Bregu: Kemi arritur rezultate kundër korrupsionit, duhet hequr imuniteti

20 Mars 2012, 14:35Politika TEMA

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke folur në një konferencë me drejtorin për Ballkanin në Drejtorinë për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Piere Mirel, ka thënë se qeveria shqiptare ka bërë një punë të madhe në luftën kundër korrupsionit. Dhe, sipas saj, rezultatet kundër korrupsionit janë me të vërtetë të kënaqshme.

Por që të vazhdojë kjo betejë, ajo ka thënë se duhet hequr imuniteti, gjë që sipas Bregut kërkohet me forcë nga mazhoranca. Madje, ajo ka kërkuar që heqja e imunitetit Shqipërisë t’i vihet si kusht nga ana e Komisionit Europian.

“Lidhur me imunitetin, pala shqiptare e ka një çështje të rëndësishme. Ftoj palën europiane që heqja e imunitetit të vendosët si kusht për integrimin në BE. Mazhoranca ka ofruar mundësitë e saj, le të jetë ky një kusht edhe për opozitën. Qeveria shqiptare ka angazhim maksimal për të votuar heqjen e imunitetit”, tha Bregu.

Mirel nga ana e tij ka vlerësuar dialogun e muajve të fundit mes opozitës dhe pozitës dhe ka marrë si shembull zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa për imunitetin është shprehur se: “Heqja e imuniteteve do të ishte me rëndësi, por duhet gjetur një balancim. Të jesh i pavarur nuk do të thotë të mos kesh kujt t’i japësh llogari”.

5 komente në “Bregu: Kemi arritur rezultate kundër korrupsionit, duhet hequr imuniteti”

  1. x says:

    Hmm die Frau ist Atraktiv.

    1. Mesila Doda says:

      Nein,shikoje mire, eshte kjo e mesit ne kete foto [une jam djathtas saj:-)]:
      http://imageshack.us/photo/my-images/823/3motratideologjikepd.jpg/

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nese kjo grua, qe le sa di une eshte edhe prind, do e kuptonte se cfare do te thote fjala e thjeshte ” ndershmeri ” pas refuzimit te Europes duhej te kishte dhene dorheqjen !!!
    Kjo grua esht Ministria e Integrimit … Te Shqiperise ne keqberesit e Europes !!!

  3. Taku says:

    znj. Bregu, me keta intelektuale pas vetes do na integroni ne EU ?!
    http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/

  4. Denisi says:

    Si nuk te bie pika moj idiote se imuniteti te pengoj per te denuar Meten,Mediun,Bashen,Pangon etj….mbasi j’a hoqet imunitetin jo vetem qe nuk i denuat por i graduat. Jep doreheqje se nuk degjohesh me dot e me vjen ndot te perfaqesosh ti integrimin dhe intelektualet e ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje