Shoqata e prokurorëve ka reaguar pas sulmeve të ndërmarra nga ana e qeverisë në drejtim të tyre dhe veçanërisht ndaj kryeprokurores Ina Rama. Me anë të një letra, ata i kanë cilësuar këto sulme si të papranueshme dhe në shkelje me ligjin. Sipas tyre, shkeljet e pretenduara nga Ministria e Drejtesise nuk qëndrojnë.
“Ato janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore. Për vitin 2011 organi i prokurorisë, në rang republike ka përfunduar 27.472 çështje. Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll vetëm për 653 procedime penale dhe mosfillime të cilat zenë rreth 2,4% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara. Nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë, ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara”, argumentojnë prokurorët.
“Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, duke nxjerrë përfundime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve, çka del jashtë objektit të kontrollit të përcaktuar nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv”, vijon më tej deklarata e tyre.
Në fund të reagimit, shoqata e prokurorëve ka kërkuar nga ana e prokurorëve që të qendrojnë dhe mos të bien pre e presioneve të qeverisë.
E tmerreshme,sot Qeveria e nxori vertete syrin.
Sharlatanizem Kanunor.
Institucionet u kthyen ne gure Bilardoje,
ku Coku Sali ka te drejte ti godase
nje e nga nje per ti futur ne grope.
Ehte vertete Termet.Bota po na rri larg.
Te gjithe ja tmerruar.
Ata e dallojne se Krimi ka bere fole,madje
nje fole te madhe qe ne pa dashur e quajme Qeveri…
…………………………………….
Situate emergjente…………………
Zotri, kjo situata emergjente po behet koh qe ka hyr ne fuqi po spo dalim dot.
Deri sa te ket popullin ne krah Saliu situata emergjente do jet, se esht nje % e popullit qe e voto ne zgjedhje pavarsisht manipulimeve….
Prokuroret i ka genjyer me nje KAR-AMELE Saliu 1 nga 1.
Po ai Skerdilajdi qe u nda nga jeta veren e kaluar, u harrua?
Spo zbardhet ngjarja, si ka mundesi? U dogj para te gjithe shqiptarve, ne e pam ne Tv si u dogj ai djal. Sot spo flitet me, krim pa autor.
Duhet te ngrihemi te gjithe kundra ketyre funderrinave te komunizmit
http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/
O prokurore, po pse nuk i fusni prangat atij e gjithe ministrave e femijeve te Saliut, se dosjet krimeve aty i keni ne sirtar, apo… “ashtu eshte puna”
Pse pra Geno??????Po te donin vertete drejtesi e pavaresi kushtetuese institucionale,shoqata e prokuroreve nuk i linte bolet me deshire per 21 vjet ne breket e dhjera te dr.dhjeramanit.Tash po na tregoka,,,, “profesionalizem”; te neveritshem.Vafshin ne djall!!!!!!!
Lufta qe BERISHA dhe klani i tij politik per kapjen e drejtesise,
nuk lejoi qe te hidheshin qe ne nisjen e tranzicionit themelet e forta
dhe imponuese per pushtetin e pavarur te saj.Dhe pa pushtet te pavarur
drejtesie,liria eshte si nje peme pa rrenje.Drejtesia e ben lirine
rezistente te qendrueshme.Drejtesia eshte rrenja e lirise.
POr nuk i shpeton pergjegjesise edhe e majta shqiptare.GJate 8 viteve te
qeverrisjeve te majta, u be shume pak per te pavarsuar gjygjsorin.
Duke mos qene i pavarur, pushteti i dretesise ishte lehtesisht i
keqperdorshem nga pushteti socialist.
SHumica e debateve politike,dje dhe sot,mes opozites dhe pozites
ka te beje me kemgulien e qeverise per ti hartuar ligjet ne perputhie
jo me te drejten, e cila lyp kufizimin e pushtetit qeveritar por ne
perputhje me ambicjet e pa drejta te pushtetit per te vene ne kontroll
drejtesine dhe prokurorine..
Per zotin, kena nje jete qe jetojme ketu, dhe duke e lene menjene per pak caste politiken, e the me bindje se vendet me te korruptuara ne shqiperi jan: prokuroria, gjykata dhe sherbimi shendetesor. Turp i madh per zotin. A ka ligj.. dhe a duhet te kete ligj qe i ndeshkon keta njerez?
Nje mikut tim i kapen para disa muajsh ne dyqan disa gjera pa license dhe eshte per ndjekje penale. Ok ne rregull se gaboi, por llogaria ishte e tmerrshme. Prokuroret, seskeret dhe gjyqtaret i kerkonin aq shume sa i rrezikojne te shese biznesin.