Nëna e tij loton çdo ditë, por në 15 mars, kuja e heshtur e saj është edhe më e dhembshme. I biri, Endri Dvorani, humbi jetën në shpërthimin tragjik të fabrikës së vdekjes në Gërdec. Katër vjet më pas, kalvari i gjatë i sistemit të drejtësisë, nuk i ka dhënë asaj gruaje dhe asnjërit prej familjarëve të viktimave të pafajshme përgjigje për pyetjet e pafundme që u rëndojnë me peshën e mortit: përse humbën jetën në atë mënyrë të tmerrshme! Djali tjetër i saj, Adrian Dvorani, është anëtar i Gjykatës së Lartë. I përhumbur nga dhembja, juristi i njohur pranon të flasë për revistën JAVA pak mbasi është kthyer nga varrezat ku ka përkujtuar përvjetorin e të vëllait që humbi jetën në Gërdec
Nga Lorenc Vangjeli, Revista JAVA
15 marsi është një ditë e rëndë edhe për ju, keni humbur vëllanë në shpërthimin që ndodhi në Gërdec. Pak ditë më parë, gjykata e Tiranës dha vendim për të pandehurit, një vendim i cili la të pakënaqur edhe prokurorinë, edhe vetë të pandehurit. Ju si e gjykoni?
Po, 15 marsi është një ditë e rëndë për mua, për familjarët e gjithë viktimave, por dhe për të gjithë shqiptarët. E mendoj çdo ditë, por në përvjetor ndjej një ankth të jashtëzakonshëm: çfarë t’u them prindërve të mi që kanë po ato pyetje dhe paqartësi si të gjithë të tjerët. Po dy djemve të Endrit të shkretë, çfarë t’u them? Duke qenë në majë të piramidës së drejtësisë, një përgjigje të tillë, ata e presin edhe nga unë. Dhe unë vuaj nga pafuqia për pafuqinë që ka vetë sistemi i drejtësisë, i cili, për një mijë e një arsye, nuk ka dhënë drejtësi. Dhënia e drejtësisë finalizohet me një vendim gjyqësor, por ky hap final, duhet të shoqërohet dhe me bindjen e opinionit publik për vërtetësinë e tij duke i trajtuar të gjithë të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi përpara ligjit dhe që ligji, gjen zbatim për të gjithë. Si gjykatës, kam pengesa ligjore për t’u shprehur për vendime gjyqësore të një shkalle më të ulët, por si jurist dhe palë e interesuar në këtë proces, kam rezervat e mia për çfarë ka ndodhur deri më tani, për mënyrën e hetimit, gjykimit dhe plotësinë e tyre. Pa hyrë në detaje, mund t’ju them se kam po ato pyetje që kanë qytetarët dhe që nuk kanë marrë ende përgjigje: përse humbën jetën në atë mënyrë të tmerrshme 26 qytetarë, përse u gjymtuan disa qindra të tjerë, përse u shkatërruar jeta, shëndeti dhe prona e të mbijetuarve, përse kanë mbetur kaq brenga njerëzore të pangushëlluara. Procesi i shkallës së parë nuk më ka bindur dhe nuk është bindur askush për numrin e të pandehurve që u hetuan gjyqësisht dhe raporti që ata kanë pasur me ngjarjen. Disa nga ta ndodheshin kot në kafazin e të pandehurve, disa të tjerë, ndoshta mungonin.
Keni parasysh ish-ministrin e Mbrojtjes kur thoni që disa ndoshta mungonin si të pandehur?
Nuk përmend emra. Komentet mund t’i tërhiqni ju vetë. Di që ish-ministri i mbrojtjes u hetua, u morr si i pandehur nga prokuroria, u dërgua për gjykim, por nuk u hetua gjyqësisht për shkak të imunitetit të tij si anëtar i Kuvendit. Minimalisht, në një vend normal, një funksionar publik, kushtetuetshmërisht përgjegjës për çfarë ndodhi, duhej të tërhiqej nga jeta publike dhe jo më të vazhdojë të qëndrojë në politikë. Ka përgjegjësi ligjore që duhen provuar, por ka dhe përgjegjësi morale që janë tashmë të vërtetuar.
Çështja është e hapur. Edhe për politikanët, edhe për emrat e tjerë që janë përmendur. Jam me shpresë se drejtësia do ta rikonsiderojë këtë çështje. Duke njohur mirë ligjet, ende nuk arrij të kuptoj pse ka mbetur pezull problemi Mediu dhe pse prokuroria nuk vijon kërkesën për heqjen e imunitetit të tij. Eshtë detyrë e drejtësisë hetimi dhe gjykimi për të nxjerrë të vërtetën sesi dhe sa janë përgjegjës civilë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, kush e krijoi këtë biznes e kështu me radhë. E provuar deri më tani është vetëm një gjë: nëse do të kishim një sistem të përgjegjshëm dhe të aftë, ushtrimi i veprimtarisë që çoi në tragjedinë e Gërdecit, as nuk duhej të lejohej që të kryhej. Aq më tepër, mbështetur në vendime qeverie, akte ministri dhe urdhra komandantësh që i hapën rrugën asaj pune dhe që do të duhej ta mbikqyrnin. Mund të marrë çdo emër ajo gjëmë, por e sigurt është se nëse do të funksiononte shteti, nuk do të ndodhte tragjedia.
Çfarë ndodhi, pra, sipas jush?
26 vetë kanë humbur jetën në një veprimtari të licencuar nga shteti, të mbikëqyrur posaçërisht nga shteti – të paktën kështu duhej të ishte – sepse ajo ishte një veprimtari shumë e rrezikshme. Në jurisprudencë ky quhet burim rreziku të shtuar sepse lidhet direkt me sigurinë publike, paprekshmërinë e jetës, shëndetit dhe pronës. Në konceptin ligjor, pranuar deri edhe nga gjykata e Strasburgut, veprimtari të tilla konsiderojnë me përgjegjësi civile objektive solidare, edhe pa faj, si vetë shtetin, ashtu ato subjekte që e ushtrojnë atë lloj veprimtarie ndaj kujtdo që pëson dëme pasurore e jopasurore. Kjo parakupton para së gjithash, edhe që çdo gabim, e kryer në pakujdesi apo si veprimtari e qëllimshme, përbën një akt posaçërisht të dënueshëm rëndë penalisht. T’ju jap një shembull. Dikush mund të marrë një leje legale për të ndërtuar cisterna benzine dhe fishekzjarresh në sheshin Skënderbej. Shpërthejnë cisternat dhe shkaktojnë viktima dhe dëme. Drejtësia në këtë rast, jo vetëm duhet të merret me të licencuarin, por para së gjithash, duhet të merret me atë që lejoi veprimtarinë dhe që duhej ta mbikqyrte.
Gërdeci u licencua nga qeveria, e cila i hapi rrugë procesit që u shndërrua në tragjedi. A nuk është e pafajshme qeveria sa kohë nuk ka fajësi kolektive.
Po, është e vërtetë. Nuk ka përgjegjësi kolektive përpara ligjit. Por, Kushtetuta dhe ligjet përcaktojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e qeverisë dhe çdo anëtari të kabinetit në fushën që mbulon. Ligjet përcaktojnë dhe detyrat e përgjegjësitë e secilit. Më tej ligji cakton përgjegjësitë për funksionarët e tjerë më të ulët. Kaq mjafton sipas meje, që secili të njohë dhe mbajë përgjegjësitë ligjore, politike dhe morale. Nuk jam prokuror, por gjykoj se dikush duhej të mbajë përgjegjësi edhe ligjore për atë tragjedi. Askush nuk e beson se ishte thjesht dhe vetëm aventurë e marrëzi biznesmenësh, të cilët, edhe mund të kishin humbur jetën nëse do të ndodheshin në momentin e shpërthimit në Gërdec.
Ishit relator i procesit të Ilir Metës, si gjykoni sot mbi vendimin tuaj të djeshëm?
Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë mëdyshje mbi çfarë kam shkruar dhe votuar në vendim. Kam vënë re, se edhe media dhe opinioni publik, në shumë raste, nuk e kanë lexuar me vëmendje vendimin ose e kanë paragjykuar, gjë që nuk mund ta them për komunitetin e juristëve. Vendimi është një shenjë e shkruar që mbetet. Në të gjitha rrethanat do të jepja të njëjtin vendim me ato prova që mbetën për t’u shqyrtuar në përfundim të hetimit gjyqësor. Njëlloj do të vendosja edhe nëse subjekti i hetuar gjyqësisht do të ishte i pasur apo i varfër, i pushtetshëm apo i papunë. Kushtetuta dhe konventa evropiane e të drejtave të njeriut, imponojnë që dyshimet në një proces penal, shkojnë gjithmonë në favor të të pandehurit.
Pak ditë më parë jeni sulmuar ashpër në media nga avokati i zotit Meta, Spartak Braho. Cila është përgjigja jote për të?
Si jurist, do ta kalojë në heshtje. Do të flisja nëse do të ishte një debat profesional, por edhe pse balta ishte “private”, do të merresha më shumë me fenomenin. . Nuk do të flas për etiketimet personale dhe të pahijshme që më ka bërë. Nga unë nuk do të dëgjoni konsiderata personale për juristin Braho, por për çantën e tij të zezë që ai e mban me vete, nuk do të hesht. Besoj se ajo çantë ku pretendohet se ndryhen sekrete me vlerën e provave për vepra penale, është një rast i nxitur nga e shkuara e tij. Vetëm në diktatura, dosjet dhe çantat e zeza ishin normale, ato u rregullonin jetën atyre që i mbanin dhe jua shkatërronin shumicës tjetër. Si jurist ju them se ligji penal shqiptar kërkon ndjekje penale të detyrueshme menjëherë sapo vihet në dijeni për prova për një krim të caktuar dhe për fakte penale. Ndryshe, ato do të ishin arkiva okulte për interesa okulte. Askush përveç shtetit nuk ka të drejtë të vëzhgojë dhe gjykojë jetën private të tjetrit duke i dhënë vetes mundësinë që t’i bëjë karshillëk institucioneve të vendit dhe inteligjencës së qytetarëve dhe për t’i përdorur ato për interesa personale dhe të atyre që ka rrotull.
Koalicioni me PR ne zgjedhjet e ardhshme nje arsye ?
Ik o Adriano,iiik.
Mir ua ben Zgjeba e Bulevardit ketyre palaçove qe i perdor aq sa do dhe i flak matane kur te doje.
Njerez pa personalitet,qaramane,qurravece,burracake.
Me kujton ate barcoleten per ate burrecin qe i shahej gjithe libri i shtepise dhe as te thoshte “tenden” nuk qe ne gjendje!
Me një fjalë, sipas gjykatësit Dvorani, edhe në rastin e Metës fajin e ka prokuroria që nuk ka ditur të çojë fakte të sakta për të akuzuarin por denoncime të pa sakta apo të dyshimta?!! Prandaj sipas ligjit ai del i pa “lagur”. Pra prokurorët janë të pa aftë të argumentojnë sepse, e njëjta gjë ndodhi për Lulin me rrugën e kombit, poashtu me Mediun për Gërdecin dhe po e njëjta gjë me Mediun sot, kur zoti Dvorani shpreh çudinë se përse prokuroria nuk kërkon heqien e imunitetit të tij!!! Pra përfundimi apo mesazhi që na dërgon zoti Dvorani na bën të kuptojmë se “lepuri fle” tek prokuroria!!! Prokurorët, o janë të pa aftë, o janë të manipulushëm nga segmente të mafjes shtetërore duke i bërë,për gjykatësit, ligjërisht të pavlefshme në mënyrë të qëllimëshme, akuzat e tyre në drejtim të të akuzuarëve!!! Zoti Dvorani ka hapur një “dritare” duke bërë indirekt një “akuzë” ndaj prokurorisë që do t’ia vlente, në këtë rast, një debat por edhe një kontroll nga organet kmpetente?!!
Per rastin Meta gjygjtari deklaron se “me ato prova që mbetën për t’u shqyrtuar në përfundim të hetimit gjyqësor”. Nuk lidhet vetem me punen e prokurorise por qe shumica hoqi gjate seancave pa asnje argument nga dosja provat qe e kompromentonin gjygjesisht Meten. Ai ka firmosur kunder gjithnje pikerisht per kete qe pritej te ndodhte pashmangshmerisht ne fund te gjyqit. Pa prova ne dosje nuk denon dot njeri. Po ti hoqen nuk te mbetet gje vetem se te besh mendim paralel. Kuptove?
Cfare mund te thuhet ne te tilla raste ?!!! Thjesht fare, bulevardi nuk kerkon telashe qe te laviroset edhe me tej. Alibi e mire eshte vendimi gjyqsor per te penguar hetimet.
Une mendoj se i gjati, prokuroria, qeveria dhe Mehdiu, se bashku ne unison te plote, me perkrahjen e Topit dhe mbeshtetjen e tij, thjesht nuk duan shembuj te gjykimit te elementeve te tille, pa le pastajk te denimit te tyre. Gjejne ne kashte arsyet me idjote qe te mbyllin syte e ceshtjet.
Dvorani ne kete rast ka te drejte. Nuk jam i sigurte se sa te drejte ka per voten ne gjykimin e Metes.
More, dini gje me Xhabirin cfare behet ?!!!
harrova te shenoj me pare se, qendrimi i prokurorise ne kete rast eshte shperdorim i plote i detyres publike. Ata kane vene ne gjume nje ceshtje te gjakosur. Nese Bamiri nuk do te ishte edhe ai “i bulevardit”, duhej te kryente detyren e tij kushtetuese. Me sa duket, jam i bindur per kete, ai eshte duke shqyrtuar cilesine e paces dhe pilafit. Ose proteston per ndonje gol te parregullt apo ndeshje te manipuluar nga mafia kineze.
Ore u ktheva prape une. Nuk me rrihet. Po ky Spartak Braho, do therritet ndonjehere per shantazhin qe ben, apo prokuroret do bejne, si me pare, sikur nui kuptojne ?!! Edhe lopa e di se ata duhet, ne raste te tilla, te fillojne hetimet vete. Nuk duhet te harrojne horrat, se ne kete rast eshte duke u shantazhuar nje koleg i tyre, dhe i mire bile. Apo jane ne procesin e freskimit te shefes se tyre, zgjidhjes se kriptoghramit nese ajo e ka bere apo jo gjoksin te ri, nese prapanicat e vuri ne Austri apo gjetke. vemje te paafta e padinjitet.
Nuk e ka lene pezull por e ka mbyllur fare se keshtu i kane dhene urdher ustallaret e Amerikes bukuroshes se prokurorise.E kane vendosur t’i vene kapak atij krimi dhe kjo u pa qe me vrasjen e Kosta Trebickes.Po ti hyjne seriozisht shkon shume larg ceshtja,deri tek te paprekshmit e pertejoqeanit.
PULAT NE SHI.
Or Dvoran or Dvoran
mos u bej fare kopan
komunistat kjo bote
i futi nen toke
u bind qe pune e tyre
ishte me keq se e kote
ne Tirane ca te tille
abuzojne me pa diturine
qe ende shqiptaret
si pulat ne shi
durojne mendjekalburit
ne truallin Shqiperi.
Z.Dvorani!Respektoj dhimbjen per vellain e humbur.Eshte normale dhe njerezore ajo qe ndjeni ju dhe prinderit tuaj.Por me duket se vellai juaj eshte punesuar ne ate fabrike me nderhyrjen tuaj direkte.Kur nderhyte nuk e dinit dhe nuk u interesuat per rrezikshmerine dhe ligjshmerine.”Biznesmenet”qe mund te vdisnin vete atje e dine mire kete(faktin qe vellai u punesua me nderhyrjen tuaj)po aq mire sa ju.Z.gjyqtar!Mos beni polike ne emer te dhimbjes.Nuk eshte aspak e drejte.
Edhe Dvorani shqiptar eshte, pse prisni te beje heroin o miq?!
Dvorani eshte fshehur mbas neneve, mire e ka, a ja vlen me shume per kete Dele-Milet…
Te kishim dale mijra ne atje kur do jepej vendimi, hajde de!.
Une isha aty (jam grua, shkova per te pare sa do shim), dhe pashe… do miza tek ecnin ne varg ngarku me nje fije kashte, burra!.
Qepeni trimaliridashes! Mos u fshihni mbas gishtit e ia ngarkoni nje gjykatesi, qofte edhe peseve (te dalit ne mejdan)!!!
Ka dek Gjergj ElezAlia, ne jem Pis milet!!!
Tung e tregojeni trimnine me grate ne shtepi!!….
Aaaah Mjer une!!!
Po ato vendimet e tua dvoran per bashkpronsit dhe fallcifikimet a e kemenu se ke hy ngjynof zoti osht i modh
Bravo Dvorani. I ke dhene nje lajm shqiptarve per prokurorine.Deri tani kam pasur besim tek prokuroria dhe tek zonja Ina Rama.Sulmet e brenshme nga qeveria i imagjinoj, por vetem aty me kishte ngelur pak shprese per vendin tim.
Ky Dvorani eshte nje super idiot i parsimuar dhe vjen nga radhet e ish-sigurimit te shtetit ! Puna e pare e tij eshte antar i gjykates se Larte,dhe ka 3-vjet qe i ka mbaruar mandati per te qene gjyqtar.Aktualisht ben pazare te ndyra nga mengjesi deri ne darke me Zaganjorin dhe ordinerin Avni Shehu