Demokratët janë përpjekur që ta ulin ndjeshëm vlerën e privatizimit të Alpetrol. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Edmond Spaho, ka thënë gjatë seancës së sotme në Kuvend, se Albpetrol nuk është ndonjë pasuri kaq e madhe, saqë sapo ta nxjerrësh në treg, të mund t’i gjesh një blerës potencial. “Kemi eksperienca që nuk kanë arritur të privatizohen pasi i ka rënë vlera e ndërmarrjes. Prandaj duhet që ndërmarrjen ta nxjerrim në vlera reale”, ka thënë Spaho.
Por, deputetët socialistë kundështojnë fort privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka thënë se Sali Berisha ka marrë vendim që privatizuesit të Albpetrol t’i falen 50 milionë euro në vit.
Braçe ka lëshuar akuza të forta duke thënë se, “tre deputetë të Sali Berishës sapo depozituan në Kuvend kalimin e të drejtave te privatizuesi i Albpetrol përmes një liste fantazëm “C”! Në ligj e marreveshje Albpetrol nuk ka listë “C” të vendburimeve! Por, ajo që fshihet janë vendburimet e naftës në det! Për detin u shit kufiri! Për naftën u shit deti! Tani për herë të dytë!”
Po eshte e vertet,nafta nuk krahasoht kurre me ARRORET dhe kete me mire se askush e din verioret.
E din Doktori ca duhet me shit, kujt duhet me ja shit e sa duhet me fut ne xhep. E kur i kena dhon nafte Serbise ca te keqe ka mi dhon ene Greqise nai cop det per naft, o Bracja PS?
Sapo degjova ministrin Naco,nje megaskandal i vertet eshte kjo ceshtje.Ministri tha pak a shume se s’kemi c’bejme,ju socialistet e keni firmosur marrveshjen me 2004,dhe ne demokratet po e groposim perfundimisht sektorin me strategjik te vendit.Befas me shkoi mendja tek Enver Hoxha,qe i varte prej gjuhe ata qe sabotonin apo benin edhe gabime njerzore ne kete sektore.Keta s’pjerdhin as per ligje,kushtetute,nuk kane as cipe,turp etj.Mjaftone qe te fusin ndonje kacidhe ne xhep,pa c’ka se vendi po behet si Sierra Leone,ku populli ngordhe per buke,ndersa politikanet rrojne mes diamanteve,te cilat i shesin dhe i fusin parate ne xhepat e tyre.Po sikur te kete drejtesi ne Shqiperi,ngelet kush te na beje politike valle!?
Ju lutem, nese ne rrjet ka persona nga aleanca kunder ligjit per plehrat, apo nga organizma te tjere qe mund te jene sensibel ndaj vjedhjes se pasurive kombetare, te nderrmerret nje nisme per mbledhje firmash per referendum kunder privatizimit te Albpetrolit. Biles, cdo hajduteri te kesaj qeverie duhet ta ndalojme ne kohe qe te mos prodhoje efekte ligjore.
U lodh Bracja, mire, po edvinPallVizionarRilindasi si e ka hallin
Qe s’i nigjohet zoni per ket krim skandaloz, po aq krim sa puna e detit qe I fali grekut saliu,
Pyetje: edvini pse Nuk ndihet?!
Kjo osht ceshtja!
A ka tjeter vecse oshte I tredh (nga saliu +)?; se kjo eshte nje arsye Sui generis me kerku largimin e Saliut; (specialistet e naftes e dine mire, ka edhe studime te holla amerikane, mbi cdo fije Bari ne Shqiperi miq,
Pra po them qe te TERE e dine qe nen Shqiperi eshte LIQEN & DAMARI naftes, qw prej Kaspiku, vijon edhe ne det, e gaz natyror ne Veri, e …shkurt ky vend eshte I TERI MINIERE ARI miq, qe amerikanet e dun per VETE(s’ja lejne ne dore rural- saliut vec bejne sehir Tallin leshte, Kaq!!)
Po ne Tash po folim per edvinin qe bon naj xhiro Tangaxhiu, dhe… Ci-Ci!!!
Eh mor edvinista qe ju ka ngrene gomari trunin!!!
Hapni syte o milet, VETJA na shpeton!!!
eshte e vertete Albpetroli nuk ka ndonje vlere te madhe tani,me aq sa e njh une dhe e njoh shume mire sepse kam punuar nje kohe te gjate atje ,sepse Albpetroli u vodh dhe u shkaterrua ,kullat motorret e puseve ,tubot dhe cdogje tjeter u shit per skrap,ne krye te puneve u vune injorante qe nga Bujar Cjapi qe nuk di shkrim e kendim dhe qe bente kuadrin e Albperolit,qe nga Xhevit Sula burgaxhi dhe injorant qe u be drejtor,qe nga Isa Qallia super injorant,qe nga enkelejda superhajdute dhe dermen perfundimtare albperoli ja dha FERDINANT MURATI i cili ska lidhje fare me naften po u vu aty per t vjedhur.Rrrogat ne Albpetrol kane mbi kater vjet qe mezi merren dhe opozita tani foli.Me nje fjale Albpetrolit deshen vete dhe ja ulen vleren per ta shitur per nje cope buke ,duke lene pa buke shume famlje .O POPULL PO TE VJEDHIN PA MESHIRE
Ata qe thone sot se nuk eshte ndonje vlere e madhe Albpetroli ,duhet qe gjuhen ta vene ne çengel Si more flisni si e ema e zeqos maje thanes ?Domosdo se ju nuk e dini se ç’ka hequr gjithe punetoria ,tekniket ,inxhinieret dhe administratoret e kesaj pasurie per pesedhjet vjet rrjesht,dhe ju sot e ndoshta edhe dje por edhe neser ,do te vijoni te hani nga krahet e ketyre njerezve te gjore qe i hodhet ne mes te kater rrugeve kush ishte i punesuar ,i late me pensione qesharake kush ishte ne pension ,shkelet me kembe vuajtjet dhe mundin edhe te atyre qe bene burg per naften sepse edhe ata e ndiejne shume me teper se kushdo dhembjen e dyfishuar per gjendjen ku e çuat . Edhe tjeter here kam komentuar çeshtjen e privatizimit te Albpetrolit,dikur kam thene edhe : Keshtu si e ka katandisur qeveria naften ,per ne qe jemi rritur dhe plakur me te me mire ta japin edhe falas ,(Kjo eshte si ajo thenia “per inat te time vjeherre do te fle me millonane” por deri ketu ka arritur puna .Eshte torture te shohesh dhe te degjosh se ç’behet ne ate qe quhet sot nafte, sepse vetem emri i ka mbetur .Te degjosh dhe “baballaret”e kombit kur debatojne per kete problemm shikon ekzaktesisht si po lozin me djersen dhe mundin e te gjithe naftetareve ,ne radhe te pare ,por edhe gjithe popullit shqiptar ,dhe jo vetem te atyre qe jane gjalle por edhe te atyre qe kane vdekur dhe qe do te lindin ,sepse nafta dhe gazi u bene ato qe u bene, duke hequr nga buka e gojes se çdo shqiptari qysh prej viteve 30 e deri me sot dhe per fat te keq akoma do te vijoje keshtu.
Nuk ka se si te mos deshperohesh kur degjon te diskutohet per rezervat me shifra te vena ne gojen e ketyre njerezve qe nuk kane idene se nga bie nafta e gazi ,nuk u dine as ngjyren e as eren dhe jo me te diskutojne per rezervat,dhe s’ka se si te jete ndryshe kur ne nafte u çkerrmoq gjithe baza shkencore e saj ,te dy institutet e Naftes disa njerez te pa pergjegjshem keto institucione ne te cilat ishte ajka e inteligjences se naftes e me gjere i hodhen neper rruge ,specialiste gjeologe ,shpues e prodhues si dhe vete punetoret e specializuar per vite te tera nepermjet shkollimit dhe punes ne nafte .Nje pjese e madhe e tyre me tituj shkencore te kualifikuar brenda dhe jashte vendit per vite te tera,
Per sqarim te lexuesit dua te permend se per çdo vendburim ne çdo vit kishte nje projekt te perpunimit te vend burimit, dhe ne rastet kur keshilli shkencor e gjykonte se ishte e mjaftueshme analiza e perpunimit te vend burimit, lejonte te ishte e mjaftueshmete shfrytezimi ij vend-burimit me analizen e shfrytezimit e cila ishte nje materjal pergjithesues per te cilin punonin dhjet deri pesembedhjete specialiste te larte degeve te ndryshme si inxhiniere gjeologe kantierale,gjeofizike te kantierit ,inxhiniere te prodhimit ,inxhiniere mekanike ,matematicene ,ekonomiste ,fizikante (perveç punes gjith vjetore qe behej per vjeljen e te dhenave te dinamikes se shtratimeve qe kryhej nga teknike dhe punonjes te tjere)etj. te cilet e kompletonin analizen me rekomandimet perkatese te shfrytezimit te vend burimit ,vleresimin e rezervave te naftes dhe te gazit si dhe regjimet e shfrytezimit te çdo pusi prodhimi nafte apo gazi.
Rezervat e naftes dhe te gazit ne shkalle vendi kalonin ne menyre te perviteshme ne analize ne qeveri ,kishte nje komision te posaçem qe trajtonte kete problem dhe njihej çdo gje ne detaje.
Po sot ? Kush duhet ta bente kete pune ,??? ata qe jane sot ne “krye” te puneve ne nafte nuk i njohin fare keto qe permenda me siper sepse ka kohe qe vendburimet jane copetuar ne parcela apo çifligje me te cilat lozen biznese me ish “Premierin”” Bankers” “Stream oil” apo te tjere qe kane ikur e ardhur sipas berihait.Vete Marineza ishte pre e copetimit me te hereshem fillimisht me Drizat pastaj me Marinez raoret dhe se fundmi me gelqeroret e Marinezes dhe Sheqishtes.Po keshtu Ballshi Visoka e me radhe .
Ne menyren se si u parcelizuan keto V.B. nuk ka se si te dihen sakte rezervat sepse ato edhe kur kishte ekipe si ata qe permenda me siper dhe ndjekje e kontroll rigoroz te regjimeve te v.burimeve ato perseri kishin nje relativitet ne saktesi dhe per kete shkak ato edhe kategorizoheshin ne rezerva te sigurta ,me pak te sigurta te pa sigurta dhe grupoheshin sipas kategorive mbi bazen e ketyre studimeve e projekteve e analizave te perviteshme .
Ata qe i benin keto pune sot shume prej tyre shtrojne edhe pllaka majolike ,apo shesin “shkrepse te fabrikesLlapshin” sepse ne vend te tyre vegjetojne militantet e partive
Eshte e vertete se ka disa kontrata te bera fillimisht me ish” Premier ” “Bankers”etj qe lidhen me investimet fillestare ,pjesen e prodhimit per llogari te shtetit ,apo teknologjite ,por a ka nje analize ne qeveri se sa jane investimet sipas programeve te parashikuara ne kontratat e nenshkruara ,si jane detyrimet reciproke ,po per zgjerimin e rezervave ,teknologjite dhe a ka jnje transparence dhe kontroll nga shteti per keto kompani? ! ,te pakten te publikuar deri me sot jo .Kjo si ne çdo fushe tjeter te ekonomise.
Po vete ish punonjesit e naftes qe kane kontribuar per gjithçka ne nafte pse u lane ne mes te kater rrugeve ,ku shkojne ato 50 milione dollare qe merr shteti ( nga kompanite vetem si produkt lende e pare pa llogaritur T.V.SH, dhe te ardhura te tjera qe rrjedhin nga nafta e prodhuar eksportuar si dhe e perpunuar a ka nje publikim te tyre ?) Te ashtuquajturat sindikata e kane treguar “fytyren” e tyre qysh me largimet e para te punonjesve nga nafta ,kane qene ne fillim te viteve 2000 jo me pak se rreth 15 000 punonjes ne nafte ,sot nuk jam ne gjendje te them por me siguri rreth 10 here me pak dhe asnje sindikate nuk luajti as gishtin per kete ktraure.Eshte premtuar nga ndonje deputet lypes votash qe do te perpiqesh edhe per status te Naftetarit ,por ka qene nga keta sheleget qe duan te pine gjithe kopene ,jo se edhe ndonje deputet i vjeter ish naftetar qe ka ngrohur vetem menderen ne karriken e deputetit dhe i ka bere fresk “sekeretarit te pare te K.Q .te P.D” sa per te siguruar privilegje per vehte ,pa se ç’behet me naften nuk ja kam ndier zerin asnje here
Po keshtu eshte ne cdo sfere te veprimtarive prodhuese.Nuk e kuptoni apo nuk e shihni qe Shqiperia u privatizua e tera dhe se ky ka qene projekt i mirestudiuar? Per cfare analize flisni? Bejne monstrat analiza? monstrat bejne vetem ate qe u kerkohet.
o engjell e di ku shkua leket enaftetareve per te blerra per pust qe shiten nga dy tre here ,per te blere materiale koti qe nuk i hyjne ne pune askujt dhe kjo sdo shme men se te prokurimet ne Albpetrol eshte Turi qe shiste me pare kepuce,moza eshte juriste qe shikoje qe nga surrati cfare fytyre ka jo me te mendoje ajo per naften.Ilia Foli tha ne fushate qe do shoh privatizimin e vetem qe ishte bere ne ate kohe nga kanadezet,por sa erdhi ne pushtete dhe vajti me Tashen ne Kanada i harroi keto fjale.Pse nuk flet Ilir Banua si inxhinier i vjeter nafte qe eshte ,pse hesht Bert Caci.,te gjithe duhet te flasin se sot po vidhet ajo per te cilen punuan naftetaret,jo vetem punuan por edhe sakrifikuan.Me reformat demokratike te bera ne nafte drejtojne dhe punojne ata qe vetem kane vajtur per te vjedhur dhe plackitur kete sektor.Ata qe punuan dhe sakrifikuan neper puse e neper ffontana jane rrugeve pa pune .KETO JANE REFORMAT DEMOKRATIKE NE SEKTORIN E NAFTES.