Erdogan anulon vizitën në Gjermani

17 Mars 2012, 11:52Politika TEMA

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka anuluar një vizitë në Gjermani. Shefi i qeverisë do ishte i pranishëm në marrjen e çmimit Steiger në Bochum. Zyrtarisht u tha se vizita u anulua për shkak se në Afganistan është rrëzuar një helikopter ushtarak ku mbetën të vrarë 14 persona.

Por marrja e çmimit nga Erdogan ka shkaktuar shumë debat. Një protestë masive ishte parashikuar në Bochum nga armenët, kurdët e alevitët. Policia e këtij qyteti kishte thirrur përforcime nga qytete të tjera. Vetëm alevitë mendohej se do ishin 20 mijë protestues. Ata thonë se Erdogan nuk e meriton një çmim për tolerancën për shkak të qëndrimit që ka mbajtur ndaj pakicave dhe medias në vend.

Edhe kristian- socialët në qeveri kanë lëshuar kritika ndaj dhënies së këtij çmimi. “Një çmim për tolerancën për Erdogan është një gabim i çuditshëm,” tha sekretari i Përgjithshëm i CSU. “Erdogan meriton një çmim për intolerancën”.

Kryeministrit turk do ia dorëzonte çmimin ish- kancelari Gerhard Schroeder. Organizatorët thonë se çmimi nuk do jepet në mungesë. Ata do kërkojnë një zgjidhje tjetër.

Çmimi Steiger jepet çdo vit si një iniciativë private. Ai u jepet njerëzve që karakterizohen nga ‘sinqeriteti, toleranca dhe humaniteti’.

7 komente në “Erdogan anulon vizitën në Gjermani”

    1. Aishja prej Sauku says:

      I like it.
      Shum e goditur si fotomontazh.
      Respekt per ate qe e ka ber ket kombinacion teper domethenes.

  1. Kalorsi i zi says:

    Ka nje problem te madh me kriteret e ”burrave te shtetit” ne kete 10- vjecar kudo ne bote. Jane te gjithe patrinot e mafjes finacjare te liberaleve me komandant B Netanyahu dhe G W Bush. Popujt e gjithe botes po kerkojne vlerat njerezore dhe do ti largojne keta pseudo burra shteti qe nuk jane asgje tjeter vecese diktatore. Mbase lufta na pret sepse me demokraci nuk e kuptojne.

    1. ...? says:

      shume dakort me pjesen e pare te komentit. une mendoj se njeriu nuk eshte ne kerkim te vlerave sepse vlerat i kishte dhe i refuzoi. me lavazhin qe i eshte bere trurit njerzor veshtire te rikuperohet si proces.

  2. kola says:

    kaloresi i zi , urime koment me vend

  3. tourkofagos says:

    lajm i ores se fundit,marmides Erdogan pas nderhyrjes se dyte ne procto,i ka ngelur vetem 1 vit jete……!!!
    ajde ne koke te Davoutoglou-t…..

  4. raimond says:

    Erdogan mos harro ! Lesho ndonje rakete andej nga Greqia qe ta besh hale fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje