Spartak Braho shantazhon Ardian Dvoranin. Përgjigjet gjykatësi: Çanta e zezë e Brahos, si në diktaturë

17 Mars 2012, 19:11Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Avokati i Ilir Metës, Spartak Braho, ka sulmuar ashpër gjykatësin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, të vetmin që dha një vendim ndryshe nga gjykatësit e tjerë në çështjen e Ilir Metës. Në një editorial të publikuar nga e përditshmja MAPO, Braho i përmend atij filmime të bëra dhe afera. Reagimi i Brahos vjen pasi Dvorani deklaroi se çështja e Metës u mbyll pa dinjitet. Dvorani pati deklaruar edhe se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i mbushur me baltë. Kurse Braho i përmend atij një çështje pronësie, që duket qartë që është shantazh. “Kjo lugë çorbe e prishur mund të hahet edhe në Nicë apo Monte Karlo, në ndonjë “seminar” familjar, ndërkohë kur në sallën e Gjykatës së Lartë “të bërit pis” prisnin të zhvillonin seancën e radhës të gjykimit të një çështjeje sa politike aq edhe të ndjeshme për opinionin publik. Bën vaki që kjo lugë çorbë mund të jetë gëlltitur së bashku me ndonjë vendim tjetër për çështje pronësie, ashtu sikundërse mund të ketë ndodhur dhe nga frika e ndonjë filmimi, kur bëtë betimin se vetëm pafajësi nuk jap,” shkruan Braho.

Ndërkohë gjykatësi është përgjigjur në një intervistë për revistën JAVA. Dvorani thotë se Braho duhet të hapë çantën e zezë dhe drejtësia të hetojë për akuzat e tij. “Si jurist, do ta kaloja në heshtje. Do të flisja nëse do të ishte një debat profesional, por edhe pse balta ishte “private” do të merresha më shumë me fenomenin. Nuk do të flas për etiketimet personale dhe të pahijshme që më ka bërë. Nga unë nuk do të dëgjoni konsiderata personale për juristin Braho, por për çantën e tij të zezë që ai e mban me vete, nuk do të hesht. Besoj se ajo çantë ku pretendohet se ndryhen sekrete me vlerën e provave për vepra penale, është një rast i nxitur nga e shkuara e tij. Vetëm në diktatura, dosjet dhe çantat e zeza ishin normale, ato u rregullonin jetën atyre që i mbanin dhe jua shkatërronin shumicës tjetër. Si jurist ju them se ligji penal shqiptar kërkon ndjekjen penale të detyrueshme menjëherë sapo vihet në dijeni për prova për një krim të caktuar dhe për fakte penale. Ndryshe, ato do të ishin arkiva okulte për interesa okulte. Askush përveç shtetit nuk ka të drejtë të vëzhgojë dhe gjykojë jetën private të tjetrit duke i dhënë vetes mundësinë që t’i bëjë karshillëk institucioneve të vendit dhe inteligjencës së qytetarëve dhe për t’i përdorur ato për interesa personale dhe të atyre që ka rrotull,” thotë Dvorani.

38 komente në “Spartak Braho shantazhon Ardian Dvoranin. Përgjigjet gjykatësi: Çanta e zezë e Brahos, si në diktaturë”

  1. Mandi says:

    ky Braho eshte shembulli me i paster i felliqsires njerzore,,,nje qelbesirat e sigurimit te shtetit dikur

    1. rrufjani says:

      …Ndihmojeni te ziun Macok Brahon.
      nuk e degjoni si mjaullin,apo pellet,
      nga qe i kini kapur bishtin me dere.

      1. raimondi says:

        Spartak Braho eshte luftarak –Nqs ky do ishte kunder Sales do e diskretitonte Salen

        1. Ramy says:

          o turk me emer kaurri
          braho ka thene ne parlament qe saluku eshte agjent i sherbimit sekret serb,ne kohen kur ilir meta shante berishen
          tani jane se bashku ne pushtet

    2. Tironsi "Zogu i Zi" says:

      familja Berisha, Braho eshte avokati qe ju duhet kur te jeni ne gjyqe. Ju mbaron pune shpejt e shpejt. Ka dor te mbar.
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

      1. Durrsaku says:

        Sot diskutohet shume per hapjen a moshapjen e dosjeve… Me kujtohen vitet ’80 kur Spartak Braho nje nga hetuesit me xhahile te kohes, terrorizonte qytetin e Durresit. Asokohe thoshin se nje djale i ri qe ishte arrestuar per tentative arratisjeje i kishte vdekur ne duar. Kur e shoh sot avokat, deputet, artikullshkrues qe flet e shkruan per drejtesi, me ze nje ndjenje absurdi. E pra Braho nuk ka dosje, nuk ka qene spiun sepse nuk kishte nevoje te ishte. Ai ishte hetues. Politike e qelbur!

    3. Tironsi says:

      Ke te drejte Mandi. Me pelqen qe gjyqtari ka kurajon te thote te vertetat dhe te kerkoje qe shqiptaret te mos mbeten peng i dosjeve dhe cantave me filmimme te Sali Satrapit dhe Ilir Kokelopes. Le ta hapi ate cante te zeze Braho apo pse nuk ia merr prokuroria e te beje detyren e saj sikur thote gjykatesi Dvorani se keshtu bien rehat te gjithe dhe ky plehu Braho te shfryje puplat e tij te peshtira. Ky Braho eshte nje ish gjyqtar i denuar ne rregjimin tjeter sepse ka fallsifikuar ne menyre ordinere nje proces te tere gjyqesor dhe nuk meriton te zere ne goje drejtesine, gjykatat dhe te merret me te tjeret. Ka menduar se e kishte ne dore edhe Dvoranin si te tjeret me ato punet e pista te tij (prandaj gjykatesi sfidon publikisht qe ajo cante te hapet) por se priste qe gjyqtar Dvorani me te vetmin mjet qe i mbeti, me mendimin paralel, arriti ti tregonte te gjithe shqiptareve e te huajve se gjyqi i Metes u morr peng dhe kontrollua nga banda e LSI-se nepermjet anullimin te ekspertizes amerikane, lejimit te eksperteve shqiptare, moslejimit te shikimit dhe degjimit ne seance te videopergjimit, mospranimit si prove te deklaratave te Metes ne televizione, me deshmite e genjeshtra ne gjyq qe nuk u lejuar te verifikohen etj. Cfare priste Braho qe gjykatesi te bente pakice pa prova ne dosje qe Meta me veglen Braho i hoqi duke telekomanduar 4 gjyqtaret e tjere? Meta mburret qe beri gjyq por kujtohuni se si nje kriminel ordiner ai vetem shfrytezoj te drejten te mos paraqitej vete para gjykates dhe te te heshturit e te mos bente asnje deklarim per te verteten e tij. Nje hajduti e vrasesi kjo i shkon por jo nje te ashtequajturi politikani si Meta !!! Po ketu ke ne nuk ka gazetare qe ta zberthejne kete sjellje te paprecedente te nje politikani qe ka frike te perballet e te flase para gjykates

    4. sindikalisti says:

      keshtu do te ndodhe me te gjithe pushtetaret me status si te metes do te jete apo nuk do te jeta Spartak Braho.

  2. H. Malo says:

    Besojeni z. Braho se éshté edhe i zoti edhe patriot. Ai éshté i vetmi
    qé disponon dokumente té sigurta pér Sali Berishén si spiun i UDB dhe
    qé e ka shprehur hapur kété né Parlament.

    1. Robi says:

      O Malo vellai,por kur ky Brahua,disponon dokumente te sigurta qe demaskojne Saliun si spiun i UDB-se,atehere si ka mundesi qe eshte ne koalicion ne qeverisjen e ketij spiuni? Kjo tregon se,edhe pse Sali Berisha eshte nje plehre antishqiptare,S.Braho eshte akoma me i ndyre qe shfrytezon cdo pushtet per interesat e tij.
      Keta te dy,kane te perbashket ,jo vetem poshtersine,por ne se ua shikon me kujdes surreterit ,qe te dy ,kane te njejten ligesi antinjerezore.

      1. Nexhip says:

        Robo, arsyetimi juaj i saktë!

  3. TEFTA ALIKAJ says:

    nuk ekziston kallxus ose folje ose verb ose tunwort me fjalen Shantazh ;

    *SHKRUHET “I BEN SHANTAZH”

  4. Iliri says:

    Ore Braho, po flet shume, por edhe macja ime e di qe Ilir Meta vodhi me te dyja duart, ndersa ti flet per rregulla drejtesie, kur keto rregulla nuk zbatohen njelloj per te gjithe.

    1. mister x says:

      nese e do macen fshije komentin, se si dihet ne kete shtet ?

  5. Spartak Qelbi says:

    Brahoja kete gjyq te ndyre e ka si arritjen e tij me te madhe profesionale.merreni me mend cfare monstre profesionale eshte ky njeri qe shpirti do i digjet ne ferr dhe trupi ne gropen e gelqeres si i infektuar nga kolera.

    1. Shefqet Cela says:

      Kjo nuk eshte arritje e Braushit. Ai ka bere nje pese me hiç. Eshte “merite” e mafjes qeveritare, me ne krye Sali Berishen, qe ka neneshtruar gjykatat.
      Perpara gjyqit, vete gjykatesja Fullani vajti dhe i mori dore Ilirit, i cili pushonte ne plazh ne vilen e tije.
      Kur degjova kete lajm, me erdhen nder mend filmat me mafjen ku duken gjykatesit, sherbetore te tyre. Sa per kryegjyqtaren Beçaj, e tha vete Iliri me perpara, qe e kishte ne dore, per shkak te favoreve, qe i kishte bere per te bijen ne ambasade Austri.
      Braushi avokat, ti gezoje ato leke qe i xhvati Ilirit pa bere asgje. Cdo gje ishte vendosur perpara se te fillone gjyqi.
      Une çuditem me heshtjen e prokurorise qe nuk heton mbi te per keto shantazhe qe u ben te tjereve si Priftit dhe tani ketij gjykatesi te nderuar. Sikur edhe te kishte te drejte, denohet per mos kallezim krimi, por aiben shantazh dhe vetem shantazh.

  6. DHELPRA says:

    Ky i ben ato Kercenimet Shantazhet si i fort ne emer te Ilir – Kryelopes
    Braho je vec nje miz toke qe nje dite kur te zhduket Sali From Vicidoli edhe Iliri From Skrapari do jesh i ekzekutuar nga Populli “Ne emer te popullit do te … “

  7. petriti usa says:

    Nuk marr guximin fare te lexoj se cfare thote spurdhjak braho as te vras mendjen cfare ka thene dvorani apo sulltani.Mjafton vetem te shikosh foton bashkangjtur ku mund ta titullosh:Sekuenca nga filmi “GODFATHER”.
    ku luajne keto aktore:
    Don Vito Corleone………S.Berisha
    Michael(Al Pacino) ………I.Meta
    Richard Castellano ….S.Braho
    Nqs se bashkia nderkombetare nuk nderhyn sa me pare te prishe kete shtet
    mafjoz te frikshem do vije koha te themi se vete nderkombetaret bashke me dergimine plehrave te europes ne shqiperi kane kryer dhe transferimin
    e mafjes me te rrezikshme ne bote: ate siciliane.Koha po e provon qe tani..Neser do jete vone.

    1. DHELPRA says:

      O Petrit kto jan idjot, sdin me vjedh si Sarkozy Merkeli… Jan injorant do i shporrin ose do i vrasin fare.

  8. BARO CORROGJAFI says:

    EDHE NJE GJYKATES KORREKT QE DOLI,PO E SHANTAZHON NJE AVOKAT QE I MUNGON DINJITETI NJEREZOR.PROKURORIA DUHEJ TE ISHTE E PARA QE TE NDALEJ TEK AVOKATI BRAHO, I CILI DEKLAROI SE DISPONONTE 187 ORE TE FILMUARA NDAJ DRITAN PRIFTIT:KUSH E KA AUTORIZUAR SPARTAK BRAHON QE TE KETE TE DREJTEN E NDERHYRJES NE JETEN PRIVATE TE NJE PERSONI ? KU I GJETI KETO KASETA ? E PLOT PYETJE TE TJERA QE LINDIN . NJE PROKUROR I ENVERIT NA DEL PER TE BERE DREJTESI DUKE IU BERE SHANTASH GJYKATESVE QE JAPIN GJYKI8ME TE DREJTA.PROKURORIA DUHET TE ZGJOHET NGA GJUMI,JO VETEM PER KETE CESHTJE.

  9. AntenaWest-FBI says:

    Ketij sharlatani njeqelizor i ka ngel ora tek Partia e Punes, as bllof nuk di te beje.
    Permendet vetem ne mjekesi si rast i vecante i njeriut njeqelizor leshator

  10. Shqiptari says:

    Emigrantet po Perzehen nga shqiperia ,nga Shtepite e Tyre , Korrupsjoni ka hyre deri edhe brenda Familjes , edhe pse na Takojne shtepite ,Vellai te nxjerr jashte , Gjykata ste ndihmon , ka frike ka presjone , O Zot , edhe nje Cope Identitet qe kemi ne Shqiperi po na e mohoni , Ju Lutem te gjithe Gjykatesve te ndershem na ndihmoni , jemi Shqiptare.Zoti i Mallkofte ata

  11. Jani says:

    I ke shoket në ambasaden Amerikane shoku Spartak Broho.
    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Lexuar 3850

    Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.
    Letra
    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
    E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos.
    Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri.
    Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
    Fillimet
    Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
    Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
    Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
    Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi

    “Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu.
    Ilir Bushi/SOT NEWS
    29 Shtator 2011

    1. e verteta says:

      O zotni i nderuem Jani,BKQRSERDRTTHVXSEUY,cfare ke dashur te thuash me to,Po me kujtoni Vanin tek pallati 176,per ata qe fusnin nga ato anonimet poshte deres/

  12. Jani says:

    Zoti Spartak o prokuror i Enver Hoxhës shoket e tu punojnë në ambasaden Amerikane.

  13. arian Lushka says:

    Ata qe jane durrsake, e njohin shume mire se cili eshte Spartak Braho.
    Pa dashur te zgjatem, duhet te kujtoj dy-tre fakte: a) mbas disa vitesh qe kishte vdekur Enver Hoxha, dhe partia socialiste sikur e kishte distancuar veten nga diktatori, Spartaku organizon shoqaten e Enverit ne nje nga fshatrat e rrethit te Durresit; b) kur punonte si gjykates ne gjykaten e Durresit, gjate diktatures, denoi nje te pandehur, pa ia bere gjyqin, por protokolloi aty çfare deshte ai. Fakti me pak i rendesishem, por zberthen intelektin e ketij njeriu: bashkemoshateret e tij tregojne se ai eshte i vetmi student ne degen e gazetarise, qe ka mbetur ne klase e ka perseritur vitin. Ky eshte nje rast UNIKAL per ate fakultet. Dhe tani, na del nje avokat i zoti. Duket se si Anteu qe e merrte forcen nga toka meme, ku spartak duket e merr nga ajo cante mafjoze e zeze.

    1. InterPoli says:

      gjykatat tona nuk kane nevoje per avokat mbrojtes…mjafton nje jurist, ish punonjes i sigurimit, i cili ka lidhje me rrjetin e spiuneve (me te cilet jane te mbushur gjykatat tona) dhe ceshtja fitohet …

  14. tomori i beratit says:

    Dhe mbi te gjitha spartak braho eshte nje bir kurve qe do te pergjigjet shpejt per te gjitha krimet qe ka bere qysh ne diktatur.

  15. Ceni says:

    “Ish komunist, ish punonjës sigurimi”…shkruan ky Jani me siper. Duket qe ia fut kot se atehere nuk lejohej qe nje komunist te ishte bashkepuntor i sigurimit. Pasi supozohej qe komunisti ti thoshte gjerat hapur ne organizaten te partise se atehershme.

    1. Vila says:

      Spartaku ishte vetem nje prokuror me shpatulla te ngrohta per shkak te lidhjeve familjare dhe faktit qe i ati ishte Drejtor i Turizmit, ku hanin e pinin gjithe kasta e kohes. Por, ishte nje prokuror sadist, qe rrihte e torturonte te pandehurit, dhe kishte kenaqesi kur i ekzekutonte denimet me vdekje, duke i vrare te denuarit me doren e tij. Super kriminel, super hajdut, super mafjoz, super injorant.

  16. Jani says:

    Nuk e thot Jani zoti Ceni, por e shkruan gazetari Ilir Bushi i gazetes SOT.

  17. sadiku says:

    CUDI SI NUK I VJEN TURP KETIJ KRIMINELI SPARTAK BRAHOBYTHES QE PUSHKATOI ,VARI NE LITAR DHE INTERNOI DHE SOT I MBRON HAJDUTET E KRIMINELET.
    KY NJERI ESHTE KUNDER DEMOKRACISE PO KERKON TI VIJE DITA E TIJE E ZEZE.

  18. daku says:

    Zoti Gjykates ne nje sekond kemi dy raste te ngjashem dhe dy vendime te dryshem,canta e Spartak Brahos thoni;i rregullon jeten ati qe e mban dhe prish jeten e shumices,Po canta e Ditan Priftit nuk ishte cante qe rregullonte jeten atij qe e mbante dhe i prishte jeten te tjreve..(dhe canta e Dritan Priftit ishte cante e dale nga ambientet e selise se PS cante e modifikuar.)

  19. Treviso says:

    Zoti sekretar i komitetit rinise Durres,sektori i prapagandes ç’far ndryshimi ke nga kok-lopa Ilir Meta.Ilir Meta Skraparli,Ti Skraprali.Ilir Meta sekretar ipar i K.Q.R. TI sekretar i K.rinise Durres.
    Ilir kok-lopa ka punuar me bllok ne dore si zev.kryeminister. Ti ke punuar ne emer te ligjit duke etransformuar ligjin sipas interesit.
    Zoti Spartak kur erdhet ne Durres Ibrahimi erdhi me detyre sheterore si drejtus i turizmit.çuni ivellait punoi ne porto ne degen e sigurimit.
    Zoti spartak nuk dua te flas per punen e bere si prokuror a si gjykac,
    se nuk jam ne gjendje te gjykoj per punen e bere.Si ka mundesi qe ti na dole me shum prona ne durres dhe me dhjetra a me shume pallate.Pse prokuroret a gjykatesit tjere qe kan punuar paralel me ty ne gjykate a prekurori nuk kane kaq shume prona duke qene dhe venali? Shpjegimin e jep populli.Zoti Spartak terhiqu nga loja, qe te mos humbesh ato qe ke fituar me te pa drejte deri tani.

  20. DHJETORISTI says:

    MODELET SI BRAHO FATKEQëSISHT I KA PJELLE GJITHNJE KY VEND SEPSE I DUHEN DIKTATURAVE TE LLOJEVE TE NDEYSHME E SIDOMOS TE LLOJIT ANARSHIST SI KY YNI PER TE SUNDUAR KLIKA DHE JO LIGJI,PABARAZIA DHE JO E KUNDERTA.

  21. Dhimiter says:

    Zotrinj para foles. Jam nga sukthi ku shoku braho ka gjene deputet dy ere. Eren e dyte i mori votat me arme.Asgje nuk beri per sukthi vetem e shkretovi ate. Vodhi dhe mbrojti hajdutin isht kryetarin e bashkis sukth qe eshte i denuar per korupsion nga qykata e dursit me 4 viet burg.icili quhet Husen Llaca. Ku batakciu Braho me kuitoet qe ka thene kur ishte deputet: ”ne qofte se populli nuk ka uje le te pije birre”
    ky soti Braho le ti tregoi popullit si e ka mar nje kat pallati te stazioni i trenit ne durres. E njo mir shokun Brahose kam qen antar ne ps e sukthit. Nuk dua teflas me shume per momentin, ne te arthmen do te flas me shum per skrapalliun Braho.

  22. miri says:

    Grupi mafia Durres numër 2: Ilir Meta – Lefter / Nard Koka – Spartak Braho dhe bijtë dhe të afërmit, familjare Muca, dhe grupi vrasës me Lul Berisha

  23. Kelmendasi says:

    Nuk me intereson çfare thote S.Braho por poju them parimi sedrejtes eshte ky:Kur flet drejtesia te gjithe heshtin:Se dyti gjygjtari eshte nen betim gjygjtari flet vetem me vendim per nje çeshtje qe e ka gjykue.Se treti kur nje gjykates bane komente politike ai nuk asht ma gjygjtar po te kete minimalisht moralin e te drejtes do te largohej vete nga drejtesia te shkoje si Dhori Sollaku ne ndonje parti e ban komente simbas qejfit te tije apo te shefit.Shkurt ky gjygjtari asht ule ne karrige te gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje