INTERVISTA/ Rama: S’ka asnjë shans për një mandat të tretë, nuk do vidhemi për të dytën herë

20 Mars 2012, 13:32Politika TEMA

Lideri i opozitës shqiptare i përgjigjet pyetjeve të Klan-it: Tirana pas 8 majit dhe pse viti 2013 do të sjellë rotacionin politik në vend. Çfarë mendon ai për Nanon si President dhe pse nuk i kushton vëmendje Aleancës Kuqezi apo partisë së Bamir Topit

 

Nga Renato Kalemi, Revista Klan

 

Kur nisa kontaktet e para për t’i “rrëmbyer” një intervistë Kryetarit të Partisë Socialiste, nuk e kisha menduar se kalvari mund të zgjaste mbi një muaj. E dija ngarkesën me të cilën duhet të përballej lideri i opozitës shqiptare me fillimin e 2012-ës, por prapë se prapë, nxisja veten, ai duhet ta gjente një orë kohë për t’i kthyer përgjigje pyetjeve. E këtë e bëri në prag të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak orë përpara se të merrte avionin për në Mynih, e mandej në Nju Jork e Uashington. Mësohet se gjatë kësaj vizite në Departamentin e Shtetit do të takohet me zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, Filip Riker, pa detaje të tjera.

Në këtë intervistë ekskluzive për Klan, Edi Rama është treguar konçiz, i drejtpërdrejtë dhe fjalëpak, jo sepse nuk di të bëjë të kundërtën, porse duke folur shkurt arrin të thotë më shumë. Ndoshta, edhe Twitter-i, rrjeti social të cilin ai e përdor çdo ditë e për të cilin thotë se nuk i merr asfare kohë nga përditshmëria e aktiviteteve politike, mund të ketë pakëz gisht në këtë mesele. Ai tregohet i sigurt kur e quan të mbaruar dhe të dështuar misionin e qeverisë aktuale: “S’ka asnjë shans për një mandat të tretë dhe s’do ketë më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës”. Ndërsa, në Tiranën të cilën e udhëhoqi për 11 vjet radhazi, pas gati një viti nga zgjedhjet e 8 majit, shikon veç shenjat e para të rënies dhe keqadministrimit.

 

Z. Rama, po afrohet një vit nga zgjedhjet e 8 majit, pas të cilave ju u larguat nga Bashkia e Tiranës në mënyrën që tashmë dihet. Gjatë këtyre muajve, kur ju ndodh të ecni nëpër Tiranë, si ju duket ajo? A ka ndryshuar shumë nga Tirana që bëtë dhe latë ju pas 11 vitesh?

Nuk më duket, përkundrazi, sepse Tirana ka humbur sheshin e saj qendror dhe kështu edhe një pjesë thelbësore të trashëgimisë e të identitetit të saj urban e kulturor. Për të tjerat s’shoh asnjë ndryshim në mos shenjat shqetësuese të rënies së cilësisë së mirëmbajtjes së rrugëve, trotuareve, sipërfaqeve të gjelbra, Parkut të Liqenit, të cilat shpresoj të mos kthehen në plagë siç ndodh me qytetet e keqadministruara përgjithësisht.

 

Në dy vitet e fundit, por edhe sot e gjithë ditën, PS-ja, opozita në tërësi dhe ju personalisht fajësoheni nga mazhoranca dhe Kryeministri Berisha si arsyeja kryesore për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë. Sigurisht, kjo s’ka se si të jetë plotësisht e vërtetë, përderisa qeveria përgjigjet përpara çdo dështimi. Por, në të gjithë këtë histori, a i njihni vetes qoftë edhe një gabim apo mosveprim politik që mund të ketë ndikuar në refuzimin dy herë të statusit?

Të them të drejtën jo! Zgjedhjet që janë edhe në krye të listës së shqetësimeve e të rekomandimeve nuk i vodhi opozita. Krimin e korrupsionin nuk e lufton konkretisht opozita që vetëm mund të flasë për to. Sistemin e drejtësisë nuk e bën funksional opozita që vetëm mund të bëjë propozime për përmirësimin e tij. Kush mendon se pa këto Shqipëria mund të merrte statusin, thjesht gënjehet nga propaganda e shfrenuar antiopozitare. Sa për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në procesin e ligjvënies kjo nuk ka munguar, përkundrazi kemi miratuar të gjitha kodet me 3/5-at, por statusi mbetet larg pikërisht sepse marrja e tij nuk është vetëm çështje e lidhur me çfarë miratojmë në letër, po në radhë të parë me çfarë jetësohet në realitet. Dhe është pikërisht realiteti i gjërave që nuk e favorizon marrjen e provimit të kandidimit për BE.

 

Zgjedhjet për kryetarin e PS-së në Tiranë ju i keni cilësuar si një model i demokracisë brenda një partie politike. A është sot Partia Socialiste partia më e hapur në vend, pavarësisht kritikave që keni marrë për të kundërtën nga disa eksponentë politikë?

Besoj se realiteti i gjërave në këtë aspekt flet vetë. PS-ja nuk është e përsosur, s’ka parti politike të përsosura, por është e vetmja parti ku ka jetë demokratike, debat të brendshëm, zgjedhje të lira e të ndershme si ato të Tiranës.

 

Ju është dashur të reagoni disa herë pas disa titujve në gazeta për sherre dhe pakënaqësi në PS, se asgjë nuk është e vërtetë. Megjithatë, disa pakënaqësi janë vënë re, sidomos pas delegimit të deputetëve në qarqe të ndryshme nga ato ku janë zgjedhur, siç është rasti i z. Braçe, çka më pas sqarua. Cila është mënyra që ndiqni për të ruajtur “ekuilibrat” në PS?

Ekulibri në PS garantohet pikërisht përmes debatit, ballafaqimit të mendimeve, përputhjes së qëndrimeve individuale mbi bazën e vetëdijes së përbashkët e të dëgjimit me durim të njëri-tjetrit, jo mbi bazën e diktatit gojëmbyllës.

 

Ingranimi i një grupi të rinjsh në strukturat e PS-së, pas një përvoje të tyren në jetën publike e politike, çfarë rezultatesh i ka sjellë partisë dhe çfarë prisni ende prej tyre?

Eshtë proces i natyrshëm për PS-në, e cila sot është ripërtërirë në një masë të konsiderueshme në një fazë ndërrimi gjeneratash. Sot në drejtimin e PS-së ka shumë të rinj që punojnë në harmoni me ata me më shumë jetë të gjatë partie e prandaj edhe me një eksperiencë më të madhe që është shumë e çmuar për ne.

 

Jeni shumë aktiv në Twitter, qoftë në publikimin e reagimeve tuaja, por edhe në leximin e atyre që ju shkruajnë. Sa kohë ju merr kjo gjatë ditës? Dhe pse ju duket interesant fakti i komunikimit online se sa ai nëpërmjet kamerave?

S’më merr asnjë kohë, është pjesë e të jetuarit të ditës politike dhe nuk e përjashton asfare komunikimin e drejtpërdrejtë para kamerave apo njerëzve pa praninë e kamerave. Eshtë një mjet më shumë që na e ka dhënë koha që jetojmë dhe paragjykimet apo keqgjykimet për përdorimin e këtij mjeti vijnë thjesht prej faktit se është një gjë e re, me të cilën jam i bindur se njerëzit do të mësohen shumë shpejt, ashtu sikundër ata që merren me politikë do ta përfshijnë më shumë herët sesa vonë në mjetet e tyre të komunikimit. Kur sheh një burrë të moçëm si Presidenti izraelit Shimon Perez në rolin e protagonistit të një videoje si ato të MTV për të lançuar faqen e tij në Facebook, s’ka se si të mos e shohësh edhe hendekun e madh mes kohës që jetojmë dhe atyre që këtu në Shqipëri flasin broçkulla për këto mjete të reja komunikimi.

 

Eshtë vënë re një aktivizim i shtuar i juaji në Kosovë e trevat e tjera shqiptare, ku duhet thënë PS-ja ka patur mungesa dhe ku z. Berisha gëzon një autoritet të konsoliduar. A duhet ta kishit nisur më herët këtë aktivizim; si e shihni reflektimin që politika shqiptare ka mbi Kosovën?

Mbase, por ndoshta mbingarkesa e punës me PS-në dhe me Bashkinë e Tiranës nuk ma ka mundësuar aktivizimin e plotë në hapësirën e politikës rajonale të PS. Ne po punojmë me shumë pasion për të plazmuar një vizion rajonal të partisë sonë dhe për ta pasur nesër një qeveri që në harmoni me partnerët tanë të mëdhenj, SHBA në radhë të parë, jo vetëm të mishërojë shembullin e përpjekjeve për integrim europian ndër vendet e rajonit ende jashtë BE-së, por edhe të nxisë me energji pozitive mirëkuptimin e bashkëpunimin rajonal.

 

Mazhoranca ka nisur një goditje reale ndaj Presidentit Bamir Topi dhe drejtuesit të Aleancës Kuq e Zi, sipas disa zërave, sepse Kryeministri Berisha i sheh formacionet e tyre si potencial rrjedhjeje të votave të djathta. A mendoni se këto dy personazhe mund të rrudhin votat e mazhorancës në 2013-ën?

Tanimë s’jemi vetëm ne, opozita shqiptare e rreshtuar në Aleancën për të Ardhmen, por edhe faktorë të rëndësishëm brenda të djathtës në pushtet që kanë ngritur zërin e tyre për keqqeverisjen dhe keqvajtjen e punëve në vend. Kjo nuk mendoj se është një çështje personazhesh që janë rebeluar djathtas, por e një fryme rebelimi brenda të djathtës për tradhtinë shumëplanëshe që qeveria e PD i ka bërë ideve dhe zgjedhësve të lidhur më shumë me të, pronarëve, të përndjekurve, të ardhurve që janë bërë mish për top dhe kanë mbetur me letrat e legalizimeve në dorë, por edhe të gjithë atyre që në tërësi kanë shpresuar e votuar djathtas. Sidoqoftë, rrudhja e votave për PD-në e për Saliun për shkak të këtyre forcave të reja që po marrin jetë në kampin e djathtë, nuk është dhe nuk do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me Aleancën për të Ardhmen dhe do të qeverisim me programin tonë për një Rilindje Shqiptare.

 

Do ta pranonit një aleancë me LSI, Aleancën Kuq e Zi apo partinë e re që pritet të krijojnë mbështetësit e Presidentit Topi, në rast se mënyra e vetme për të rrëzuar me votë nga pushteti kryeministrin Berisha, do të ishte bashkëpunimi me një nga këto formacione politike?

Pushtetin e Sali Berishës, pjesë e të cilit është edhe LSI, do ta largojë vota opozitare dhe jo aleancat imagjinare me forca që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dy PD-të e reja mund të krijojnë kushte për rithemelimin e të djathtës në opozitë, por as janë as do të jenë një parakusht për ndryshimin e qeverisë me votë. Kjo qeveri e ka mbaruar misionin e saj, ka dështuar tërësisht dhe çdo ditë që kalon sjell dëme që rrisin faturën e borxhit të saj ndaj shqiptarëve. S’ka asnjë shans për një mandat të tretë dhe s’do ketë më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës.

 

Në kuadër edhe të presionit ndërkombëtar për një kandidaturë të pëlqyer nga të dyja palët, a do të dalë PS-ja me një emër konkret të kandidatit për president në të ardhmen e afërt?

Qëndrimi i PS është i qartë. Vendit i duhet një President që sipas kushtetutës duhet të mishërojë unitetin kombëtar. Ai s’mund të jetë presidenti i një partie dhe aq më pak i Partisë Demokratike.

 

Sa shanse ka që ky emër të jetë ai i z. Fatos Nano?

Për këtë duhen pyetur të gjitha palët. Ne nuk paragjykojmë askënd, por gjykojmë se cilidoqoftë emri duhet të jetë shprehje e vullnetit të palëve për t’i dhënë vendit një President të Republikës së Shqipërisë, jo një zëdhënës të Oborrit të Saliut në Presidencën e Republikës.

 

Thuhet se në karrierën tuaj politike, pra pas marrjes së PS-së dhe deri më sot, keni pasur dy shanse për marrjen e pushtetit, por nuk keni mundur për një sërë faktorësh, përfshirë edhe gabime tuajat politike: I pari, pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit; dhe i dyti, me ngjarjet po aq të rënda të 21 janarit. Pas shtatë vitesh në krye të PS-së, mund të themi se janë pjekur kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme t’ju shohim Kryeministër në vitin 2013?

S’kam bërë asnjërin nga dy gabimet që përmendni ju. Shumëkush mund të vazhdojë të mendojë e të thotë se tragjedia e Gërdecit ishte rasti për të rrëzuar qeverinë, ndërsa unë vetë, sikur koha të kthehej mprapsht do të sillesha po ashtu. S’është as në vizionin tim as në mënyrën e të qenit të Partisë Socialiste, hedhja e valles së interesave politike mbi gropën e një tragjedie kombëtare. Në 21 janar opozita u vra me armë dhe ky nuk ishte gabimi i saj, po krimi i qeverisë dhe të mos harrojmë, ndërkohë që janë hetuar e ndëshkuar ligjërisht shumë protestues, ende nuk është hetuar deri në fund dhe ndëshkuar siç e meriton asnjë vrasës dhe asnjë urdhërues i vrasjeve. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për një Rilindje Shqiptare sepse shqiptarët nuk do të votojnë për Rrënimin e Mëtejshëm.

 

Duke patur parasysh situatën ekonomike, mes komunitetit të ndjekësve aktivë të politikës, analistëve etj, ekziston një mendim jo pak i përhapur, se edhe në rast fitoreje të ardhshme elektorale, kjo e juaja mund të jetë një “fitore si e Papandreut” në Greqi. Ndonjë koment mbi këtë?

S’ka lidhje.

 

Në këto vite të fundit aktiv në politikën opozitare, a keni pasur ndonjëherë një çast të vështirë, kur edhe mund të keni menduar, qoftë edhe për një sekondë të vetme, të përsërisnit fjalët e Konicës së madh: “Shqipëri…s’të kuptova asnjëherë”?

Jo, sepse modestisht, unë e kuptoj Shqipërinë dhe nuk është faji i Shqipërisë pse shqiptarët që e qeverisin e kanë katandisur këtu ku është sot.

64 komente në “INTERVISTA/ Rama: S’ka asnjë shans për një mandat të tretë, nuk do vidhemi për të dytën herë”

  1. Elsa Pema says:

    Edi ,mjaft me fjale popullit i ka shkuar aty ku nuk mban me.Ju te gjithe politikanet sikur te viheshit nje dite vetem ne vend te popullit qe kush eshte ne pune dhe paguhet pak, apo qe eshte pa pune ose me nje asistence qesharake ,a e mendoni dot c’fare duhet te benit?Kete ju as ne mendjet tuaja nuk e coni .Boll me fjale se dhe ju asgje nuk kini per te bere per kete popull.Shqiperia nuk mund te behet kete e kane thene” koka” te ekonomise dhe keshtu ka per te ndodhur.Me vjen shume keq qe shprehem keshtu po kjo eshte e verteta.

    1. kuvend laberishte says:

      Rama!
      Gjithcka varet ne zgjedhjen e Presidentit;
      nese eshte e vertete idea per Fatos sharlatanin,
      te beni dakortesi,ne kete rast,i hiqen petet lakrorit
      dhe padyshim qe shanset qe ju pretendoni
      jane 100% te humbura.
      Ma mbaj mend kete llaf,se
      Shqiperia ne kete moment do ndizet ne flak e zjarr.ndaj,
      Mos beni shaka per te na sjelle te tjera Hata…

      1. Aishja prej Sauku says:

        Rama ka merdhift pergjithmon.Per ket ve bast me cilin do burr qi ka tope mzati..
        Zhgenjimi qi kon pesu njerit prej Edit nuk harrohen kullaj..
        ai shkatarroi PS ,ai nuk ka dit me mbrojt njerzit e varfer.
        Pse nuk e hap sqepin Rama per vjedhjen ashiqare qe po ju bon qeveria shqiptarve duke nxjerr jasht perdorimit pasaportat???
        Opozit budalle…..Edi Rama na shet pordh ene bon turne si Ledi Gaga,por mue s’ma hedh dot ky piktor debil.
        Nidogji Aishen ju mre djema …kapuni mas Bamir Topit se ai osht burre me 3 tope…
        Edi duhet t’ja liroje vendin sa me pare Pandeli Majkos,pernbdryshe ka me met PS pa hy ne parlament.
        VIVA Bamir Topi

    2. M says:

      Pema, duket ti i perket atij ‘grupimit’ qe trullosni njerezit per te bjerre shpresen, ‘ujku! ujku! edhe çakalli ben kerdine’. Doni qe te merzitemi edhe te heqim dore nga denoncimet se u ka ngecur ne gryke, e as e tretni dot po as po e villni dote. Ne nje dite Shqiperia nuk do behet por ne nje dite populli mund te filloje te marre fryme. Ne kete boten tone te peshtire shqiptare do kete gjithmone prape maskarej, por jo te ketij kalibri, jo te mbrojtur nga ligji kjo eshte kaq e vertete aq sa e pavertete eshte ‘thirrja’ juaj se Shqiperia nuk do behet kurre.
      Ciao

    3. Taku says:

      Rama eshte ne rregull, ju nuk po kuptoni qe ka te beje me nje sigurims&sekretar partie, me nje kanibal?!!!!!
      Keto qe po ndodhin ne Shqiperine e Saliut, nuk kane ndodhur as ne Shqiperine e Enverit!!!

      http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

      http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/

    4. Shkodrani says:

      Coji te fala Frrokit pej Mirdits, vllaut te Ndrea pandes
      http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/

    5. Poliksenos says:

      Në qoftëse bëhet realitet ideja se Fatos Nano do të bëhet president,do jetë pika më e dobët e opozitës për fitimin e zgjedhjeve të radhës.Nuk mundet ai të poshtërojë një popull të tërë me antiopozitarizmin që i bëri PS në tërë këto vite dhe tani të thotë që sjanë të vërteta ato që bëra.Aq më tepër që edhe Salibani do ketë një armë më të fortë për të sulmuar opozitën duke drejtuar gishtin nga degjenerata Fatos!

    6. dymi says:

      Cfare mendon ti Elsa, te dale Rama me nje kallash ne dore tek Kryeministria e t’i beje atentat Sal-iut?Ah moj Elsa sikur te ishin kaq te lehta gjerat!

  2. Mike says:

    Rama pse se vure emrin ne listen per deputet me 2009 ??.Sepse e dinje qe do humbje ,dhe me justifikimin me blene komisionieret socialist e mbajte Krytarllekun me zor,.Rama nje gje ta kesh te sigurt se K/min. i shqiptareve nuk do behesh kurre,ndersa kryetar I PPSH rri sa te duash.

    1. amerika says:

      mos fol budallaqe, nuk ja vlen te lexosh komente qe skane vlere, sic flet gjithe diten “udheheqesi yne kinez, hungarez, lapashan, buf kenete”. hahahaha

    2. Edi says:

      Nuk vuan Shqiperia per kryeminister Mike,po per institucione,dhe po deshe nje kryiminister si ky qe kemi,qe ben rolin e presidentit,kryeprokurorit,gjykatesit,hetuesit,gazetarit,bisnesmenit,e ku ta di une cfar tjeter,ta mbash dhe ta gezosh me shendet,po ne rast se te pelqen se te jep ndonje kocke qe ta lepish si shume te tjere,ia pafsh hajrin,por harroje qe ka patur dhe do te kete “DINASTY”qe mos te shembet….dhe do te jete e shpejte dita!sa per dijeni nuk me intereson kush do te behet kryeminister!

    3. Do rri doktori 40 vjet n’pushtet. Ca ka mo shume Alievi i Azerbaxhanit qe o tu nejt ne pushtet qe nga 91. Ene e ka bo ekonomine e Azerbaxhanit si prone private.

      I kam dhi ketyre social-puqistve mu ne demokraci e ligje, dum baben perjete ne ketu.

      1. Dean says:

        Hahaha…………….
        ”…I kam dhi ketyre … mu ne demokraci e ligje…”
        Je i modh o Lym Demokrati.

        1. bobi says:

          Po te mos kishte bere ndryshime ne kushtetut
          ne prill te 2009 RAMA shkonim ne zjedhje te
          parakohshme ne tani, per zjedhjen e presidentit,
          Qe keshtu duhet me e duru deri ne 2013 salen,,

    4. Kalorsi i zi says:

      O Mike trimi, historia ka treguar gjithmone, mos dil kurre kunder popullit se do qashe shume gjithashtu dhe brezat qe do te ndjekin do te urrejne. Kjo eshte per ty dhe shume injoranta si ty. I kam takuar te gjithe brezat e Shqiptareve dhe ata te kohes se Zogut, te gjithe kane vdekur te deshperuar.

      1. Mike says:

        Po ke takuar edhe ata te Zogut I bie qe te jesh 120 vjet,apo se ke mbaruar 8-vjecaren,dhe nuk di te besh llogari .Te gjithe me shkolle Partie jeni ju social -komunistat xhanem.

        1. Kalorsi i zi says:

          Ti do vdesesh i deshperuar dhe kete ta garantoj. Ne 1990 kam takuar emigracionin e vjeter te shqiptareve ne Paris ashtu dhe Mbretin Leka Zogu i cili vdiq gjithashtu i deshperuar. Ja cfare te pret ty dhe shume si ty mike zhavorri.

    5. iliri uk says:

      o mike-sha e saliut sa mbrapa katundit qenke ti!! ketu po digjet e shkaterrohet Shqiperia ti akoma me ppsh e saliut qe me budallallekun tend kujton se e udheheq rama o i shkreti ti per trute e kokes prandaj nuk behet ky vend se ka tipa si puna jote

      1. Mike says:

        Ilir,per te gjithe ju qe jeni emigrant,keni nje pershtypje te gabuar sikur Shqiperia po digjet,njerzit jane shtrire ne bulevard,jane pa buke,pa pune,etj etj,.Kjo eshte nje perceptim I gabuar dhe jeni jashte realitetit.Ky opinion ju vjen si rezultat I leximit vetem te medias opozitare,dhe kujtoni se popullit I ka vajtur ne palce,por kur vini ketu perballeni me nje realitet tjeter, dhe filloni shani popullin” popull pa bythe”,”popull idiot ,frikacak etj”..

        1. Horri i bulevardit says:

          Ti Mike, po se tunde dybekun, bohesh nervoze, te hypin kacabunjt, co keshtu me ty, mblidhe vehten se dybekun sta heq njeri nga dore se dhe me dasht me ta morr, sja dim marifetin e tundjes, keshtu qe mos u frikso se dybeku sic i meti Nafijes nones tate, ashtu do tja pasojsh ne ti gocave te tuja, se dybeku eshte zanoti juj, se ai zanot esht dhe me i vjetri ne bote dhe smundet as nji demokrat, qe ta heqi nga dora, se e ke fituar me pune dhe me djerse dhe me ofshama. Na rrofsh per vere oj ti shoqe.

        2. fule says:

          O bole shpellari i Partise se Druvarve. Normale qe ju me buke dhe pallavra deheni. Edhe rroft Doktori perjete thoni.
          Po per buke nuk vdiste njeri as ne monizmin e PPSH se Sales o trap.

        3. iliri uk says:

          jo o mike-sh jo se ne e kuptojme me mire se ti, se sjellim leket qe ju mbajne juve andej dhe gjithashtu jetojme ne nje bote qe nuk ka lidhje me realitetin e mbrapshte shqiptar prandaj jemi me te shqetesuar se ju atje

    6. qato says:

      Qe nje pjese te mire prej shqiptareve ju pelqejne akoma llogjet e kryeministrit kjo duket qarte.Shqiperise iduhet nje kryeminister qe me seriozitet te luftoje korupsionin.Edit dua ti theme se nese nuk icon para drejtesise ata qe jane akuzuar per korupsion,nese nuk do beje gje per gerdecin,per 21 janarin dhe per shume afera koruptive atehere nuk ia vlene per te ardhur ne pushtet.Para disa diteve ngela i habitur nga nje thenie e kr/ministrit(thenie e konices)e keqja shqiperise ivjene nga shqipetaret.Pyes veten a edi ky kr/ministri jone se ekeqja shqipetareve ju ka ardhur nga ata qe e qeverisin.Po patjeter qe e di,por ai ju flete atyre qe duan te degjojne llogjet e radhes

      1. M says:

        Qato lexo ketu:

        “Nese shqiperia do te vdese, mbi varrin e saj do te shkruhet: -Shqiperia u lind nga zoti, u shpetua nga rastesia dhe vdiq nga politikes”

        FAIK KONICA

  3. Sali shporru says:

    Rama te thote nuk do i leme te na vjedhin per here te trete se dy here sala i vodhi ,A e di ti z.Rama qe shqiptareve u ka vajtur atje ku s’mban me po vidhen po po poshterohen cdo dite .Ti do te behesh kryeminister i nje Shqiperie te vjedhur e te plackitur deri ne palce dhe te rruat kolltuku i kryeministrit se sala do te dale te te kerkoje llogari dhe jo te jAPE.pRANDAJ CDO DITE E HUMBUR BIE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE QE PO VIDHEN DHE PLACKITEN

  4. anticensurë says:

    “Pushtetin e Sali Berishës, pjesë e të cilit është edhe LSI, ….. Kjo qeveri e ka mbaruar misionin e saj, ka dështuar tërësisht dhe çdo ditë që kalon sjell dëme që rrisin faturën e borxhit të saj ndaj shqiptarëve. ..më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës.”
    dhe njëherë dështaku piktor kryesues i opozitës nuk ka ndërmënd të bëjë diçka për të rrëzuar këtë qeveri,pavarsisht se e bën çorbë ndërmjet “mbarimit të misionit të saj” dhe “shkatërrimit të shqipërisë”!kështu që dështaku jonë do ta lërë dhe një vit tjetër shkatërrimtarin e shqiprisë!më pas mendon se nuk do të vidhet për herë të dytë që në fakt do të jetë e treta!piktor hesapi,në matematikë ose kujtesë është i dobët!
    “(Fatos Nano)Për këtë duhen pyetur të gjitha palët. Ne nuk paragjykojmë askënd, por gjykojmë se cilidoqoftë emri duhet të jetë shprehje e vullnetit të palëve për t’i dhënë vendit një President të Republikës së Shqipërisë,…”
    dhe njëherë piktori i tredhur dhe opozitari më trap në botë,pasi lëshoi zagarët e tij në propozime emrash për president,tashti po pregatit terenin për “KONSENSUSIN”,për presidentin që do të jetë me të vërtet në nderin e PSsë familiare!e tha dhe luan rama,apo jo?
    “ndërsa unë vetë, sikur koha të kthehej mprapsht do të sillesha po ashtu.”
    pikërisht një thënje që mund ta çojë me të vërtetë në krye të humbësve!në krye të trapllëkut politik!
    “S’është as në vizionin tim as në mënyrën e të qenit të Partisë Socialiste, hedhja e valles së interesave politike mbi gropën e një tragjedie kombëtare.”
    ky është pikërrisht vizioni që po na çon nga disfata në disfatë!vizion që po na zhyt gjithnë e më tepër në diktaturë!ky është vizioni që tragjedinë e një fshati të 26 familjeve e këtheu në tragjedinë e një shteti dhe të një kombi!ky vizion idjot lejoi po lejon të keqen të rritet forcohet dhe të sundojë!të gllabërojë gjithçka!kurse trapush rama jo vetëm që ska mësuar por dhe mbron budallallëkun me një idjotësi!
    “Jo, sepse modestisht, unë e kuptoj Shqipërinë dhe nuk është faji i Shqipërisë pse shqiptarët që e qeverisin e kanë katandisur këtu ku është sot.”
    është e vetmja shprehje e tij e vërtetë!po të ishte konica gjallë kryeopozitarin tonë trap do ta kishte vënë në krye të listës!kurse të dhjerën do ta kishte lëshuar në kokën e tij,për ti dhënë mundësinë të përhapej gjithandej!
    mjer ky popull nga kush drejtohet!paskemi jo vetëm farë të keqe por dhe tokë moçalore ku vetëm kallama bosh mbijnë e rriten!trapi kryesues i opozitës me ndihmën e faik konicës mund të përshkruhet me thënjen e vjetër tironse!
    “KALLAM I RRIT NË MUT”

    1. Erjon Br, says:

      Jo po si ty xhuxh kombinati.

  5. Eh mor EdvinPalla, do I fitojme zgjedHjet, thote, se… shqiptaret Nuk do votojne per rrenimin, uaaaaaaa!!! Kjo qeka strategji dhe taktika e Rilindjes!!! Si Ai qe tha do piqen rrushte ket sene, se me hahen mu!!
    Amon tall leshte Palloi; se pari me vetten:
    mbarojne zgjedhjet, del me pallaska fitoresh: 10*, dhe …Opozite ne twitter!!, m’i vidhni edhe njiher pa e Shifni c’kam me ju Bo!..
    saliu bjer!., ky jepi me… twitter (e bon njoni keshtu, ku marrim vesh ne barbaret nga modernitetet!…)
    Dakord, ajo qe po na thu o EdvinPalla, shkurt oshte: ‘ça t’boj une I ziu kur me thone ‘sus!!’ (=boj vec cerrrr-ci-ci
    si cun modern qe je(Tangaxhi me breshka & mall), kaq e ke pjesen ti,
    boj sikur t’u hap barku per Drejtesi, zgjedhje… democracy, integrim, Liri, zhvillim, Universitet…PS.
    Ket ke ti: avazin e ‘Ushkures’!
    E di vete ti!
    E pra miq, sa te kina edvinPallu-Twiterin, ciu-ciu kena me ndigju!
    (tani as: ciu-ciu!, jo mo, po vec: cerrr- Ci-Ci
    (jozefidhja me te drejte ja shqipton me ‘q’ ket!))
    Fajin s’na e ka saliu !!!
    Tung or edvinista, I pafshi hajrin!

  6. Denisi says:

    Shpresoj shume tek Edi Rama dhe i uroj fitoren me nje kusht te coje para drejtesise Sali Berishen,Lul Bashen,Ilir Meten me compani per te gjithe te keqijat qe i kane bere ketij vendi.

  7. luli says:

    Me frymezon Edi Rama dhe me jep shprese se nje dite ky vend do te behet.

  8. Inspektori says:

    Edi Rama do behet Kryeminister i Shqiperise sepse e meriton (para te gjithe halabakeve qe sot quhen politikane) do apo nuk do t’i shoku Mike.

  9. todi says:

    Shko moj Mike , ec e merr ate 500 lekeshe qe te hedh sala dhe mos u merr ti me politike se nuk jane per ty keto pune.

  10. opozitar preshi, lider le.. says:

    O Rama, si guxon e thua qe s’je penduar per qendrimin tend pas gerdecit? Te ka plasur cipa fare more Rama, cfare flet keshtu? Po bej cik si i opozites bre burre se s’u be qameti. Ty sikur te paguajne qe te besh fasaden e qeverise more rama.
    Kandido kesaj rradhe si i pavarur e jo si i PS-se mor Edi, qe ta shohim sa njerez i duan keto brockullat qe po thua perdite. Vetem dy vota do marresh, tenden dhe te saliut.
    Ua ka sjelle shpirtin opozitareve ne maj te hundes, ke rreshkit krejt.
    Cfare kujton ti Edi se do marri PS-ja mbi 50%?
    PS-se do i duhen aleate per te bere qeverine, e asnje s’do beje aleance me ty.
    Edhe po fitoi opozita qeveri pa ty do behet mor djale, se i ke prishe aleancat.

  11. Lexoni Antic. , si gjithnji I sakte, pse ka Kaq shume truthAre o zot na moren m’qafe, qe o bofshin lanet!!!
    Prisni PallePiktorin tju lyej feckat me bojna-bojna si papagaj qe jeni, po taksirati jon qe e ham prej jush o papagAj qe s’merrni dot fryme pa respektet perEdvin Lesh Twiterin!
    Ci-Ci !!, gjithnje deri ne fitore dele!
    Boni kajher be-be!!

    1. Edi says:

      Uroj qe boten ta udheheqin artiste,sepse kane vizion,e jo kasape,po perderisa ka nje popullate qe i perkrah sepse hane nga ata pjese kockash ose dhjamrash qe i teprojne atyre….. “JU BEFTE MIRE”

  12. Ana says:

    Per aq kohe sa te jete z.Rama ne krye te opozites,nuk ka rotacion.Ky personazh qe protagonist su be kurre ne arenen politike,nuk ka per ta permbushur kurre ambicien per tu bere kryeminister.Per aq kohe sa alternativa te jete ky,alternativa tjeter mbetet e vetmja.Absolutisht e keqja me e vogel kjo mazhorance,krahasuar me nje megalloman qe lufton vetem per poltronen e kryeministrit.

    1. 5 says:

      Ana ngado qe ta kthesh, kurre mos thuaj kurre

  13. Luli says:

    Ti znj.Ana mere pak me shtruar e te te vije turp te krahasosh Edi Ramen me Sali Kriminelin dhe gjithe shpuren e tij qe qendrojne ne pushtet vetem se mbeshteten nga njerez shpirtzinj si puna jote. Do apo nuk do ti Edi Ramen e don populli dhe e ka votuar pavareshisht se villen nga nje bande kriminelesh me Saliun ne krye.

    1. anticensurë says:

      LULO,
      me sali kriminelin nuk mund të krahasohet askush,për këtë ke të drejetë!
      sali krimineli është vrasësi!kurse edi rama është doktorri që nuk lëviz as gishtin dhe lë të vdesë të plagosurin!për pasojë ky “doktor”është po aq kriminel sa dhe krimineli sali!KËSHTU QË “DOKTOR”rama,kryetari i oppozitës jo vetëm që po pengon rrevoltën e popullit por po tregon një injorancë të tmerrshme POLITIKE!
      KURSE TI DHE TIPA QË E “MBRONI”sot,o jeni të paguar nga saliu,o injranca juaj është e pakufijshme!

  14. BERISHA LARGOHU. ESHTE FATALITET TE FESTOSH 100 VJETORIN E SHQIPERISE ME KRIMINELIN BERISHA! says:

    2 here te ka vjedhe voten Berisha, e treta here mund te behet ne 2013. Berishen nuk e largon me vote, lum shqiptaret qe degjojne Edi Ramen.

  15. Elsa Pema says:

    Te drejtohem TY” M”.Une nuk i perkas ndonje grupimi, vecse jam pjese e popullit shqiptar.Falenderoj Zotin deri sot jam ne pune,nuk jam per ate qe te mos shpresoj ne te ardhmen se une kam femije qe dua t’i shoh te jetojne ne mireqenie dhe me pune te ndershme te krijojne nje jete normale.Ne fund ky eshte mendimi im personal dhe nuk dua qe Juve i nderuar M ose e nderuar M t’ju permbys shpresat per nje Shqiperi me te mire ,ashtu sikunder e duam te gjithe sepse jemi bij e bija shqiptare.Besoj se me kuptuat!!!

    1. anticensurë says:

      “Shqiperia nuk mund te behet kete e kane thene” koka” te ekonomise dhe keshtu ka per te ndodhur.”
      shumë mendim i thellë zonjë!vetëm një gjë keni harruar se shqipëria është “bërë”vëndi i parë për korrupsion!po rikëthehet totalisht në diktaturë!
      kushdo që të vijë do të jetë ndryshe!më ndyrë se ky që është,është vetëm muti!

    2. M says:

      Te pershendes Pema!

  16. pelivan says:

    “… Nese te leh,mos i leh,hidhi dicka ne te ndodhet…” Z. Anticensur dhe te tjere qe te ngjasojne! U perpoqa te gjeja nje cik mendim ne tendin koment,por vec fjaleve vulgare,(Vazhdova te te lexoj me hundet e zena),si, trap,e dhjere,pallosh,m…. e te tjera,kaq!po kush duhet ta beje Shqiperine,njerz si ju qe jeni ne vazhden e mender ketije kryeministri qe shane faqe botes,-ate motren,gruan,nenen ne bordello?!…Nuk do kishte thene Konica per Ramen ate qe ju sapo e vollet!Perkundrazi,po te ish gjalle sot do thoshte:”shyqyr,qe nuk qenka shuar fare,qenka dhe nje qe me siguri do e ndez…” Dhe te jeni te bindur qe do e ndez ai dhe vetem ai.Nuk e rremben hurin(edhe pse duhet nga nje here),ai qe ka treu sot ne shekullin 21.”…S’zihen kurr dy njerz me tru/as dhe nje i mencur,me nje mendje hu…”SADIU.

    1. anticensurë says:

      mendime të bukura nga sadiu!fantastik je o pelivan,por nuk mund të dalësh nga ky përkufizim”dele gjithnjë në kërkim të një bariu”pavarsisht se ku të çon bariu!
      ti o vëlla qënke në autobuz akoma!
      dy gjëra mund të bësh!
      -hap sytë dhe shiko çpo ndodh!
      -futi dhe një gjum berati me që je!

  17. Ana says:

    Kur njeriu nuk di te pranoje disfatat mundohet te sajoje 1001 pretekste per tu shfajsuar.Votat e vjedhura jane preteksti juaj per te mos pranuar humbjen.Per sa me perket jane vetem legjenda urbane te nxjerra ne qarkullim nga nje grup deshtakesh.Te kujtoj qe kjo eshte nje mazhorance legjitime.Them qe eshte rasti ta marresh me shtruar ti e jo une,qetesohu dhe pergatitu per deshtimin e rradhes.Ndoshta me shume se mua turp duhet te te vij ty qe nuk di te replikosh ne menyre pozitive e konstruktive.Por me qe po e ve ne kete plan,nese me kriminel i drejtohesh Berishes per viktimat e janarit te kujtoj qe kriminel eshte ai idhulli yt qe i nxorri ne rruge e i braktisi atje,teksa vete dyndej me vere te restoranti perballe.Por kjo eshte nje histori tjeter,apo jo???

    1. Edi says:

      Po qe se mund te behesh pak me realiste, cfare disfatave i referohesh,nuk e di se sa e njeh tiranen,por vetem ai e ndryshoi nga era e shurres qe mbante,dhe i dha nje pamje krejt tjeter,edhe ne rast se je dhe ti e mendimit se opozita eshte shkaktare e disfatave,je shume e zhgenjyer,edhe mos mendo se zgjedhjet behen te ndershme ne shqiperi,megjithemend me vjen keq,qe i gjithe problemi juaj eshte tek personi,por ndryshimi duhet tek mentaliteti,dhe sa per mentalitet dhe menyre shprehjeje,perkrahesit tend i heq kapelen…..

      1. Ana says:

        E njoh Tiranen si nje qe ka lindur prej 3 brezash ketu…E dua Tiranen ne cdo cm dhe pellembe te saj se jam vajze e ketij qyteti…Eshte e vertete qe zoti Rama mandatin e pare punoi mire dhe e kam mbeshtetur e vlersuar per kete.Po ne mandatet qe vijuan?Cfare beri z.Rama?U josh nga pushteti.E menaxhoi qytetin si te ishte nje cope toke qe i perkiste,per tu pasuruar e per te pasuruar ata qe e rrethonin.E shkeli,e perdhosi,e betonizoi…e la pergjysem kete projekt te madh qe ishte Tr atehere kur posti i te parit te Ps-s i perkedheli ambicien.Me duket nje figure boshe,inkoherente,jo kostante.Nis dhe nuk perfundon asgje…Disfata nr nje per kete pseudo politikan mbetet Tirana.E njejta gje po ndodh serisht…historia po perseritet.Tani qe posti i kryeministrit po ja perkedhel ambicien,po le pergjysem ate qe duhet te ishte projekti i nje partie socialiste te riorganizuar.Shkeli haptaz mbi statutin e partise kur duhej te jepte doreheqjen e se dha…Disfate!Po rrethohet gjithnje e me shume nga personazhe te dyshimta qe fare pak kane te bejne me kete parti.Disfate!Mbyll gojen e anetareve te saj me perjashtime.Disfate!Humb zgjedhjet ne Tr dhe nuk ben snje autokritike e nuk merr persiper asnje faj.Disfate!Deklaron nje pasuri 8000 euro qe te pakten neve qe jetojme ne tr dhe e dime c’eshte bere me kete qytet na ofendon inteligjencen.Pastaj bene nje dasem qe kushton 10.000euro.Disfate!Del haptazi kunder liberalizimit te vizave per popullin e vet dhe shkruan letra e e-mail denigruese.SUPER DISFATE!Do te vazhdoja gjate me listen e disfatave politike e morale te tij.Por besoj kaq te mjafton.

        1. 5 says:

          Mu duk sikur lexove deklaraten e zedheneses se PD

  18. katarakti says:

    “Nuk do te vidhemi per te dyten here” – deklaron Edi Rama. shume e guximshme kjo shprehje. Uroj te jete keshtu. por jam i sigurte se eshte e kunderta. saliu po pergatitet per vjedhjen tjeter te madhe te zgjedhjeve. Dhe kjo do te jete hera e katert, jo e dyta, o Edi. 1996, 2009, 2011 dhe 2013. A nuk e kupton se ai po u sulet prokuroreve, presidenteit dhe gjitha instancave te tjera me te vetmin qellim qe t’i veje nenthunder?! Pergatitu per beteje o Edi, dhe mos mba shprese as te ambasadoret, as te presidenti i ri, as te prokurori i ri etj. etj. Saliu po i do te gjitha pushtet vetem per te vjedhur. Vjedh votat, shet detin, pasurite kombetare, shkaterron gjithçka u ndertua gjate 50 vjeteve te kaluar etj. etj. Vetem kur Shqiperia te jete kthyer ne shkretetire do ta leje pushtetin ai. fatkeqesisht. Prandaj, i dashur Edi, mos enderro. Ti je vertet qytetar, artist, intelektual, por pikerisht prandaj je me i dobet se Bisha e shpellave, se barbari i guvave dhe i pabesi i greminave. Ruhu dhe mos e merr lehte, se kur bisha eshte e plagosur, atehere eshte edhe me e rrezikshme.

  19. ELENA GJIKA says:

    O MORE EDVIN BOJAGJIU PO CFARE DO BEHET PO TE BEHESH KRYEMINISTER ,EVROPA TE CUAN I SEMUR MENDOR ;12 VITE E LEVE TIRANEN ME BOJNA DHE E BETONIZOVE.ME PELQEN NJE GAZETAR I MAPOS CE THOTE SE GJENDJA EKONOMIKE ESHTE E KEQE PO POR TA MER EDI ME PS QEVERINE DO BEHET EDHE ME KEQ PER KETE JAM EDHE UNE ME SE I SIGURTE.

  20. alfredi says:

    Kam besim dhe shprese si shqiptar, vetem tek nje force politike qe jeton me shqetesimet e njerezve qe drejtohet nga nje politikan me kulture te gjere dhe horizont Edi Rama.

  21. adnan says:

    ti( horri i bulevardit) qenke trim me flete ..bravo te qofte!Ajo zonja( Mike)shprehu mendimin e saj dhe as shau a ofendoi kerkend.Po ti more horr nuk le fjale pa e sha e ofendu derisa i permende edhe familje e femije.Bravo qenke burre i vertete!

    1. Horri i bulevardit says:

      O shoku Adnan se ofendova, vetem se i permena zanotin, as Nafija se ka mohu asnjehere tundjen e dybekut, biles e ka pas per nder, se ate dybek e ka tundur per partine, mos nigjo Ramizin e vjeter, tropojan i ra nbaldushk me ondra angleze, se dhe ai e ka prej halli, se po i iku Sala, ik dhe Ramizi, se spajunet i kan emrat ke defteri dhe me i dal kusuret car kan spiunu, edhe ti ke per tvon durt ne kok.
      Edhe Nafija ket rol lujte qe bon dhe Mikja ene Elena Gjika me emrin e vertet Drone, si shva nga nona se jan kurva, por se din me e tund dybekun per udheheqesin si Nafija nvaktit. Mos u deshpro se ka koh me e lshu vehten.

  22. adnan, ai eshte Zgjebja e Bulevardite, mos ja vur veshin, ai vertitet neper Bulevard dhe ulerit tek kjo gazet duke share , ofenduar, te gjithe ata qe kane mendim ndryshe. vari lesht keti skizofreni

    1. Mike says:

      Ska problem,ofendimi,urrejtja eshte normale per keta,keta kane lindur nga urrejtja dhe do vdesin me urrejtje ne shpirt ndaj te gjithe atyre qe nuk mendojne dhe jetojne si ta.

      1. Horri i bulevardit says:

        Natyrisht shoqja Nafije, se edhe ne diktature jetuam si qener, per shkak te nafijeve dhe sillove te komunizmit shkaterrimtar, ku fale spiunlliqeve tuaja, jo vetem varferuan, por dhe masakruan nje pjese te mire te shqiptarve, por vazhdoni akoma edhe sot, te beni fresk udheheqesit te partise, sikur ai te kete ne dore jeten tuaj.
        Qe ta dish ti moj meke dhe ai ramizi i vjeter, demokracia e vertete, eshte atehere kur populli dhe mediat jane ne opozite me cdo qeveri, panvaresisht se kujt krahu i takon.
        Atehere deklaroje ketu se je nje e perkedhelur e rregjimit dhe e ke me domosdoshmeri te mbrosh rregjimin, panvaresisht se ky rregjim te vret dhe te le pa buke.
        Cdo njeri qe mbron dhe i jep perkrahje ne qeverie, nuk eshte gje tjeter, vecse nje nafije qe tund dybekun dhe nje Sali qe spunon dhe kerkon qe te varet, ose e thene me thjesht nje Sillo.

  23. kelmendasi says:

    Ore a i bani ato takimet ne DASH se i erdhi afati i udhtimit te biletes per ne Londer me u takue ne Forin Ofis.Po kush e pret kete mashtrues .Aman se lane name edhe gazetaret tu botue rrenat e tije se do shoqronte edhe Arvizuja.U knaqme me keto rrena.Mjaft.

  24. Rexhep says:

    Departmenti i thote ndegjo mire dhe bashkepuno se po te futim ne listen e zeze dhe te hane dreqi….shif ahmanigjadi i ka zbute fljalet edhe ky far edi po i zbute gradualishte…21 janari ishte kohe e pershtatshme per tollovi sepse jasmin revulucioni ishte mu ne mese dhe edi shpresojke se edhe saliun dota rezonte gabim katastrofike sala eshte per Usa-ne suhume i besueshem dhe Edi shifte emdrra se po e rrenojme saliun e more edi ski lidhje me politike…andaj po te theme se pa u be i besuar i usa-se ski per tu ber kryeminister….Shqipetaret kurre sdo zhvillohen derisa populli te beje nje kultur shkolluese dhe prodhuese d.m.th te prodhoshe e te exportosh e jo me remitenca nuke krijohet kombi…

  25. adnan says:

    horro mos caj kaptine se edvininga viti 2050 do bohet kryeminister dhe bo vaki do ti ktheje ato tokat tuja ke bregu lumit qe ti kane zone maloket e sales,,,e sa per zanotin tuj familjar te dybekut qe e paske aq merak , mbaje flamurin lart e me lart

    1. Horri i bulevardit says:

      Po lali, skom per ta rrujt hic, se dybekun e lujn nafijet dhe gernetes i bin sillot, un ne rregull jom adnano, flamurin ja kom lon kolegve tuj se une skom mo flamur se ne ate qe e kemi na e ka bo sala jeshil.

  26. Luan Rukaj says:

    FAKTET KANË VËRTETUAR NË MËNYRËN MË TË HAPUR SE DIJE ISHTE ORTAKËRIA ANTISHQIPTARE SALI BERISHA -FATOS NANO NDËRSA SOT ËSHTË ORTAKËRIA ANTISHQIPTARE SALI BERISHA- EDI RAMA LIDHUR AGJENTURAT E LOBIT ANTISHQIPTAR SËRB DHE GREK PËR TË SHKATRUAR SHQIPËRINË DHE PËR TË ZHDUKUR SHQIPTARËT
    PA RRËZUAR EDI RAMËN NUK RRËZOHET KURRË SALI BERISHA . EDI RAMA MBAN NË KËMBË ORTAKUN SALI BERISHËN.
    EDI RAMA KRAHU U DJATHTË I KRYETRADHËTARIT SALI BERISHA PJESMARËS NË SHUMË VEPRA TRADHËTARE KRIMINALE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR
    PRA KËTA NUK JANË VULLNET I POPULLIT SHQIPTAR POR U IMPONOHET NGA KRYETARËT E PARTIVE PRA JANË VULLNETI I LOBIT ANTISHQIPTAR TË CILËT FINANCUAN KRYESINË E PD & PS PËR TË VËNË NË KRYE TË QEVERISË AGJENTURAT E TYRE PËR TË REALIZUAR PLANET DJALLËZORE NË SHQIPËRI.

  27. arber says:

    po ke te drejte mor opozitar miliarder me llogari 3 mije euro, ne fakt saliu te ka vjedhe 2 pale zgjedhje, votat tona qe te besuam, ne fakt keshtu ai do arrij edhe te 3 here e plackisi sepse hajduti dhe krimineli ashtu do mbetetet, po ti prape keshtu do mbetesh!!!!!!!

  28. ALBAN DEGA says:

    RTSH APO RTS … !?

    – Si mund te paguajne takse shqpitaret per nje televizion
    publik qe i sherben vetem me pak se 10 per qind te shikuesve
    – Cfare pret opozita dhe lidershipi i saj !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa dje tre kronikat kryesore te lajmeve te Radiotelevizionit Shqiptar, qe vetem emrin e ka te tille. Them vetem emrin sepse thelbi i politikes se tij redaktoriale eshte vetem axhenda e qeverise me vota te vjedhura, por jo axhenda e vertete e shqiptareve.
    Ne te gjitha kronikat e sotme te lajmeve kryesore te RTSH pashe e degjova gjithcka lidhet me axhenden e qeverise, por jo te shqiptareve.
    Pashe e degjova vizitat e perqafimet e Sali Berishes ne Budapestin antievropian…. e deri edhe nje marreveshje nderqeveritare midis dy ministrave te se njejtes qeveri, Petrit Vasilit te Shendetesise e Eduart Halimit te Drejtesise…
    Pashe e degjova cfare nuk pashe e cfare nuk degjova…..
    Bile… bile edhe nje kronike per Cmimin e posacem te nje Instituti Slloven per ish- Ministrin e Jashtem dhe ish Zevendesin e Berishes, Ilir Meta, per politiken e tij te jashteme ne 2010-ten, kur u kap ne flagrance nga zevendsi i tij ne LSI dhe ministri i tij i Ekonomise Dritan Prifti ne pazare e allishverishe 700 mije europshe me nje dore…
    Pashe cfare nuk pashe. E degjova cfare nuk degjova, por as nuk pashe e as nuk degjova asnje fjale per viziten e suksesshme e mjaft interesante te liderit te opozites Edvin Rama ne kryeqytetin e politikes boterore Uashington , ku vendosen fatet e Botes.
    Pashe cfare nuk pashe e degjova cfare nuk degjova. Por as pashe e as degjova asnje fjale per intervisten e ” armikut te kllases Edi Rama” me Radion Zeri i Amerikes, as per takimin me ndihmes-zevendes- sekretarin amerikan te Shtetit Riker.
    Pashe cfare nuk pashe…. Degjova cfare nuk degjova . por as pashe e as nuk degjova asnje fjale, lere me kronike per takimet intensive te Rames ne Banken Boterore e sidomos me pese kongresmene amerikane , perfshi edhe kryetarin e Komitetit et Helsinkit te Kongresit amerikan… Nje rast i rralle ky per politiken shqiptare…
    Total black-out… Heshtje totale…. Erresire totale. Bojkot total perballe nje ngjarjeje qe ka terhequr vemendjen e ndiqet me nje interes te jashtezakonshem nga mbare shqiptaret e nderkomebetaret qe mendojne ose ndjekin politiken shqiptare.
    Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero te Sali Berishes, 22 marsit 1992 kur ai mori karriken e Presidentit te Shqiperise e sa kohe ai qeveris ne Shqiperi, RTSH eshte vetem telalli i tij dhe klanit te tij.
    Jo i shqiptareve. Jo i popullit shqiptar, qe ndan mundin e djersen e vet, qe ndan urine dhe parate e ilaceve, qe ndan papunesine e listat e veresijes, buken e femijeve dhe qindarkat e mortit… ne te cilen e ka zhytur pikerisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota te vjedhura, per te majtur gjalle kete televizion te deshtuar e te falimentuar ne cdo shtet me ekonomi tregu ne Bote.
    Behet fjale per Radiotelevizionin e me pak se nje te dhjeten e shqiptareve qe kan perkrahur ose votuar per Sali Berishen e qeverisjen e tij keto tete vjetet e fundit.
    Si pranojne shqiptaret te paguajne taksa per te mbajtur ne kembe kete ciban berishist qe nuk ka asgje te perbashket me 90 per qind te tyre!?
    Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qe te behen bashkefinancuas dhe sponsore te nje telvizioni qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e publikut dhe te shqiptareve, qe vjell helm e vrere dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, sic eshte vizita dhe takimet e liderit te saj Edi Rama ne Uashington apo Nju Jork !?
    Cfare pret opozita dhe Edi Rama qe nuk i bjene thirrje perkrahesve dhe votuesve te tyre dhe nuk marrin vendim te prere e te menjehershem te nderpresin cdo pagese te tyre per nje televizion qe jo vetem nuk eshte, por shkon kunder interesave te tyre!?
    Nje hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj nje telalli te shpallur ashiqare te nje qeverisje aspak qytetare.
    Per nje Radiotelevizion qe shkon kunder rregullave me te thjeshta demokratike per nje informim objektiv, te sakte dhe te paanshem!?
    Per nje televizion qe jo vetem shkel ligjet e shtetit qe duhet te perfaqesonte dhe ligjet me elementare te ekonomise se tregut dhe konkurences se lire!?
    Kujt pervec Sali Berishes dhe qevezise se tij, i duhet nje televizion si RTSH apo nje agjenci lajmesh si ATSH, qe nuk jane ne gjendje te mbajne vetveten e te sigurojne edhe fitim ne kushtet e nje ekonomie tregu!?
    Kujt i duhet nje RTSH apo nje ATSH, qe ne vend te ishin e te jene zeri dhe syri i mbare shqiptareve ne mbare Boten, jane kthyer ne zerin e vetem, ne altoparlanetin e shemtuar e krejt te njeanshem te Sali Berishes dhe klanit te tij!?
    Po opozita cfare ben!?
    Pse nuk vepron tamam sic do te vepronte cdo opozite serioze kudo ne Bote perballe nje televizioni qe vetem emrin e ka RTSH.
    Ne fakt ai nuk eshte RTSH. Ai eshte fund e krye RTS.
    Pra nuk eshte Radiotelevizioni Shqiptar, RTSH. Ai eshte kembe e koke Radiotelevizioni i Sales, RTS !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje