Po për çmimin e naftës kur do të flasësh?

14 Mars 2012, 20:56Politika TEMA

U bënë disa javë që në mbledhje qeverie, mbledhje grupi parlamentar, apo kudo që shfaqet, kryeministri Sali Berisha flet për çmimin e internetit në vend. Asnjëherë nuk ka folur për çmimet stratosferike të karburanteve, që shqetësojnë çdo qeveri normale. Natyrisht çmimet janë rritur edhe në botë, por këtu qeveria çdo taksë e shton tek karburantet. Pastaj ndodh edhe diçka tjetër, ne jemi vendi i vetëm në rajon që prodhon naftë, por atë e shesim shumë lirë jashtë dhe vetëm importojmë me çmime të kripura

Që prej fillimit të vitit çmimi i naftës në tregjet botërore është rritur me rreth 15 për qind. Në tregun e brendshëm, rritja ka qenë edhe më e lartë, për shkak se efektit të bursave i shtohet edhe rritja e taksave nga qeveria.

Në pikat me pakicë çmimi i naftës, po i afrohet nivelit 200 lekë për litër duke e vendosur ekonominë kombëtare të ndrydhur nga kriza përballë një testi tjetër. Ndonëse i vetmi vend në rajon që prodhon naftë, Shqipëria sërish është importuese neto e karburanteve.

Vitin e kaluar, importet për këtë zë ishin 960 milionë dollarë, ose gati 9 për qind e Prodhimit Kombëtar. Eksportet ndonëse në sasi thuajse të barabarta me importet, në vlerë ishin për të njëjtën periudhë 417 milionë dollarë ose 2.3 herë më pak, pasi Shqipëria shet naftën e saj me çmim të ulët dhe ble shtrenjtë nga jashtë.

Deficiti vjetor i karburanteve luhatet nga 500 deri në 540 milionë dollarë, shifër kjo gati sa 5 për qind e Prodhimit Kombëtar. Kjo do të thotë se për çdo rritje me 10 për qind të çmimit të naftës në tregjet botërore, kostot shtesë që paguan ekonomia shqiptare janë sa 0.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por përkeqësimi i bilancit tregtar nuk është goditja e vetme që jep nafta në ekonomi. Shtrenjtimi i karburanteve rrit kostot për biznesin. Në kushtet kur kërkesa në treg ka rënë për shkak të krizës, rritja e kostove mund të tkurrë më shumë prodhimin dhe investimet e reja.

Për vite me radhë ekonomistët i kanë studiuar gjatë efektet që çmimi i naftës ka në rritjen ekonomike. Shumica e tyre kanë dalë në përfundimin se një rritje me 10 për qind e çmimit të karburanteve, e ul rritjen ekonomike të një vendi mesatarisht me 0.2 për qind, në varësi të strukturës së ekonomisë. Por përtej shifrës së saktë, e sigurt është se çmimet e larta të naftës mund të tkurrin më shumë rritjen ekonomike, sakaq në nivelet më të ulëta./TCH

15 komente në “Po për çmimin e naftës kur do të flasësh?”

  1. po naften nuk e prodhojme ne,edhe albpetrolin e privatizuam,tani shiko ta them UNE TY .kur ti lejn bencat ne shpi,e kena ngrit naften se ka trafik te madh.

      1. ...do vij nje dite kur do kthehen prap ne mal dhite. says:

        .asnjeriu nga raca e ketyre nuk i rrru….et me fol per cmimin e karburanteve as komunistet e majte e as komunistet e djathte,e para se ca kompani mbajne njeren e ca tjetren, e dyta sa me shum te ngrihet cmimi aq me pak njerez do qarkullojne dhe kjo zgjidh ceshtjen e trafikut…jo po do rime e do bejme rruge tani !!!

    1. Tropojan Vicidoli says:

      Internet ne cdo klase!
      Dixhitalizim i plote i bujqesise, fermeri ti shohi te gjitha on line!
      Kinezcja gjuhe e dyte ne shkollat tona!
      Hiqni boren nga catite!
      Modeli me i mire ekonomik ne bote modeli SaliBode!
      ….. etj …
      Ky eshte “One stop shop” Albania 2012!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

  2. andon ashiku says:

    Sepse ne kemi nje tufe tradhetaresh kurva qe tallin bythen me ne, po shikoj Top-Channel Fiks fare dhe me vjen ta copetoj TV si u katandis populli me antik i Ballkanit, 500 vjet i beme balle hordhive osmane, erdhi 1 katunar Tropoje dhe na beri gazi i botes.
    Jam i revoltuar jashte mase dhe po e mbyll per te mos kaluar ne ofendime
    edhe pse kam 16 vjet larg Shqiperise me vjen turp qe jam shqiptar………………………..

    1. Anti talebani says:

      Andon mos e rruaj, ti sje ketu te pakten.

      Aman ti kishe vazhduar ato ofendimet.

  3. ilir says:

    desha te TERHIQJA VEMENDJEN E GAZETAES TEMA DHE OPINIONIT PUBLIK mbi nje ceshtje shume delikate dhe korrupsioni te shperthyer sot ne REGIONE PUGLIA te vellezerve DEGENARO qe me rezultojne te kene dhe 3 minihidroncentale ne shqiperi te marra pa ankand fale nje korrupsioni me nacon e energjitikes dhe pa dyshim me perpara duke paguar TE MADHIN KOKEMADH TE MONIKES KRYEMADHJA

  4. Denis says:

    Tregu i hidrokarbureve ne Shqiperi eshte shembulli me i paster i oligopolit. Eshte tregu me shkallen me te larte te abuzimit me cmimin. Vazhdimisht thuhet “rritje e cmimit ne burse” por pastaj bejne sikur harrojne qe rritja e cmimit te USD ne burse shkon ne perpjestim te zhdrejte (pergjithesisht) me kursin e USD. Pastaj kur bie cmimi i naftes ne burse thone u rrit kursi i kembimit i USD (sepse kursi i kembimit sic e thashe eshte ne pergjithesi ne perpjestim te zhdrejte me cmimin e naftes). Dhe rezultati eshte qe kemi cmime karburantesh vetem ne rritje dhe asnjehere ne ulje, vetem ne rritje pavaresisht nese cmimi i naftes apo i USD luhatet, ne kemi vetem nje krah ne Shqiperi, rritje. Eshte industria e dyte me fitimprurese ne Shqiperi, pas asaj te telekomunikacionit, ku marzhet e fitimit jane abuzues.

  5. Denis says:

    Nje saktesim, nafta shqiptare qe eksportohet jashte, nuk ben per tregun vendas sepse ketu nuk ka kapacitete perpunimi te naftes. Gjithashtu nafta shqiptare eshte e nje cilesie te ulet-mesatare dhe prandaj cmimi i saj ne tregjet nderkombetare eshte disa fish me i ulet se brenti.

    1. elio says:

      Deniso, e vertete kjo qe thua ti me disa saktesime. Nafta Shqipetare me te vertete eksportohet jashte per permbajtje squfuri, por si ka ardhur puna ne proporcion edhe cmimi i saj eshte rritur…pra Shtetit shqipetar i hyjne me shume leke nga eksporti,dhe jo vetem por duke qene se mbi naften qe hyn paguhet edhe 20% TVSH mbi shitjen dhe aksiza mbi cmimin e hyrjes i bie qe shteti po na pi gjakun se 70% e cmimit te naftes jane taksa. Shto ketu edhe korrupsionin me matesit e litrave ne distributor(te pakten -15%), shtoji ketu naften e cilesise se ulet qe shitet per me te miren…Shtoji taksat e rritura per makinen (shumekush nga ne paguan me shume se 20.000 Leke(, dhe per kolaudimin, qe cuditerisht nuk e kalon njeri ne kontrollin e pare etj etj

  6. Artur says:

    Nafta shqiptare vetem me fjale e dokumenta eksportohet jashte vendit se ne te vertete ajo eshte ne te gjitha pikat e shitjes dhe e djegim ne shqiptaret me makinat tona.Vetem nje perqindje shume e vogel del jashte vendit……

  7. skenderi says:

    pse te flasi per cmimin e naftes kur perballe ka nje opozite pederaste,shkruan poezi ne internet,flini gjume flini……

  8. beso says:

    Nafta do rritet akoma,gjersa te veje rreth 2 euro/liter,dhe ne Shqiperi do kaloje 2000 leke/litri.Nafta eshte oligopol siç thote Denisi,pasi s’kane interes boset te bejne konkurrence.Psh,le te marrim nje shembull te vogel.Shqiperia ka vete aq rezerva sa te mbuloje mbase plotesisht,por edhe sikur deri ne 80% te nevojes.Nafta virgjin çohet jashte dhe perpunohet duke i paguar pjesen rafinuese te huajve.Atehere si ndodh qe nafta shqiptare,qofte kjo e shembulli tim,qofte ajo qe vjen nga jashte nga kanale te tjere te kene te njejtin çmim?Une do isha partizan ei nje rruge te trete;qeveria te sponsorizoje motorrat me benzine/gaz,dukle ulur taksen doganore,ose te krijoje kushtet per Joint venture me kinezet,qe ofrojne produkte me çmim te lire.Gjeja pozitive eshte qe motorrat e vegjel jane te konceptuar per distanca te shkurtera,qe po te marresh distanca mesatare te perditshme ne jemi te pershtatshem per kete lloj perdorimi.Diku kam lexuar qe japonezet kane vite qe sterviten sikur çmimi nderkombetar te jete mbi 150$/fuçi,duke konceptuar qe ne krye makina te vogla,cilindrata te uleta dhe teknologji hibride.

  9. Pavlin says:

    Fatkeqsia me e madhe, qe ne blejme naften me shtrejte se ne te gjitha vendet e Europes dhe nuk ngrihemi te protestojme per kete fakt dhe jo duke heshtur si nje popull pa goje , pakembe , pa duar. Shqiperia ka vete nafte sa te duash per nevojat e brendshme. Po te ishte nafta 60-leke ose e shumta 100-leke, fshatari do te punonte token, toka do prodhonte grure , duke quar ne renjen e çmimit te bukes etj, do te prodhonte perime, zarzavate, fruta dhe çdo gje, do stimulonte punesimin, do ulte çmimin e biletave te autobusit etj, etj do te ndryshonte ekonomia shqiptare ne menyre shume te shpejte dhe shume efikase. Si ka mundesi qe ky popull fle gjume, rri indiferent dhe sindikatat bejne sehir? Si ka mundesi qe ne nuk kemi lidership te pergjeshem , qe te interesohet per popullin e tije si babai per femijet e tije? Si ka mundesi qe askush nuk kundershton realisht?

    1. olti says:

      Populli Proteston duke u larguar o mik. Kur Kostoja e revolucionit eshte me e larte se kostoja e largimit nga vendit Barbaret e Shqiperise do te vazhdojne te rrjepin popullin. Boll pate enderra Bolshevikesh sepse thika nuk shkuar ende ne palce.
      REspect!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje