Itali, arrestohet dinastia De Gennaro, METE i dha 3 HEC-e në Shqipëri

15 Mars 2012, 10:28Politika TEMA

Shembet një nga dinastitë më të fuqishme në Rajonin e Puljas, ajo De Gennaro. Të lidhur në politikë dhe biznese tepër të fuqishme, hetimet e prokurorisë e kanë nxjerrë grupin e vëllezërve përgjegjës për afera korruptive dhe pazare të ndryshme. Madje mediat italiane e përshkruanin si “Fundi i epokës De Gennaro”. Bëhet fjalë për një pasuri prej 25 milionë eurosh që pritet të ngrihet apo sekuestrohet. Por ajo që të bie në sy është fakti se vëllazëria De Gennaro ka zbritur deri në brigjet shqiptare vitin e fundit dhe ka marrë bekimin e politikës shqiptare në pushtet. Burime të sigurta shprehen se të paktën 3 HEC-e të vogla janë në pronësi të këtij grupi së fundmi në koncesionet e lëshuara me firmën e qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Bëhet fjalë për negociata të nisura nga kreu i LSI-së, atëkohë ministër dhe të përfunduara së fundmi me firmën e ministrit Nasip Naço. Përtej faktit juridik se koncesionet mund të jenë bërë me procedura të ligjshme, mbetet për t’u shpjeguar mënyra se si Di Gennaro arriti deri tek kreu i LSI dhe qeveria shqiptare.

Mediat e Barit i bënë jehonë lajmit të marrjes nën akuzë të bizneseve të familjes, pasi vitet e fundit akuzohen për miliona euro abuzime me tenderime e koncesione të ndryshme. Sipas Prokurorisë së Barit, në këto aktivitete nuk kanë munguar edhe “presionet politike” apo korrupsioni i komunarëve të zonës së Puljas për të përfituar këto projekte miliardëshe. Dje u morën nën arrest shtatë persona të dyshuar, mes tyre vëllezërit Daniele e Gerardo De Gennaro, drejtuesit e komunës Anna Maria Curcuruto e Vito Nitti, drejtuesi rajonal Gennaro Russo dhe ekspertë Michele Corona e Raffaele Contessa. Vëllezërit De Gennaro janë pronarë të shoqërisë “Dec” që merrej me ndërtime të ndryshme në qendrat e mëdha. Por të bie në sy se Gerardo De Gennaro është gjithashtu edhe këshilltar i grupit apo forcës politike të Partisë Demokratike në Rajonin e Puljas. Nën hetim janë edhe shoqëri të tjera të dyshuara për këto aktivitete të paligjshme. Aktiviteti nis nga 2004 dhe aktualisht janë përfunduar vepra të mëdha ndërtimi në rajone të ndryshme nëpërmjet ndërhyrjeve politike dhe korruptive, të gjitha në rreth 500 faqe hetimesh. Nuk dihet ende nëse nën hetim janë edhe ndërhyrjet e kryera në Shqipëri, ku thuhet se kjo shoqëri ka marrë koncesione për 3 HEC-e. Por duket se ditët e ardhshme do të zbardhen detaje të reja rreth këtij aktiviteti dhe nëse ministria jonë është përfshirë në punë biznesi me të dyshuarit./AMA NEWS

10 komente në “Itali, arrestohet dinastia De Gennaro, METE i dha 3 HEC-e në Shqipëri”

    1. Aqifi says:

      Ilir Meta gjithe kohen ka qene i lidhur me mafien italiane dhe me pjesen me te poshter te politikes italiane (qe ne fakt eshte e njejta gje). Nepermjet ketyre ai eshte perziere edhe me UDB-ne serbe duke u bere agjent i tyre. Berishen dhe Meten para gjithckaje i bashkoi ne koalicion UDB-ja. Mendoni pak ku jemi katandisur…

  1. juristi ri says:

    Keta mafioz para LSI kane qene lidhur me Berishen, dhe nje fare Artan Hoxha qe oeshte bere analist TV nga MInister ne kerkim i Berishes. Keta i kane dhene Pallatin e Kultures ne Tirane grupit De Genaro, dhe fabriken e tullave ne Lushnje Volalba, dhe donin ti jepnin Parkun Industrial ne Koplik Shkoder. Grupi mafioz ka lidhje te hershme. ISh Mnistri Prifti ja hoqi parkun e Shkodres dhe donte ti hiqte pallatin e kultures ne Tirane, por Berisha nuk e lejoi. Berishes i nderhyri Faos Nano sepse ai ka pjesen qe kishte TVA ne pallat. MAfie e frikshme kjo.

  2. elio says:

    Nuk ka problem plako…ne shqiperi kane lare e pastruar qindra milione euro, jo per gje po kur jane te deklaruara 25 mil euro, imagjino sesa jane ne te vertete…Jo per gje po Tosi (kandidati per president) i ka bere dhe pronare te pallatit te kultures bashke me Liken, Jo per gje po tani jo vetem qe kane te njejten shoqeri po kane filluar te ngjajne, e cuditshme, si Baka me Zeken per te mos folur me kete pafytyren tjeter Salen…

  3. mali says:

    Pse flisni kot , ata jane njesojsi mafia italiane siajo shqiptare.Korbi korbin do favorizoi.

  4. AntenaWest-FBI says:

    De Genaro eshte ne Shqiperi prej vitit 1992. Nje nga njerezit me frekuente ne zyren e Sali Berishes. Mbeshtetesit kryesore te Genc Rulit dhe lobues te tij keto 20 vjet prane Sali Berishes.

    Eshte shume e lehte te identifikohen “investimet” e tyre ne Shqiperi psh si e morren pallatin e kultures ne “administrim” apo fabriken e tullave ku eshte drejtor dhe aksioner kunati i Rulit

  5. Ilir says:

    E bukura eshte qe kjo dinastia ka vite edhe para 90 ne politiken italiane ,i jane sulur shqiperise qe nevfillim .nqs sgaboj nje nga keta vellezerit eshte senator me pdl (berlusca I djathte) ndersa tjetri qe u arrestu eshte zjedhur me te majtet pd, eshte fotokopja tipike e dinastise familjare lsi meta.te pakten ne itali prokuroria bene punen w vete.po ketu?

  6. dritani says:

    “…mbetet për t’u shpjeguar mënyra se si Di Gennaro arriti deri tek kreu i LSI dhe qeveria shqiptare…”

    Zagaret e gjejne njeri-tjetrin me ere.

  7. enofieraku says:

    b-ytha do b-ythe e nuk do faqe, dhe puna e ketyre .

  8. haskoduka says:

    Sala kam bindjen se nuk ka dijeni per tre HEC-et qe jane dhene me konçesion De Genaro-s, patjeter e ka bere Likja(Iliri) me koken e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje