Kë do të takojë Edi Rama në Departamentin e Shtetit?

15 Mars 2012, 10:24Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm të firmosur nga Re.Pu. (http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/10/rama-behet-gati-te-niset-per-ne-shba-do-marre-me-vete-dhe-andis-harasanin)  se Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në SHBA. Sa herë bëhen vizita të tilla nga politikanët tanë, pyetja kryesore është nëse vizita është zyrtare apo jo. Dhe si test për këtë shërben fakti nëse politikani në fjalë pritet nga një zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit, i cili është departamenti që përfaqëson zyrtarisht SHBA në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Për të informuar lexuesit tanë rreth natyrës së kësaj vizite të Ramës, kontaktuam me burime tonat në Departamentin e Shtetit, të cialt na konfirmuan se Rama, të martën në orën 10 (me orën lokale) do të takohet në Departamentin e Shtetit me Philip Reeker (lexohet Filip Rijker), Zëvendës-Ndihmës-Sekretari i Shtetit, Byroja e Çështjeve Euroaziatike. Ky është posti që mbante deri gushtin e kaluar Thomas M. Countryman, emri dhe  fytyra e të cilit u bënë shumë familjare për publikun shqiptar (madje edhe për atë ballkanik, në të vërtetë).

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/15/ke-do-te-takoje-edi-rama-ne-departamentin-e-shtetit

22 komente në “Kë do të takojë Edi Rama në Departamentin e Shtetit?”

  1. anticensurë says:

    unë nuk e di se kë do të takojë rama në DASHin e uashingtonit,POR di se çdo të bëjë!
    TRADHËTINË E RADHËS!

    1. Taqi oil & Neptun shops says:

      Ky eshte nje zhvillim i papare procedurial, ekonomik. Me digjitalizimin e fares se mbjelljes do cudisim boten mbare.
      Me menyren e re te furnizimit me karburant te fermerit shqiptar dhe pakistanezet do na e kene zili!
      http://imageshack.us/photo/my-images/189/onestopshopalbania2012.jpg/

      1. Edvini do takoj puqistat anej, un kshu e shof. Jane pasardhsit e atyne qi i bon varrin Doktorit me 97, mos kujtoni se na e hidhni dot

        1. Dean says:

          Haahaha…,je i modh o Lym Demokrati.
          Shum po me pelqe ky kendveshtrimi yt…..

    2. dymi says:

      O shoku (anti)censure, s’ke faj, duket qe ta kane bere operacion trurin dhe te kane transplatuar tru me qeliza gomari.

      1. anticensurë says:

        dum-o ke të drejtë!
        ma bënë operacionin dhe më tarapiantuan tru nga të tuat!për fat të keq pati një rihedhje!nuk mbajtën!do të isha dhe unë po kaq i lumtur sa dhe ti!do të mundja të mbaja në kurriz si sali berishën dhe edi ramën!të parin nga zorri të dytin nga qefi!akoma më ka mbetur truri i vejtër,ai që hedh vickla.për fat të keq nuk e kam trurin tënd!qofsh i lumtur vëlla dumm!

        1. dymi says:

          Lum si ti(anti) cens(h)uro!

      2. Taqi says:

        Ja kane lidhur trurin me zorren e trashe prandaj i ka mendimet e dhjera.

  2. Ooo Zaloshnja Zaloshnja, na kenqe ore karafil me “konfirmimet“ e nje vizite turistike te Bashes ne vizit Zyrtare te Rames. Dhe nuk lexohet Filip Rijeker por (Filip Riker). tung tanii se po pret Zgjebja e Bulevardit te bej koment prej Zhele Zheleee

  3. Xhz Temja says:

    Pse Philip Reeker u lexoka Filip Rijker? C’fare me thua or Zaloshnja, si munde ta zbuloje? Rrofsh or bir. Te mblidheshin gjithe linguistet e botes dhe zor se e do ta zbulonte njeri kete. Kesaj i them arritje une. Edhe nje here, rrofsh dhe me pac uraten. Njerez me njohuri kaq te thella i duhen ketij vendi dhe te pakten brezi yne vdes i qete..

    1. anticensurë says:

      xha teme.
      zaloshnja ka qënë djalë i squtë që në moshë të hershme!
      gjat pushimeve të verës punonte në një dyqan televizorësh!aty ai u shërbente klientëve jo thjesht si shitës por dhe si linguist!
      një ditë një xhaje,që nuk duhet të kesh qënë ti ke qënë i ri atëherë,e pyet zaloshnjen për çmimet!
      -sa kushton ky televizori PHONOLA mor bir?-pyet xhaja
      -300 dollar xhaje,por lexohet FANOLA e jo PHONOLA!-përgjigjet e korigjon zaloshnja
      -po ky PHILIPS sa kushton mor bir?-pyet xhaja
      -400 xhaje,por lexohet FILIPS e jo PHILIPS-përgjigjet e korigjon zaloshnja
      -e fiçka e sëmës paska ndryshu dynjoja,na shkun vitet e shkollës kot!-kuptohet thot xhaja i dëshpëruar!-thot xhaj i dëshpëruar nga ndryshimet që kishin ndodhur në botën moderne
      kështu o xha teme!sot ne kemi njerëz me shkollë që nuk mjaftohen ta fusin vetëm në kllapa emrin origjinal të personit të huaaj të përmëndur,por dhe japin një leksion,të shkurtër shpejt e shpejt!pikërisht një fast-fud intelektual!(nuk ka të bëjë me fut shpejt,por me e hongër shpejt e në kom)shpjegim alla zaloshnja!thjeshtë për të mos u keqkuptuar!

      1. anticensurë says:

        Xha Teme
        unë normalisht gjykoj personin dhe veprën e tij!në këtë rast përshtata një barsaletë për rastin e eduardit!pavarësisht nga mënyra e të shkruarit dhe ai nuk ka një nivel të ulët shkrimi!gabimet i bëjmë të gjithë!nuk jemi perfekt!sot nuk ka vetëm demokraci mendimi por dhe demokraci për nivelin e tij!gjëja që nuk më pëlqen tek eduardi është se fetishizon studimet e tij të amerikës!ai paraqitet me veshje zotërie por nuk përcillet gjithnjë si i tillë,pasi lexon artikujt e tij!
        përshëndetje Xha Teme

  4. Fatmir says:

    Se ke do te takoje i intereson vetem Rames,zarave te Rames dhe biznesmeneve te Rames.Edhe pasi priten e me pas sollen ne pushtet Saliun ne 1991,Finon ne 1997,Meten ne 2001 dhe prape Salen ne 2005 ,te fituar nga kjo mbeshtetje dolen vetem keta,familjet dhe farefisi i tyre,zagaret dhe biznesmenet e tyre.U pasuruan duke zhvatur dhe plackitur parate dhe pronen e shqiptareve.Nuk kemi pare deri tani ndonje shenje se Rama do i beje gjerat ndryshe nga paraardhesit e tij.

  5. Kalorsi i zi says:

    Edi, nuk te duket e habiteshme qe vizita juaj korrespondon me teatrin e gerdecit ? Mua me duket plani shume i thjeshte per te mos u kuptuar, sepse nuk ke kohe te merresh me kete ceshtje por udhetimi ne USA te ka marre te gjithe kohen. E habiteshme, por cfare mund te besh tjeter ?
    Vazhdo keshtu se po ta bejne sic e ke qef por me ne fund do te leshojne si yll ne zbritje. Vetem populli eshte aleati yt dhe pa ate je i humbur.

  6. altin says:

    Rama do te takoje ne departamentin e shtetit vetem ata qe do te jene te lire dhe do te pranojne te bejne ca foto me te dhe do socialiste te tjere karriere.Foto qe do ta mbushin popullin me krenari dhe gati te votoje sa here qe ai ka qejf zgjidhet,4 here ndoshta.
    Une kam nje propozim te bejme mbret Salen ose Ramen nje marke jane.

  7. jevi says:

    Nuk na intereson ke do te takoi,por na intereson c’fa do te behet ne vendin tone.Fjalet e bukura na kane ngopur per 68 vjet.A do te ket rilindje per kete vend?

  8. ELENA GJIKA says:

    RAMA SE PARI DO NDALET NGA POLICIA POR KUR TE KUPTOHET SE ESHTE JOSHQIPTAR VLLEH(ROME) DO LIROHET.

  9. beso says:

    Rama eshte i ftuar,mesa di,keshtu qe do takoje ata qe e kane ftuar.Kurse saliu shkon ne Amerike qe te takoje presidentin e Azerbajxhanit;ishall nuk shkon prape ne Amerike sala qe te takohet atje me jozefinen,se ketej nga ne jane shume larg

  10. Z.Rama, nuk eshte Sali Arkivoli ..... says:

    Amerikanet e dine mire se do takojne dhe do ndihmojne nje shqipetar me kulture qytetare, edukate me aspirata europiane qe flet mire gjuhen shqipe.
    Amerikanet do ndihmojne qe Z.Rama me Z.Topi te arin ne dore drejtimin, ndertimin dhe ri-ngrejne kulturen qytetare mderne europiane te shkaterruar qellimisht nga Sali Arkivoli.

  11. Anticensura Tung, edhe ket here qytetar, me vjen keq qe Ruralet qe nUk nxene po flasin!!
    Kur duhet te mesojne edhe te dalin prej ruralizmit fanatik te militantit te pandreqshem…Qe Zoti u marrte mend aq sa mos hapin gojen!!
    …Kaq miresi kerkojme nga Zoti!! (shkoqur: xhahilat, 1. te mos flasim, 2. te punojne (Pune te mira).
    Sepse kaq dine te bojne; puna u quhet per kontribut !!)
    Kujtese:
    kur jep mend xhahili , nuk bon vec merr ne qafe veten…kalamojte, lagjen…Shqipnine (ket’ te fundit, sepseee bohen
    kope; jane me shume se qytetaret!!)
    Keshtu o xhahile, thirrja osht: -Mos na merrni me qafe!!
    Per kete, nigjoni 7 here e folni 1 here; mo e mira: mos folni fare (se flisni ate qe j’u thote injoranca, Mos ma merrni per fyerje, lutem)
    Shkurt mundohi te mesoni, amon mOs qorra /militante e jepni mend (me t’ tujen)!
    E j miq, pa edvin e sale bojm dot, pa moral, drejtesi, shkolle, spital….Pune, nuk kemi nga shkojme!!l
    Ooooo xhahile e gjys-xhahile te shtrenjte!!
    Amon se na plaset, qepeni!!!j
    J’u lutem ne gjunje burra…

    1. anticensurë says:

      “Anti censura tung”
      po i marr borxh një thënje adrian vehbiut,pavarësisht se me 90% të shkrimeve të tij nuk jam i të njëjtit mendim:
      “delet gjithnjë i kemi në kërkim të barinjve” (adrian vehbiu,Hitleri që kishim mangut)”
      unë do ta përshtatja për këtë moment!
      militantët si të majtë dhe të djathtë nuk janë gjë tjetër veç se DELE NË KËRKIM TË NJË BARIU!
      bari pa te cilin nuk mund të jetojnë!bari të cilit i mbulojnë budallallëqet me idjotësi,gabimet me faje!këto dele mjafton të kenë një bari,pa ska rëndësi se ku i çon ai!
      e keqja tonë,si komb,është se kemi shumë dele dhe barinj të këqinj!kjo po duket dhe jashtë kufirit shtetëror shqiptar.në kosovë e njëjta gjë!në maqedoni po ashtu!
      një lutje do të kisha për ty pesonalisht!nqs për ty nuk është e vështirë,mund ta ndryshosh pseudonimin?pavarësisht se nuk është i njëjtë me timin!dhe po se bëre nuk ka asgjë të keqe!
      përshëndetje

      1. MEMEDHETARI says:

        Po,do e ndryshoje…Do e beje “Anticensure ok” … ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje