Një nënë në kërkim të drejtësisë (VIDEO)

15 Mars 2012, 17:01Politika TEMA

Zamira Durda është një nga familjarët që humbën të afërmit në tragjedinë e Gërdecit. Ajo ka humbur djalin e saj 7-vjeçar, dhimbja për të cilin e shndërruan në heroinën e përpjekjeve për të kërkuar drejtësinë e vërtetë. 

Ajo ka drejtuar për katër vjet me radhë protestat për moszvarritjen e hetimeve dhe gjykimit, ndërsa ditën e vendimit të gjykatës, u rebelua në sallën e gjyqit.

Zamira ruan në sirtar të gjitha sendet e të birit, Erisonit i cili u vra nga predhat në Gërdec. Që nga lodrat, këpuca e tij e vetme, që i mbeti në afërsi të vendngjarjes dhe abetarja e tij, që mbeti pergjithmone tek shkronja “th”.

Kur ne Gjykaten e Tiranes nisi historia e paprecedente e zvarritjes se procesit gjyqesor, Zamira Durda, u shderrua ne simbolin e protestes per kerkimin e drejtesise. Protesta para gjykates, padi dhe protesta para Prokurorise se Pergjithshme. Ne menyre sistematike ajo shnderroi ne kazus protesten e ndaj padrejtesise qe po behej me Gerdecin.

“Unë po e kërkoj drejtesine në bazë të rregullave. Kam 4 vjet që kam ndjekur rregullat e këtij shteti. Do ta kërkoj drejtësinë, në bazë të rregullave, ama në fund, nëse nuk marr drejtësi, Zamira e di vetë…Unë akuzoj shtetin sepse kishin për detyrë të na mbronin. Ne nuk ishim në gjenjde lufte që unë ta mbroja fëmijën. Kemi institucione shtetërore që paguajmë për të na mbrojtur jetën. Përse nuk duhet unë të kërkoj drejtësi? Kush e vrau tim bir, përse e vrau? Këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje as pozitive, as negative. I kam dërguar letër të hapur Presidentit, në Kuvend ka letra te familjareve, në Kryeministri ka letra…nuk ka asnjë reagim, asnjë përgjigje”, thotë Zamira.

Zamira Durda ka humbur ne tragjedine e 15 marsit 2008, perveç te birit, te atin dhe kunaten.Që prej asaj dite ajo kurohet per te mbajtur nen kontroll, te pakten ankthin.

“Vazhdoj mjekohem edhe sot, por kam ulur dozën e mjekimit. Ilaçet i marr kundër stresit, ankthit dhe bllokimit në kraharor”, thotë Zamira.

Kjo grua eshte e vetmja qe i ka ndjekur te gjitha seancat gjyqesore. Ka qene prezente ne te gjitha deshtimet dhe ka ngritur zerin ne salle pas cdo shtyrjeje, nga njera gjykate ne tjetren.

Ajo ishte edhe ne senacen e fundit, kur gjykata dha vendimin, duke i denuar te akuzuarit vetem per demtim te prones dhe shperdorim detyre. Pas tre vjetesh proces gjyqesor,asaj nuk iu dha asnje pergjigje dhe askush nuk u denua per vrasje, edhe pse aty mbeten te vrare 26 njerez.

“Gjyqtari nuk reagoi fare për viktimat, por na foli për shkatërrimin e shtëpive, për mure rrethuese, për toka, për kasollet e lopëve, se ato janë më të rëndësishme për jetët e njerëzve. Ne kemi gjënë më të lirë jetën dhe mbrojmë pasurinë. Pergjegjes janë institucionet shtetërore, që nga komandanti i Forcave të Armatosura. Nuk e dinte ai se ku shkon armatimi që është nëpër depo?”, thotë Zamira Durda./TCH

http://youtu.be/4T7Qx5dcSIM

13 komente në “Një nënë në kërkim të drejtësisë (VIDEO)”

  1. Frige says:

    E moj moter,ne nje shtet ku sundon krimi dhe udheheq krimineli mos kerko drejtesi,aty duhet vetem vetgjyqesi.Nuk do te jete e larget dita qe ata do te marrin ate qe meritojne.

  2. olti says:

    Ne shtetet feudale fatkeqesisht nuk ekziston barazia para ligjit. Balozi i II i Shqiptareve eshte sovrani dhe prej tij na rrjedhin te mirat si dhe qederi. Kjo nene qelloji ne zone te gabuar jo per faj te Saliut prandaj duhet te respektohet kodi i vdekjes. Po te kishte jetuar prane bllokut do te festonte bukur dje Diten e Veres si gjithe Shqiptaret.

    Cfare te themi tjeter kur nje populli i duhet tja kujtoje media opozitare vrasjen nga shperthimi i predhave te ushtrise se nje femije qe la Abetaren pergjysem tek shkronja H.
    Mjere ai qe iku…..

  3. Rani says:

    Ata burra legene pa bole te Gerdecit qe presin nga nje grua te beje diçka paçin faqen e zeze, po ça mund te presesh nga bageti ripertypese si ata qe edhe pse i vrau Saliu prape i dhane voten. Vetem kur te leshohen nja 2-3 granata ne gjykate te vrasin tere trupin gjykues mund ti therrasin mendjes te tjeret ndryshe…………..s’ça bythe “baba Sale” per fjale oj Zamire, edhe nga ai Rama mos prit gje se ka ngrene ne nje tenxhere me Salen edhe ai. Te kishte qene burre i mire nuk do ti kishte rene shpatullave Sales po ja kishte shkulur shpatullen komplet qe ne 2008.

    1. 1 says:

      Sa kollaj e keni ta beni Edi Ramen me faj per cdo poshtersi qe behet nga felliqesirat e ketij kombi. Edi Rama eshte prerje tjeter nuk eshte si Maloku qe i ra deres se kryeministrise me arkivolin e te ndjerit Azem Hajdari. Nje gjest emocional te nje njeriu qytetar hienat e politikes shqiptare e kane shfrytezuar per te shpelare trute e shqiptareve analfabet, por ti nuk e arrin dot kete gje ketu, sepse komentuesit te gjithe pa perjashtim jane te zgjuar. Per gerdecin duhet te kerkosh nje qendrim nga Presidenti? Ashtu sic gjen kohen me shku tek Akademia Ushtarake “Spiro Moisiu” me dhene leksione pe sigurine kombetare(i diplomuar per doktorr kafshesh), ashtu ta gjente (e kishte me bollek) per ta ndjekur me konseguence aferen e Gerdecit. Por nuk e ka bere as nuk e hap dot gojen sepse Gjenerali i Gerdecit Agim Lala miku i tij i ngushte(ish roje magazinash) e fton per “leksion”, dhe pastaj del i pafajshem nga gjykata dhe pastaj “drejton i qete” akademine qe e ka bere si kacureli i Bamkes, qe nuk e drejton dot as dreqi. Ndersa ti akuzon Edi Ramen. O njerez te deshperuar gjeni rrugen se keni hup ne xhungel

      1. Rani says:

        Or çun ate Bamke qylollarin une nuk e llogaris fare per president ndersa ti vjen e me jep leksion se si duhet te kishte ndodhur. Bamka eshte pjelle e Berishes se ai e vuri aty, ndersa Rama eshte “gjoja” ne opozite dhe atij i takon te ngreje zerin kur ka shkelje nga shteti, duhet te dish se si funksionon nje opozite e vertete qe ne vende te tjera do ta kishte hedhur kete qeveri per 24 ore me hir apo me pahir, por qe tek ne kjo opozite e perfaqesuar nga ciceruesi i twiterit eshte formale, sa per te mos thene se s’ka fare. Kjo eshte opozite qe ndjek pordhet e pederasteve te huaj dhe jo te mobilizoje njerezit ne protesta masive te kerkoje doreheqjen pa kushte te qeverise, ti premtoje njerezve qe te gjithe keta legene do ti plasin ne burg dhe do t’ju konfiskojne pasurite e paligjshme brenda e jashte vendit (nuk eshte degjuar ndonjehere nga Rama kjo per arsyen e thjeshte se edhe ai vete ka bere dallavere prandaj i shkuan zgjedhjet ne Tirane 50 me 50 dhe Saliu i futi nja 10 vota teper dhe fitoi),te organizojne greva apo bllokime aksesh rugore, te mos hyjne ne parlament, kjo eshte opozita or çun e jo twiteri.

  4. BERISHA LARGOHU. NE ZGJEDHJET E RDHSHME DO TE VOTOJ KUNDER RAMES! says:

    Po perseris komentet, me Berishen mos kerkoni drejtesi. Ka kohe qe bej tjirrje per revolte popullore, por me duket qe populli eshte i kenaqur me llumin e Berishes, prandaj nuk ka revolte kunder Berishes.

  5. BERISHA LARGOHU. NE ZGJEDHJET E RDHSHME DO TE VOTOJ KUNDER RAMES! says:

    Po perseris komentet, me Berishen mos kerkoni drejtesi. Ka kohe qe bej thirrje per revolte popullore, por me duket qe populli eshte i kenaqur me llumin e Berishes, prandaj nuk ka revolte kunder Berishes.

  6. LORA says:

    Zonja Durda une jam me ty,por me nje tjeter taktike ndaj pushtet-shtetit qe te perveloi barkun.Ka menyra te tjera me efikase per Nenat e paepura.

  7. ai Burri says:

    Nuk do shuhet kurre gjakmarrja ne Shqiperi.
    Nga halli dhe marazi, njerezit e vene vete drejtesine ne vend.

  8. Endri says:

    HISTORIKISHT SHQIPTARET KAN QENE DHE JAN POPULL FRIKACAK. EDHE KUR SHIKON FILMAT E KOHES XHAXHIT , ARRESTOHET NJE PUNOJES NGA 2 KARABINIER DHE JA 50 BURRA RRIN EDHE SHOFIN.
    POPULL IDIOT, I MBARUM PERFUNDIMISHT.
    TE GJITH KTU PRESIN SE MOS KJO GRUAJA FATKEQE PO I MUSHET MENJA ME HEDH NAJ DINAMIT NE INSTUTICIONE QE TE KEN NAJ GJO ME LEXU GJATE DITES. TURP TJU VIJ.

  9. SHKODRANI says:

    FATKEQ MEDIU DUHET TE SHKOJE NE BURG,KJO ESHTE GJEJA ME NORMALE QE DUHET BERE E AI ME PATURPESINE ME TE MADHE TE KETIJ SHTETI PACAVURE SOT LE QE SESHTE NE BURG PO PER IRONI ESHTE DHE MINISTER,KJO ESHTE GJEJA ME E PAKAPERDISHME,ESHTE TURPI I ATIJ KOMBI…KRIMINELI MEDIU NE BURG URGJENTISHT.

  10. Eri says:

    Nga Bedri ÇOKU

    Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste, po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.

    Ndaj themi:

    – Sali Berisha, hesht!

    – Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!

    – Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos, sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…

    Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve e plumbat e kallashnikovit …

    Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…

    Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:

    – Sali Berisha hesht!

    – Ti, popull shqiptar, hesht!

    RRNO PËR ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NËN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…

    Askush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:

    – Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij, por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë, shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…

    Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975, u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist… E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….

    Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu më i ditur i botës.

    – Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?

    – Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…

    – E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje