Ajo vlerësohej si gruaja më e bukur që merret me biznes në Kinë. E re, seksi dhe e suksesshme. Por tani imazhi i Gu Chunfang është rrënuar dhe ajo rrezikon dënimin me vdekje.
Me shumë dëshirë njerëzit, por edhe bankat, i jepnin asaj para borxh. Ajo investonte kryesisht në miniera dhe premtonte interesa shumë të mira. Fillimisht 10 deri në 20 përqind, në fund deri në 40 përqind.
Por ëndrra për para të shpejta është rrënuar. Gu vetëm sa ka spekuluar. Më shumë se 30 persona janë ankuar dhe ndaj saj ka nisur një hetim që ka zbuluar se ajo ka borxh 72.13 milion euro. Vetëm një personi ajo i ka borxh 21 milion euro. Paratë janë zhdukur.
Rasti i saj është një ndër të shumtët. Për shkak se individët dhe sipërmarrësit e vegjël e kanë të vështirë të marrin kredi, ata futen në tregun e zi duke kërkuar para.
Por nëse shteti i kap, dënimi është kapital. Një rast i ngjashëm, sërish me një grua, të quajtur Wu Ying, ka përfunduar me dënim me vdekje. Vendimi për këtë dënim ka ngjallur shumë zemërim jashtë vendit. Çështja tani është në Gjykatën e Lartë. Edhe Gu rrezikon të njëjtin dënim.
Ja eksperti i piramidave tona, dje dhe sot!Merni shembull kineze.
http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/
JO ME LARG SE 2 DITE ME PARE PASH TEK KOMPLEKSI I RI I 17 NENDORIT VEHBI ALIMUCEN ME NJE RANGE ROVER TE FUNDIT ME SHOFER. DUKEJ QE PO E SHIJONTE JETEN SI MOS ME MIRE. EDHE UNE DO I BEJA 5-7 vjet BURG PER AQ MILIONA $ SA MORI AI DHE PO E JETON JETEN TANI SI MOS ME MIRE. NDERSA SHQIPTAR TE TJERE VRAN DHE VETEN QE HUMBEN LEKET TEK AI.
Pse dyshoni ju qe bukuroshen Gu sude gjalica e kan instruktuar specialistet tane qe tashme jane ulur kembe kryq ne Azi ?