Ja pse Berisha dhe Mediu qëndrojnë pas biznesit në Gërdec!

14 Mars 2012, 20:16Politika TEMA
Ja pse Berisha dhe Mediu qëndrojnë pas biznesit në Gërdec!

Mbledhja e qeverisë e datës 17 shkurt 2007, zbulon interesin real të Berishës dhe Mediut për biznesin që shkaktoi masakrën. Enigma e kundërshtimit të Bodes dhe Rusmalit

 

Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kanë mbështetur biznesin e demontimit në Gërdec, jo në parim, por si interes për një kompani të caktuar. Përpjekja e tyre e parë është bërë në mbledhjen e qeverisë së datës 17 shkurt, të cilën po e botojmë sot të plotë. Procesverbali i mbledhjes tregon se Fatmir Mediu i ka kërkuar qeverisë shqiptare të miratojë projektin direkt me emër të kompanisë SAC, e cila siç del është kompania ortake me Delijorgjin. Berisha, siç shihet nga procesverbali, ka qenë i përkushtuar që projekti të realizohej me çdo kusht. Ka qenë vetëm kundërshtimi i ashpër i Ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe Zëvendëskryeministrit Ilir Rusmali që ka shmangur miratimin në mbledhje të qeverisë të kërkesës së Fatmir Mediut që të autorizohej drejtpërdrejt kompania SAC për demontimin në Gërdec.

Pas kësaj mbledhje, ku shihet qartë se Bode dhe Rusmali nuk i kane hapur rrugë propozimit të Mediut, Berisha ka kërkuar që vendimi të ripunohet dhe të autorizohet Ministria e Mbrojtjes të bëjë tender për këtë çështje. Përfundimi është i njëjte. Pas mbledhjes së dytë të qeverisë më 14 mars 2007, Mediu merr autorizimin për të bërë tender për këtë projekt dhe ai thjesht ia jep atë të njëjtës kompani për të cilin kërkoi të investohej vetë qeveria.

Në çdo vend të botës do të mjaftonte një fakt i tillë për të kuptuar që Sali Berisha dhe Fatmir Mediu kanë qenë të kapur nga biznesmenët që qëndronin pas kësaj kompanie. Formalisht partner i tyre është Mihal Delijorgji, por siç del nga korrespodenca ata kanë kërkuar që Rrahman Selmanllari, njeriu më i afërt i djalit të kryeministrit, të ishte përfaqësues i tyre në këtë biznes. Hyrje- daljet e të birit Sali Berishës në zyrën e Mediut ato ditë, raportimet e Aldo Bumçit për komentet e tij rreth projektvendimit për Shkëlzen Berishën si dhe tabulatet telefonike të Delijorgjit me të, dëshmojnë se gjithë projekti ishte një biznes i Familjes Berisha, i cili u investua personalisht në miratimin e tij. Kundërshtimi nga ana e Ridvan Bodes dhe Ilir Rusmalit në mbledhjen e parë të qeverisë, vijnë nga dyshimet e tyre se pas biznesit ishte Fatmir Mediu. Por me sa duket periudha një mujore deri në mbledhjen e dytë u ka mjaftuar të binden se një tjetër person me çante në dorë që hynte zyrë më zyrë dhe donte të mbyllej shpejt procedura, ishte pas këtij biznesi. Quhej Shkëlzen Berisha. Dhe ata heshtin në mbledhjen e dytë. Dhe nëse duan të jenë në atë qeveri, duhet të heshtin gjatë.

 

 

11 komente në “Ja pse Berisha dhe Mediu qëndrojnë pas biznesit në Gërdec!”

  1. Vo njerez qe mediu thote me gojen e vet qe 1.Ai ka detyre vetem ta ruaje, Jo tjeter!!
    2. Kur s’ja del me argumenta, thote terhiqem beni c’doni dhe, atehere shihni si turret saliu qe e merr hallin e zgjidhjes ne dore
    3. duket qe, s’eshte I mediut interesi fillestar ( deri ketu)
    4.Vo qe edhe gjana pupaci I jep nje dore kur ngelet puna keq!
    Hajde rurale e papagalle hajde!!
    Ej, Tani u mor vesh pse paska fluru nga minister atehere rusmaiI qelbesira (ishte Bo bishti mo i ron se sqepari)
    dhe pse tani ky rusmajli rri peqe-lepe, ëëë
    !!!(e mesoi venin I biri cajupPlehres)
    Vo
    Ma do mendja qe vetem me dokumenta te ketyre bisedimeve e vendimeve keta mund te ishin rrasur Brenda;
    Se paku t’ia nxjerrin!
    Po kush ta boje, edvinCiu?!…

    1. Monika says:

      O prandaj keput budallalleqe berisha se ka halle te tjera ne koke. Psikopati i mutit
      Internet ne cdo klase!
      Dixhitalizim i plote i bujqesise, fermeri ti shohi te gjitha on line!
      Kinezcja gjuhe e dyte ne shkollat tona!
      Hiqni boren nga catite!
      Modeli me i mire ekonomik ne bote modeli SaliBode!
      ….. etj …
      Ky eshte “One stop shop” Albania 2012!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

  2. ivani i madh says:

    Ky trapi Mediu ketej thote qe skam te drejte per tregeti nga ana tjeter ngul kembe per municionet se e ka gjetur firmen ketu me sa duket bie ere vjedhje e korupson te gjalle dhe tani se ka problem prekuroria dhe gjykata se faktet jane te pastra e te qarta.

  3. gjimi says:

    qe nga dhenia e denimit normale kuptohet se mbas kesaj fshihet mediu dhe berisha ne menyre te drejperdrejte,pastaj kete dokumentacion mire eshte ta qosh ne prokorori si dhe ta shperndash ne te gjitha mediat pervq klanit dhe tvsh qe ta shikoje e gjithe populli se qfare behet me i kete qeveri korruptive.

  4. inf says:

    Nuk ka pik diskutimi qe delijorgji dhe Rrafmoni i familjes e ben ket Vrasje nuk do as mend e as kalem.
    Ju lutemi Faqes TemA vendosni Videon orgjinale te mbledhjes se Qeverise kur saliu ngulte kembe per Realizimin e kesaj Afere qe mori jeten e 26 personave dhe 300 te plagosurve.
    Ju lutem vendosni Videon qe ta shofin dhe ato qe nuk e kan pa .
    Mediu Berisha Shkelzeni Delijorgji Selmanllari dhe pinari e Kompani jane Vrasesit e njerzeve te thjeshte .
    Sali Berisha do pergjigjesh ti ,Mediu dhe sorrollpi juaj per ket TRAGJEDI QE I BET GERRDECIT JU DHE VETEM JU ,,o Horrat e ALBANISE .

  5. Duri Likdushi says:

    Ky link duhet lexuar nga çdo shqiptarë ku do që të ndodhet,flet për vitin 1945 deri 2012.
    http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

  6. n.dervishi says:

    Si ne 21 janar 2012 ashtu dhe ne shperthimin e gerdecit duket hapur fare
    veprimtaria kriminale e DR.EVILIT.
    Ndryshimi eshte se ne gerdec ishte nje krim aksidental qe erdhi nga “grykesia unlimited” nga biznesi i berishajve ,i fazlliceve dhe tom ridgeve.Ne 21 janar 2012 berisha vrau direkt me urdher te tij dhe dyshohet
    per nje miratim ne heshtje nga ana e Arvizuse.
    Duke krahasuar keto dy krime 21 janari eshte 1 miljon here me i denueshem
    se Gerdeci.Gjithe sekreti eshte se te dyja keto krime po sfumohen nga
    segmente te administrates amerikane.Deri sa berisha u mbrojt me ‘HEROIZEM”
    nga arvizu ne janar 2012 dhe u kthye nga nje assasino ne “BURRE FUCK SHTETI” tregon se dhe gerdeci quhet ceshtje e mbyllur.
    Te gjitha dokumentet e mesiperme nuk kane me asnje vlere.SHQIPTARET
    LANE NE MENYRE TE TURPSHME VETEM NJE NENE FISNIKE SI ZAMIRA DURDA
    SI DHE 4 DESHMORET E 21 JANARIT………..THE GAME IS OVER!

  7. ALBAN says:

    GRUSHTET I NJE VIKTIME GJASHTEVJECARE MBI FYTYREN E SALI GERDECIT

    -… apo varete popullore mbi drejtesine se shtremberuar shqiptare!?

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    12 Mars 2012… Pamje tronditese… Vajtime mortore… Klithma te nje zemre nene te cfilitur tash e gati 4 vjet nga dhimbja per vrasjen makaber e djalit te saj njomzak vetem 6 vjecar.
    … Grushtet i nje nene perplasen me gjithe fuqine mbi muret, mbi dritaret dhe peshoren e cakorduar plotesisht te drejtesise se sotme shqiptare. Jane grushte nene qe merr fuqi nga trupi njomezak e shpirti engjellor i nje viktime gjashte vjecare krejt te pafajshme, Edison Durdes.
    Eshte shpirti dhe fantazma engjellore e Edison Durdes qe sillet e do te sillet mbi kokat e cartuna te korrupsionit dhe kusarise qeveritare shqiptare derisa te jepet drejtesia per Padrinon dhe regjizoret e vertete te tragjedise se tij me emrat e Sali Berishes, Fatmir Mediut, Shkelzen Berishes, Enkeljed Alibeajt, Aldo Bumcit, Selman Selmalllarit, Fahri Balliut, … . Jo vetem te tij por edhe 26 viktimave te tjera dhe qindra sklleverve qe shfrytezoheshin per nje krodhe buke nga ” Kjo mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”
    Eshte e njejta Mafia qe tund para shqiptareve vellon e bukur te demokracise qe e kane perdhunuar, felliqur , sakatuar e ekzekutuar qysh nga getot e vdekjes se Gerdecit e deri nga bunkeret e shpelles se vdekjes me emrin “Keshilli i Ministrave” te Shqiperise.
    Eshte e njejta Mafia qe vjedh voten e shqiptareve per te plackitur pasurite e tyre, qe ka privatizuar me hajni elektorale pushtetin per te akaparuar e kthyer ne ciflik te saj krejt Shqiperine.
    Eshte e njejta Mafia qe vret demokracine duke i plackitur shpirtin e saj voten e lire per te vrare vocerraket 4 e 6 vjecare te Gerdecit e per te ekzekutuar pa gjyq prinderit e tyre para selise se qeverise, qe ka si detyre mbi detyrat, si kryedetyre ligjore e kushttuese mbrojtjen e jetes se qetetareve e taksapaguesve qe e mbajne ne kembe shtetin e vet qe ne vend ti mbroje i vret.
    Eshte e njejta Mafia qe me nje mije e nje kurthe e sterkembesha u hoqi autoreve te Gerdecit sot per ti liruar regjizoret e tij neser nga akuza e vrasjes masive duke marre peng e shtremberuar drejtesine e privatizuar nga e njejta Mafia shqiptare.
    Me vendimin e saj te diktuar e imponuar Sashenkave e Tom Ndrecave te drejtesises shqiptare, Mafia berishiane e 97-es, e Otrantos, e 14 shtatorit te zi 98, e Gerdecit … e 21 Janarit te zi 2011, rivrau edhe nje here Edisonin gjashtevjecar e 25 bashkevendasit e tij prej 2 e deri ne 70 vjec…
    Eshte fatkeqesi qe vendimi i diktuar i drejtsise krejt te shtremberuar shqiptare mban edhe emrat e e nenshkrimet e dy nenave shqiptare. Midis tyre eshte edhe nena e Azemit 13 vjecar dhe bashkeshortja e heroit te demokracise shqiptare! Duke nenshkruar ate vendim turpi ato rivrane jo vetem 26 viktimat e Gerdecit dhe Edisonin 6 vjecar, por edhe babain e Azemit te saj dhe bashkeshortin e vet, qe kerkon drejtesine e munguar edhe ndaj tij nga e njejta Mafia qe e nxorri ne prite dhe bashke- ekzekutoi ne mes te Tiranes me 12 shtator 1998.
    Nuk e di cfare ndjene ato kur pane me syte e tyre grushtet e motres se tyre Zamira Durda, nëna e Edisonit 6 vjeçar, te perplaseshin ne muret, ne dyert, ne dritaret e gjykates se Tiranes.
    Ato nuk ishin as grushte as klithma, as vajtime as trisht morti!
    Ato grushte nene zemerprishur e shpirtethyer perjete nuk ishin vetem te saj. Se pari e mbigjithcka ato ishin grushtet njomzake te Edisonit 6 vjecar mbi fytyren e cartun e shpirtin e percudnuar te Sali Berishes… Ato ishin grushtet e Edisonit gjashtevjecar mbi kusarine dhe vrastarine shqiptare.
    Ato ishin kushtrim… sirene alarmi… Ato ishin varet e nje populli te tere mbi peshoren e Hyjneshes se drejtesise se perdhunuar e poshteruar shqiptare.
    Ato grushte do ta ndjekin Sali Berishen dhe ceten e tij te kusareve e vrastareve edhe pertej varrit.
    Ato grushte do te godasin gjithnje me fuqishem kete bande gansgteresh e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” derisa te vihet ne vend drejtesia!
    Ajo mund te tredhet, por nuk mund te tretet!
    Varete e shpirtit te plasur te nenes dhe grushtet e Edisonit 6 vjecar jane kambana drejtesie! Ato bien e do te bien pa pushim e gjithnje e me fort derisa regjizoret e tragjedise se Gerdecit dhe te te gjithe tragjedive shqiptare te vihen ne banken e te akuzuarit e te japin llogari para Hyjneshes symbyllur te Drejtesise!
    Drejtesia edhe vonon, por asnjehere …. kurre nuk harron! Never ever !

  8. ryan says:

    ore cu be me ate [trebicken]
    se ai perpara se te vritesh foli ne prokurori dhe ai dinte shume gjona lidhur me gerdecin per kete spo flet njeri

  9. endri says:

    nje nga avokatet e gerdecit eshte fatmira hajdari-gruaja e azem hajdarit.
    kjo eshte nje lavire nga librazhdi qe ne kohen kur heroi ishte gjalle shkonte me nje nga shoferat e PD dhe vet azemi nga ana tjeter shkonte me valbonen nga berati nje punonjese ne bankne e Kursimeve te asaj kohe.kjo familje e trumbetuar si familje heroi ne thelb eshte nje familje e degjeneruar deri ne kocke.fatmira eshte nje femer ordinere ne te gjitha kuptimet.shihni o njerez nga cfare plehrash ‘drejtohemi.

  10. Luani says:

    …Kur Halim Xheloja ( Koçia) goditi shtëpinë e vet me topa (murtajë ) vetëm sepse i ati, Xhelo Koçia, ishte komandant i Ballit Kombëtar për zonat e rrethinës së Vlorës, ndërsa i biri komandant i një çete partizane, njerëzit e krahinës që çapëluan sytë e veshët nga habia, vajtën një e nga një e tufa-tufa tek i ati i “gjeneralit” dhe, të indinjuar për veprën e djalit-partizan, pyetën :

    – Po mirë, mo, Xhelo Koçia i famshëm, i thanë, si shpjegonetë që yt bir la nam duke e goditur me predha shtëpinë e tija, ë ?

    I prekur, burri i mençëm dhe trim i Labërisë, u gjegj :

    – Edhe im bir, si shumë të tjerë, bijtë e mi, mori mendjen e serbëve, që po gënjejnë dynjanë, bashkë me ca bashto të tjerë të origjinës tënë, pa dinë e iman, sikur në malin e Koçisë, në një guvë, paska qypa të mbushur me mjaltë. Pa po janë turrur ca humbameno, si im bir dhe kush e kush të zaptonjë ndonjë qyp me mjaltë. Të parët që futën lugën, thirrën në kupë të qiellit : “Mjaltë, o popull, mjaltë !”… Tani ata s’po thërrasin më, sepse lugët me mjaltë mbaruan, u ka dalë m… Këtë po ha edhe im bir. Po dale, dale, se nuk është ngopur ala`….Në këtë jetë do të jeni e keni për të parë, që tani për tani im bir po ha me kënaqësi çka brenda në qyp, nesër, ai dhe i tërë populli do ta hanë me pahir…”

    Këto fjalë profetike të Xhelo Koçisë m’i tregonte në burgun e Burrelit, Ladi, djali i madh i Halim Xhelos, gjeneralit, i cili në vitin 1966, doli i vetëm hapur kundra heqjes së gradave të ushtarakëve, veprim për të cilin u dënua me heqje të lirisë.

    Kam qenë në burgun e Burrelit me Halimin, më vonë edhe me të birin, Ladin, kopjo ky, siç thonë, i Gjyshit të vet. Por të birit i shpëtonin lotët rrëke për të atin që kishte vdekur aty, në Burgun e Burrelit, nga një “atak në zemër”. Kështu ua kishin transmetuar vdekjen e “komandantit të SS-ve”, siç e quante veten Halim Xhelo, i burgosur, gruas dhe fëmijëve. Ndërsa të vërtetën e vdekjes i biri e mësoi vetëm kur e dënuan edhe atë dhe e sollën aty, në burgun e Burrelit.

    “U hap fjala njëherë, në vitin 1972, më thoshte Ladi në burg, sikur im atë kishte vdekur, madje pak ditë pasi kishim qenë unë e mamaja në takim me të. Çuditesha kur njerëzit më ndalonin rrugës e më ngushëllonin. I kundërshtoja që vdekja e babait s’ishte e vërtetë. Ata hapnin sytë, gati sa s’i shqyenin. Aq i fuqishëm ishte disinformacioni i Sigurimit të Shtetit, atëherë. Ore, u thosha njerëzve, unë para tri ditësh isha tek babai dhe e lashë shëndosh e mirë…”.

    Shkova në shtëpi i mërzitur tej mase dhe i thashë mamasë që duhet të shkoja patjetër në burg tek babai…

    Pse? më pyeta ajo…

    Sepse janë hapur fjalë, i thashë, sikur Halim Xhelo ka vdekur…

    Mamaja sa nuk ia dha kujës.

    U nisa menjëherë.

    Komandanti i burgut, Hazbi Lamçe, qeshi kur i thashë se kisha vajtur për të pyetur, nëse ishte gjallë babai apo jo ?

    Më takoi përnjëherë me të. Edhe babai vuri buzën në gaz, sapo dëgjoi pse kisha vajtur, por jo aq pa teklif, siç qeshi komandanti i burgut.

    – Dëgjo, bir, më tha i vendosur për të më treguar diçka shumë të rëndësishme, mund të dëgjosh edhe herë të tjera se, gjoja Halim Xhelua vdiq, ose vrau veten, a më the e të thashë, por asnjëherë mos u beso përrallave të Sigurimit të Shtetit. Babai nuk do të vdes kurrë këtu në burg, aq më keq po të vras veten…Sepse e di, ndoshta, edhe më mirë nga cilido që drejton sot shtetin dhe qeverinë. Se tek unë, këtu, një ditë do të vijnë të gjithë ata që drejtojnë këtë ngrehinë kriminale shtetërore, ndoshta jo të gjithë, sepse disa do të hanë plumbin kokës. Vetëm dy vetë do të jenë ata që do të shpëtojnë, emrat e të cilëve s’po t’i them sot. Por ama, një gjë ta kesh të qartë, bir : Unë mund të vdes këtu, në burg, por kurrë nga vetja ose mosha, atë mund të ma shkaktojë edhe një njeri i lig, por mbi të gjitha mallkimi që më ka dhënë babai. Ka mundësi kjo e dyta, sepse jam i vetmi, ndoshta, në të gjithë Shqipërinë që, gjatë luftës së Dytë Botërore, shkallmova shtëpinë time me predha, i verbuar nga ideologjia antinjerëzore e antikombëtare e komunizmit, por edhe për rastin kur erdhi nëndetësja angleze për të marrë babanë. Sepse, me urdhër nga lartë, unë shkova për ta penguar e arrestuar. E thirra nga bregu dhe i thashë se do të pendohej që po largohej nga atdheu. E shava, e mallkova. Ndërsa ai m’u përgjigj se, do të kthehej përsëri, por vetëm atëherë, kur ne ,të gjithë partizanët, të kishim mbaruar qypin me mjaltë që e kishim nisur të hanim. Më la amanet për ju, fëmijët që të mos u edukoja me marrëzitë e mia. Më uroi shpëtim të shpejtë nga kthetrat e djallit, me emrin “komunizëm ….Dhe iku…”

    Ladit i shpëtuan pika loti për Gjyshin që kishte vdekur në Amerikë, ato ditë…

    Pasuria e tij si trashëgim erdhi nga Amerika me motivin: ” Vetëm për fëmijët e Halimit, i cili u martirizua në burgun e Burrelit, duke luftuar me veten për të larguar nga trupi djallin e tmerrshëm të shekullit XX-të….”

    Atë vit, para se të vdiste Halim Xheloja ( Koçia) në burgun e Burrelit, varën veten edhe katër djem të rinj. Emrat e të cilëve nuk përmenden në këtë shkrim, vetëm për të mos ngjallur në zemrat e vrara kujtime të hidhura. Ata i dhanë fund jetës së tyre të re, vetëm sepse nuk donin t’u jepnin xhahilëve kënaqësinë që ata përftonin, kur u shkaktonin stërmundime të burgosurve politikë.

    Ishte viti 1975, viti më i egër, ndoshta, i luftës brenda llojit, kur gjeneralët më në zë të ushtrisë së diktaturës po u ikte koka, sikur të ishin presh të mbjellë në një zallishte. Luftë, e cila në burgun e tmerrshëm të Burrelit, në atë situatë, nga administrata e burgut u përkthye vetëm në tortura fizike e psikologjike ndaj atyre qenieve të mbyllura brenda katër mureve, që konsideroheshin njerëzit më të rrezikshëm për diktaturën. Tri herë në muaj nisi kontrolli nëpër dhomat e të burgosurve që do të thoshte, tri herë në muaj, me detyrim, zbrazeshin në oborrin e burgut dyshekët me kashtë, jastëkët me kashtë e, mbi to, edhe ato pak ushqime personale të rezervuara, nëpër trastat e varfra të të dënuarve. Të gjitha këto së bashku, me shpejtësi marramendëse, duhet të transportoheshin nga të burgosurit e sfilitur për t’u futur nëpër dhomat e ngushta, të përziera, kashtë e ushqime, sepse, ndryshe, ngurrimi më i vogël i tyre, shoqërohej me shkopinjtë e gomave, apo bishtat kazmave me bollëk në duart e policëve, mbi shpinat e pambrojtura.

    Në këto kushte Halim Xhelo refuzoi të nxirrte dyshekun e tij në oborr.

    E thirrën në zyrën e komandantit, Idajet Dedës, në prani edhe të komisarit e operativit të burgut. E pyetën pse nuk zbatonte rregulloren e burgut dhe ai, Halimi, i egërsuar siç ishte, u përgjigj :

    – Zoti shef i SS-ve, komandanti juaj i SS-ve, pra, unë, Halim Xhelo, nuk i bindem më urdhrave tuaj antinjerëzor e kriminalë… – I dënuar, e ndërpreu komandanti i burgut, ju nuk po kundërshtoni rregulloren dhe urdhrat e mia. Fatmirësisht po kundërshtoni e nuk po zbatoni rregulloren, të cilën vetë ju e keni firmosur, dikur, së bashku me Kadri Hazbiun. Urdhëro, shikojeni !

    Rregullorja e burgut të Burrelit, e cila e theksonte tri herë në muaj kontrollin fizik të të burgosurve, ishte e firmosur nga Kadri Hazbiu dhe Halim Xheloja.

    I mbetur keq ky protestoi, duke pyetur :

    – Pse ende me rregulloren time po i torturoni të burgosurit ju ?

    U kthye në dhomë i dërrmuar shpirtërisht.

    E morën përsëri pas disa orësh. Por këtë herë nuk e kthyen më në dhomë, tek bashkëvuajtësit e tij. U përgojua sikur e kishin dërguar në birucat e Degës së Punëve të Brendshme të Burrelit, për ta ridënuar…

    Mos vallë atje, i vrarë në ndërgjegje, Halim Xhelo i dha fund jetës, sepse me firmën e tij vazhdonin të fikeshin ende jetë njerëzish, siç ndodhi kohët e fundit me djemtë e rinj, në atë burg ? …

    Apo i dhanë ndonjë kokërr koçifos, siç ndodhte rëndomë në tilla raste, nga….

    Megjithatë, i biri e qau të atin njerëzisht, pavarësisht nga shkaku se si i erdhi vdekja atij…

    Tani Ladi jeton në Itali, familjarisht….

    Do të kthehem në Shqipëri, më tha para ca vitesh, sapo të bindem se “qypi me mjaltë” do të jetë zbrazur i tëri në Shqipëri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje