Akuza: Shpërthimi në Gërdec mund të ndodhte në çdo moment

15 Mars 2012, 21:09Politika TEMA

Mund të mos ishte më 15 mars 2008, mund të mos ishte nga një karrocë e salduar, por një gjë është e sigurt sipas prokurorisë: shpërthimi në Gërdec mund të ndodhte nga momenti në moment për shkak se të akuzuarit kishin krijuar aty një bombë vdekjeprurëse.

Është ky konkluzioni i prokurorisë në pretencën për ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008. Ndërkohë gjykata e Faktit në Tiranë ka zhvlerësuar akuzën për vrasje, duke i lënë afërmit me pikëpyetje se kush ishte personi që i vrau të dashurit e tyre. Me shumë gjasë gjykata ka vendosur në këtë mënyrë duke e quajtur shpërthimin në Gërdec aksidental.

Por siç thotë prokuroria, Mihal Delijorgji, pronari i fabrikës së vdekjes, ishte paralajmëruar nga vetë i akuzuari Sokol Ngjeçi se situata në Gërdec ishte katastrofike, por nuk pati asnjë reagim. Ngjeçi paralajmëroi edhe Ylli Pinarin, por sërish municionet e rënda vërshuan në Gërdec. Ylli Pinari madje kishte paralajmëruar për një rast disa herë më pak të rrezikshëm për depot e Memajt, por për malin e frikshëm në Gërdec, nuk kishte reaguar.

Po ashtu prokuroria përmes tablateve ka dëshmuar se si Mihal Delijorgji kishte komunikuar me qindra herë në telefon me Ylli Pinarin, Luan Hoxhën e me një dyzinë drejtuesish ushtarakë, që vepronin si të punësuarit e Delijorgjit.

Në pretencë thuhet po ashtu se firma amerikane SAC nuk mori asnjë qindarkë nga puna e Delijorgjit, edhe pse bëri një investim fillestar për demontimin. Më poshtë gjeni pjesë nga pretenca.

 

Ja pse Delijorgji, Pinari e Minxolli akuzohen për vrasje

 

Te pandehurit Mihal DELIJORGJI, Ylli PINARI dhe Dritan MINXOLLI, jane paralajmeruar nga i pandehuri Sokol NGJECI dhe deshmitari Xhemal ORANLLI, per situaten katastrofike dhe per rreziqet qe ishin prezente ne Gerdec, por nuk kane reaguar.

-I pandehuri Sokol NGJECI, ne muajin shkurt 2008 i ka shprehur shqetesimin te pandehurit Mihal DELIJORGJI ne lidhje me sasine e madhe te predhave dhe barutit, te grumbulluara ne vendin e demontimit. I pandehuri Mihal DELIJORGJI i eshte pergjigjur duke i thene qe te mos shqetesohej, mbasi ai kishte porositur nje linje te fugishme teknologjike ne Rusi, ose Bullgari, per heqjen e TNT-se nga predhat dhe asgjesimin e djegoreve.

I pandehuri Sokol NGJECI i ka paragitur te njejtin shgetesim edhe te pandehurit Ylli PINARI, i cili i eshte pergjigjur se se shpejti do të fillonte hegja e predhave dhe barutit, duke e urdheruar njekohesisht që te vazhdojë furnizimi me municione.

-I pandehuri Sokol NGJECI ka marre te njejten pergjigje qe i kishte dhene i pandehuri Mihal DELIJORGJI edhe ne rastin kur shqetesimin e tij, ia paraqiti te pandehurit Dritan MINXOLLI.

-I pandehuri Sokol NGJECI, ndonese paralajmeron te pandehurit e tjere, edhe vete i injoron keto paralajmerime, duke vazhduar te marre pjese aktive ne procesin e demontimit te kalibrave jo te vegjel.

Te pandehurit Ylli PINARI, Mihal DELIJORGJI, Dritan MINXOLLI dhe Sokol NGJECI kane patur dijeni te plote ne lidhje me sasite e medha te municioneve te kalibrit te madh, qe ishin grumbulluar ne ambientet e ish-repartit ushtarak Gerdec, sasite e medha te barutit dhe vendndodhjet e tyre, sasite e medha te nenprodukteve te tjera, si djegore, gezhoja, maja predhash etj. Ata ishin te vetedijshem per rrezikun shume te madh qe ekzistonte dhe nuk bene asnje veprim per ta eleminuar kete rrezik. Nderkohe qe cdo dite vazhdonin pa nderprerje dhe me intensitet te larte procesin e furnizimit me municion te kalibrit te madh dhe demontimin e tyre.

I pandehuri Ylli PINARI ka gene i vetedijshem per rrezikun shume, shume te madh, deri ne permasa katastrofike qe sillte grumbullimi i sasive te medha te municionit dhe nenprodukteve te dala nga demontimi dhe megjithate nuk mori asnje mase per te evituar kete rrezik konstant. Ai ne vitin 2005 ne nje rast demontimi te kalibrave 57, 85 dhe 100 mm, nga KM.Polican dhe U.M.Gramsh, i ka paraqitur zv/Ministres se Mbrojtjes rrezikun qe paraqeste grumbullimi (saktesisht e ka quajtur burim eksplozioni) ne depot e Memaj-t, i nenprodukteve te dala nga demontimi (sasia e te cilave ishte shume me e vogel se ajo qe gjendej ne Gerdec ne momentin e shperthimit te dates 15.03.2008);

-Edhe per kete proces i pandehuri Mihal DELIJORGJI mbante kontakte te drejtperdrejta me struktura te Forcave te Armatosura, te cilave iu kerkonte furnizimin me municione megjithe sasite teper te medhaja që ishin krijuar stok ne Gerdec. Ai kontaktonte deri edhe me Shefin e Shtabit te Pergjithshem, te pandehurin Luan HOXHA, ge ky fundit te telefononte dhe te kerkonte sasi municioni.

Gjate periudhes qe eshte zhvilluar procesi i demontimit, i pandehuri Mihal DELIJORGJI ka komunikuar nepermjet telefonit celular me te pandehurin Ylli PINARI ne 2456 raste te shtrira ne kohe nga data 01.11.2006 deri ne daten 15.03.2008, me te pandehurin Luan HOXHA ne 205 raste, me te pandehurin Sokol NGJECI ne 74 raste, me te pandehurin Dashnor CAUSHI ne 70 raste, me te pandehurin Jorgo MINO ne 6 raste, me te pandehurin Shpetim SPAHIU ne 47 raste, me deshmitaret Albert BORA me detyre shef shtabi i KM-se ne 55 raste, me deshmitarin Paulin PALUKU, me detyre specialist armatimi ne KFB ne 10 raste, me deshmitarin Lavderim COTA, specialist armatimi ne Brigaden Logjistike ne 31 raste, me shtetasin Kristaq ARAPI me detyre specialist i infrastruktures ne KFB ne 12 raste, me deshmitarin Xhemal ORANLLI, me detyre specialist armatimi ne ndermarrjen MEICO ne 74 raste dhe me deshmitarin Kadri SULI ka po ashtu nje numer shume te madh telefonatash.

– I pandehuri Mihal DELIJORGJI, eshte personi i vetem perfaqesues i shoqerise “ALBADEMIL” shpk, qe ka drejtuar dhe ka gene pergjegjes per zhvillimin e gjithe procesit te demontimit. Ai ka nenshkruar disa kontrata si perfaqesues i “ALBADEMIL shpk” per shitje skrapi, baruti etj., duke siguruar te ardhura ne favor te kesaj shoqerie.

Megjithese kishte siguruar shume te ardhura, ne asnje rast i pandehuri Mihal DELIJORGJI, nuk dergoi ne llogari te shoqerise SAC inc, ndonje qindarke, nderkohe qe shoqeria SAC inc kishte kontribuar me mbi 800 mije USD vetem per blerjen e makinerive per demontimin e makinerive te kalibrave te vegjel.

– I pandehuri Mihal DELIJORGJI vetem nje here dhe pikerisht ne daten 14.03.2008, me insistim te vazhdueshën te shtetasit Patrick HENRY, e ka informuar kete te fundit, lidhur me fitimin e shoqerise, bilancin e saj etj, persa i takon realizmit te kontrates se pare.

Te pandehurit Mihal DELIJORGJI dhe Dritan MINXOLLI kane vepruar ne emer dhe per llogari te te pandehurit shoqeria “ALBADEMIL” shpk, me ortake te pandehurin Mihal DELIJORGJI, i cili ka paketen zoteruese te aksioneve dhe shtetasin amerikan Patrick HENRY.

-I pandehuri shogeria Albademil shpk, nepermjet ortakut/administratorit Mihal DELIJORGJI dhe drejtorit ekzekutiv te saj, te pandehurit Dritan MINXOLLI:

•ka marre nga ndermarrja MEICO, municione luftarake te kalibrave 7.62mm deri 152 mm, ne mungese te nje kontrate me ndermarrjen MEICO;

•ka zhvilluar procesin e demontimit pa patur projekte per cmontim dhe cmilitarizim te municioneve luftarake dhe ne mungese te pervojes;

•nuk ka patur kapacite teknike dhe teknologji per realizimin e procesit te cmontimit dhe cmilitarizimit;

•nuk kishte licence per cmontim dhe cmilitarizim municionesh;

•nuk kishte licence per vendin dhe magazinimin e municioneve dhe nenprodukteve te rrezikshme te perftuara nga procesi i cmontimit;

•nuk ka patur planizim per zbatimin e rregullave dhe masave te sigurise per realizimin e nje procesi te sigurte;

•eshte furnizuar me municione te kalibrave jo te vegjel ne sasi te medha, rreth 150-200 ton ne dite, jashte cdo lloj kriteri dhe ne kundershtim me kapacitetet dhe aftesite perpunuese ditore te saj;

•ka punesuar punonjes te pakualifikuar, deri te mitur, duke shperfillur në menyre te dukshme, natyren e shtuar te rrezikut te municioneve dhe nenprodukteve te dala nga cmontimit;

•ka perdorur mjete dhe metoda pune te papershtatshme, qe bartnin rrezikun e shkaktimit te zjarrit, sic kane gene perdorimi per transportin e baruteve, te karrocave metalike te saposalduara e

•ka grumbulluar dhe depozituar municione dhe nënprodukte lende plasese dhe djegese, burim me rrezikshmeri te larte te sigurise se shtuar per kete rajon;

•ka organizuar dhe realizuar nje proces kaotik dhe ne shpërfillje te dukshme te standarteve minimale te sigurise, ne marrjen ne dorezim, grumbullimin dhe depozitimin e municioneve/shtimjeve, si dhe ne levizjen, administrimin, depozitimin dhe largimin e produkeve të rrezikshme to perftuara ne kete proës.

I pandehuri shoqeria ALBADEMIL shpk, ka pergjegjesi ligjore per veprimet qe ka kryer si shoqeri tregtare dhe qe u permenden me siper. Dispozita e nenit 45 te K.Penal, parashikon shprehimisht ne paragrafin e pare te tij, qe “personat juridike, me perjashtim te institucioneve shteterore, pergjigjen penalisht per veprat penale, te kryer ne emer ose ne dobi te tyre, nga organet dhe perfaqesuesit e tyre”. Me tej ne paragrafin e trete parashikon qe “pergjegjesia penale e personave juridike nuk perjashton ate te personave fizike, te cilat kane kryer ose jane bashkepunetore ne kryerjen e te njejtave vepra penale”. Fakti qe i pandehuri Mihal DELIJORGJI, eshte ortak i kesaj shoqerie dhe i pandehur ne kete proces, nuk perjashton nga pergjegjesia penale personin juridik ALBADEMIL sh.p.k., pasi paragrafi i trete i nenit 45 te K.Penal, parashikon se pergjegjesia penale e personave juridike nuk perjashton ate te personave fizike, te cilat kane kryer ose jane bashkepunetore ne kryerjen e te njejtave vepra penale, pa bore asnje perjashtim. Ne ndihme te kesaj logjike, vjen edhe neni 26 (pika 1 dhe 3) i ligjit nr. 9754, date 14.06.2007 “Per pergjegjesine penale per personat juridike”, i cili percakton se cili do te jete perfaqesuesi i personit juridik ne nje proces penal, si dhe perjashton mundesine per te gene perfaqesues te personit, i cili thirret me cilesine e deshmitarit, ose procedohet penalisht per te njejten veper penale. Kjo do te thote, qe Mihal DELIJORGJI nuk mund te jete perfaqesues i personit juridik ALBADEMIL sh.p.k. ne kete proces gjyqesor dhe per veprimet e kryera nga shoqeria ALBADEMIL sh.p.k. si dhe ato qe jane kryer ne dobi te saj, detyrimisht do te mbaje pergjegjesi penale vete kjo shogeri. Persa i takon llojit dhe mases e denimit qe ligji parashikon per personin juridik, pika 4, e nenit 11, te ligjit nr. 9754, date 14.06.2007 “Per pergjegjesine penale per personat juridike”, rregullon masen e denimit me gjobe qe do te jepet per personin juridik, duke e lidhur me masen e denimit me burgim qe Kodi Penal parashikon per vepren penale konkrete per te cilen akuzohet personi juridik.

Gjate gjykimit u provua lidhja shkakesore e drejtperdrejte midis veprimeve dhe mosveprimeve te te pandehurve dhe pasojave kriminale te ardhura. Shperthimet ishin shkaku qe sollen gjithe pasojat e renda njerezore dhe materiale. Shperthimet ndodhen nga perhapja e flakes neper municionet dhe nenproduktet e dala nga cmontimi dhe ge ndodheshin te shperndara ne pothuajse gjithe territorin e ish-repartit ushtarak. Shkaku i flakes ishte ndezja e nje thesi baruti ge u vendos mbi karrocen e saposalduar nga viktima Qemal DELIU.

Pse themi qe pikerisht shkaku i ndezjes se zjarrit erdhi drejtepersedrejti nga veprimet dhe mosveprimet e te pandehurve Mihal DELIJORGJI, Ylli PINARI, Dritan MINXOLLI, Sokol NGJECI dhe shogeria ALBADEMIL shpk?

E themi kete pasi, te pandehurit Mihal DELIJORGJI dhe Ylli PINARI ne marreveshje me njeri-tjetrin iniciuan dhe realizuan gjithe procesin e demontimit qe kreu i pandehuri shoqeria ALBADEMIL shpk. Te dy keta te pandehur me ndihmen edhe te te pandehurve Dritan MINXOLLI dhe Sokol NGJECI, organizuan, drejtuan dhe mbikegyren deri ne detaje gjithe procesin e cmontimit te kalibrave jo te vegjel. Procesi i cmontimit të municioneve te ketyre kalibrave u zhvillua pa asnje rregull, te domosdoshem per vete specifiken dhe natyren e rrezikshme te procesit. Per menyren se si po zhvillohej procesi, lindja e zjarrit ishte e pashmangshme. Ky zjarr mund edhe te mos ndodhte ne daten 15 mars 2008, mund te mos ndodhte edhe nga nje karroce e salduar, por ajo qe themi me siguri te plote, eshte ge per nga menyra se si zhvillohej procesi, lindja e zjarrit mund te ndodhte ne cdo moment.

Aq dramatike paraqitej situata e demontimit te municioneve te kalibrave jo te vegjel, sa shume persona qe punonin aty mendonin te largoheshin, por gendronin vetem te detyruar nga arsye ekonomike. Shkak percaktues per ardhjen e pasojes ishin veprimet dhe mosveprimet e te gjithe te pandehurve, te cilet me kontributin e tyre individual ndikuan ne menyre te drejteperdrejte ne ardhjen e pasojes:

Te pershkruarit si me siper, te kontributit te secilit prej te pandehurve, tregon ne fakt shkallen dhe nivelin e bashkepunimit ka ekzistuar midis tyre. Ky bashkepunim ka gene me marreveshje te meparshme, por here here ai eshte realizuar edhe me veprime konkludente, te cilat kane te bejne kryesisht me realizimin e procesit ne terren.

Sa me siper, te pandehurit Ylli PINARI, Mihal DELIJORGJI, Dritan MINXOLLI dhe Sokol NGJECI, ne bashkepunim, kane kryer veprat penale:

•”Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, te kryer ne bashkepunim, kunder 26 personave dhe ne menyre to rrezikshme per jeten e shume personave, krim i parashikuar nga nenet 79, germa “dh”, “e” – 25 te Kodit Penal.

•”Shkaterrimi i prones me eksploziv”, i kryer ne bashkepunim, qe ka shkaktuar shkaterrimin e proxies me pasoja te renda materiale ne vlere 2.243.843.616 leke, krim i parashikuar nga nenet 152/2 – 25 te Kodit Penal.

Gjithashtu, personi juridik i pandehur, shoqeria ALBADEMIL shpk, ka kryer vepra penale:

•”Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, kunder 26 personave dhe ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave, krim i parashikuar nga nenet 79, germa “dh”, “e” – 25 te Kodit Penal.

•”Shkaterrimi i prones me eksploziv”, qe ka shkaktuar shkaterrimin e prones me pasoja te renda materiale ne vlere 2 243 843 616 leke, krim i parashikuar nga nenet 152/2 – 25 te Kodit Penal.

Ne vijim, paraqiten ne menyre te permbledhur disa nga deshmite e shtetasve te pyetur gjate gjykimit, te cilet kane shpjeguar per faktet qe u analizuan hollesisht me siper.

•Po ashtu, paraqiten ne menyre te permbledhur edhe deklarimet e te pandehurit Sokol NGJECI, dhena gjate hetimeve paraprake, te cilat bazuar ne nenet 370 dhe 371 te Kodit te Procedures Penale, u lexuan dhe u bene pjese e fashikullit gjyqesor.

8 komente në “Akuza: Shpërthimi në Gërdec mund të ndodhte në çdo moment”

  1. E per sa koh keta nuk bezojn per involvimn e Doktorit a Zenit, e meritojne lirine, e ju bini murit me koke po deshet.

    1. raimondi says:

      Kjo eshte nje prokurori teper e pa afte

      -Nqs shperthimi mund te ndodhte ne cdo moment , duhej qe ky shperthim
      te kishte ndodhur brenda dhe per shkak te ndonje pakujdesie kur punetoret punonin brenda ne fabrike

      –Mirpo aty kishte nja dy muaj qe punonin dhe nuk kishte ndodhur azgje

      Kjo tregon se shperthimi nuk mund te ndodhte brenda apo edhe jashte fabrikes
      , sado te pakujdeseshem dhe te pakualifikuar te ishin punetoret —

      Nga menyra se si ndodhi shperthmi tregon se shperthimi ne ate ambjen aty ndodhte vetem nqs fusje direkt flaken….

      —–Ndryshe nga perplasjet , ferkimet dhe keto lloj fenomene te krijuara
      nga gabimi njerezor ne pune e siper , qe krijojne nje fare nxehtesie kalimtare
      nuk krijonin dot shperthim—–Sepse sic thashe po qe se keto shkaqe te gabimit njerezor (aksidentalisht ) do e kishin ate aftesi per te krijuar shperthim –
      atehere do kishte ndodhur shperthimi me kohe , dhe nuk do priste qe te saldonte karoocen jashte fabrikes qe te ndodhte

      –Atje ne ate fabrike , punonin edhe kalamaj, dhe qe te gjithe ishin te pakualifikuar ,
      keshtu qe keto gabime njerezore aksidentale atje kane ndodhur per dite ,se femijet nuk mund te jene te kujdeseshem –Mirpo koha tregoi se atje nuk ndodhi shperthmi nga keto shkaqe…….

      ——–Pra megjithse atje ishte nje ambjent armatimi , shperthimi ndodhte vetem nqs ti i ndizje zjarr —

      Saldatura eshte tamam flake dhe me temeperature 5000 grade e me shume –dhe ka shume mundesi qe saldatura te kete qene saldim me bombola gazi qe merr flake qe ne distance ……

      – Ndaj shperthimi aty ka qene i qellimeshem dhe kjo eshte veper e sherbimit sekret grek ne bashkepunim me kete kelyshin grek qe ben karshillek duke qeshur ne mes policeve

      –Shikoni cfare kelysh bushtre qe nuk ka asnje ndjenje njerezore per krimin qe beri por qesh kur aty jane vrare mbi 20 vete
      –Kjo eshte nje arsye me shume qe ai e ka bere me qellim……

      1. sade says:

        ju pergezoj per kete llogjike te sakte me ne fund

  2. arif musai says:

    keta prokurori jan ato qe kane mbaruar shkollen ne keto vite pa studiar por ne kurriz te nje populli prandaj edhe keta prokure duhet te denohen sepse nuk kane zbatuar ligjet bashke me vrasesit e tjere qe kan marre denime qesharake

  3. Mirej says:

    Mendoj qe Tema i ben dem prokurorise kur vazhdon te citoje dhe botoje idjotizmat pa fund dhe shkeljet pa fund qe ( jo pa qellim )ka futur ne ate dosje.Nuk i behet asnje e mire qartesimit te ngjarjes se tmerrshme te gerdecit duke ngritur prokurorine e duke goditur pa fund gjykatat.Sic e dime te gjithe vendimi merret ne gjykate ku ka shume per te permiresuar por jo duke e goditur pa fund ate.Mendoj qe cdo gjykates vendimin e vet sado i gabuar qofte e “mbeshtet” mire ne ligj dhe ketu ndihmesen me te madhe ka pikerisht kete lloj prokurorije(jo ne cdo rast).Nqs hetimi behet me urdhra dhe orientime politike nuk duhet ta kerkojme te keqen tek gjykata.Dosja e gerdecit do mbetet nje turp i madh per prokurorine .

  4. Camill says:

    I sugjeroj Temes te botoje deklarimet e Gjecit dhe Oranlliut ne gjyq lidhur me sa thuhet ne shkrim.Te gjithe e dime qe vlere kane cfare thote deshmitari ne gjyq jo ne prokurori ku e kercnojne ne cdo moment me pranga.
    Gjithashtu a vlejne deklarimet e te pandehurit?
    Si ngrihet nje akuze per vrasje masive me keto lloj pallavrash?
    Kjo akuze eshte bazuar vetem mbi urdhra te pastra politike dhe dihet mire nga kush.Njerezit duhet te marrin ate qe ju takon jo si i do qefi atyre qe kishin pergjegjesi direkte e pa pike turpi thane nuk dime gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje