INTERVISTA/ Rama për VOA: Jam ftuar nga Departamenti i Shtetit. Vrasësit e 21 janarit janë të pandëshkuar

19 Mars 2012, 19:31Politika TEMA
INTERVISTA/ Rama për VOA: Jam ftuar nga Departamenti i Shtetit.

Një ditë përpara se të vizitojë Departamentin e Shtetit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik Amerikan për programin e socialistëve për një Rilindje Shqiptare. Siç njofton vetë Rama, në tryezë kanë qenë zyrtarë të qeverisë e Kongresit si dhe think-tanks.

Ndërkohë, Rama ka folur edhe për Zërin e Amerikës, ku ka deklaruar se sot do jetë në Departamentin e Shtetit pas një ftese që i ka ardhur nga ky i fundit. Rama do takohet me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Filip Riker.

Fillimisht dua t’ju pyes për takimin e nesërm që keni në Departamentin e Shtetit. Çfarë prisni ju nga ky takim?

Ky është një takim që bëhet me ftesë nga Departamenti i Shtetit dhe për mua është një kënaqësi e veçantë që në hapësirën e këtij takimi të mund të forcojmë komunikimin në funksion të interesave të përbashkëta, që janë interesa që lidhen drejtpërdrejtë me mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe me transformimin e jetës në Shqipëri në funksion të qytetarëve për një shtet funksional dhe në shërbim të standardeve demokratike.

 

Z. Rama në kuadër të reformave që Shqipëria duhet të kryejë për të arritur synimin e saj madhor në drejtimin e politikës së jashtme që është integrimi në Bashkimin Europian, siç thatë edhe ju, duhet pjesëmarrja e të gjithë shoqërisë, por kryesisht e dy forcave politike dhe angazhimi i tyre. Por dy partitë më të mëdha, PD dhe PS deri më sot ato fajësojnë njëra tjetrën për ngecjen, bllokimin e procesit. A mendoni ju se Shqipëria do të jetë në gjendje që në fund të vitit të marri statusin e kandidatit?

Unë besoj që pavarësisht se çfarë thonë palët është shumë e qartë që integrimi në Bashkimin Europian është një proces i cili zhvillohet mbi bazën e rekomandimeve të vet Komisionit Europian. Ndaj dhe rekomandimet e Komisionit Europian janë të qarta. Opozita shqiptare ka marrë përsipër të gjithë pjesën e vet, ndërkohë që i takon qeverisë që të marri përsipër pjesën e saj. E nëse në atë pjesë që ne kemi marrë përsipër gjërat duket se po shkojnë më së miri pasi kemi krijuar kushtet për një konsensus të rëndësishëm në sallën e Kuvendit, në pjesën që i takon cilësisë së qeverisjes që lidhet me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që lidhet me performancën e sistemit gjyqësor e kështu me radhë duket se gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. E pra le të jemi të qartë është e lehtë të fajësojmë njëri tjetrin, siç është e lehtë që në gjykimin e palëve të mbetemi tek përcaktimi se të gjitha janë njësoj, por jo vetëm të gjithë nuk janë njësoj, por nuk kanë të gjithë njësoj të njëjtën përgjegjësi. Është absolutisht e qartë që përgjegjësia kryesore për mbarëvajtjen e punëve në një vend është përgjegjësia e qeverisë dhe barra kryesore për të shkuar drejt marrjes së statusit është përsëri e qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë që Shqipëria të mos e humbasë për të tretën herë mundësinë për të marrë statusin e kandidatit.

 

Le t’ju pyes për një prej këtyre reforma, që është një ndër reformat më kryesore dhe më të mprehta në Shqipëri. E kam fjalën për reformën zgjedhore, shumë përplasje midis dy forcave kryesore. Ajo duhet të përfundonte në fund të shkurtit por mandati është shtyrë tashmë për në fund të prillit. Ku i shikoni ju problemet më të mëdha që dy forcat kryesore nuk po bien dakord për përfundimin e kësaj reforme që po vonohet?

Në tryezën e reformës zgjedhore ne kemi vendosur pikat ku mendojmë se duhet të fokusohen palët në funksion të asaj çka ka konstatuar dhe pastaj rekomanduar misioni i OSBE/ODIHR. E në rast se në çështje si ato që lidhen me përmirësimin e sistemit zgjedhor mund të kemi mungesë dakordësie bazuar në vullnetin politik të secilës palë, në çështje që lidhen me përcaktimin e rregullave të lojës dhe me adresimin e atyre problemeve që kanë shkaktuar gjithë ato situata tërësisht të papëlqyeshme me zgjedhjet në Shqipëri dhe kanë cënuar integritetin e tyre, është e domosdoshme që palët të gjejnë dakordësi, në rast se secila palë do vërtet zgjedhje të lira dhe të ndershme. E kush në këtë përpjekje i bie ndesh parimit të dakordësisë, sigurisht që pastaj është plotësisht i dyshueshëm për mungesë vullneti për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

Një prej çështje, “thembra e Akilit” do thosha unë e reformës zgjedhore është pikërisht çështja e sistemit. A do vazhdojë PS të këmbëngulë në ndryshimin e sistemit, gjë që maxhoranca e kundërshton?

Ne e kemi bërë të qartë dhe unë e përsëris edhe përpara jush që ka hapësirë për përmirësim të sistemit zgjedhor në funksion të dhënies vlerë të barabartë të çdo vote në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të një përfaqësimi më të drejtë të të gjitha forcave politike që marrin votën e shqiptarëve. Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste.

 

Megjithatë për të realizuar këtë gjë ju doni dhe votat e shumicës, e cila ka kundërshtuar. Por a parashikoni që reforma zgjedhore mund të kthehet në një problem midis jush dhe aleatëve të cilët kërkojnë përfaqësim më të madh?

Me aleatët ne kemi një dakordësi të plotë dhe në tryezën e reformës zgjedhore ne flasim edhe me zërin e tyre.

 

Të kthehemi tek një çështje tjetër mjaft e debatuar në Shqipëri, tek 21 janari. Ishte një problem që tronditi shoqërinë shqiptare. Nëse janë duke kryer hetime për rolin e policisë, e shtetit, për përdorimin e forcës në këtë ngjarje, po ashtu kanë filluar hetime edhe përsa i takon organizmit të vetë ngjarjes. Dhe unë do ndalem më shumë tek kjo, tek çështja e organizmit të protestës. Në një intervistë që dha para disa ditësh ambasadori amerikan theksoi se ka mosmarrëveshje pak a shumë të thella për mënyrën sesi e koncepton pala amerikane, qeveria amerikane ngjarjen dhe si e ka interpretuar Partia Socialiste këtë ngjarje. E pra si do t’i përgjigjeshit ju këtij komenti të ambasadorit dhe e parë nga sot a shikoni ju përgjegjësi për mënyrën si u zhvillua rrjedha e ngjarjeve në 21 janar?

Unë mendoj se faktet flasin më mirë se sa çdo koment që unë mund të bëj. 132 persona, ndër protestuesit janë ndaluar, janë hetuar, janë gjykuar dhe kanë paguar pjesën e tyre të përgjegjësisë, në një proces i cili është deri më sot, tërësisht i pabarabartë, sepse ndërkohë që protestuesit e kanë pasur të gjithë pjesën e tyre të përgjegjësisë karshi ligjit, si pjesë të një procesi, nga ku kanë dalë edhe të dënuar për shkeljen e ligjit. Nga ana tjetër vrasësit dhe urdhëruesit e tyre vazhdojnë të jenë të pagjykuar dhe të pandëshkuar, as moralisht, as politikisht dhe aq më keq as ligjërisht. Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e qartë në qëndrimin e saj, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe për asnjë moment, në asnjë rast nuk i është kundërvënë hetimit dhe gjykimit të të gjithë atyre që ishin pjesë e një proteste që fatkeqësisht degradoi në dhunë.

 

Megjithatë hetimet për përdorimin e forcës vazhdojnë dhe është shpejt të thuhet nëse do të ndëshkohet apo s’do të ndëshkohet njeri, por pyetja ime më konkrete ime ishte kjo: a kishte synim PS, atë ditë të organizonte një protestë të dhunshme dhe të provokonte forcat e rendit?

Absolutisht jo dhe për më tepër më lejoni t’ju sjell në vëmendjen tuaj se të gjithë ata që janë hetuar për një dyshim të tillë janë hetuar nga policia e shtetit, e cila ka konkluduar që nuk ka pasur asnjë provë të vetme që të mund të vërtetojë hipotezën se pas shprehjes së dhunshme të protestës ka qëndruar një plan i PS-së apo Partia Socialiste si e tërë. Dhe më lejoni të shtoj këtu se për të marrë dëshmi që do të mund të çonin në këtë drejtim, njerëzit e ndaluar janë rrahur barbarisht në komisariatet e policisë dhe kjo është e provuar edhe nga raporti i Komitetit të Helsinkit ashtu sikundër edhe nga vetë Avokati i Popullit.

 

Të ndalemi tek zgjedhja e Presidentit. Koha po afron. Një prej emrave të përmendur është ai i ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano. Ju kërkoni një President konsensual. Nga ana tjetër zoti Nano është ofruar dhe ka shfaqur ambicie të jetë një kandidat mbi palët, siç jeni shprehur ju vetë për të. A do ta mbështesë PS-ja kandidaturën e tij?

Qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë dhe është transparent. Ne mendojmë që Shqipërisë i duhet një president, i cili të jetë garant i unitetit kombëtar dhe padyshim edhe garant i atij zinxhiri institucionesh që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Presidentin e Republikës. Për këtë duhet një proces dhe duhet një dakordësi mes palëve për të vënë interesat kombëtare dhe interesat edhe të integrimit të vendit, sepse ky është edhe një test për pjekurinë e klasës politike dhe vetë vendit në një proces si ai i integrimit mbi interesat e palëve. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Ne nuk hyjmë në emra dhe nuk paragjykojmë askënd, sepse besojmë që emrat duhet të jenë rezultat i procesit dhe jo procesi funksion i emrave.

 

Zakonisht në gazetari kur pyetet për një emër konkret dhe kur nuk ka as pohim, as mohim më tepër përgjigja anon drejt pohimit. Pra, nuk e përjashtoni mundësinë që PS edhe mund ta mbështesë?

Ne e përsëris, duam që Shqipëria të ketë një President të pranuar dhe të votuar nga të gjitha palët. Ky është vizioni ynë dhe ky është qëllimi ynë. Se sa kjo është e realizueshme, sigurisht që ju duhet të pyesni edhe palën tjetër, pasi ne mund të flasim vetëm në emër të njërës palë.

15 komente në “INTERVISTA/ Rama për VOA: Jam ftuar nga Departamenti i Shtetit. Vrasësit e 21 janarit janë të pandëshkuar”

  1. ali kinezi says:

    Vizita e Kreshnik Spahiut, Lul Bashes dhe Ed Rames ne Departamentin e shtetit lexohet qarte si projeksioni amerikan per te ardhmen e Shqiperise, nderkohe qe Berisha ende shpreson ne projeksionin Sllavo-kinezo-hungarez te cilet e duan kete diktator edhe per ca vjet ne krye te vendit tone te katandisur ne nje diktature moderne e korridor trafiqesh.

    1. Thana says:

      SI I HARROVE AZERET? SALIU E KA DEKLARUAR SE JEMI GATI VELLEZER.
      VALLAZERI MAFJOZESH DHE DIKTATORESH.
      Kinezet na e vune damken tamam: vizte ne Shqiperi, Ugande dhe Kenia. Na futen ne vemndet afrikane.

    2. Arberor says:

      Luli nuk u ftua nga departamenti i shtetit! Ai ishte ne amerike i ftuar nga nje universitet privat ne Washington per te folur per projektet qe kishte si kryebashkiak i ri per Tiranen. Edhe tek majori i Washingtonit nuk e ftoi, por beri kerkese nje shqiptaro-amerikan per te bere vizit ky meqe ishte aty dhe ta perdorte si ftese. Pra zyrtarisht Luli nuk eshte ftuar nga Amerika.

    3. Tropojan Vicidoli says:

      Sa te kemi Ridvan Boden, na merr te keqen kriza boterore
      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

    4. Arditi says:

      Ku shkoi gjithe ajo energji pozitive qe kishe para ca vitesh mo Edi Rama?Ku te ka kapur mat Sali Taleban Jashtqitja me zvarraniket qe e ndjekin,apo kurvat nderkombetare, qe u perkule keshtu dhe i zhgenjeve ata qe te besuan?Gjaku i 21 Janarit nuk eshte thare akoma,kurse ti po e “lufton Saliun nga brenda parlamentit”. Cove uje ne mullirin e vrasesve.A i pyete ata qe te votuan,nese donin te hyje ne ate salle turpi apo jo?Cfare turpi,cfare fatkeqesie,cfare talljeje. Si nuk doli nje burre qe vertet ti dhimbsej ky popull i stervuajtur,apo ky vend ku shqiponjat kane fluturuar dikur te lira? Cfare tragjedie per ne,si na perdhunojne dhe shkerdhejne ndjenjat cdo dite.

    5. biznesmeni says:

      Z. Rama, duhet te informonit ne USa dhe mbi modelin e shkelqyer ekonomik SaliBode
      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

  2. diamond says:

    Bravo Qero!
    E ke kap idene e artikullit.Po sa kupil paske qene mor derdimen.
    S’na the andej nga Orbani nga ka shku ai Dulla blu;ç’a bohet?
    Do ta bojme dhe Hungarine si Shqipnine apo jo?Boji nji zile Fahriut se mos di gje me shume ai.Apo mos je ai vete mor shejtan dhe ke turp ta shkruash?
    Hajt shqipe se shyqyr qe ju kemi; dhe na zbavisni, dhe na tregoni nivelin qe ju KARAkterizon.

  3. To be honest Rama looks like a slimy snail in this pic hahahh

    1. Ilir Nushi says:

      Heu bre Ramy, krahasoje ket njeriun qe ka dhen kete intervist, me nje tjeter qe shan, gerthet, cirret, mallkon, shpif, prap shan, pastaj zgerdhihet. E gjen nje malok te ngjashem me Sali Berishen ne USA?

      Si mer Ramy nuk paska kjo USA nje politikan qe ta bej fytyren me te zez se kepuca, apo qe te vrasi? Cfare shteti jetoni mer katunara ?

  4. kelmendasi says:

    Ramen e ka ftuar Obama per ta msue ça te baje Amerika per zgjedhjet presideciale? Si mund ta zgjellin presidentin me konsensus pa pase nevoje harxhue leke e me ba fushata?Si me rilind Ameriken?Se Obama nuk e ka krejt te kjarte se si lind diçka per here te dyte.Rama nuk don me tregue se e ka thirre Obama per mend se e thrrasin te gjitha kokat botrore e Rames nuk i del koha me u kthye e mbesin Komunistet pa kryetarin. Rama ka nje ftese nga Putini qe do e pyese si mund te integroje ne partine e tije nipat dhe mbesat e Leninit,Stalinit ,Mikojanit,Kaganoviçit,Voroshilovit,tXherxhinskit.Keshtu mund te fitoje kauza emarksisem leninizmit ne te gjithe boten qe e pat lane pergjyse ai merhumi qe vdiq me 1985

    1. Per ket pune qi thue ti Doktori i ka mor msimet qysh me 90. Ene i ka zbatue pik per pik. Rusmajlin ne Pollon i morem ne kamunistet e Veriut, nuk ja u lam kamunistve te Jugut.
      Tan sigurimsat i kena integrue per bukuri ne Parti, e kena tall bithen me shtresat e persekutume ne pronaret. E kena bo lomsh e li, po prap duhet me e votu Doktorin, se ene kur ren, ren bukur

  5. Kely J.Andress says:

    Jam dakort me Ramen ne te gjitha ato qe thote, pervecse pjeses kur behet fjale per Nanon president. Rama duhet ta thote troc dhe me ze te larte qe Nano nuk duhet te kete me vend ne politiken shqipetare. Ne mezi presimm te heqim qafe dhe Saliun e jo te kthejme perseri Nanon. Besomeni, qe Rama se bashku me Topin ne krye te partive te tyre kryesore do ta bejne me mire Shqiperine. Ne qofte se Rama propozon apo mbeshtet nje kandidature te mundeshme per Nanon president atehere ai nuk do ta kete kurre voten time dhe te shume familjareve dhe miqve te mi. Ai dhe mund te qeshe per ato pak vota te mia, por mos te harroje Tiranen ku nevojitej cdo vote.
    Per president do te pelqeja apo votoja Z.Pellumb Xhufi.

  6. analist says:

    Kur ky Riker-Zevendesndihmesordinance ne Departamentin e Shtetit takonte Berishe Zgjeben,Rama na thoshte se SHBA po tallet me Shqiperine;sot qenka ftuar vete nga ky derdimeni dhe qenka sukses i madh ky fare evenimenti.

  7. ben refugjati says:

    – Interviste normale,nga nje gazetar normal (edhe pse provokues),pergjigje te matura menje fjale normale…Cfar ti besh qe disa nga sipershkruesit nuk e durojne dot..(Dhe nuk kam parasysh nje trap qe hidhet gjithmone si puca (se ka edhe femije) – Ramizin… Personalisht nuk me pelqen “butesia” ne pergjigjet per 21 Janarin…JANE VRASJE ME PARAMENDIM DHE PIKE…….Ekuptoj pse e ben por demmton mendoj reputacionin brenda vendit…gjaku i tyre nuk eshte thare akoma-shkruan nje me lart-e drejte…

  8. Arberi Dr. says:

    Ku e dini ju esht ftuar apo jo
    Cfare rendesie ka .Kryesorja esht se esht takaur e ka biseduar
    Ju nuk e dini qe asnje person nga bota jasht amrikes nuk munde te hyje pa marr leje apo ftesen kushe e ka ftaur.Bash nuk mund te vine jo se ska mundesi
    por bash esht Kryetar bashkje e kryetar i PD opozitare
    America kujdeset per ke do qe hyne ne territorin e saje.Ajo done qetsi dhe i sigurone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje