Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europën z.Filip Riker. Duke dalë nga takimi lideri i opozitës Edi Rama u shpreh se ishte një takim gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje, që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste Rama vlerësoi se ishte një takim shumë miqësor. Ky takim u zhvillua me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Ishte një takim shumë pozitiv, me energji shumë pozitive, me shumë çështje për të diskutuar në mënyrën më të hapur dhe në mënyrën më miqësore. Dhe ishte një tjetër gur i rëndësishëm në murin e miqësisë, të bashkëpunimit, të komunikimit intensiv për të çuar përpara të gjitha proceset që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë; që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit; që kanë të bëjnë me rolin e Shqipërisë në rajon; dhe që kanë të bëjnë në fund të fundit me Shqipërinë që duam si aleate të SHBA-ve, por dhe si një vend që duhet të mishërojë vlerat që mishëron aleati ynë më i madh.”
Kryetari i PS Edi Rama është pyetur nga mediat që qëndronin në pritje të përfundimit të takimit për mesazhin që ka Departamenti i Shtetit për opozitën në Shqipëri.
“Për këtë duhet të pyesni Departamentin e Shtetit. Por, unë mund t’ju them se jemi jo vetëm të kënaqur, por edhe të frymëzuar nga ky takim,” përfundoi lideri i opozitës Edi Rama prononcimin e tij për mediat pas takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën z.Philip Reeker.
Axhenda e Kryetarit Rama ka vazhduar me takime në Kongresin Amerikan siç shkruan vetë lideri i opozitës në faqen zyrtare “pas një takimi të shkëlqyer në Departamentin e Shtetit”.
Kongresmeni Heath Shuler, yll i futbollit amerikan
Ky takim e detyri Krricin e Vicidolit te shkoje ne hungari,gjasme dhe ky ben vizita. E KANE IZOLUAR SE QAS KUSH TE PRAGU ,SIKUR KA MURTAJEN MBRAPA….
Keta puqistat anglo-amerikon po e pergatisin Ramen me rrezu Doktorin me duket! Po do ja thyjm hundet CIA-s si me 97… prisni prisni
ky takimi i shkëlqyer në Departamentin e Shtetit nuk eshte me e shkelqyer se vera qe piu berisha te monika cockmadhi..me vjen keq per edin se nuk e kupton qe ligji universal i njerezimit eshte :KUSH KA PARA KA FUQI DHE BEN LIGJIN..kjo aksiome eshte per te gjitha sistemet..me aq sa ka ndodhur ne shqiperi nuk e kuptoj dallimin midis fashizmit,komunizmit,kapitalizmit apo
demonkratizmit..mbas perralles me FBI per 21 janarin po shohim perrallat
me filipriker..nqs do kishte vetem 1% sinqeritet dipllomacia amerikane berisha sot duhej te ishte ne burg..
Enzo, djali! (edhe dhaskali u mundua gjer ne allemanje per shkrojnat shqipe)
xha Jaho ketu eshte dhe i takon te gjithe tek tema, puna eshte se keta zevendes-zevendesat nganjehere jane me te dobishem sesa shefat. E ke degjuar ate thenien e vjeter se me mire ta kesh mire me kapterat sesa me gjeneralet.
Do zoti dhe DASH-i nuk meret me me perrallat e Arvizu-s,por rivlereson me objektivitet ato qe thote i nderuari John Withers.Amerike mjafte me kriminelin Sali,ndigjoni popullin shqiptar,ndihmoni demokracine dhe mos e pengoni sic keni bere deri tani.
KETu ne foto shifet Rama tu qeshe para nje dere mos dera asht e mbyllur e Rama qeshet se ja kane helle tu i thane se Riker ka humb çelsat e nuk punon sot se ska zyre.