Rama, takime me kongresmenët amerikanë, diskuton me ta programin e PS

20 Mars 2012, 21:27Politika TEMA
Rama, takime me kongresmenët amerikanë, diskuton me ta programin e PS

Me kongresmenin Heath Shuler

Pas takimit në Departamentin e Shtetit, kryetari i PS, Edi Rama, është takuar me disa kongresmenë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e PS. Fillimisht vetë Rama njofton për takimin me kongresmenët Eliot Engell dhe Gary Peters. “Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engell e Peters ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithësisht,” shkruan Rama në Twitter.

Më pas Rama flet për takimin me kongresmenin Gregory Meeks. “Me kongresmenin Meeks folëm për Shqipërinë si aleat i palëkundur i ShBA dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonë,” shkruan Rama.

Kreu i PS është takuar edhe me një nga emrat e njohur të futbollit amerikan, Heath Shuler, që tani përfaqëson Karolinën e Veriut në Kongres. “Një takim special me yllin e futbollit amerikan, kongresmenin Heath Shuler, ku folëm për programin tonë të sportit në shkollë.”

Përpara takimit në Departamentin e Shtetit, Rama ka qenë në Bankën Botërore. “Në Bankën Botërore për të nxitur mbështetjen buxhetore për Shqipërinë si një instrument lehtësues për masat e domosdoshme antikrizë,” shkruan Rama.

15 komente në “Rama, takime me kongresmenët amerikanë, diskuton me ta programin e PS”

  1. Shihet se iu ka ngritur qirthi Rames pas ketyre takimeve, duhet te kete marre ndonje premtim te mire, por kam nje pyetje per ju te Temes, a do e sulmoni Ramen se pse e takoje kongresmenin Eliot Engell? pasi ky njihet si lobist i PD-es

    1. olti says:

      Ramy me vjen keq me ta thone po jane tu ta hek Amerikonet, Bacen. Ndrysho Nickun sa nuk eshte vone dhe krijo Partine Tate.

    2. Me vjen me plas nga inoti me keta puqistat pertej deti. Keta e rrezun Doktorin nga Pushteti me 97, vetem pse u shkatrru ekonomia, nuk boheshin zgjedhje te lira, liri shtypi e budalliqe te tjera.

    3. Dean says:

      Edhe une e kam 1 pyetje per ty:A e ke pyet ndo1here nonen tate pse te solli ne kete jete?!,pasi edhe ti vet e di se jeta jote eshte thjesht 1 Mizerje.Pyete 1 here se mos ishte 1 rastesi,qe te qetesohesh.

      1. Mike says:

        Deanushe, shiko cfare trapushe je, ne tre rreshta e ke perdorur ” 1″,4 here,Rama do te te te merrte per zedhense shtypi, por te duhet me perpara nje kurs kunder analfabetizmit.Haha cfare the po te dashurit tend nga Peza,”Lymit”,ate do e futim pastrues ne k/ministri.PS do mendoj per ju si familje, nuk iflak njerzit e saj o katundare prej Peze,,( se mos me thuash se jam prej Librozhdi hahaha,,,),Deanushja nga Librozhdi refugjate ne Angli,,,

        1. Ti je nga ato qi e ke tradhtu Doktorin me 97, kur ne e kena mbrojt me pushk nga puqistet e jashtem. Qeke legen

    4. Edi Ramovici says:

      Pa qeruar fytyra te tilla nga skena shqiptare nuk behet Shqiperia.
      http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/

  2. Sali=Geddaf says:

    E degjova Edin dhe tek top channel, i shkonte byza vesh e ne vesh, duhet te kete qen vizit shume frytdhense, te shpresojme qe gjerat te marrin nje rrjedh per mire, se me te vertet po lodhemi me kete prrojn psiqik nga vucidoli.

  3. Po cke more Deanushe qe shan keshtu, kjo tregon ate cfare te karakterizon ore deanushe

    1. Dean says:

      Debil!Thuhet ”Po cke moj Deanushe”,gjinia femerore,dhe JO ”more”
      Nese ke nder mend me Ironizu Dean,shkoji deri ne fund,o Hajvan.
      Bo dicka per se mbari te pakten 1 here ne jeten tate,o bq.

  4. Delli USA says:

    Amerika mbas 21 Janarit ka korigjuar shenjestren,mbasi ndihmen qe ajo i dha gomarit nga Vicidoli, ai e kuptoj se ata do i pranonin dhe vrasjet.Tani Hajvanit te Vicidolit si ka ngelur gje tjeter vetem te sulmoj zerin e Amerikes nepermjet sojeve te cpifur si Frok Cupi.

  5. Besmiri nga Luari says:

    ÇDO AMERIKA BEJNE POLITIKANET TANE DHE ÇDUAN POLITIKANET TANE BENE POPULLI SHQIPTAR. ATA KERKOJNE MJERIMIN TONE DHE NE VUAJM PER TA. PO DESHI AMERIKA TE RRIJE SALA NE PUSHTET AI DO TE RRIJE DERI SA TE VDESE AS HTU SIKURSE QENDROI EDHE PARAARDHESI I TIJ MESUESI DHE UDHEHEQESI SHPIRTEROR I I TIJ ENVER HOXHA, KU EDHE KY I FUNDIT QENDROI NE PUSHTET DERI SA VDIQ SE QE AMERIKA AJO QE E LA SE NUK DESHI AJO JA TREGON Z.SHOKUT SALI VENDIN SI NE VITIN 1997. POR QENKA THENE PER NE QE TE VUAJME. SHQIPERIA DE FAKTO ESHTE NJE SHEMBULL NEGATIV I MJERIMIT TE VENDEVE AFRIKANE NE DYERT E POPULLIT TE EVROPES ME TE CILEN UDHEHEQSIT E SHTETEVE TE FUQISHME TE EVROPES U THONE POPUJVE TE TYRE: DO RRINI MIRE SE DO TE KATANDISENI SI SHQIPTARET. JA PRA KU NA KANE KATANDISUR BABALLARET TANE SERVILA, INJORANTE DHE ANALFABETE SIÇ ESHTE DHE RASTI I SHOKUT EDI RAMA QE NJE PIKTOR I DESHTUAR BEHET NJE POLITIKAN I DIRIGJUAR. E ÇMUN TE PRESIM PREJ KETYRE NJEREZVE QE ATA SKANE QENE TE ZOTE TE RREGULLOJNE FAMILJET E TYRE DHE JO ME TE RREGULLOJNE SHQIPERINE. FATALITET. MJERE NE NE DUART E KUJT KEMI RENE. ZOTI NA NDIHMOFTE DHE NA SHPETOFTE NGA KJO KATRAHURE KU JEMI ZHYTUR KETO 100 VJETE TE ASHTUQUAJTURES PAVARESI. ME VJEN KEQE QE PO E SHPREHE POR ESHTE NJE REALITET. KUSH TE DOJE LE TA KUNDERSHTOJE. FAKTET JANE KOKEFORTA DHE TE PAKUNDERSHTUESHME. EDHE NJE HERE ZOTI NA NDIHMOFTE SE BURRAT SI AVNI RUSTEMI PASKAN VDEKUR. SHQIPERIA KA VDEKUR. NE JEMI TE VDEKUR DHE TE PA KALLUR NE DHE. NE SJEMI GJE TJETER SI POPULL VEÇ KAVIE NE DUART E POLITIKANEVE TANE QE VEÇ EKSPERIMENTE ME NE NUK BEJNE ASGJE TJETER. NJE GJE TE TILLE BERI ENVERI PER 50 VJETE TE NJEJTEN GJE PO BEJNE EDHE PASARDHESIT E TIJ KETO 22 VJETE. SHTROJ PYETJEN: A DO TE KETE FUND NDONJE DITE KJO GJE? KUSH DO TME JAPE PERGJIGJE. BESOJ SE ASNJE. I SIGURTE SE NE SHQIPERI NUK KA MBETUR ME NDONJE I MENÇUR, PASI I MENÇURI NGA VENDI LIG IKEN DHE KETU KEMI MBETUR VETEM NE TE PAAFTET, BUDALLENJTE QE GJITHSHKA E PRESIM NGA QIELLI. MIRE TNA BEHET SE DHE KAQ PAKE E PASKEMI.

  6. USA says:

    ka kohe qe i eshte prere bileta malokut vucidolit ..po mundohen ta largojne me qetsi pasi e dine qe eshte psikopat dhe mund te filloje rremujat me neanderthalet e veriut dhe Kosoves qe ka si garde personale

  7. Erind says:

    e para po te ishte Ed Rama aq i lumtur nuk do ti shkonin syte rrotaçile – vere mend mire intervistes – per here te pare Rama nuk shikon drejt kameres por kokerlloket e syve i jane shqyer dhe levizin ne menyre te çrregullt – dhe levizja e syve nuk gershetohet me ngerdheshjen e buzeve te sforcuara.
    Gjithashtu degjoni se çfare tha Edi Rama: “Jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim.”
    Pra Zevendes-Ndihmes Sekretari per Evropen qe mbulon Ballkanin (i cili deri dje ka qene ne Maqedoni) therret (i ben ftese) Edi Rames qe te vizitoje Washingtonin, sepse biseda ishte me kaq interes per Partine Socialiste, saqe ate qe do ti thoshte Nr#37 i Ministrise se Jashtme Amerikane Edit ne Washington, nuk mund t’ja thoshte Edit perfaqesuesi Nr#1 i Presidentit dhe Kombit Amerikan ne Shqiperi – Zt. Arvizu?
    Nderkohe shikoni me vemendje fytyren e ngrysur fare te çkordinuar te Ditmir Bushatit i cili hap deren e xhamit para se te dali Edi Rama.
    Ka vetem nje mos perputhje ne te gjithe ket film te Edvin Rames, dhe te ketij udhetimi te sponsorizuar fuqimisht nga George Soros:
    1. Dy dite para nisjes Arvizu ne Tirane deklaron se Edi Rama dhe PS-ja jane fajtor per organizim te demostratave te dhunshme qe cuan ne humbje jetesh;
    2. Prokuroria kerkon koken e tre deputeteve qe njihen si me te afertit me Edi Ramen – dhe ky i shet ata per 2 minuta, dhe nuk merr asgje persiper per organizimin e demonstrates;
    3. Arvizu del dhe thote pas nje takimi me Edi Ramen nje muaj me pare se “Sapo diskutuam me Zt Rama se ai do te shkoje ne Washington dhe ne jemi duke organizuar nisjen e tij”;
    Pra pyetja lind:
    KUSH RREN KTU: (1) Edi Rama apo (2) Arvizu/USA; ?

  8. ALBAN DEGA says:

    RTSH APO RTS … !?

    – Si mund te paguajne takse shqpitaret per nje televizion
    publik qe i sherben vetem me pak se 10 per qind te shikuesve
    – Cfare pret opozita dhe lidershipi i saj !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa dje tre kronikat kryesore te lajmeve te Radiotelevizionit Shqiptar, qe vetem emrin e ka te tille. Them vetem emrin sepse thelbi i politikes se tij redaktoriale eshte vetem axhenda e qeverise me vota te vjedhura, por jo axhenda e vertete e shqiptareve.
    Ne te gjitha kronikat e sotme te lajmeve kryesore te RTSH pashe e degjova gjithcka lidhet me axhenden e qeverise, por jo te shqiptareve.
    Pashe e degjova vizitat e perqafimet e Sali Berishes ne Budapestin antievropian…. e deri edhe nje marreveshje nderqeveritare midis dy ministrave te se njejtes qeveri, Petrit Vasilit te Shendetesise e Eduart Halimit te Drejtesise…
    Pashe e degjova cfare nuk pashe e cfare nuk degjova…..
    Bile… bile edhe nje kronike per Cmimin e posacem te nje Instituti Slloven per ish- Ministrin e Jashtem dhe ish Zevendesin e Berishes, Ilir Meta, per politiken e tij te jashteme ne 2010-ten, kur u kap ne flagrance nga zevendsi i tij ne LSI dhe ministri i tij i Ekonomise Dritan Prifti ne pazare e allishverishe 700 mije europshe me nje dore…
    Pashe cfare nuk pashe. E degjova cfare nuk degjova, por as nuk pashe e as nuk degjova asnje fjale per viziten e suksesshme e mjaft interesante te liderit te opozites Edvin Rama ne kryeqytetin e politikes boterore Uashington , ku vendosen fatet e Botes.
    Pashe cfare nuk pashe e degjova cfare nuk degjova. Por as pashe e as degjova asnje fjale per intervisten e ” armikut te kllases Edi Rama” me Radion Zeri i Amerikes, as per takimin me ndihmes-zevendes- sekretarin amerikan te Shtetit Riker.
    Pashe cfare nuk pashe…. Degjova cfare nuk degjova . por as pashe e as nuk degjova asnje fjale, lere me kronike per takimet intensive te Rames ne Banken Boterore e sidomos me pese kongresmene amerikane , perfshi edhe kryetarin e Komitetit et Helsinkit te Kongresit amerikan… Nje rast i rralle ky per politiken shqiptare…
    Total black-out… Heshtje totale…. Erresire totale. Bojkot total perballe nje ngjarjeje qe ka terhequr vemendjen e ndiqet me nje interes te jashtezakonshem nga mbare shqiptaret e nderkomebetaret qe mendojne ose ndjekin politiken shqiptare.
    Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero te Sali Berishes, 22 marsit 1992 kur ai mori karriken e Presidentit te Shqiperise e sa kohe ai qeveris ne Shqiperi, RTSH eshte vetem telalli i tij dhe klanit te tij.
    Jo i shqiptareve. Jo i popullit shqiptar, qe ndan mundin e djersen e vet, qe ndan urine dhe parate e ilaceve, qe ndan papunesine e listat e veresijes, buken e femijeve dhe qindarkat e mortit… ne te cilen e ka zhytur pikerisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota te vjedhura, per te majtur gjalle kete televizion te deshtuar e te falimentuar ne cdo shtet me ekonomi tregu ne Bote.
    Behet fjale per Radiotelevizionin e me pak se nje te dhjeten e shqiptareve qe kan perkrahur ose votuar per Sali Berishen e qeverisjen e tij keto tete vjetet e fundit.
    Si pranojne shqiptaret te paguajne taksa per te mbajtur ne kembe kete ciban berishist qe nuk ka asgje te perbashket me 90 per qind te tyre!?
    Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qe te behen bashkefinancuas dhe sponsore te nje telvizioni qe nuk ka asgje te perbashket me interesat e publikut dhe te shqiptareve, qe vjell helm e vrere dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, sic eshte vizita dhe takimet e liderit te saj Edi Rama ne Uashington apo Nju Jork !?
    Cfare pret opozita dhe Edi Rama qe nuk i bjene thirrje perkrahesve dhe votuesve te tyre dhe nuk marrin vendim te prere e te menjehershem te nderpresin cdo pagese te tyre per nje televizion qe jo vetem nuk eshte, por shkon kunder interesave te tyre!?
    Nje hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj nje telalli te shpallur ashiqare te nje qeverisje aspak qytetare.
    Per nje Radiotelevizion qe shkon kunder rregullave me te thjeshta demokratike per nje informim objektiv, te sakte dhe te paanshem!?
    Per nje televizion qe jo vetem shkel ligjet e shtetit qe duhet te perfaqesonte dhe ligjet me elementare te ekonomise se tregut dhe konkurences se lire!?
    Kujt pervec Sali Berishes dhe qevezise se tij, i duhet nje televizion si RTSH apo nje agjenci lajmesh si ATSH, qe nuk jane ne gjendje te mbajne vetveten e te sigurojne edhe fitim ne kushtet e nje ekonomie tregu!?
    Kujt i duhet nje RTSH apo nje ATSH, qe ne vend te ishin e te jene zeri dhe syri i mbare shqiptareve ne mbare Boten, jane kthyer ne zerin e vetem, ne altoparlanetin e shemtuar e krejt te njeanshem te Sali Berishes dhe klanit te tij!?
    Po opozita cfare ben!?
    Pse nuk vepron tamam sic do te vepronte cdo opozite serioze kudo ne Bote perballe nje televizioni qe vetem emrin e ka RTSH.
    Ne fakt ai nuk eshte RTSH. Ai eshte fund e krye RTS.
    Pra nuk eshte Radiotelevizioni Shqiptar, RTSH. Ai eshte kembe e koke Radiotelevizioni i Sales, RTS !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje