INTERVISTA E PLOTE/ Withers: Ëndrra e vitit 1912 nuk është përmbushur, lufta për liri nuk është fituar akoma

17 Mars 2012, 21:05Politika TEMA

Intervistoi: Skënder Minxhozi, Revista JAVA

Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, në një intervistë për revistën JAVA thotë se ëndrra e vitit 1912 nuk është përmbushur akoma. Sipas tij, lufta për liri nuk është fituar akoma. Ai tha se Ismail Qemali dhe të tjerë patriotë do ishin turpëruar po të shihnin këtë qeveri moskokëçarëse se si tkurr liritë. Withers tha se ka frikë se zgjedhjet do jenë sërish të njollosura, ndërsa theksoi se zgjedhjet lokale në Tiranë ishin turpëruese. Ish- ambasadori tha se kjo qeveri përpiqet të fajësojë të tjerët për dështimet e saj politike. Withers tha se kjo qeveri nuk qeveris, por sundon. “Ajo nuk kryen funksionet elementare për të cilat është në pushtet,” u shpreh ai. Withers flet me tone të ashpra për gjyqësorin dhe për korrupsionin në vend. “Prandaj i ndoqa me shumë dhimbje veprimet e gjykatës jo vetëm në rastin e gjyqit të Gërdecit, por edhe në rastin Meta, në të cilin, sipas asaj që shihje, gjykatësit bënë përpjekje të paimagjinueshme për të hedhur poshtë evidencën e pakundërshtueshme të shkeljes së ligjit,” thotë Withers.

Ish- ambasadori e mbyll intervistën duke thënë se askush nuk e ndal dot demokracinë. “Historia po priret drejt demokracisë. Askush nuk mund ta ndalojë këtë, e padyshim as ata pak udhëheqës regresivë, të cilët, siç ka thënë Presidenti Obama “janë në anën e gabuar të historisë.” Shqipëria ka qenë gjithnjë në udhëkryqin e historisë. Dhe aty jeni sërish. Ngrini zërin për demokracinë tuaj, ngulni këmbë për të kërkuar të drejtën tuaj të lindur si një popull i lirë, dhe në fund keni për të fituar”.

 

 

 

Zoti Ambasador, Ju keni ngritur zërin për të mbështetur përparimin e parimeve dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Tetëmbëdhjetë muaj pasi jeni larguar nga Shqipëria si do ta përshkruanit gjendjen e demokracisë në vendin tonë sot?

Më lejoni që t’i përgjigjem kësaj pyetje në këtë mënyrë: një shekull më parë, një grup i vogël patriotësh shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli çlirimin e Shqipërisë nga sundimi i huaj dhe ngriti flamurin e Skënderbeut në truallin shqiptar, për herë të parë pas pesëqind vjetësh. Ato ngjarje do të festohen me krenari nga shqiptarët anembanë botës, gjatë këtij viti.

Burrat dhe gratë e guximshme që ngritën atë flamur në Vlorë në 28 nëntor 1912 kishin pak armë dhe burime. Ata përballeshin me armiq në çdo anë. Por ata ishin të frymëzuar nga traditat e mëdha liridashëse të popullit tuaj dhe parimet vizionare të presidentit amerikan Woodrow Wilson, një shembull i vlerave demokratike universale. Qemali dhe bashkëpunëtorët e tij shpresonin ta ndërtonin shtetin e tyre të porsalindur mbi këto vlera. Por çfarë do të mendonin vallë ata patriotë të mëdhenj shqiptarë, nëse do të shihnin se si është politika e sotme shqiptare? A nuk do të zhgënjeheshin ata nga dasitë që mbizotërojnë mes dy partive të mëdha politike – dasi kaq të thella sa e kanë bërë qeverisjen, për të mos folur për reformat që i nevojiten aq shumë vendit, të ngelet në vend? A nuk do të pezmatoheshin ata po të shihnin sesi po tkurren ato liri, për të cilat ata luftuan me aq trimëri dhe përballë vështirësish aq të mëdha, nga një qeveri moskokëçarëse? A nuk do të trishtoheshin ata po të shihnin sesi po abuzohet me idealet demokratike për të cilat ata sakrifikuan aq shumë, nga zyrtarë të etur për pushtet e që përpiqen me dëshpërim vetëm për të mbajtur pushtetin? Nëse këta patriotë do të mund të flisnin sot, nuk kam asnjë dyshim që do të na thoshin se ëndrra e 1912 ende nuk është përmbushur dhe se lufta për liri nuk është fituar akoma.

 

Kjo intervistë po zhvillohet pothuajse ekzaktësisht në përvjetorin e katër të tragjedisë së Gërdecit. Katër vjet pas shpërthimeve, çfarë përfaqëson Gërdeci? Çfarë ndryshoi në Shqipëri pas asaj ngjarjeje tragjike? Çfarë na tregon mënyra sesi është trajtuar kjo çështje, për qeverinë dhe përkushtimin e saj ndaj popullit shqiptar? 

Reagimi i qeverisë ndaj tragjedisë së Gërdecit mbetet një prej dështimeve të saj më të mëdha. Nuk duhet harruar kurrë se në radhë të parë Gërdeci është një tragjedi njerëzore. Teksa fragmentet e mprehta e të përvëluara të metalit ranë si shi nga qielli, njerëzit humbën të dashurit e tyre, përfshirë fëmijët, në një ngjarje që mund të përshkruhet vetëm si një akt kriminal. Të tjerëve, që u plagosën rëndë nga ciflat, iu ndryshoi jeta përgjithnjë. Askush nuk mund t’ua kthejë më të vrarët familjeve apo t’i shërojë sërish ato trupa të dërrmuar. Por, është një përgjegjësi themelore e qeverisë që të garantojë që drejtësia të vihet ne vend dhe që viktimat e kësaj bëme të tmerrshme të shohin, që ata që mbajnë përgjegjësinë ligjore e morale për këtë krim, të japin llogari për veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetëm që ka neglizhuar zbardhjen e të vërtetës së Gërdecit, por në fakt, ka ushtruar në maksimum pushtetin e saj, për të mos lejuar që e vërteta të dalë në shesh. Me sulmet e saj të egra kundër prokurorëve që hetonin këtë krim, me sulmet e saj kundër gjykatave dhe medias, me mbrojtjen e atyre, që si ish-ministri i mbrojtjes Mediu, mbajnë përgjegjësi morale, në mos ligjore, për këtë tragjedi, qeveria ka treguar qartë vendosmërinë e saj të palëkundur për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës. Pyetja që unë i bëj vetes – dhe që duhet t’i bëjnë vetes edhe shqiptarët – është përse. Çfarë ka në lidhje me Gërdecin, që qeveria nuk do që ju ta dini?

Gjatë ditëve të fundit, në kontekstin e vendimit të Gjykatës së Tiranës në gjyqin e Gërdecit, janë ngritur pikëpyetje të tjera. Askush nuk e ka mbrojtur më fuqimisht sesa unë pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Por edhe për ata që besojnë fort në autonominë e gjykatave, këto vendime janë të çuditshme, e madje zhgënjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime për “dhunimin e rregullave të sigurisë në punë” dhe “shkatërrimin e pronës për shkak të neglizhencës.” Por si ka mundësi që ajo iu shmang me kaq përpikmëri elementit kyç, faktit qendror të tragjedisë së Gërdecit: që 26 njerëz të pafajshëm u vranë nga ato shpërthime dhe që dikush është përgjegjës për ato jetë? Si shpjegohet hezitimi i Gjykatës për të adresuar këtë pyetje themelore? A mos vallë nuk e di se çfarë ndodhi në Gërdec në 15 mars 2008? E si mund të japë një vendim për shkatërrimin e pronës, por jo për shkatërrimin e jetëve? A mos vallë është e pashpirt? Apo ka frikë? Nëse ka frikë, nga kush ka frikë?

 

Zoti Ambasador, në media ka një debat të madh në lidhje me nevojën për një ndryshim madhor të elitës politike në Shqipëri. Klasa politike nuk ka ndryshuar që kur ju u larguat nga vendi. Cili është mendimi juaj?

Ajo që duhet të ndryshojë më shumë se çdo gjë tek elita politike shqiptare është mentaliteti. Sot, klasa qeverisëse shqiptare i përmbahet një koncepti të vjetër, e madje regresiv, se gëzon privilegje në raport me njerëzit e zakonshëm, se ka imunitet nga sundimi i ligjit, se nuk i nënshtrohet vullnetit të popullit. Asgjë nuk ka influencuar për të minuar progresin drejt demokracisë që i duhet vendit, më shumë sesa këto qëndrime arkaike të njerëzve me pushtet. Shqipëria është një demokraci e re. Gjatë më shumë se njëzet vjetëve që kanë kaluar që prej rënies së komunizmit, nevoja e saj më e madhe ka qenë ndërtimi i institucioneve kyçe të një demokracie: një gjyqësor të pavarur dhe të besueshëm, një media të çliruar, një sistem elektoral që është realisht i lirë dhe i ndershëm, një shtet ligjor që e lufton realisht korrupsionin dhe që është njësoj i vlefshëm si për ata me pushtet, ashtu dhe për ata pa pushtet, një kulturë politike që është e aftë të arrijë konsensusin për çështjet e mëdha që lidhen me interesin kombëtar, një përqendrim i pareshtur për t’iu përgjigjur nevojave të popullit.

Asgjë prej këtyre nuk është arritur. Shikoni qeverinë aktuale. Vepra që ka lënë pas shkon tërësisht kundër ndërtimit të demokracisë. Ajo ka kanosur gjykatat në mënyrë rutinë, madje edhe nën fasadën e një ligji antikushtetues lustracioni. Ka sulmuar në mënyrë poshtëruese zyrën e Prokurores së Përgjithshëm, teksa ajo përpiqej të gjente përgjigje për tragjeditë që ndodhën në Gërdec dhe në 21 Janar 2011. Është përpjekur të kufizojë liritë e medias, përmes ligjeve shtrënguese dhe jodemokratike dhe përmes presionit ndaj ambienteve në të cilat funksionon media. Dhe rast pas rasti, ajo ka manipuluar dhe të drejtën demokratike më themelore, procesin elektoral. Është e trishtueshme, që përkundrejt gjithë punëve të mira që mund të kishte bërë një qeveri largpamëse, reformiste dhe pro demokracisë, kjo qeveri ka treguar një interes aktiv, e madje obsesiv, vetëm për një objektiv: pushtetin, me çdo mënyrë që ka në dorë. Sikur ta kishte përdorur mandatin e saj qeverisës për të avancuar parimet demokratike, ky komb do të kishte ecur shumë përpara. Por siç vërejmë, një mundësi e madhe është humbur.

Më lejoni të jem i qartë. Ajo që i nevojitet Shqipërisë nuk janë thjesht politikanë më rinorë, por një mentalitet i ri. Burrat e vërtetë të shtetit, si Nelson Mandela në Afrikën e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republikës Çeke, ishin burra në moshë mjaft të madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies së tyre. Ky besim udhëhiqet çdo veprim që bënin dhe çdo vendim që merrnin. Për fat të keq, sot udhëheqësve shqiptarë, qoftë kur janë në moshën e Kryeministrit Berisha apo të Lulzim Bashës, ky besim ju mungon. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë, që të gjejë të tjerë udhëheqës – burra dhe gra, të vjetër apo të rinj, të çfarëdo feje apo etnie – tek të cilët flaka e demokracisë vazhdon të shndrijë.

 

Ju keni qenë mjaft kritik ndaj mënyrës sesi zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Një nga kabllogramet e WikiLeaks, të dërguara gjatë mandatit tuaj si Ambasador, shkruan se pavarësisht njëfarë progresi “Shqipëria mbetet një vend ku janë të pranishme manipulimet, abuzimet elektorale dhe praktika të tjera negative.” Vazhdoni të jeni i të njëjtit mendim?

Unë nuk mund të komentoj mbi elementë specifikë të raporteve të WikiLeaks. Në lidhje me pyetjen më të gjerë, mbi shkeljet elektorale në Shqipëri, historiku i trishtë i zgjedhjeve të fundit shqiptare flet vetë. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 thjesht nuk i përmbushnin standardet e pranuara ndërkombëtare, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës qeverisëse për t’i shtrembëruar raportet ndërkombëtare, për të provuar të kundërtën. Ndërsa votimet për bashkinë e Tiranës vitin që shkoi ishin një farsë dhe, për ta thënë troç, turpëruese për vendin.

Më lejoni të flas shkoqur: Nuk më intereson se cili kandidat fiton apo humbet. Por procesi duhet të jetë i ndershëm. Por kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e tregon veten se nuk është asgjë më tepër, se një vegël e partisë në pushtet, ndërsa Kolegji Zgjedhor tkurret përballë përmbushjes së detyrave themelore që parashikon mandati i tij, procesi është qartazi i pandershëm – dhe në mënyrë transparente jo demokratik. Unë e di që pas përfundimit të polemikave mbi zgjedhjet e vitit të shkuar, ka pasur thirrje për një reformë të mëtejshme elektorale. Për fat të keq, jam skeptik. Gjëra të tilla janë provuar edhe më parë. Nuk kanë funksionuar. Dhe as që nuk kanë për të funksionuar, derisa udhëheqësit shqiptarë të fillojnë t’i shohin zgjedhjet si një shprehje të padhunueshme të vullnetit publik dhe jo si një përpjekje për mbajtjen e pushtetit, përmes anashkalimit të të drejtave demokratike elementare. Për sa kohë nuk është zhdukur ky mentalitet, kam frikë se zgjedhjet në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të njollosura.

 

Një tjetër kabllogram i WikiLeaks pohonte se pas zgjedhjeve të qershorit 2009 “një ndër pyetjet madhore që shtrohet është nëse një mazhorancë e dobët do të jetë efektive në ndërmarrjen e reformave që i nevojiten vendit.” A e keni tani përgjigjen e asaj pyetje?

Sërish, nuk do të komentoj përmbajtjen e kabllogrameve të WikiLeaks. Por përsa i përket çështjes së qeverisjes, në një kuptim më të gjerë, provat janë shqetësuese në qartësinë e tyre: kjo qeveri sundon, por nuk qeveris; luan politikash, por nuk ndërmerr reformat e nevojshme; ajo përpiqet të fajësojë të tjerët për dështimet e saj politike dhe, iu shmanget përgjegjësive, por nuk kryen funksionet elementare për të cilat është në pushtet.

Më sëmboi në zemër kur lexova Progres Raportin e fundit të BE, i cili arrinte në përfundimin se Shqipëria nuk kishte bërë përparim në asnjë nga fushat ku duhet të përparojë për kandidaturën e saj në BE. Është e dhimbshme kur Transparency International dhe agjenci të tjera të respektuara ndërkombëtare raportojnë se institucionet e pavarura, liritë e medias dhe të drejtat themelore demokratike gjenden nën sulmin e vetë qeverisë, dhe se demokracia shqiptare ka bërë hapa prapa dhe është më e dobët se më parë. Por si mund të ndodhë kjo në një vend, njerëzit e të cilit janë kaq të talentuar, aspiratat e të cilëve për të ardhmen janë kaq largpamëse, dhe të cilët kanë punuar kaq shumë e me kaq mundim për të përmirësuar jetët e tyre dhe të fëmijëve të tyre? Unë kam besimin e palëkundur se publiku shqiptar është më i mençur se udhëheqja e tij dhe se një ditë kjo urtësi ka për të fituar.

 

Cili është mendimi juaj mbi debatin e madh që lidhet me çështjen e korrupsionit në vendin tonë?

Pak kohë më parë një gazetare e njohur ruse ka thënë – dhe po i perifrazoj komentet e saj – se në Rusi korrupsioni nuk është më një tumor në trupin e politikës, që mund të hiqet relativisht lehtë. Por, korrupsioni është si një helm që ka hyrë në gjakun e politikës ruse dhe për ta eliminuar atë tani do të nevojiten masa të dhimbshme dhe afatgjata. Unë shpresoj sinqerisht që kjo të mos jetë e vërtetë për Shqipërinë. Shqiptarët janë ndër njerëzit më të ndershëm që njoh. Integriteti juaj është me emër: kur dikush jep besën, ajo kthehet në një lidhje solemne që nuk duhet shkelur.

Prandaj është kaq e trishtueshme kur sheh se në ç’shkallë është përhapur korrupsioni në Shqipëri, sidomos tek elitat tuaja. Lufta kundër këtyre niveleve të korrupsionit kërkon më shumë sesa atë retorikën boshe që del nga qeveria në mënyrë periodike. Gjëja esenciale që ju nevojitet është një sistem gjyqësor i fortë dhe i besueshëm. Prandaj i ndoqa me shumë dhimbje veprimet e gjykatës jo vetëm në rastin e gjyqit të Gërdecit, por edhe në rastin Meta, në të cilin, sipas asaj që shihje, gjykatësit bënë përpjekje të paimagjinueshme për të hedhur poshtë evidencën e pakundërshtueshme të shkeljes së ligjit, që u ishte vënë përpara. Por çfarë mesazhi jep një vendim i tillë i paprinciptë? Që gjykatat mbrojnë ata që kanë ndikim dhe para? Që të pasurit dhe të pushtetshmit janë të përjashtuar nga zbatimi i ligjit? Që në gjykimin e gjykatës, sundimi i ligjit vlen vetëm për ata që nuk kanë pushtet politik? Nëse është kështu, a nuk janë në thelb gjykatat, bashkëfajtore në vetë aktet e korrupsionit që ato lejojnë që të mos dënohen? Dhe nëse gjykatat nuk e shkulin tumorin e korrupsionit, a nuk ka për të hyrë ai shpejt në rrjedhën e gjakut?

 

Nëse mendoni sot për kohën që shërbyet në vendin tonë, a ka diçka që do ta kishit bërë ndryshe?

Po, ka disa gjëra. Së pari, do të isha përpjekur më shumë të mësoja gjuhën shqipe. Është një gjuhë kaq melodike dhe shprehëse dhe do doja që të kisha pasur mundësinë të flisja drejtpërdrejtë me miqtë e mi shqiptarë. Sot, kur dëgjoj shqiptarët në Amerikë që flasin me njëri- tjetrin, më duket si muzikë e dëgjuar në një ëndërr. Më zgjon shumë kujtime të bukura.

Së dyti, gjatë kohës time në Shqipëri, unë u përpoqa shumë të takoj sa më shumë shqiptarë të zakonshëm. Do të doja të kisha pasur më shumë kohë për ta bërë këtë, për t’u prezantuar me më shumë njerëz, për të dëgjuar historitë e tyre, për të mësuar mbi ta si individë. Këto ishin momentet më të bukura për mua në Shqipëri: pirja e një kafeje me miqtë, shakatë, të dëgjoja shqetësimet e tyre, të përthithja gjërat e mençura që më mësuan. Më kujtohet një herë, jo larg prej fshatit Frashër, kur miqtë që më kishin ftuar në një drekë, papritur ia morën këngës. Një person udhëhiqte, të tjerët i mbanin ison, dhe të gjitha shkriheshin në një harmoni të mahnitshme. Atje, mes maleve dhe pyjeve, ku jetuan të tre vëllezërit e famshëm Frashëri, pasardhësit e tyre kishin ringjallur muzikën e një kohe që i përket historisë. Qe një moment magjik. Kam pasur shumë momente magjike kur isha mes shqiptarëve. Do doja të kisha pasur më shumë kohë.

 

Zoti Ambasador, sot ju keni shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë shqiptare, por cili është parashikimi juaj për të ardhmen?

Pavarësisht vështirësive për të cilat folëm, unë mbetem shumë optimist për Shqipërinë. Historia është në anën tuaj. Sot që flasim, teksa përballen me mundësinë e vazhdimit të sundimit me dorë të fortë, njerëzit anembanë botës janë duke kërkuar demokraci. Jo shumë kohë më parë, kjo ndodhi në Europën Lindore. Sot është radha e Lindjes së Mesme. Një ditë demokracia do të përhapet kudo. Sepse nëse historia na mëson një gjë, ky është mësimi më themelor, se nuk mund të tallesh me vullnetin e popullit. Në fund, fuqia e votës së tyre ka për të fituar.

Historia po priret drejt demokracisë. Askush nuk mund ta ndalojë këtë, e padyshim as ata pak udhëheqës regresivë, të cilët, siç ka thënë Presidenti Obama “janë në anën e gabuar të historisë.” Shqipëria ka qenë gjithnjë në udhëkryqin e historisë. Dhe aty jeni sërish. Ngrini zërin për demokracinë tuaj, ngulni këmbë për të kërkuar të drejtën tuaj të lindur si një popull i lirë, dhe në fund keni për të fituar.

61 komente në “INTERVISTA E PLOTE/ Withers: Ëndrra e vitit 1912 nuk është përmbushur, lufta për liri nuk është fituar akoma”

  1. tourkofagos says:

    persa ne shqiperine e mjere do te existojne turq te shqiptarizuar[turkoshake] nuk do te kete liri per shqiptaret origjinal…….kjo eshte e VERTETA!
    nje gjuhe,nje fe,nje komb……

    1. aqifi says:

      Mire fagos, ke filluar te permiresohesh! Komenti shume i sakte, me qe ra fjala…

      1. Bekimi says:

        Lexo Turkofaggot!
        Në Shqipëri nuk ka turq të shqiptarizuar. Përndryshe do të ishte lajm i mirë se krijesa artificiale 200 vjeçare greqi do të fshihej nga harta më shpejt se sa do duhet, duke patur shqiptarë të tillë si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano e Genc Pollo, me fundrrina nëpër këmbë si Vangjel Dule, në politikën shqiptare.
        @ aqifi:
        Ku e shikon përmirësimin tek ky faggot, mos ka filluar gojoren me ty tani?

      1. raimondi says:

        Ambasadori Withers e mbyll me keto fjale intervisten e tij

        :”…Ngrini zërin për demokracinë tuaj, ngulni këmbë për të kërkuar të drejtën tuaj të lindur si një popull i lirë, dhe në fund keni për të fituar…

        Keto fjale jane per drejtuesit e PS-se te cilet duhet te ngrihen ne protesta kunder kesaj menyre qeverisjeje dhe jo te struken neper selite e tyre …

        1. reformer says:

          I nderuar Raimond, une mendoj se keto fjale (“Ngrini zërin për demokracinë tuaj, ngulni këmbë për të kërkuar të drejtën tuaj të lindur si një popull i lirë, dhe në fund keni për të fituar”…) jane per te gjithe shqiptaret e ndershem qe e fitojne buken e gojes me djersen e tyre.
          Jane qytetaret ata qe duhet ti japin fund lojes tallese te pushtetit me teorine se te dy palet jane njesoj dhe se te gjithe jane njelloj te korruptuar. Kjo nuk eshte vetem coroditese dhe deshperuese, por edhe ugurzeze, sepse kjo pregatit nje vale tjeter kaosi dhe anarkie. Deshperimi do te shpertheje nje dite dhe nese ai do te jete i pashprese do te coje ne nje vale tjeter shkaterrimtare.

    2. aqifi says:

      Po ta mendosh ne 100 vjet ne kemi nderruar aq forma shteti sa shtetet e tjere nuk i kane provuar ne mijera vjet:
      1) Protektorat
      2) Anarki (me dumbabistet)
      3) Copezim (nga 1918 deri 1920)
      4) Republike
      5) Qeveria revolucionare me unikale ku nje prift organizoi revolucion bolshevik
      6) Mbreteri
      7) Diktature komuniste
      8) Demokraci e tipit afrikan
      Perfundimisht ne duhet te kthehemi ne protektorat. Zgjidhja qe i dhane fuqite e medha ne 1912 mbetet e vetmja zgjidhje e sakte. Mendoni nje shtet shqiptar me keto funksione:
      1) President – Whithers
      2) Kryeminister – Ambasadori danez Jensen
      3) Kryetare Parlamenti – Ambasadorja angleze Fiona
      4) Gaztor oborri (ose shqip lolo) – Eugen Wollfarth
      Dhe thoni po nuk morri 100% vota ne zgjedhjet e 2013…

      1. Nabukodonosor says:

        E drejte Qife,ai trapi Wolfarth eshte lolo me L te madhe.Cudi qe eshte gjerman,mos ka ndonje damar nga raca e mutit valle?

        1. analist says:

          Aqifi ka te drejte.
          Po nuk kuptoj se pse Wolfarth nuk duhej te ishte gjerman sipas teje? A nuk ta mbushin mendjen per sharlatane e qurravece gjermanet,te pakten nje pjese e tyre ku ben pjese dhe ky sarhoshi i OSBE?

      2. brazili says:

        Qifo,je grandioz,por ne qofte se behen zgjedhje prap Sala do fitoje,do ta nxjerre fitues ne fillim Ristani,pastaj danezi Jensen e hedh ne gjykate,Toma dhe Sashenka japin verdiktin final,fiton Sala,megjithese nuk ka marre pjese ne zgjedhje fare.

    3. gezim says:

      tourkofagos oj bukuroshe nga “HELLAFRIKA”
      PO ju e fituat pavarsine ne 1827 ne saj
      te lufes qe bene edhe “ARVANITASIT SHQIPTAR”
      1 NE JEMI NJE KOMB “SHQIPTAE”
      2 NE KEMI NJE FE ME TE MIRE SE SA JU “SHQIPTARINE”
      3 NE FLASIM NJE GJUHE SHQIPEN
      KURSE JU NUK PERFAQSONI GREKERIT E LASHTE
      JU JENI ME PREJARDHJE ARABE TE ARDHUR NE GREQI
      DHE TE KTHYER NE ORTODOKS JENI TE GJITH TE ZI
      ME GJE 1 GREK BJOND,,JO ATO PLAKAT GREKE QE LYEJ
      FLOKET BJOND ME VETULLA TE ZEZA OK “HELLAFRIKA”

      1. tourkofagos says:

        arapi mou,mqs me je kolisour si muti pas kepuces persa i perket asaj qe shpesh thexon se;Arvanitet cliruan greqine nga turqit,po ke te drejte,por jo turkoarvanitet !
        ketu eshte nje cope liste me emrat e arvaniteve kristiane ne Peloponiso,nqs ti arapi mou gjen emrin e te pareve te tu,une te heq kapelon;χωριό Renesi – Gardičko.

        Aleksi, χωριό Havaro Protopapa – Hlumica.

        Jorgi Anamiči, χωριό Drimi – Gardičko.

        Leka Anavati, χωριό Kombotekra – Grebena.

        Dimo Anaze, χωριό Kavalari – Grebena.

        Gjon Andon, χωριό Andon – Gardičko.

        Mihal Andon, χωριό Andon – Gardičko.

        Nikola Andoni, χωριό Andon – Gardičko.

        Manol Andra, χωριό Capuga – Gardičko.

        Papas Andra, χωριό Capuga – Gardičko.

        Diela Andreja, χωριό Gin Mansi – Grebena.

        Teodora Andrejapulu, χωριό Špata – Hlumica.

        Andreja Andreopulu, χωριό Sirvelica – Grebena.

        Dime Andronika, χωριό Adronika – Hlumica.

        Gjon Andronika, χωριό Adronika – Hlumica.

        Nikola Andronika, χωριό Adronika – Hlumica.

        Andreja Aramiti, χωριό Trahija Mansi – Grebena.

        Gjon Aramiti, χωριό Trahija Mansi – Grebena.

        Teodorio Aramiti, χωριό Trahija Mansi – Grebena.

        Lazaro Arkuda, χωριό Kozta Landže – Vomiro.

        Nikola Arvaniti, χωριό Vlanduša – Hlumica.

        Andreja Atanas, χωριό Lopesi – Gardičko.

        Jani Atanas, χωριό Madinik – Kalandrica.

        Moriki Avram, χωριό Avrami – Grebena.

        Petro Avram, χωριό Avrami – Grebena.

        Dimitri Avrami, χωριό Aksenija – Kalandrica.

        Manol Avrami, χωριό Aksenija – Kalandrica.

        Paloni Azini, χωριό Mihili – Gardičko.

        Gin Badza, χωριό Balči – Grebena.

        Jorgi Badza, χωριό Balči – Grebena.

        Nikola Badza, χωριό Balči – Grebena.

        Gin Bafi, χωριό Kribsi – Hlumica.

        Nikola Bafi, χωριό Kribsi – Hlumica.

        Pavlo Bafi, χωριό Kribsi – Hlumica.

        Pavlos Bafi, χωριό Kribsi – Hlumica.

        Gjon Bafi, χωριό Morik Bua – Gardičko.

        Poloni Bagali, χωριό Lalusi – Kalandrica.

        Gin Bala, χωριό Bala – Kalandrica.

        Miršegle Bala, χωριό Rovijata – Hlumica.

        Oratio Baldže, χωριό Nikola Bua – Gardičko.

        Leka Bale, χωριό Sliva – Gardičko.

        Mihal Balšadziti

        1. gezim says:

          tourkofagos oj bukuroshe nga “HELLAFRIKA”
          PO prandaj te them qe jeni me origjine “AFRIKANE”
          se nuk kupton dhe nuk ke argumenta lexoje pak tani…..
          Heronjtë legjendarë të Kryengritjes Kombëtare Greke nuk kanë qenë kush tjetër por Mjaulët, Xhavellët, Boçarët, Bubulinët e Ndretë me gjithë Kanarët me shokë, (list’e pafund) ! Kryengritjes greke dinamizmin dhe trimërin’e pashoqe i a dhanë veç arvanitasit ! Por nuk kaluan shumë vite e grekët vanë gjene në fis, (danajt’e pabesë), dhe bënë e vazhdojnë të bëjnë çmos, jo vetëm t’ua mohojnë arvanitasve qënjen e tyre shqiptare por edhe t’ua çrrënjosin me dhunë çdo trashëgimí arvanitase !
          Rikujtojmë tashti çastet kulmore që nga shpallja e pavarësisë greke, ku rolin themelor e luajtën trimat arvanitas, e deri në ditët tona.
          Greqia pavarësínë nga Perandoría Osmane e realizoi në vitin 1829. Që nga ajo ditë ajo veproi, zyrtarisht ndaj fuqive të mëdha me dinakërí, kurse ndaj kombeve fqinje me pabesínë karakteristike të fiseve danaje e gjithashtu me dhun’edhe krime të pashëmbullta duke zaptuar toka steré si edhe ishuj të shumtë me pangopësín’e një përbindëshi përgjatë gjysëm qindvjeçari. Por pikësynimi obsesiv i saj ishte Epiri i cili me limanet, tokat si edhe kullotat e tij ishte shtylla kurrizore e shqiptarëve. Shqiptarët më përpara vdisnin se sa t’ua lëshonin grekëve Janinën, Prevezën, Artën etj. Komitetet e Lidhjes Shqiptare kishin lëshuar kushtrimin nga mbledhja e tyre në Konaqet e Abedin Pasha Dinos në Prevezë, ku morën vendimin të mblidhnin një ushtri prej 30.000 burrash e të mos e lejonin kurrsesi shtrirjen e ushtrisë greke në Epir.
          Imoraliteti politik ndaj Çamërisë

          Do të duken tejet kundër-thënëse pohimet ose pozicionimet e Bismarck-ut të gjithëfuqishëm, por faktet janë kokëforta. Ishte ai që si mjeshtër aleancash si edhe kundër–aleancash që e mbanin, mori përsipër barrën e ndërmjetësit suprem mes fuqive të mëdha si Anglia dhe Austro – Hungaria nga njera anë dhe Rusia e Franca, nga ana tjetër. Kështu më 15 janar 1877 Bismarck-u e pranoi në parim krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Kurse në verën e po atij viti, (vetëm gjashtë muaj më vonë), gjatë luftës ruso – turke, Bismarck-u si edhe ministri i Punëve të Jashtëme anglez Derby, i propozuan Francesco Crispi-t që Italia t’a pushtonte Shqipërinë, (kini parasysh katër vilajetet e Shqipërisë, të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës), në qoftë se Austro – Hungaria do të qe në gjëndje t’a merrte Bosnjen. Mirëpo Crispi, farkëtuesi i bashkimit të Italisë, nuk e pranoi këtë ofertë, (në kurrizin e shqiptarëve). Arësyet ishin dy : nga njera anë, mbase gjaku i tij me prejardhje shqiptare, nuk ia lejonte këtë tradhëtí e nga ana tjetër ai nuk donte telashe eventuale as me Austro – Hungarinë.
          Vinin e iknin kryeministra si edhe ministra Punësh të Jashtëme në Angli edhe Francë, si Lordi Beaconsfield e pas tij Lordi Gladston, ose Grandvill-i me gjithë Waddingtonin, herë më liberalë e herë më konservatorë, e po ashtu i ndërronte pozicionimet e tija ndaj shqiptarëve edhe i plotfuqishmi Bismarck! Në mesin e qershorit të vitit 1880 Konferenca e Ambasadorëve vendos që t’i jepej Greqisë gjysma e Çamërisë e të mbyllej problemi. Greqia po fluturonte nga gëzimi. Edhe Bismarck-u nuk e kundërshtoi. Mirëpo në atë kohë ministër i Punëve të Jashtëme të Perandorisë Osmane qe emëruar Abedin Pasha Dinua (patrioti i madh çam) e kështu me këmbënguljen e tij u hodh poshtë ky propozim. Po Greqia ç’bënte gjatë kësaj kohe ? Jepte e merrte me dinakërí me ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Erdhi kështu edhe shkurti i vitit 1881. Bismarck-u, gjykatësi suprem, hedh idenë që Greqisë të mos i jepej Epiri por në vëndin e tij ajo të merrte ishullin e Kretës ! Mbeti disa muaj pezull ky propozim e veç kur me 24 maj 1881 u vendos që Greqisë t’i jepej në Epir vetëm qyteti i Artës me gjithë rrethe. E së rishmi Bismarck-u e miratoi këtë variant.

          1. tourkofagos says:

            ore une te pyes ;a e ke emerin tend ne kete liste arvanitesh????
            ti me tregon mua,pordhe me rigone……a ka ndonje hasan,mahmut,rexhep apo tahip ne kete list…..???????

            1. 'kodoshi' says:

              o fago ke shum te drejte kur thua qe ata kryengritesit te gjithe jane arvanitas kristiane qe luftuan kunder turqise per clirimin e greqise…po une do te pyesja se ne ate liste egziston ndonje emer grek??beji shum te fala hiresise nga ana ime….

            2. raimondi says:

              Ata arvanite qe cliruan Greqine ishin te gjithe Hajdute —

              Dhe mendo se cfare komb i Zvarranik dhe me moral te kalbur jane
              greket,
              kur Pavarsine e fitojne nepermjet Hajduteve…..

              Dhe sa per turq —Gjithe politkanet kryesore te Greqise jane Turq
              si psh

              Kareman-lli , Karaxhaferi –Simit-is, etj etj , plus edhe ky imi
              qe eshte president i Greqise :—10 milion kauri-fags are under my feet, jingeling my balls ..loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

            3. Edi Detroit says:

              Ore idjot grek, na plsi b,,per arvaleshit, ata jane grek,,fuck them,,cfare jane keto hiroglifesh qe shkruan idjot, kush eshte kjo gjuhe budalla, po mbaroi emri dhe mbiemri me sss, ska pune me Shqiptaret,,, jane cfare jane merrini dhe mbajeni ne Afrike( me fal ne Gerqi),,, jo arvanitas jo arvaleshi,,

            4. Vila says:

              Mos u merrni me historine e lashte apo te shkuaren e larget te Greqise, se atje do gjeni edhe Sokratin, edhe Solonin, edhe Odisene, edhe Agamemnonin. Sot greket jane pabuksa dhe brekegrisur, se e kishin siguruar mireqenien duke vjedhur europen. Te vijne kendej te punojne tokat tona, do i pranojme me kenaqesi.

            5. gezim says:

              tourkofagos oj bukuroshe nga “HELLAFRIKA”
              Ti ma shtron pyetjen me ceshtje fetare,
              se ashtu te ka mesuar “janullatosi”
              por ta kam shkruajtur edhe 1 here tjeter
              qe per fete nuk na rruhet fare se feja
              “SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA”
              por 1 pyetje kisha per ty,,
              PO ALI PASHA TEPELENA QE LUFTOI KUNDRA
              TURQEVE GREK ISHTE??????
              PERGJIGJU MOJ ARABE NGA ERITREA,,

            6. hajriu says:

              Lexoje dhe mos ja trego njeriu oj bjonde me lekure te zeze(turkobitha), lexoja edhe bareshes elefteriqise qe ta kuptoje.

              Heroizmi arvanitas në Revolucionin grek të 1821-shit

              Studimet për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me vlera të mëdha historike për kombin e arbrit.
              Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë ende në Greqi. Valët e tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë që ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.
              Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha europiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehtë dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: ““Βyλγαροι, κι Αρβανιτις, Αρμενος, κι Ρομιο, Αραπιδες”, që në shqip do të thotë: bullgarë, shqiptarë, armenë grekë, arabë. Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.
              Është e vërtetë që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit myslimanë dhe luftuan kundër njëri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare. Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas. Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të shtetit grek. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821-shit, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
              Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e kryengritjes së vitit 1821 ishin arvanitas. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveçse ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë. Disa nga arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.
              Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre. Më 1674-n, konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”.
              Revolucioni grek i 1821-shit është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Madje shteti që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Dhe ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Peloponezi dhe e bënë të tyrin.

              1. eleYΘeriskepsi says:

                Hajrie ,prap me HATARMA ju?
                Keni degjuar per FILIKI ETERIA ?
                Futuni ne internet dhe pastaj na jepni mendje per revolucionin
                Grek.

              2. eleYΘeriskepsi says:

                Hajrie ! Mqs u lodhe duke krijuar perrallen qe paraqite po te ndihmoj un.
                Ketu do mesosh si,kur, dhe nga kush u organizua revolucioni 1821.
                http://en.wikipedia.org/wiki/Filiki_Eteria

                Po more Hajria , nuk u vjen keq per komentuesit e shumte ketu,qe u jan lodhur veshet me historin e Greqis , me vend e pa vend , ne cdo artikull, pamvaresisht temes ,u duhet te lezojn nga tipa si ty dhe nga mua(sinqerisht po me veshtiret vetja qe merrem me idiotizmat e tua dhe te kompanis qe ju shoqern) .
                Kush eshte arsyeja zoteri?

              3. eleYΘeriskepsi says:

                Qe te kuptoni haj-rie sesi bashkepunonin shtetet ne ate kohe po ju jap nje shembull me poshte.( mos me thoni perse e vrane se nuk ka nevoje te me informoni.

                http://en.wikipedia.org/wiki/Ioannis_Kapodistrias

                Emri im Haj-iu nuk eshte elefteri.Po ,nese juve ju pelqen kaq shume mund ta perdorni .

                1. hajriu says:

                  Une e do ai s’me du , me plasi b.tha per ai…….hahahaaaa.
                  Bareshe degjoje dhe kenaqu http://youtu.be/rJ_j6myVNXE

                  1. Kavaja says:

                    Ju autori i letrës Agim Hamiti,kur Enveri vdiq ishit në burg,mos harroni jeni një nga ata që firmosët telegramin që do i dërgohej nënës Nexhmije,që ta ngushllonit për vdekjen e Komandantit.Ti Agim ke firmosur telegramin pra i tille je dhe së shpejti do botohet dhe telegrami ku ju do shikoni emrin dhe firmen tuaj.Shumë të burgosur e refuzuan prer dhe nuk e pranuan ta firmosnin.

          2. eleYΘeriskepsi says:

            …ky patrioti si shkruani “Abedin Pasha Dinua (patrioti i madh çam)”
            Ja bemat e pasardhesit “heroit” tuaj .Marr nga dokumenta Angleze..

            On 27 July 1943, after the failed attack against the village of St. Kyriaki (Popovo), 800 Tsams of “K.S.I.L.I.A.” lead by Dino brothers and in collaboration with the Occupation armed forces, invaded the villages of Phanari. 519 houses were looted and burned down, 800 people were killed (from which 231 were women who were first raped), and 500 people were arrested and sent to Ioannina as hostages. The cattle’s breeding was totally destroyed. Almost 243 villages were depopulated.

            Nxirrni ne pah historin tuaj dhe lerini historin Greke,se mjaft u bet qesharak.Ju jeni shume fatkeq dhe qesharak per mendimin tim!

            Perse luftuan per te krijuar shtetin Grek dhe jo ate Shqipetar
            arvanitasit?
            Viheni pak mendjen te punoj(nese keni).

            1. ardi says:

              Elefthriqiiiiiia, Arvanitet nuk e dinin kush ishin greket, se nuk dinin as greqisht, greqine edhe edhe e formoi gjermani, ata qe sot po u japin prape lemosha per te ekzistuar.

            2. hektori says:

              o turkofagos,o arab m….., nuk po e kupton se sa injorant po del ne krahasim me gezimin. gabimi me i madh qe beri bismarku ishte se deri ne fund mbivleresoi potencialin ushtarak te rusise. nese alenca e tij me austro-hungarine do kishte sulmuar rusine athere shume gjera do ishin ndryshe ne bote, duke filluar qe nga ky shtet fekalesh si greqia….

    4. edi tirane says:

      Ajde gamisu re arqidhi.Shqiptaret s’jane as turq e as greke.As kane qene e as kane per te qene kurre.

    5. dymi says:

      Ca prisni ju stafi Temes ti beni BAN komenteve idiote te turkofagos e Mike , ligjin kunder injorances?

    6. leo says:

      o po me ne fund fole nje here si burrat.

    7. eduart says:

      me gjithe respektin per punen qe ka bere ish ambasadori i sh.b.a-se ne Shqiperi dhe istitucionin qe ai ka perfaqesuar ne keto vite ne vendin tone mendoje qe jo te gjitha gjerat qe ai permende jane te verteta nese jane pohuar me te vertet nga ai ne kete menyre dhe jo deformuar nga gazetare te cilet per arsye comerciale apo interesa personale arrijne te pasqyrojne ne forme e permbajtje intervistat e personaliteteve jo reala. Nuk jame i informuar se si funksionon por mendoje kur jepet nje inteviste nga nje perfaqesues i nje shteti e mbi te gjitha te sh.b.a-se duhet te jete e regjistruar dhe nje kopje e regjistrimit i duhet ti jepet autorit te intevistes se dhene nga ai,nese funksionon keshtu ju lutem jepeni ne vidio regjistratore qe te jeni te besuar dhe keshtu te shikojme nese traduksioni(perkthimi)eshte ne forme te drejte. me respekte per shtypin e lire dhe real z. Eduart Buzhiqi

    8. Kuksi vjeter says:

      Kjo familje, kete percarje don vellazen. Turp te ndaheni greke e turke. Shqiptare jemi te tan.
      “Mos shikjoni kisha e xhamia,
      Feja e shqyptarit asht shqiptaria!”
      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

    9. N.VJOSA says:

      SALI, TE KA ARDHUR FUNDI…
      – ne vend te komentit, per miqte dhe dashamirsit e mi, duke lexuar Intervisten brilante te Ambasadorit Amerikan Uidhers –

      Na u hoqe si baba
      Baba per Demokraci
      Por na prure vec hata
      Prure shkerdhatokraci!

      Na u hoqe qytetar,
      Mbete Cjap katundar!
      Mire te thone shkodranet
      Na dole nje zog Gomar!…

      Per kusar dole i pare
      Do mbetesh ne histori
      Per Kusar e Genjeshtar
      Nuk gjen si shoku Sali!…

      Dite per dite ben fjalime
      Fjalime si komisar
      Dite per dite ben premtime
      O Sali, je i papare!…

      Dite per dite n’televizor
      Per Opoziten kritike
      Po na krrusesh si Kosor
      Nga e Verteta ke frike!

      Ke frike nga Fukaraja
      Nga njerezia ke frike
      Nuk degjon cfare thote bota
      As Europe e Amerike!

      Nuk kupton diplomaci
      Edhe kur te flasin hapur
      Deshe t’na ndertoje shtet
      Ndertove nje shtet te kapur!

      Vetem ne nje gje je mjeshter
      Mjeshteri per genjeshtar
      Nuk ke marre, mor qyqar
      Akuzohesh per Kusar!…

      Saliu shet e Saliu vret,
      Me Placke-Shqiperine los
      Ndaj per llogjike s’ pyet
      Se ka ra Daci ne Kos!…

      Te pelqen shume kariera
      Se ka privilegje shume
      Te duket se qeveris
      Kur qeveris per lume!…

      Sali nuk mbahet pushteti
      Me terror e bajoneta
      Populli e di me mire
      Se kush eshte e Verteta!

      Neper bote shqiptaret
      jane me se nje milion
      Qe jetojne demokracine
      Dhe te Verteten ta thone!

      Me te miret demokrate
      Na i quajte beseprere
      Beseprere mor i ngrate
      Ti je vet qe kur ke lere!..

      Me Bamir e me Besnik
      Me Avokat e Kreshnik
      Selami ne Amerike
      Ata qe ta thone acik!..

      Jasht na hodhe nje Okete
      Jashte na hodhe nje Biber
      Grupi po behet i madh
      Prapa po vijne te tjere!…

      Bajraktar alabak
      Salo te kemi te marre
      Ca na i quan deshtak
      Ca na i fute ne varr!…

      Do qe te thone “burre shteti”,
      Ti je ku thrret Qahmeti…
      Hiqesh Personalitet
      Por ti je Djalli vet!…

      Do te quhesh Skenderbe
      Te quhesh ai qe s’je
      Ti je vetem nje Hale
      Nje hale per dhjet Hale!…

      Te Verteten mor Qyqar
      Dhe Sheqerja e ka dit,
      Ti nuk ben as per Lopcar
      Ti nuk ruan dot as Dhit!…

      Ty Ambasadori Xhon,
      Te ka qelluar ne balle
      Ti nuk je per Shqiperi
      Ti je vec nje palo Djall!…

      O Ambasadori Xhon
      “Cokollat” te thone shqiptaret
      Populli te Mirin don…
      “Dinamit” je per Kusaret!…

      Te njohin Sali Katrani
      Te njohen si Qen Stani
      Te njeh mire Katerimani
      Si ty s’gjen Zog Hajvani!…

      Sali s’je per ate pune
      Ti je nje Cjap katundi
      Sali , ka ardhur Ora,
      Sali , ka ardhur Fundi!…

      Se Enderra 100-vjecare
      Nuk eshte ende realitet
      Enderra e Malo Qemalit
      Nendqind e dymbedhjete!

      Eshte e rende Sali Katrani
      Kur te huajt shqip ta thone
      Edhe vet Ambasadori
      Dhe Ambasadori Xhon!…

      Na turperove Qemalin
      Na shkatrrove Qeverine
      Turperove Patriotet
      Qe luftuan per Lirine!

      Ti Lirite po na i tkurr
      Me terror na tmerron
      Sali, nuk them vetem une,
      Por Ambasadori Xhon!…

      Zgjedhjet ti prap do i vjedhesh
      Edhe kjo na hidheron
      Kete se them vetem une
      Dhe Ambasadori Xhon!

      Zgjedhjet do i vjedhesh prape
      Ashtu sic e ke zakon
      Ujku qimen e nderron
      Por Zakonin se harron!…

      Sali na u bere ujk
      Qe zanatin se harron
      Sali nuk e them une,
      Por Ambasadori Xhon!

      Se ke bere si Ruzhdije
      Shqiperine anembane
      Sic na vodhe dhe Bashkine
      Sy per sy mu ne Tirane!…

      Sepse Zgjedhjet ne Tirane
      Ishin nje Vjedhje kampion
      Sali, nuk e them une
      Por Ambasadori Xhon!..

      Sali, ti nuk qeveris,
      Ti Sali vec sundon
      Sali nuk e kam thene une
      Por Ambasadori Xhon!

      Sali, ti nuk kryen dot
      As detyrat ne pushtet
      Sali nuk po ta them une,
      Por Ambasadori vet!…

      Sali na prishe gjykatat
      Me semundjen korrupsion
      Sali nuk e kam thene une,
      Por Ambasadori Xhon!

      Se per gabimet e tua
      ti te tjeret fajeson
      Sali nuk ta them vec une
      Por Ambasadori Xhon!

      Sali ty Huri te ngeci
      Ta ngeci Sali Gerdeci
      Sali nuk ta ngeca une
      Shume hunj…, nje do te ngeci!…

      Sali ti the vet per Meten
      Si Kapo ne Korrupsion
      Sali, faktet, sheh si une
      Dhe Ambasadori Xhon!…

      Sali Bota shohin Faktet
      Dhe jo ty Kameleon,
      Sali , fajin s’ta kam une,
      Koka ben, Koka peson!…

      Sali u lidhe me Meten,
      Gjeti Hajduti Hajdutin
      Sali fajin s’ta kam une
      Se na gjeti Bajga Mutin!…

      Sali ti vrave me dore
      Me shtet e me terror
      Sali, nuk e them une…
      Nje i madh Ambasador!

      Sali cfare te thone me pare,
      Krimet e tua s’kane fund
      Sali nuk ti them une,
      SHBA Kartonin tund!…

      Sali, ti se ndal dot
      Te miren, Demokracine,
      Vet Amerika po thote
      S’ndal dot Sala Shqiperine!..

      Je ne anen e gabuar
      T ‘historise, ndaj te ra Fama,
      Sali kte se kam thene une…
      Vet Presidenti Obama!…

      1. hajriu says:

        Ore N.VJOSA mos je gje Arben Duka ti or byrazer? Megjithate Respekte per talentin qe ke.

  2. Dulla says:

    Ngrini zerin per te drejten tuaj.Me troc nuk mund te thuhet nga nje mik i Shqiperise dhe shqiptareve.Politikanet tane jane sundimtare dhe jo “burra shteti”.

  3. geno says:

    E mor Widhers, po pse nuk dole ti thoje keto gjera qe kur ishe ketu e ta kishim shporrur kete plehren Sali Berishovic dhe keta plehrat e politikes mjatas e djthtas, po na dilje ne ekrane me Saliun e me Fatosin dhe na buzeqeshje me ata pacavure dhe ata keto kronika i interpretonin si mbeshtetje te SHBA per krimet qe kryenin, duke vazhduar te vidhnin e te sundonin kete vend te mjere.

  4. toni says:

    Ky zoteri meriton te jete kryeminister!!!!!! Bravo Bravo Bravo!!!! Respektin me te madh per ju Z. Withers

  5. Astrit Aleksandri says:

    Zoti Withers kjo letër tregon shumë për Amerikën
    Lexuar 33370

    Letër e Hapur drejtuar:
    – Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    – Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    – Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.

    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte:
    «Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj.»

    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80 milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.

    Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97– ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:

    Dari Meli
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:

    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.

    Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
    Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzetë vjet para kësaj date.

    Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.

    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.

    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.

    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?

    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.

    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?

    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.

    Zoti Ambasador Arvizu

    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.» Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër… I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.

    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni

    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.

    Agim Hamiti
    E Merkure, 04/05/2011
    P.S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’i a nis atë falas në pdf.

    1. albaniahello says:

      vertet je munduar shume per te hedhur drite mbi ralitetin. Por nje gje me beri pershtypje. Me shume se nje aktakuze ndaj CIA-se ishte nje kerkes per meshire. As mos e pretendo fare si vegel do na trajtojn perher per qellimet e tyre. Servilizmi i ntelektualve shqiptar eshte nje terren pjellor

  6. Engjelli says:

    Nuk ke ç’koment te besh ,ky qenka tepke si Mero ,dhe si ne komentuesit tek Tema.
    Sala duhet te mbledhe urgjent byrone e org baze per te denuar kete veprimtari te hapur armiqesore kunder atdheut te tij brenda oborrit.
    Thak You very much Mr Withers!

  7. GENTI says:

    TURKOFAGOS OSE ARQIDHI JU JENI INJORANTE OSE PIJANEC ME TE VERTETE JE BERE I SHPIFURE O PEDERASTE

  8. gjoni says:

    Per te tille diplomate qe flasin drejt e hapur ka nevoje shqiperia.Respekte Withers

  9. turi says:

    Z.WITHERS,
    JU jam shume mirenjohes per fjalet tuaja,aq domethenese dhe aq kuptimplote,qe jane NJE THIRRJE E MADHE PER TE GJITHE SHQIPTARET.
    ESHTE shume e sakte ,kur Ju thoni qe ENDRRA E VITIT 1912 NUK ESHTE PERMBUSHUR,LUFTA PER LIRI NUK ESHTE FITUAR AKOMA.
    Shqiperia qysh prej krijimit te saj prej patrioteve te shquar shqiptar me ne krye Ismail Qemalin,eshte drejtuar dhe vazhdon te drejtohet akoma nga SHUSHUNJAT,HIJENAT dhe NJEREZIT ME TE LIGJ TE KETIJ KOMBI,NGA INJORANTET,KARIERISTET dhe AVENTURIERET ME TE CMENDUR TE KETIJ POPULLI,qe per interesat e tyre e kane shtypur dhe shperfytyruar ate,duke perdorur metodat me cnjerzore,duke e kthyer ne skllavin e tyre.
    Ne Shqiperi kurre nuk do te kete demokraci,po nuk u zhduk nga politika shqiptare,fara e keaj te keqeje te madhe.
    Me vjen mire qe Ju e keni kuptuar se Shqiperia nuk ka ndertuar dhe nuk po nderton shtet te se drejtes,shtet DEMOKRATIK.
    Ju jeni shprehur shume qarte,qe POLITIKA SHQIPTARE KA NEVOJE TE DREJTOHET NGA NJEREZ PATRIOTE TEK TE CILET FLAKA E DEMOKRACISE VAZHDON TE SHNDRIJE.
    DHe SHqiperise nuk i kane munguar dhe nuk i mungojne PATROTE TE TILLE,por ATO JANE MASAKRUAR DHE VAZHDOJNE TE MASAKROHEN ME TE GJITHA METODAT nga DORA E HEKURT E KRIMINELEVE POLITIKANE QE I KANE RRENJET QYSH PAS KRIJIMIT TE KETIJ SHTETI DHE ME HELMIMIN E VETE THEMELUESIT TE TIJ,PATRIOTIT ISMAIL QEMALI.
    Z.WITHERS,
    JU e dini mire se sot mafia politike gangstere kriminale-korruptive eshte me e forte se kurre,sepse AJO KA SOT PUSHTETIN POLITIK DHE EKONOMIK TE VENDIT dhe AJO DUHET PUNUAR QELIZEM ,per ta zhdukur ate dhe te NDERTOHET DEMOKRACIA ne SHQIPER.
    KJO GJE ARRIHET OSE NGA NJE LUFTE E PERGJAKESHME CIVILE,sepse populli eshte me i percare se kurre me pare,OSE ME NDIHMEN E SHTETIT TUAJ DHE TE GJITHE PERENDIMIT,DUKE JA PRERE TE GJITHA RRUGET E JETES SE TYRE dhe SEKUESTRUAR ATYRE TE GJITHE PASURITE MARRAMENDESE, QE ATO KANE VENE NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI TE PAFAJSHEM dhe LIRIDASHES.

  10. Kumarxhiu says:

    Ore lexues te Temes? Po pse merreni me tourkofagosin? Pervec kesaj e quani edhe grek! Ai eshte nje qurrash qe kujton se eshte bere “homogjen” duke pire ndonje “uzaqe” ne mejhanet e Greqise. Nuk e shikoni qe eshte nje debil, qe cdo dy fjale qe shkruan, njera eshte “pune korrakesh”? Po ta njente vetem grek, nuk lexonte gazetat shqiptare cdo dite sa hap syte ne mengjes por vriste mendjen per hallet e Greqise dhe te familjes se tij.
    Mos ja varni fare ketij viktimes dhe te tjereve si ai! Merruni me biseda inteligjente, krahasoni idete, rrihni mendimet me njeri-tjetrin,si te largojme murtajen Sali Berisha, harrojeni tourkofagosin, kete plehre.
    Nje fjale e urte thote: njerezit e medhenj diskutojne idete, njerezit e zakonshem diskutojne ngjarjet, njerezit e vegjel diskutojne per njerezit e tjere.

  11. Agron says:

    Ky Withersi mos ishte pak down?….

    1. cicolino says:

      Ik o idioi, ik, se down je ti qe s’ke marre vesh deri tani se çfare tagjie ke ngrene! Dhe qe s’pranon dhe refuzon te heqesh dore nga tagjia, thjesht per faktin se te kane dhene ndonje vend pune ose ndonje ofiq! Ose thjesh per faktin se je edhe ti shpellar si ata qe kemi ne krye te vendit!!! Ufff, kur do marre vesh ky derr milet?!

  12. Ajet Delaj says:

    Përse sulmohet ambasadori Jonh L. Withers II?

    May31

    Posted by dielli in Analiza | No Comments

    Së pari gjej rastin të përshëndes honorable Withers, që për herë të parë mbas rreth 20 vjetësh të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me SHBA-në, bën realitet dëshirën dhe thirrjet e shumë intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut drejtuar diplomatëve dhe administratës amerikane, që shqiptarëve, si populli më proamerikan i botës, u duhet thënë e vërteta në sy.

    Që Amerika është engjëlli mbrojtës i kombit tonë mbi tokë, këtë nuk besoj se ka shqiptar që e vë në dyshim, por për një shtet të konsoliduar e serioz siç është shteti amerikan nuk mund të mos ekzistojë që përfaqësuesit diplomatikë apo shtetërorë të mos përçojnë politikën amerikane në mënyrë të saktë, të qartë dhe të plotë në misionet e tyre të përhershme apo të përkohshme.

    Të aludosh, e jo më të thuash se ambasadori amerikan bën politikë personale, është më shumë se marrëzi, pasi politika e jashtme amerikane është aq mirë e studiuar, sa ka ndryshime fare të vogla nga njëra administratë te tjetra.

    Mjafton të kujtojmë nismën e administratës së Presidentit Bush për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe konkretizimin e kësaj nisme nga administrata e Presidentit Obama apo vazhdimin e politikave të administratës së Presidentit Klinton nga Presidenti Bush për sa i përket çështjes sonë kombëtare, Kosovës.

    Me këtë dua të them se klasa politike shqiptare, qeveria e Shqipërisë, gjithë opinionbërësit e paguar e gjysmë të lirë, në vend që të marrin seriozisht sugjerimet dhe kritikat e miqve amerikanë dhe të gjejnë mënyrat më efikase për të reaguar e ndryshuar gjërat, po mbajnë qëndrime që na dërgojnë, me siguri, atje ku jemi nisur 20 vjet më parë.
    Të ngrihen komisione hetimore për çdo gjë. Komisione verifikimi të pasurisë apo diçka e tillë, jo për ambasadorin amerikan, por edhe për një amerikan të thjeshtë, nuk janë gjëra të çuditshme, por vërtet qesharake kur çdo qytetar amerikan, para çdo 15 prilli, të çdo viti, është i detyruar të shkojë e të rakordojë taksat.

    Çfarë e ka penguar dhe i pengon qeveritë shqiptare për 20 vjet që të ndërtojnë sistemin e taksave të mbështetur mbi numrin social apo të pasurisë, quaje si të duash, siç e ka Perëndimi, përveç dëshirës për të mbajtur policinë politike e kësi komisionesh fantazma, ku në krye të tij emëruan dhe e lanë për 12 vjet gjykatësen që kishte dhënë vendimin e varjes në vitin 1988 të poetit Havzi Nela, pasi Fehmi Avdiu nuk ka qenë vetëm.

    Si mund të konceptohet e pranohet nga amerikanët që gjykatësin kushtetues ta zgjedhë celula e partisë e mbledhur në bodrum, mbas mesnate, kur në anën tjetër, politika shqiptare përbetohet për përmbushjen e detyrimeve për të ngritur një sistem gjyqësor të pavarur?!

    Në anën tjetër, mund ta them me bindje të plotë, se sa më shumë e sa më hapur, t’u flasë shqiptarëve ambasadori amerikan, aq më shumë lartësohet figura e tij dhe e Amerikës në sytë e zemrat e shqiptarëve.

    Ajet Delaj,

  13. kelmendasi says:

    çfare funksioni ka ky Withers tani a e pyet njeri ma kete sot qe flet badihava?

  14. email emaili says:

    Nuk e kisha menduar se me ne fund e verteta do te thuhej kaq mire nga nje autoritet.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    O Gadaf !!….C’eshte ky pucist mer tej.. ?!?!

    Hiq dore nga pushteti more i mallkuar se e rrenove kete komb…Kur do te mbushet mendja ta lesh Shqiperine rehat kur te dalin Ambasadoret me kallash te gjithe para Kryeministrise ?? Por akoma nuk te eshte mbushur mendja more plak i keq se nuk te jep me asnje shtet perkrahje politike ose financiare ?? Po ty te injoroj Sekretarja e Shteteve te Bashkuara more felliqesire duke mos te dhene as doren duke qene ball per ball e jo e jo te te flasi…

    Lere Shqiperine te lulezoj more mafjoz i poshter…Ke 20 vjet more psikopat qe mbahesh ne kolltuk me sherr e sundim..Po ti je nje xhelat me i keq se ai qe iku..Ai te vriste naten, ti te vret ne mes te dites..
    Mallkuar qoft fara jote…

  16. ELENA GJIKA says:

    WITHERS ESHTE I VETMI ISH AMBASADOR CE MBET NJE QYTETAR I THJESHTE NDERSA SOCIALKOMUNISTAT E SHKRETE NUK I LARGOHEN PASI AI JEP DEKLARATE KUNDER BERISHES PRA ESHTE NJE MIK I NGUSHTE I BOAGJIUT TE TIRANES RAMES TANI DUHET TE INTERVISTOHET RUMUNI BUSHTINARU.

  17. Drenica e Kuqe says:

    Sa te drejte keni, zotni Ambasador – Withers. Lere qe nuk eshte permbushur “endrra e vitit 1912” e as nuk eshte fituar “lufta per liri”, lufta per bashkim kombtar e shqiptareve duhet te vazhdoje deri ne fitore dhe per kete duhet te na ndihmoni ju, miqte ameriakne dhe miqte tjer botrore. E patem nje Hasan Drenica – Prishtina qe e orgnanizoj dhe e udheheqi kryngritjen e vitit 1912, po “patriotet” si Ismail Qemali e lane ne “balte”… Shqiperine, ne balte po e lene klyshte “shqiptar” te serbit (jugosllavit), grekit, italjanit, bullgarit e “maqedonit”… Besa edhe ata e kta te BALLIT e te johallallit!… Na ndihmoni te bashkohemi si shqiptar e te jetojme ne shtetin tone: Shqiperi. Besa duhet te na ndihmoni edhe ta bejme lirine dhe demokracine – liri e demokraci te popullit shqiptar, se nuk na lane keta “shqiptarte” e serbit, te grekit, te italit… as ta gezojme lirine e as ta gezojme Shqiperine…
    Rrnofsh, zoti Withers! Te pergezojme per kete interviste prej miku te madh! Te punofte shneti e te lumte mendja, e endrra e vitit 1912 e te medhenjve shqiptare si Hasan Drenica – Prishtina u befte realitet ne kete 100-vjetor te Pavaresise se Shqiperise!… U befte SHQIPERIA!…

    Drenica e Kuqe

  18. Blendi says:

    Hej, bravo z. Whithers!!!!

    Nuk do te jete e larget dita, kur ketij burri t’i ngrene nje permendore (sado modeste) ne Shqiperi. Asnje ambasador i USA nuk ka bere per Shqiperine me shume se z. Whithers.

    Tung,
    Blendi

  19. duri says:

    Kjo este qeverija e ndryshimit ose qeverija e rilindjes ja kush jane antaret e rinj te kabinetit qeveritar,e ardhmja e shqiperise,ftyrat e reja te gjetura nga kryeministri Edvin Kristaq Rama.

    Edvin Kristaq Rama(Kryeminister i bandes)
    Gramoz Ruci (minster per te drejtat e te presekutuareve)
    Ilir Gjoni (minister i mbrojtes)
    Dashamir Peza (minister i brendeshme)
    Namik Dokle (minister i financave)
    Ilir Beqa (minister i telekomunikacionit
    Olta Xhashka Gjallica(Governatore banka shqiperise)
    Skender Gjinushi (minister arsimi)
    Arta Dade (minister integrimi ne komunizem)
    Luiza Xhuvani (minister per te drejtat e njeriut)
    Erion Brace (minister pa portafol se natyrisht e vledh9
    Erion Velija (minister per te drejtat e GAY)
    Dritan Prifti(minister per programet divertuese agjtazion e propagande)

    E ardhmja e shqiperise duhet te kaloje ne duart e ketyre,shqiperija ka nevoje per drejtus te rinje si Keta
    RRofte PS(PPSH)qe do na sjelli njerz te rinj e krye te qeverise…..

  20. lili says:

    o shqiptare!
    mesoni pak se si bota funksionon!
    cfare funksioni ka ky pyt nje,pse fol tash tjetri etj etj…
    Ambasadori nuk na fyen ne shtepin tone sepse ka nje minimum etike edhe kritikat i bane nga shtepia e vete ,jo ne deren tone,se ia di pak rendin
    ambasadori i amerikes kur nuk eshte dicka tjeter pos ne sherbim te amerikes,pra ambasadori eshte prape ne sherbim kur bene keso deklarata,sepse nuk i takon state departementit ma dal aq haptas-edhe pse shume aty deshiroj largimin e nje komunisti si berisha -!
    Nuk del FBI me thane se kemi zbardh serverin edhe kryeministri i juaj ka urdheruar vrasjet e eshte nje kriminel !kjo na takon neve ta bejme!po kjo nenkuptohet me deklaratate e ambasadorit!
    Ambasadori haptas po na thote largone diktatorin,kur thote se nuk ka demokraci po sundim,zgedhjet u vodhen etj!
    Pra get up stand up for your rights,se ambasadori te gjitha nuk mundet me i ba nga amerika!

  21. eli-Tiv says:

    …Falemnderit z.Withers…!!

  22. mirfa says:

    Z.Theniet tuaja jane me se te verteta.Kjo tregon se per aq kohe sa keni qene ne Shqiperi e keni njohur shume mire realitetin tone.FALEMINDERIT!
    VETEM NJE GJE DUHET TE KESH TE QARTE SE,SA PO TA LEXOJE SALI BERISHA KETE INTERVISTE DO TJU QUAJ KOMUNIST I PANDREQSHEM

  23. valter says:

    Dhent zoti qe edhe ky ambasador qe kemi tani te ket mendjen e ketij njeriu te MADHE Withersit. Amerika do ti bashkoj shqiptaret dhe agjentet e rusit apo te udb se shpejti do tu vij fundi (si nga krahu i majt edhe nga i djathti). Vetvendosja dhe aleanca kuq e zi do bashkojne shqiptaret ne nje territor te vetem, zgjohuni shqiptare se fjalet e ketij njeriu do te thon diçka.

  24. duri says:

    Kjo eshte qeverija e ndryshimit ose qeverija e rilindjes ja kush jane antaret e rinj te kabinetit qeveritar,e ardhmja e shqiperise,ftyrat e reja te gjetura nga kryeministri Edvin Kristaq Rama.

    Edvin Kristaq Rama(Kryeminister i bandes)
    Gramoz Ruci (minister per te drejtat e te presekutuareve)
    Ilir Gjoni (minister i mbrojtes)
    Dashamir Peza (minister i brendeshme)
    Namik Dokle (minister i financave)
    Ilir Beqa (minister i telekomunikacionit
    Olta Xhashka Gjallica(Governatore banka shqiperise)
    Skender Gjinushi (minister arsimi)
    Arta Dade (minister integrimi ne komunizem)
    Luiza Xhuvani (minister per te drejtat e njeriut)
    Erion Brace (minister pa portafol se natyrisht e vledh9
    Erion Velija (minister per te drejtat e GAY)
    Dritan Prifti(minister per programet divertuese agjtazion e propagande)

    E ardhmja e shqiperise duhet te kaloje ne duart e ketyre,shqiperija ka nevoje per drejtus te rinje si Keta
    RRofte PS(PPSH)qe do na sjelli njerz te rinj e krye te qeverise…..

  25. Ervin says:

    Te gjithe thone se nacionalizmat nuk jane te mira, kurse a po ben Withers thirrje per nacionalizem???!!!

    Kush ia jep withers te drejten qe te nderhyje ne punet e brendshme te shteteve te tjera?! Cfare kerkon ky qe ne te bejme lufte qe te fitojme “lirine”???!!!

    S’na ka ik mendja ta bejme Shqiperine Irak dhe shqiptaret derra per t’u vrare…

    Ben mire te mos nderhysh ne punet e brendshme te shqiptareve, sepse nuk e kemi Shqiperine per ta bere Irak, megjithese edhe nafte kemi boll, por e kemi per vehte dhe jo per hajdutet e pushtuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje