Fawas Akhras
Fawas Akhras është një kardiolog i njohur, ka në pronësi një klinikë private në Londër dhe është vjehrri i presidentit sirian Bashar Al Assad. Deri më tani shihej si një këshilltar i moderuar dhe si pikë lidhje e sundimtarit sirian me Perëndimin.
Por e-mailet që ka nisur të publikojë e përditshmja britanike ‘The Guardian’ të bëjnë të rimendosh diçka të tillë. Gazeta thotë se ka 3 mijë e-maile të presidentit sirian, mes tyre edhe ato me vjehrrin e tij. Vjehrri i jep këshilla dhëndrit se si duhet të bëjë marrëdhënie me publikun. Në një e-mail dërguar vajzës dhe dhëndrit ai jep një listë me 13 argumente për t’iu kundërvënë Perëndimit. Vjehrri këshillon dhëndrin për tu kujtuar amerikanëve 2200 ushtarët amerikanë që kanë dezertuar në Irak. Po ashtu thotë se u duhen kujtuar atyre torturat në Guantanamo dhe në burgun e Abu Ghraib. Vjehrri thotë se Perëndimi po mban qëndrime me moral të dyfishtë. “Numri i viktimave në Libi ishte 102 mijë. Përse nuk u shqetësua atëherë OKB, por bëhet merak për viktimat në Siri,” shkruan ai.
Ndërkohë, duke folur për Daily Telegraph, ai i krahason vrasjet në Siri me trazirat në Londër. “A pati thënë edhe Cameron që do nxirrte ushtrinë atëherë? Çfarë do bëni ju? Do i shihnit duke vrarë? Ju keni përgjegjësi për të siguruar njerëzit,” tha ai. I pyetur se në Londër nuk u vra një njeri, ai tha se ata nuk janë aq të sofistikuar sa policia e Anglisë. Sipas tij, 7 mijë të vrarët në Siri janë shumë më mirë se numri i të vrarëve në Libi.
Por se çfarë mendon presidenti sirian Bashar Al Assad për demokracinë e tregon një e-mail mes tij dhe bashkëshortes.
Asma: Do mbaroj në pesë. Të dua shumë.
Bashar: Kjo është reforma më e mirë që mund të bëjë një vend. Ne do miratojmë atë në vend të atyre ligjeve plehra për parti, zgjedhje, media….
Dhe ky kardiolog qenka!!!!!
Po te ishe vjerri i Sales do ishe korruptue ene ti.
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
Ketyre ju pelqen sterlina,euro dhe dollari.Edhe pse jeton ne perendim kultura se ciles ai i perket nuk e lejon qe te behet perendimor.Kane per te mbetur shtaze deri ne vdekje.Nje tjeter prove qe dialogu eshte thjesht kohe e humbur.
Urime! Te gjitha argumentat e zotit Fawas Akhras jane absolutisht te sakta. Kriminelet e Amerikes vrane 100 mije vete ne Libi qe te testonin armet e tyre dhe te shtinin ne dore naften e ketij vendi dhe askush nuk foli per ta. Askush…ne fakt une dhe ca te tjere kemi folur sa kemi mundur,por fuqia mediatike agresive e manjateve amerikane te naftes dhe te armatimit eshte gjigande. Oreksi i tyre per grabitje te pasurive te te tjereve eshte i pangopshem. Prandaj duan “demokraci” dhe ne Siri,sa te krijojne nje qeveri kukull,sa te fusin ne dore naften e ketij vendi,sa ta sigurojne shtetin çifut se nga Siria nuk e gjen me kurre gje dhe prandaj mund te tallet si te doje me kauzen palestineze!
Hej ANALIST.
Ti nuk je shqiptar. Dhe nuk i takon races shqiptare. Shko nè vendet arabe tè banosh, tè jetosh, dhe ti mbrosh nga Amerika dhe nga Europa. Mos harro tè maresh edhe Sali Berishen Familjarisht.
Baba im e ka më të madh se baba jot.
Gjyshi, akoma edhe më të madh se gjyshi jot.
nje shprehje popullore thote
miku mikut i ngan 40 para dhe 40 vjet mbrapa
me pak fjale tenxherja kapakun gjen
Perderisa mesazhet jane situr nga duart e medias, disa gjera rregullohen qe fuqite perendimore mos te diskretitohen fare para opionionit publik.
Psh Sipas gazetes SPIEGEL, vetem gjate vitit 2007, ishin 4698 ushtare amerikane qe dezertuan nga lufta e Irakut. Kurse sipas Pentagonit, gjate viteve 2003- 2008 kane hequr dore nga angazhimi ne ushtri 25 mije ushtarake amerikane nga frika se mos dergohen ne Irak.
Ja lajmi i para 4 viteve:
According to the US Army, 4,698 soldiers deserted last year alone, and the Pentagon has counted more than 25,000 career soldiers who have gone absent without leave (AWOL) since the beginning of the Iraq war in 2003. Any soldier who is AWOL for more than 30 days is considered a deserter, and those captured by the US military police usually end up behind bars for many months.
Spiegel Internatonal online 12.03.2008