhe ekonomike duke rritur te ardhurat, dhe madje mund te cojne ne ngushtimin e deficiteve dhe uljen e borxhit”, tha Gill.

Por përtej borxhit, kur sheh historinë e 20 viteve të fundit të Shqipërisë, Intermit Gill shprehet optimist.

“Kur analizoj performancen e Shqiperise une e vendos ate si nje rast suksesi. Rralle gjen nje vend te kete rritur kaq shpejt te ardhurat per fryme ne nje kohe kaq te shkurter si Shqiperia dhe kjo për mua eshte histori suksesi. Unë mendoj që edhe e ardhmja përpara është optimiste. Edhe pse ndoshta tani që situata ekonomike ka ndryshuar, Shqipërisë do t’i duhet të bëjë më shumë përpjekje për ta mbajtur këtë ritëm, se sa më parë”, tha Gill.

Zoti Gill ishte në Tiranë për të prezantuar raportin e “Rritja e artë” të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, ku ai është dhe një nga autorët kryesorë.

23 komente në “Banka Botërore: Shqipëria duhet ta ulë me 20% borxhin publik, është shumë i lartë”

  1. Albana Mustafaraj says:

    Nga eksperienca ime personale, borxhi do thellohet shume me teper.
    http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

  2. Poliksenos says:

    Kujt ja thuaaaa,kafshës!

  3. albaniahello says:

    nese politikat economike ne bot i bejn bankat nuk kuptojn perse duhen qeverit.?! qeverit jan ber si kukullat me fije.

    1. Gusmari says:

      albaniahello – Nuk eshte puna se politikat ekonomike i bejne bankat. Ceshtja eshte se ne makroekonomi nuk mund te besh si te duash, pavarsisht se je kryetar shteti si SB p.sh. Nese te kujtohet, SB eshte bezdisur gjithmone nga FMN, BB etj. Te cilat, (bashke me kompanite e rriskut)jane institucionet kryesore qe garantojne kredite ne mbare boten. Nese ato thone po, bankat, qeverite, kompanite te japin kredi sepse kane garanci. Ato shikojne ne brendesi te ekonomise shqiptare dhe gjykojne qe duhet ulur % e borxhit.
      Pra, Berisha ne hall te madh per likuiditet, kerkon edhe kredi te metejshme, por edhe injoron FMN e BB qe certifikojne keto kredi ne mbare boten. Ndaj dhe Berisha, basha, Jozi etj, jane sulur ne vendet arabe per kredi…
      Historia e kohes se piramidave me FMN dhe BB po perseritet me Berishen!!!
      Nuk e di ne u shpreha qarte, po pak a shume ketu qendron problemi me BB dhe FMN.

  4. lili says:

    ahah,ende nuk e paska marr vesh se delrantet tone jane ne pushtet edhe shtuan per dias milliona borxhin per nje pallat per Kryeparlamentaren tone,sepse i vjetri nuk eshte me ne nivel me arritjet e jozi’se tone!
    mbrapsht duhet me ju fol qeveritareve tone:thelloni borxhet qe keta te veprojne mbrpsht(e t zvogelojne ate!)

  5. Denis says:

    Mire e tha, por kujt ja tha?! Degjon Sala? Do investojme per parlamentin e ri, do investojme per bulevardin e ri… Per te mos folur qe vitin tjeter e kemi edhe vit elektoral!!!

  6. Dean says:

    Kush ma shpjegon dot se cfare ka parasysh ky ekonomist kur thote se:
    ” ”’Lajmi i mire eshte se Shqiperia ne disa perberes te shpenzimeve qeveritare si mbrojtja sociale apo te tjera eshte me mire se vendet e tjera…”.
    D.m.th.,tjeter gje me pas ”programe sociale” dhe tjeter gje se si reflektohet ne realitet.Ne fund te fundit,nga kendveshtrimi i 1 ekonomisti(sidomos atij Liberal) ”programet sociale” e veshtiresojne buxhetin.
    Edhe 1 gjo tjeter.A eshte i sigurt ky ekonomist,ose/apo ekonomistet Shqiptar se Borxhi i Shqiperise eshte me te vertet 60% te GDP-se,apo ky Borxh eshte ne keto kuota duke manipuluar statistikat?!?!?!?!?!
    P.sh.,rritja e artificiale e ekonomise redukton edhe nivelin e Borxhit.Une kam pershtypjen se Borxhi duhet te jete me i larte,pasi disa jave me pare BARBARI i Vicidolit po ”dizenjonte” rrugen ligjore qysh t’a vendoste nen kontroll INSTAT-in,qe eshte 1 levizje teper e dyshimte.
    Une kam pershtypjen se Borxhi duhet te jete edhe me i Larte,nga sa deklaron kjo ”qeveri” e dhime.
    Po kur flet per te ardhurat per fryme,ku bazohet ky trim,ke te dhenat e ”qeverise” Shqiptare apo kane metoden e tyre te matjes se ecurise se ekonomise?!?!?!!?
    Faleminderit para kohe kush mund t’e me jape disa shpjegime.

    1. Denis says:

      Dean,

      Me lejo te te jap pergjigje per aq sa di dhe mundem. Borxhi realisht eshte mbi 60%, dhe kete ta them si njeri qe kuptoj dhe di nga financat sidomos te ketij vendi. Zakonisht me borxh futet vetem huamarrja qeveritare (e brendshme dhe e jashtme) dhe sic ta thashe eshte mbi 60%. Manipulimi i te dhenave nga INSTAT eshte dicka e dyshuar dhe personalisht per mua e vertete. Borxhi eshte shkelur ne fund te vitit dhe serish kete tremujor. Dhe as mos prit qe do te ulet sepse viti tjeter eshte vit shume i ashper elektoral dhe dihet si jane keto vite qe nga koha e Tos Nanos e deri te koha e Sales…

      Por treguesi i borxhit merret shpesh nga studiuesit serioze si i manget sepse nuk perfshin disa shpenzimet specifike sic mund te jene psh edhe pagesat per pensionet. Dhe keto jane programe te cilat edhe nje liberal nuk mund t’i shkurtoje dhe rendojne buxhetin dhe si rrjedhoje dhe ekonomine.

      Kendveshtrimi mbi ekonomine dhe zhvillimin eshte nje teme teresisht subjektive, dhe prandaj ekonomia nuk konsiderohet si nje shkence thellesisht ekzakte. Une e lexova studimin e plote te zoterise (e ke te botuar ne faqen zyrtare te Bankes Boterore ne anglisht) dhe nuk bie dakord me te per disa pika. Sigurisht qe studimi i tij eshte serioz. Por ama te konsiderosh Shqiperine si nje histori suksesi eshte nje demagogji alla-enveriste. Shqiperia nuk mund te konsiderohet histori suksesi per sa kohe zhvillohet nen potencialin e saj te vertete. Kina eshte histori suksesi, India eshte histori suksesi, Kroacia eshte histori suksesi, Letonia ka qene histori suksesi, Cekia ka qene histori suksesi, Shqiperia jo! Nuk e kuptoj si ky zoteri e konsideron histori suksesi nje vend i cili nuk kthen ende token tek pronari. Per te mos folur per te tjerat pastaj…

      Respekte,

      1. Dean says:

        Denis?!,faleminderit per pergjigjen.
        Kam pershtypjen dhe jam 99.99% i bindur se kemi komunikuar edhe 1 here tjeter,pasi emrin tat e shikoj zakonisht ke lajmet me karakter ekonomik dhe zakonisht e mbaro komentin me fjalen ”Respekte”,sidomos kur debaton apo pergjigjesh dikujt.
        0.001% po e ruaj si te drejten time se mund te jem i gabuar,pasi kam pare 1 komentues tjeter ke TEMA po me te njejtin nick.,/emer,vecse ai e ka me d te vogel.

        Tani qe te kthehemi ne teme,pikerisht edhe une kur pyeta e kisha,JO dyshim,por BINDJE se Borxhi eshte mbi 60%,por ajo qe doja te dija me teper eshte se ku bazohet Zoteria ne fjale kur thot 60%,ke raportimet e qeverise Shqiptare???
        E dyta,nuk e kam te qarte nga kendveshtrimi i 1 ekonomisti defincionin e togfjaleshit ”programe sociale”.
        Ndersa e treta dhe e fundit eshte se Ti perdore 1 shprehje ”…Shqiperia nuk mund te konsiderohet histori suksesi per sa kohe zhvillohet nen potencialin e saj te vertete…”
        Pikerisht,ndersa une do t’a riformuloja ne kete menyre:Qe Shqiperia te konsiderohet histori suksesi duhet te delegoj rritje Dyshifrore per te pakten 1 dekade.Eshte Ironi dhe Fatkeqesi,pasi pozicioni ”Zero”(rock bottom) nga ku edhe e nisi rrugetimin e vet Shqiperia ne vitet 90-te e lejonte 1 gje te tille,por qe nuk ndodhi dot KURRE per hir te ketyre SHARLATANEVE qe kemi ne fuqi,te cilet me sa kuptoj une vecse tani po arrijne te kuptojne se si funksionon ekonomia e tregut.
        Prandaj edhe me boni pershtypje se si ky K/ekonomist i BB-se,e konsidero Shqiperine ”histori suksesi”.
        Po hajde mo,kush ka mbet pa tall menderen me Shqiperine qe t’a humbasi rastin edhe Zoti Intermit Gill.
        O Denis?!,edhe 1 pyetje te fundit:A ka mbet ndo1 ekonomist/intelektual aty ne Shqiperi qe nuk i’a ka shit ende shpirtin BARBARIT te Vicidolit?!?!?!!?!?!?!?!?!?!
        Po si ka mundesi mo burri i dheut qe e ka kap per gryke ai kokra INJORANTI gjith ate Shtet?!?!!?!?!?!!?
        Nejse,faleminderit edhe 1 here per pergjigjen tate.
        Gjith te mirat.

        1. Denis says:

          Dean,

          Mbase kam qene edhe une me username me germa te vogla, nuk di te te them ? Por bashke kemi komunikuar edhe me pare.

          Zoteria bazohet tek raporti i borxhit/GDP. Duke qene se vleren e borxhit e njohim te gjithe ceshtja ngrihet per vleren nominale te GDP. Jemi ne vitin 2012 dhe GDP nominale e 2009 nga INSTAT eshte ende jo perfundimtare ndersa te 2010 jane paraprake!!! Prandaj per sa kohe nuk ka te dhena te sakta te certifikuara per vleren e GDP (lexo vleren jo %) atehere zoteria mund te thote se e ka edhe 40%, nuk i verteton dot njeri te kunderten sepse edhe GDP e nxjerr INSTAT.

          Programe sociale jane ato programe te cilat zbatohen ne mbeshtetje te shtresave ne nevoje. Pjesen me te madhe e hane pensionet, pastaj ke edhe ndihmen sociale per familjet ne nevoje, per jetimet, njerezit me aftesi te kufizuar, veteranet, ushtaraket, shtresa te caktuara te shoqerise etj. Programet sociale jane pjese e pandare e buxhetit te nje qeverie, qofte ajo edhe e djathte. Ceshtja qendron te disa zera te vecante sic eshte psh ndihma sociale. Kjo eshte nje pike ku te djathtet dhe te majtet ndahen. Nese te majtet, parimisht, jane per nje rritje te buxhetit ne kete ze, te djathtet kerkojne nje kufizim te tijin sepse nuk besojne qe mireqenia mund te arrihet me mbeshtetjen financiare te shtetit por me krijimin e vendeve te reja te punes nga biznesi. Eshte kendveshtrim ideologjik.

          Sigurisht qe Shqiperia eshte zhvilluar dhe po zhvillohet vitet e fundit nen potencialin e saj te vertete. Nuk ka ndonje studim te plote per potecialin e vertete ekonomik te Shqiperise por mendohet se vendi i ka kapacitetet per rritje dyshifrore. Sigurisht qe sot do te ishte e zorshme pasi shume burime jane ne shfrytezim por te mos harrojme qe Shqiperia ka ende burime dhe kapital te pashfrytezuar. Kush ka ende dyshime per kete qe po them te lexoje raportin e politikes monetare te Bankes se Shqiperise ku shkruhet se Shqiperia po zhvillohet nen mesataren e saj vjetore, qe sidoqofte eshte nen potencialin e saj te vertete.

          Mos harro mik qe nje komunist qe ka jetuar 40 vjet nen Enverin nuk ka per ta mesuar kurre cfare eshte ekonomia e tregut. As nuk pres ta dije nje piktor i deshtuar. Para pa ditesh shkrova ne nje koment ketu qe vetem Shqiperia e ka luksin te kete si kryeminister nje kardiolog te rrjedhur nga trute dhe nje kandidat per kryeminister nje piktor te deshtuar!

          Per piken e fundit. Ne vendin tone te gjithe pushverdhet qe dalin nga bankat e universitetit e konsiderojne veten intelektuale dhe kjo eshte paradoksale po te mendosh qe 3/4 e tyre nuk dine as te shkruajne nje ese e jo me te kryejne punen dhe hulumtimet e nje intelektuali. Pra intelektualet jane shume te pakte. Ekonomiste ka, por ata ose jane te futur ne vathen e politikes, qofte majtas, qofte djathtas, ose kane zene vende shume te mira pune, me paga te mira dhe nuk e vrasin mendjen per ate qe ndodh perreth. Ne nje debat me Landi Sverige une i tregova qe i perkas grupit te dyte. Jam i ndergjegjshem qe ky vend nuk ka per tu bere asnjehere sepse edhe kur te iki barbari i Vicidolit do te vije psikopati i Tirones qe dilte me b0le jashte ne ballkon ne rinine e vet bashke me shoqerine… Edhe kur te iki ky do te vije Basha e Tahiri qe me beso, jane edhe me te pangopur e te ndyre se keta qe kemi. Prandaj ata qe kane tru dhe vazhdojne te jetojne ketu, nuk e vrasin mendjen fare, jetojne jeten e tyre, as nuk shkojne ne votime sepse ky vend nuk i do keta njerez. Ky vend do te drejtohet nga injorante, psikopate, anadollake, vrases. Njerez si une nuk i duron dot kushdo sepse shqiptarit nuk i pelqen qe dikush me i ditur t’i tregoje si te beje punet. Mund te dukem cinik por kjo eshte e verteta.

          Respekte,

          1. Dean says:

            Hahaaha………a,tani me kujtohet se kete cilesine e ”cinikut” t’a kam vene une ne dukje.Nuk ka asgje te keqe pasi realiteti shqiptar te bo cinik,ironik,sarkastik,te pandjeshem ndaj dhimbjes dhe varferise,te mpin,te poshteron…etj.,por e rendesishme eshte qe te pakten tipa si puna jote jane te ndergjegjshem per Cilesi qe gezojne dhe manifestojne dhe kjo bo 1 diference te madhe.Ne fund te fundit diferenca midis kafshes dhe njeriut eshte NDERGJEGJA,pasi te operuarit nepermjet Instiktit eshte dicka e perbashket qe kemi me Kafshet.Eshte dicka e dhene ne rruge Natyrale,prandaj te uroj qe mos te ”akuzosh” vetveten per ate qe je,pasi eshte 1 reagim natyral per te mbrojt vetveten nga Realiteti dhe Kafshet ne Shqiperi.Ne mos gabohem me ke thene se je ne 1 vend pune me te ardhura te kenaqshme,keshtu qe shijoje 1 lajm te tille dhe mundohu t’a konsiderosh realitetin per rreth teje,si 1 ender te keqe,larg teje, me te cili nuk ke te besh fare.Keshtu mbro veten tate nga ana psikologjike,duke mos e leju realitetin qe te influencoje mbi ty.
            Eshte ironike,pasi vete jam Shqiptar me breza,dhe ne as1 menyre nuk e kam pa vetveten Ndryshe,apo kam kerkuar te beje ”Modifikimet” ne Identitetin tim duke i’u bashkangjitur Identiteteve paralele sikur disa te tjere bejne per t’i shpetu realitetit poshterues Shqiptar,por e verteta eshte se une e kam len Shqiperine per gjithmon pasi ne Shqiperi kishte shume Shqiptar (Lol,kush e lexo tani o duke me sha).
            Jemi 1 shoqeri shume e dobet dhe me 1 ndjenje te forte Inferioriteti,ku me i Urryeri eshte ai qe di apo thote dicka me shume se Turma.Shiko 1 video qe e kam shume per zemer pasi trego se si 1 shoqeri Buffalo(sh) eshte shume here me efikase se ne ne zgjidhjen e 1 problemi,ne 1 moment te caktuar,megjithese menyra e komunikimit midis tyre eshte shum here me pak efikase se sa gjuha e perdorur nga njeriu.E megjithate ne prap kemi probleme. LINK: Battle at Kruger

            http://www.youtube.com/watch?v=LU8DDYz68kM&hd=1

            Ki pak nerva t’a shikosh deri ne fund dhe do t’a kuptosh se c’a jam duke thene.
            Gjith te mirat

            1. Denis says:

              Dean,

              E kisha pare dhe e pashe prape se mu kujtua ? shume domethenese…

              Sa per biseden, mik, jo me larg se para pak ditesh pata nje debat te forte ketu me nje njeri, qe futej me emra te ndryshem, dhe perpiqej te me sulmonte ne dijet e mia dhe argumentet e mia. Keta njerez qesharake, meskine dhe injorante jane ne mase sot ne Shqiperi dhe menyra me e mire per tu perballurme ta eshte t’i ballafaqosh me idiotlliqet qe thone dhe pastaj tua plasesh ne fytyre injorancen. Keta njerez, kjo turme, zgjedhin politikanet qe na drejtojne, keta votojne serish Berishen edhe pse ai ju ka vrare 26 te aferm (sic ndodhi ne Gerdec ku fitoi PD), keta zgjedhin Ramen edhe kur ju shemb shtepite dhe drejton qytetin dhunshem, keta njerez duan keta politikane. Le t’i gezojne dhe le te bien ne shtrat pa buke sepse sipas kokes festen thote ky populli yne trim dhe i mencur! Le tu vdesim femijet urije! Te ishin burra ato pabolsat e Gerdecit do te kishte dale minimumi njeri ta kishte marre hak. Femija im nuk vlen me pak se femija i ndonje politikani. Por mbahen pas ulerimave te nje gruaje, keta trimat dhe burrat shqiptare. Rrine si pula, le te vuajne.

              Une dhe disa te tjere si une jemi ne minorance ne kete vend, perballe injorances se pergjithshme. Sigurisht qe nese nuk do te kisha punen e mire, jeten e qete dhe familjen nuk do te kisha ndenjur ketu por do te kisha ikur nje ore e me pare sepse ky eshte vendi i te marreve! Ketu ose duhet te marrohesh qe te jetosh me turmen, ose duhet te jesh plotesisht indiferent per vuajtjet e te tjereve sepse e kerkojne vete dhe nuk duan te dalin nga gropa ku kane hyre, ose kur te ngacmojne sa nuk duron me duhet te shfaqesh arrogant, cinik, t’i zesh me shpulla qe te kujtohen se ku e kane vendin! Po ta perseris, Shqiperia eshte vendi i te marreve qe dalin ne mitingje per Berishen e Ramen, Ciljeten e Greten, por nuk dalin ne proteste per rritjen e cmimeve, ujin qe vjen vetem 4 here ne dite, dritat qe shkeputen, korrupsionin qe s’te le te mbarosh nje pune. Atehere mire tu behet! Ça c’est la vie!!!

              Respekte,

    2. plaku says:

      Dean,
      Kisha nje pyetje te lutem, ku e ke gjetur me siper shprehjen qe ja referon raportit te Bankes Boterore : “” ”’Lajmi i mire eshte se Shqiperia ne disa perberes te shpenzimeve qeveritare si mbrojtja sociale apo te tjera eshte me mire se vendet e tjera…”.

      Me siper thuhet vetem : “Kryekonomisti i BB tha se Shqipëria nuk shpenzon shumë për mbrojtjen sociale krahasuar me vende të tjera,….”

      Pra sic e shef edhe vete ketu kemi nje ndryshim te madh.

      Me vjen keq por, nuk jam dakord me ty dhe mendimin e BB ne lidhje me faktin qe Shqiperia nuk shpenzon shume per mbrojtjen sociale, per aresimin dhe mjekesine.Sic e di edhe ti vete, popujve te Europes Perendimore ju eshte dashur nje lufte e ashper me demostrata, greva urie etje. per te patur nje ekonomi tregu socjale.
      Me vjen keq por, ky zoteria e BB po kekon nga Shqiperia ate qe kerkon BE nga Greqia. Pra te shtrengoje rrypin dhe te vazhdoje ne rrugen e saja me shpenzime te ulta per mbrojtje sociale, mjekesi dhe arsim. Rruga e drejte do ishte pezullimi i investimeve me borxhe per godinen e Parlamentit dhe ndertimin e dy stadjumeve.
      Sic duket ky zoteria eshte perfaqesuesi i shkolles gjermane, sipas te ciles vetem me politiken e shtrengimit te rrypit nga ana e popullit te thjeshte mund te arrihet ulja e borxhit publik.
      Kam mendimin se,l Partia Socjaliste duhet ta shfrytezoje kete raport te BB ne kuptimin qe, nepermjet tij provohet se, Sala genjen kur thote se ai ben shume per mjekesine, arsimin dhe anen socjale.
      Dean, me lejo te lutem te them se, para disa ditesh ne tv KLAN ne emisjonin Opinion te dates o5.03.2012, pashe intervisten me guvernatorin e BAnkes se Shqiperise Ardian Fullani. Ishte per te vene duart ne koke.
      Ja nje shembull. Kur erdhi fjala per Greqine, Fullani me nje arrogance dhe mendjemadhesi prej injoranti i thote Blendi Fejziut : “Greket e kane fajin vete, sepse ata qysh ne fillim nuk bene ate qe beme ne ne vitin 199…, kur kishim shume borxhe publike. Ne ju beme te qarte partnereve tane te huaj se ata duhet te benin nje “Haircut” ( falje te borxheve ) ne masen 70%. Ishte shume e thjeshte, ne i vume te huajt para dilemes “take it or leave it” ”
      duke e shoqeruar kete budallallek me nje qeshje vetkenaqesie qe te vinte per te vjelle. Hajde guvernator hajde, hajde idiot hajde, hajde genjeshtar me çisme hajde.!!!!
      Mua me habiti miopia ekonomike e Fejziut i cili, nuk i kujtoi zotit guvernator te bankes se, budallalleku qe ai tha do shkaktonte ate qe Shqiperia te mos merrte me asnje lek ne tregun e kapitalit boteror. Ajo qe guvernatori injorant nuk tha ishte qe, falja e borxheve prej 70% per Shqiperine ishte vendosur jo nga guvernatori i BAnkes Shqiptare por diku ne ndonje zyre politike te BE dhe ishte nje vendim politik.
      Eshte me te vertete per te qeshur. Kryeministri aktual i Greqise Papademos, eshte koke boterore ekonomike ( ka qene nen drejtori i BQE ) dhe vjen horri Fullani dhe me nje mendjemadhesi dhe arrogance te pa pare tregon se si duhet te bente Greqia. Falja e borxheve duhet te miratohej nga investoret e huaj qe i kishin dhene ato borxhe ne te kunder Greqia nuk do merrte me asnje lek nga tregu i kapitalit boteror.
      Dean, per sa kohe qe financat shqiptare kene ne krye njerez si Fullani dhe Berisha nuk do ta marrin veten. Keta jane genjeshtare injorante dhe asgje me teper. Mjere populli.
      Dean, po pate kohe shife te lutem ne internet kete interviste ( me te dhenat qe te dhashe me siper) dhe do bindesh se borxhi publik i Shqiperise eshte me i madh e 60% dhe se rritja e ardhurave te shqiptareve jane GENJESHTRA ME BISHT te Sales dhe Fullanos. Per me teper qysh para nje muaji INSTAT varet drejt per drejt nga Sala.
      Pershendetje

      1. Denis says:

        Plaku,

        Akoma me Fullanin merresh ti? Po lere te ziun te haje ndonje qepe te njome gjekundi! Merru me ekonomine mos u merr me Fullanin se ai s’ka asnje lidhje me ekonomine dhe financat. Ai ne goje te ujkut hidhte valle!!!

        Respekte,

        1. plaku says:

          Denis,
          Jam shume krenar qe edhe ti paske te njejtin mendim per Fullanon. Ne Tv tregoi se, kishte qene ekonomist ne nje koperative bujqesore ne rethin e Tiranes. Nuk e di por mu duk shume mendjemadh dhe njeri bosh . Perdorte aty ketu, pa hesap, terma ekonomike ne anglisht. Kam mendimin se, vuan nga pasojat e semundjes se inferioritetit. Foli shume mire per Berishen dhe se Berisha nuk nderhyn ne punet e Bankes se Shteit dhe se eshte “fat” qe, ai ka nje kryeminister te tille. Gjate gjithe kohes kerceja perpjete nga genjeshtrat me bisht qe tregonte. Me e bukura ishte se, Blendi Fejziu e linte te pillte genjeshtra dhe Fullani yne e ndjente veten si peshku ne uje. Me nje fjale nje maskarade e ndyre.Ishte fatkeqesi te mendoj se ky idiot drejton politiken e lekut te Shqiperise. Jam i bindur se, ky dhe Berisha genjejne pa pike turpi per shifrat qe japin.
          Pershendetje.

          1. Denis says:

            Plaku,

            Po c’mund te presesh nga njeri i cili u fut ne ekonomik vetem pse i ati ishte kreu i Arbitrazhit ne kohen e Enverit? Aman o burre mos me bej te flas per Fullanin se e njohin te gjithe!

            Respekte,

  7. shqiptar says:

    QERROHUNI NGA KY VEND JU TE BB SE PO E MBYTNI ME KEQ SHQIPERINE TONE.NUK JU THONE KOT SHUSHUNJA

  8. Gusmari says:

    Dean & Denis. Ndaj te njejtat mendime me ju.Berisha manipulon burimin e te dhenave me qellim qe te manipuloje rezultatet finale sic i interesojne atij.
    Dicka i korruptuar duket ky zoteri ne deklaratat e tij. I korruptuar me parate tona, na tregon perralla suksesesh ne!

  9. Treviso says:

    Ky zoteria i B.B.se te mos kenaqi shqiptaret me rezultatet falso por te tregoje ku shkuan fondet qe u dhane per ndarjen e pronave pronarit te vertete qe nuk eshte realizu as 10%.Keto para te shpenzuara ose te vjedhura dalin nga taksa-paguesit e popullit te varfer.

  10. Eni says:

    Duke u nisur nga shpenzimet e sherbimet per nje person, t’ardhurat jane me te vogla se ne vitet 1970,1980 dhe 1985, kur t’ardhurat nga emigracioni ishin zero dhe popollsia ne vendin tone eshte zvogeluar mbi 35%. Ish mjeku e varrosi Shqiperine. Na rrofshin hajduto-kriminelo-demokratet.

  11. eleYΘeriskepsi says:

    He per he mos u shqetesoni ne Shqiperi.
    Tani per tani , jan te zene me piken ” G ” te “DERRIT” problematike.

    P.I.Ι.G.S(= DERRA )

    P=Portugali
    I=Italy
    G=Greqi
    S=Spain
    Pak me vone u shtua edhe nje Ι, ajo e Irlandis (P.I.I.G.S.)

    1. plaku says:

      zonjes me origjine greke,
      Pse flet vetem budallalliqe moj zonja me origjine greke.Irlanda dhe Greqia ishin ne fillim fare shtetet me borxhe te medha, dhe VETEM MA PAS u shtuan edhe Portugalia, Spanja dhe Italia. Pra nuk eshte aspak e vertete ajo qe thua ti : “Pak me vone u shtua edhe nje Ι, ajo e Irlandis (P.I.I.G.S.)”

      1. Nandi says:

        Thuhet GIPSI – Greqi, Irlande, Portugali, Spanje, Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje