Nikoll Lesi, zv.ministri impulsiv i Kulturës, shfaqet në këtë intervistë në një datë jubile për atë vetë dhe për shtypin e shkruar në përgjithësi. 15 vjet më parë, në mars 1997, gazeta “Koha Jonë” që ai kishte themeluar, më e madhja në vend, u dogj në mesnatë, në orët e shtetrrethimit. Duke evokuar atë ngjarje tashmë të largët, Lesi hedh vështrimin gjithashtu edhe tek zhvillimet aktuale, duke u shprehur se qeveria ka nevojë për lëvizje urgjente. Për Nikoll Lesin, Berisha dhe Rama janë në një garë që do të ndryshojë skenën politike për shumë vite.
Tani që u bëtë me kater zv/ministra, si ecen puna në ministri?
Shkelqyer! Nuk dimë ku kemi zyrat, pasi, ndonëse ishim shumë punonjës e pak zyra, tani, pasi erdhi dhe i katërti zv/ministër, njerëzit janë nëpër korridore dhe përditë dëgjohet një çekic nga mëngjesi deri pasdite, që tregon se po modifikohet sërish ndonjë zyrë. E kam thënë diku pak me shaka se “jemi më shumë zv/ministra sesa punonjës”! Por duke kaluar nga humori në seriozitet mendoj, pa asnjë shenje xhelozie, për askënd, këtu apo kudo që të jetë, se nuk ka nevojë për kaq shumë zv/ministra. E kuptoj se marreveshjet politike apo koalicionet, nganjëherë të imponojnë mbingarkesën, por jo deri në këtë pikë. Aq sa me humor, përditë, një mik më thotë “ku je zv/ministri i shtatë i Aldo Bumçit?!” Dhe ky mik është deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD.
Ju mund të pyesni përse rri në qeveri e nuk iki, përderisa imazhi për një zv/ministër ka përfunduar kështu? Pyetje e drejtë, ndonëse kam gjithashtu të drejtë të insistoj përditë, nga pozicioni ku ndodhem, për një qeverisje tjetër, më të shkathët, me fytyra të reja, të një formati krejt tjetër. E kam thënë i pari ndër të parët këtë gjë, tash dy vite e kusur. Tani kanë filluar disa zëra, veçmas, nga deputetët e PD, të flasin për ndryshime ministrash etj. Nuk është keq, porse nuk mjafton kjo gjë. Ka nevojë për ndryshime drastike në qeveri, pa asnjë hezitim e frikë. Ndryshe zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk mund të fitohen.
A keni kerkuar mbledhjen e kryetarëve të partive të Koalicionit në lidhje me këtë?
Po. Dhe akoma nuk ka takim të këtij formati, ndonëse kur i takon disa kryetarë partish në koalicion, çfarë nuk thonë për disa ministra. Kur iu them flisni dhe publikisht në media, pasi kjo sjell përmirësimin e qeverisjes, struken dhe mendojnë për karrigen e tyre.
A po e rrezikoni karrigen tuaj, me këto që thoni?
Po ju jap të njëjten përgjigje, si mediave të tjera; të vijnë e ta marrin kur të duan se nuk më mban karrikja e zv/ministrit mua, për të folur kur mendoj se duhet folur. Bile tani ka ardhur koha, në mos ka kaluar paksa, për të bërtitur me të madhe. Kam kërkuar një takim me Kryeministrin Berisha për disa probleme në koalicion, pasi nuk është etike që unë t’i drejtohem atij me letra të hapura, lidhur me arsyet e ndryshimeve urgjente në qeveri. Po pres.
Do të prisni gjatë apo do ikni nga Qeveria?
Edhe pritja ka një kufi!
Le të kalojmë në një temë jashtë detyrës që mbani. Si e perceptoni, në rolin e një analisti të vjetër të medias, të ardhmen e afërt të Berishës dhe Ramës?
Sipas meje, zoti Berisha luan me një plan më të mirëpërcaktuar se sa Rama, ndonëse edhe kryesocialisti ka filluar muajt e fundit të mendojë për qeverisjen e nesërme. Porse ka shumë mundime për të shkuar tek karrigia e Kryeministrit! I pari, pra zoti Berisha, për arsyet që i dimë të gjithë, ka më tepër eksperiencë politike. Si i thonë, ka rënë edhe në fund të pusit, porse ka manovruar për t’u rikthyer në lojë. Dhe ia ka arritur. Në një farë mënyre ka provuar gjithcka, edhe mjaltin, edhe kripën! Ndërsa zoti Rama ka qenë praktikisht përherë në pushtet, qëkur ka ardhur në angazhimin e tij në politikë. Tani u bënë pothuaj nëntë muaj që është mirëfilli në opozitë. Dikush mund të thotë se është në opozitë që në vitin 2009, por nuk është aspak kështu, pasi ishte ”kryeministër” i Tiranës deri vjet. Tani që është në opozitë të plotë, duhet të shikojmë sesi sillet, si menaxhon forcat brenda së majtës apo dhe jashtë saj, për të gjetur mundësinë e ardhjes në pushtet Veç mos harrojmë një të vërtetë banale, por të hidhur: në opozitë nuk ke as lekë për naftën e makinës!
Nga lëvizjet e zotit Berisha, duket se ai po luan të gjitha kartat që të marrë një mandat të tretë kryeministror, pasi Presidentin e Republikës mendoj se do ta leshojë në kompromisin e një bashkëpunimi me opozitën. Dhe mirë bën. Mbingarkesa me shumë pushtet rrëzon këdo, sado i fortë të duket. Fitorja e zgjedhjeve të vitit 2013 e çon përsëri Berishën kryeministër dhe shikimin, mendoj, e ka drejt vitit 2017, për një mandat presidencial, në një Shqipëri që mund të ketë formën e një Konfederate me Kosovën. Pra, nuk duhet marrë fort me shaka ajo çka ai ka thënë duke qeshur, se “më keni këtu deri vitin 2022”. Flas në këtë mënyrë, pasi parashoh se gjatë mandatit të ardhshëm, nëse do të fitojë më 2013, Berisha do të qeverisë me një super-koalicion dhe më pak kompetenca për të tijët e PD-së.
Paralelisht, ndonëse sulmohen hapur, në prapaskenë Berishës i intereson loja që bën Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut dhe lëvizja pro bashkimit kombëtar e Albin Kurtit në Kosovë. Të dyja rrëketë e mëdha do derdhen në “lumin” e dëshirës patriotike të Berishës, për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Natyrisht edhe me një konsensus jo vetëm popullor, por edhe ndërkombëtar. Koncensonet për këtë bashkim nuk mund t’i di, sepse nuk jam në kokën e Berishës apo ndërkombetarëve, por jam i bindur në një gjë: se tek shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe Malit të Zi, në opinionin e tyre, i vetmi autoritet përbashkues dhe drejtues, edhe për një dekadë tjetër mbetet Sali Berisha. Kjo i shton atij pikë tek ndërkombetarët, ndonëse duke menduar finalen, pra mberritjen tek Presidenti i parë i një kombi të përbashkuar, ai mund të rrezikojë të rrëshqasë që tani, nëse nuk ndryshon qeverinë, ose më saktë qeverisjen. Si i thonë fjalës, shikon larg, por harron greminën që ke para këmbëve !
Për të qënë realist, pëlqyeshmërinë, në rangun kombëtar Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Mal i Zi, duke folur për shqiptarët, e ka më shumë zoti Berisha.
Nuk është çudi që nëse ndodh kjo që parathem , pra bashkimi Shqipëri-Kosovë, edhe Kushtetutën do ta ndryshojnë duke sjellë një President që zgjidhet direkt nga populli. Dhe për fatin e keq të Ramës, në këtë rast fituesi ka vetëm një emër: Berisha!
Ndërsa për zotin Rama, për aq sa e njoh, dhe mendoj se e njoh mirë, pasi kemi qenë në një llogore, dikur kundër Berishës, mund të pohoj se edhe ai ka ndryshuar. Ka rrotull vetes më shumë të rinj dhe disa të pasur. Natyrisht që duhen dhe paratë për një parti në opozitë, porse nuk është gjithçka paraja. Rama po luan në një terren që nuk e ka ëndërruar as vetë dikur. Ai s’e ka menduar kurrë veten kaq majtas dhe i duhet të mbledhë sa më shumë konsensus. Ka ende kohë, ndonëse i duhet të nxitojë këto muaj. Në mendjen e Ramës, si në atë të çdo lideri në botën demokratike, është marrja e pushtetit për të realizuar programin e tij politik. Këtu nuk them asgjë që nuk dihet, porse parashoh se nëse Rama fiton zgjedhjet e vitit 2013 dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur apo zemëruar, ai mund të ndiqte të njëjtën skemë si Berisha, që mbaron sërish në vitin 2022.
Pra, edhe Rama, nëse fiton në 2013, do të qeverisë i pashqetësuar deri në vitin 2017. Flasim për normalitet demokratik, e jo për “revolucione”! Gjatë këtij mandati e djathta do të përçahet, pasi siç ka deklaruar zoti Berisha, nëse humbet zgjedhjet, ai vetë do të ikë nga politika. Ndonëse Lulzim Basha është ylli i ri në PD, që duket se do të jetë lideri i së ardhmes në selinë blu, përsëri zallamahia në rradhët demokrate do të jetë centrifugale. Hija e Berishës është vështirë të zhduket , edhe nëse ai ikën. Mendoj se këtë rradhë ai ikën vertet dhe nuk e zhbën atë që ka deklaruar, pasi e di mirë se me Ramën në pushtet, do të jenë ditët më të vështira për PD, në historinë e saj. E them me bindje, duke njohur Ramën, pasi në mandatin e parë, 2013-2017, Edi Rama do të qeverisë me “duar të ashpra” kundrejt të gjithëve, si ndaj atyre të PD , ashtu dhe të PS-së.
E kam kryesisht fjalën për ndëshkimin e korrupsionit. E bën me bindje, për të ndëshkuar të korruptuarit ose jo, këtë vështirë ta thuash në mënyrë hipotetike, porse e saktë mbetet që do ta bëjë në mënyrën më të ashpër. Kjo gjë do t’i shtojë atij pikët në elektorat, bile dhe djathtas dhe kësisoj derisa të zgjidhin problemet demokratët, pas ikjes së Berishës, zoti Edi Rama ka përlarë dhe një mandat të dytë qeverisës, duke shkuar tek viti 2021. Ndërkohë Lulzim Basha ka marrë dhe një mandat të dytë si kryebashkiak dhe në logjikën e ndryshimeve të forta, një herë në tetë vjet, ai në vitin 2020 do të lerë mandatin e numrit një të bashkisë së Tiranës, duke u përgatitur për të rimarrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2021, me një Ramë të lodhur nga luftrat dhe pushteti.
Dikush mund të thotë se po marr rolin e Kasandres. Jo aspak, por i njoh mirë që të dy, edhe Berishën, edhe Ramën. Ndaj nuk jam Kasandra, por thjesht një njeri që njeh ata me të cilët ka bërë një copë rrugë!
Muaji mars ngjall ndjenja të përziera tek një ish-botues i njohur si ju ; nga një anë fitorja e PD, nga ana tjetër djegia e gazetës, po nga koha kur ishte në pushtet PD!
Më prekët tek një gjë të cilën e kam krijuar vetë, dikur. Ju e keni fjalën gjithnjë për marsin e vitit 1997. Asokohe isha botues i gazetës më të madhe të pavarur në Shqipëri, “Koha Jone”. Ishte nata e 2 marsit të atij viti të mbrapshtë, që dogji gjithë redaksinë e gazetës së parë të pavarur. Fati më shpëtoi që të mos digjesha bashkë me gazetën, nëse do të kisha dalë në mesnatë, kur më morën në telefon se po digjej gjithcka në zyrat e Koha Jonë.
Ajo ngjarje ende nuk është shuar, pavarësisht se jam në koalicion me PD dhe kanë kaluar 15 vite. Ajo çeshtje është në dyert e gjykatës së Tiranes, ku kam paditur Shtetin dhe konkretisht Qeverinë dhe për dëmshpërblim, edhe financiar, porse paralel çeshtja hetohet dhe nga Prokuroria e Tiranës. Gazeten e dogjën ata që ishin në pushtet. Nuk heq asnjë presje nga ajo akuzë. Disa gjëra, emra e fakte, janë në dosjen penale që po hetohet, ndonëse me stërmundim të madh nga prokuroria. Unë tani, siç e dini, kam hequr dore nga aksionet e mia në media, që në vitin 2007 dhe jam vetëm në politikë, ndonëse po e mendoj rikthimin në media me një gazete të re dhe ikjen nga politika. Jam në dyzim, duke menduar. Porse marsi, është e vërtetë, më kujton pranverën dhe njekohësisht djegien e gazetës time të dikurshme, nga ku dolen shumica e gazetarëve të lirë të medias. Thuhet se ka një rikthim një herë ne jetë, në atë çka do më shume. Jam duke e menduar një gazete me shpirtin e dikurshëm, por dhe me eksperiencën e këtyre 20 viteve!
*Revista JAVA
E lexova kete intervisten e Lesit. Njeri kurajoz ne nje qeveri mafioze , por Lesi nuk duhet te qendroje me ne kete qeveri. Mundet qe ai do t ejete duke pergatit goditjen finale ndaj Kryeministrit Berisha, pasi perhere lesi eshte ndeshur me numrat nje te vendit, dikur me Berishen ne vitin 97 qe e rrezoi me gazeten e tij Koha jone, ne vitin 2005 kunder fatos nanos dhe tashti ka mundesi do t ejete duke menduar sulmin ndaj Berishes se dyte. Por Lesi ka nje gje mangut,nuk ka me median e tij te dikurshme qe te shkaterronte. Te shohim e temos nxitohemi
Qartazi o Popull tashme edhe nje nga antaret e bandes se Mafias se Lezhes, dje (para 1991) e gjitha kontigjent i Sigurimit te Shtetit qe u pilotua te luante lojen e mashtrimit qe ne oret e para ne Qytetin Studenti (Nikolla ka histori qe i dine shume veta ne Lezhe e Tirane me Kino-Klubin Studenti…Apo do me shume Nikoll Lesi te shkruaj), qe jo rastesisht te gjithe i kemi ne Media keta ish-djemte e Lezhes. Sigurim Shtetit i PPSH kishte nje baze te madhe ne Lezhe sebashku me Shtepine e Pushimit ne Lagunen e Lezhes, ku edhe SHIK_u i Gazidedes e kishte baze Top-Secret per turtura dhe vrasje. Emrat e tyre Gazidede ja ka derguar disa here Berishes President, por pervec ndonje dajaku dhe ndonje djegje zyre sa per SHOW-Mediatik, te gjithe keta monstra te Lezhes jane sot ata qe mbajne Berishen e Meten ne Pushtet me Mediat e tyre me para te pista Mafioze, flitet jo do ku do por nga te Huaj se do kapo te Mediave (kuptohet prane Berishes e Metes) jane ne trafiqe nderkombetare me lloj lloj trafiqesh. Nikoll Lesi dhe 17-emra te tjere te Lezhes qe sot gezojne nen korrupsionin me te madh te cdo rregjimi deri me sot ne Shqiperi (perfshi edhe ate Komunist, se dhe atij ja kane kaluar), do cfryhen seshpejti ne te gjitha drejtimet. Kot nuk thone: “Breshka do ferre dhe jo asfalt”.
Te lumte o Kol Pervathi nip Lezhe!Besoj sic shkruan ti,qe ne skaner do te kaloje e gjithe parada kriminale e 22 vjetve te fundit,perfshi edhe 18-en mafioze lezhjane.Kane paguar shume rende shqiptaret ne keto vite,e tash po vjen sahati i shpagimit.
ky koppuku, lesi do te marre kthesen tani..si gjithmone..nejse mire e ka, kur nuk ecin punet faji eshte i te tjereve…vokacioni i ketij njeriu eshte partia demokratike sepse asaj i perket ne mentalitet. mbase nuk ka kuptuar se nuk behet fjale se po qeverisen keshtu do humbasin…ata tashme kane humbur..
pse kur ka fiutar ndonjehere me merite kjo qeveri ????dhe nuk dim gje ne populli, ka vjedhur po, kjo eshte gjuha e drejte zoti zvendes i dyt, tret , apo i katert
Nikolla duhet me dal krejt hapur e me thane se tani te ike Kryeministri.Munet e ka menue kete hile dhe po pergatit lojen qe ti bjere saliut se ashtu po me duket mue. po i sillet rrotull e rrotull sa te dale ti bjere dhe saliut
Ka mundesi te jete loje perfekte e zotit Lesi qe ti bjere ne momentin final Kryeministriut Berisha nga brenda qeverise e koalicionit.Kam informacione se dje ne Londer ku eshte dhe Edi rama dhe Nikoll lesi jane takue bashke dhe kane rene dakort per te filuar sulmin final kunder saliut
Loja qe thua ti duhet te behet me Deputet, dhe Lesi s’ka anje…
prit tani kur te filojen te shajne pisat me nane e ca nuk thujne kunder Nikolles. tash u hap loja per pisat ., kam lexue njehere tjeter kur vetem shanim ketu e nuk busedonin apo kundershtonin me logjike.
Kam besim tek Lesi se po thote ate qe nuk guxon ta thote asnje minister apo zv/minister ne ate qeveri. Ku pjerdh nikolla per ato . nuk e rrun aspak trapin, ua dhjes ne karrike ka thene e thote., ia ka thene dhe fatos nanos dikur , e bani fatosin sallate duke e kritikuae, as per salen nuk e rrune ky burre
nikollen e njof mjaftmire. nuk e can bythen per kerkend nga keto rrushat qe jane ne qeveri. ai talli bythen me fatosin ne londer e tall trapin me saliun dhe sot
Kjo interviste ishte e pritshme,Rama ishte ne Amerike dhe per syrin e Nikolles qe eshte nje gjuajtes i mire qeverish do te thote shume,per Nikollen ka ardh koha e ikjes nga Berisha per te perfituar prap ne nje qeveri te Rames,eshte taktike e vjeter qe Nikolla ka gjetur budallenj dhe e ben.Rama si djal qyteti qe i njeh mire te gjitha nuk besoj se e kaperdin Nikollen aq me teper qe per nga stili drejtimit eshte shume dinak,nuk besoj qe ardhacaku Leci te arrij deri atje sa ta kaloj dhe kete radhe,nuk i beson me njeri deklaratat e tij se nese fitojme do kete investime dhe arrestime,mos te harrojme se me ate qe i dogji gazeten dhe e rrahu rrugeve te tiranes qeveris sot.Dy kopilat e qeverise qe kane pesuar nga Berisha A Frangaj dhe N Leci jane ata qe po i sherbejne me se shumti sot Berishes,kaq mjafton qe per nje njeri normal te krijoj nje ide per seriozitetin e burrerine eLesit.flm
Bjeri pra nikolle ketij saliu direkt e mos iu sill rrotull. bjeri si dikur kur iu qive nanen Berishes e Nanos. hajde pra , mos rri keshtu lehte e lehte, bjeri e qija nanen
Nikolla per mua eshte nje njeri pa dinjitet qe kur se harroi se saliu desh e vrau dhe ai iu bashkua per ca interesa te qelbura.
Mire i thua o Petro.E ka harruar vitin 1977, ku ia dogji gazeten dhe desh e dogji edhe ate vete(Nikollen familjerisht). Me sa duket po e nuhat se anija “Berisha” po fut uje, dhe o burra kush te shpetoje ma para e ti bashkohet opozites.
Kjo nuk eshte e moralshme per Nikollen i cili ka qene opozitari me i flakte ne kohet me te veshtira te Shqiperise, perballe Sali Bishes.
Nikola do te kalopje me edi ramen ne shtator , se keshtu e kane ba biseden bashkenje dite ne tirane. i kapergjue shiku e Gjergj lezhja. nikolla do ti bjere nga brenda qeverise e Rama nga jashte per ta dermue
Zoti Lesi eshte mik me Ben Blushin, Bamir Topin, dhe pak me Boden. e di une. ai po thurr rrjeten per te fut salen mrena. po ka me ia ca rrjeten sala e ka per ti fut ne burg te katert.maje mend ,nikolles po ia thurin per vete kurthin, ta po e vrasin
Jam qytetare nga Saranda dhe jetoj ne Milano qe prej vitit 2001. Kam lexuar per zotin Lesi. Nuk eshte mire qe disa perdorin fjalor te keq dhe jo qytetar ne te dyja raste, sikurse mbrojne zotin Lesi, ashtu dhe kur e sulmojne ate me pa te drejte,mendoj une. Lesi eshte nje person kurajoz dhe keshtu njihet, ndaj mos lendoni ata qe duan me shume deshire te lexojne gazeten Tema, e cila, per mendimin tim eshte si dikur gazeta Koha Jone e zotit Lesi, kurajoze dhe kritikon qeverisjet. Ndaj, nuk beni mire qe vetem shani. Merreni ashtu sic eshte zoti lesi
Me bejtje po pergjigjem o lexues te Tema
Nikoll Lesi asht si dreqi/
tash te bjen e tash te vjen/
vetem kur ta mberthen/
ta merthen e ta ben fora/
Ky Lesdreqi do rrezoje horra/
nja to horra qe mbyllen Temen/
tash me i fut me meron mrena/
Bashke me Meron jane takue/
dreqi e di ca kane bisedue/
per salin per me e rrzue/
Ky Nikolla asht tue cue/
per me godit e per me rrzue/
nuk po pret as qershorin/
per me e vu poshte horrin/
horr saliun e horr fatosin/
per mi fut ne tav kosi/
Kjo qeveri edhe mund te humbi por Lesi prape do jete ne Qeveri sepse eshte i pari qe hipen ne karron e fituesve.
kam besim tek lesi . te tjeret nuk di ca thone se vetem me sha e fy e kane menjen por menoj se Nikolla asht trim . natyrisht qe me horrat qe jane duhet me qane edhe pak horr vete qe mju dal para .
Nuk shoh ndonje arsye per te komentuar Lesin,shtate vjet zhgerryer ne breket e dhjera te dr.krimit.
Ne nje pike gabon z.Lesi per mandatin e dyte te Bashes.Ai ta harroje Tiranen qe ja vuri ne tepsi KQZ dhe nderkombetaret.Nese Rama vjen ne pushtet ne 2013 shume gjera do te ndryshojne dhe Basha ta shofi me dylbi bashkine e Tiranes.
Edhe nje problem tjeter kam me ju z.Lesi.Perse nuk largoheni nga kjo qeveri dhe te qenurit zv\minist i …4 Nuk ju vjen pak keq per vehten te trajtoheni si “leng groshe” ne qeveri.Po xhanem ju keni durim derri dhe se keni problem te nderoni karriget sa nga nje qeveri ne tjetren.E keni treguar me shume se nje here kete.
per mue Nikolle lesi nga vitet 1992-1997 , Mustafa nano nga viti 2006 e ketej dhe Mero baze qe nga viti 2005 eketej jane gazetaret me trima qe ka patur shqiperia. ju mundte shani cilindo se nuk rrini pa marre neper goje kedo qethote nje fjale trime apo lkunder saliut apo kunder qeverive ne pergjithjsi, porse qe na e ban mire saliu qe na e fut ne b tegjitheve se keshtu populli jemi qe nuk rrijme pa sha tjetrin edhe kur thote nje gje qe duhet marre si pozitive, edhe per lesin duhet lavderuar kurse nje pjese thote me siper se po kalon ne anije tjeter te pushtetit te rames. lesi nuk don tia dije per anijet e te tjereve se eshte vete anije e kapiten vete e nuk e rruan fort per presione. dhe ai do te jete diku dhe keshtu e menduaR,megjithese ai po thote se nuk eshte dakort me kete politike te qevrise, dhe po perpiqet per me mire, ju prape shani
Ky Le(he)si eshte personifikimi i pjeses me te keqe te politikes ne kete vend! Eshte “ajka e ajkes” me pak fjale! Cdo epitet qe te shkon ne mendje i shkon per shtat ketij tipi! I pabese,si rrale kush! I paafte,si rrale kush! Matrapaz ordiner,si pakkush! I pafe,i paskrupullt! Nga menyra si flet,nga gjestet,nga vokabulari qe perdor,kuptohet kollaj se eshte ushtruar qe ne vitet ’80 ne “artin” e “oratorise” se sistemit komunist! Flet dhe merr poza si Enver Hoxha ne vakt! Ka lindur i vjeteruar! Nje parazit shembullor,eshte lakmus sesi ky pushtet mban horra dhe parazite ne kurriz te taksapaguesve shqiptare! Te mos flasim per CV e pasur te tij si spiun! Spiun dhe hipokrit “klasi”! Mjere ky vend dhe ky popull qe paguan per fallxhore dhe delenxhinj te tille me fukarallekun e vet!….
Zoti Albert qe nuk eshte albert ! Jam je shok i nikolles, nga vlora. kam qene ne nje fakultet me te. qe atehere, ne atekohe ai ishte n e thelb kurajoz e nuk po themi se donte me themb sistemin se ishim 22 vjec e nuk kishim bythe per ate pune. nikolla qe atehere kritikonte ne gazete aqs te mundte se ms teper nuk te botonin. ishte talent dhe keshtu doli ne keto vite o Albert qe ke shkruar me siper gjera te paqena e me inat kaq te madh sikur te ka qire motren., dhe po ta kishte shkerdhyer nuk do t ebente keq lesi se me ate fjalor ti e merion nje qirje nga Lesi . Meqenese po vaz\hdoni sitnen e pafund te sharjeve me lejon o berti qe ke shkruar mne siper por qe nuk je berti te ta qi dhe une pak ate motren. me ke tek selviat ne tirane. Arben Tosaliaj e kam emrin.pyet aty dhe te trgojne more buytheqire qe vetem dini te shani nga vlora jam dhe opyet ku rri aty o legen
Lexoj se po nxehet fjalori ne kete pjese te fundit. E natyrshme qe do te kete dhe kesisoj “albertash” (!) qe perdorin anonimatin per te shfryre e share.Normnale ne nje vend si Shqiperia ku cdo gjest, sado pozitiv te ndonje zyrtari apo politikani ne i veme partjeter dyshimin dhe inatin, smiren e gjithcka tjeter qe kemi te keqe si njerez. Neser ata do te shajne edhe botuesin e kesaj gazete prestigjioze sic eshte tema zotin Mero Baze. nuk eshte cudi qe diku tjeter ne nje site tjeter ata cfare nuk thone edhe per Meron apo lesin e te tjere. Ky soj “albertash” jane pjesa me e ndyre e vendit tone por fatkeqsisht jane shume dhe ndaj qeveris Berisha pa e care koken.E njehe mire psikologjine e tyre . e them em dhimbje se une nuk jam aspka me berishen, porse ai ia njeh mire psikiken ketij populli qe me pa deshire mund te them se eshe shume koqe . Keshtu eshe me keto lloj “albertash” qe jane llumi i vendit dhe ne kete llum ata kane qejf te qeverrisen
Cte bejme dhe nje brez me keto pisash si Alberti do te jetojme .por ishalla me mire per fmeijte tane
Veten tone po hame me dhembe duke share. Mosni more burra e mos shani keshtu. Nikoll Lesi ka qene qekur i shkova per nje pune time familjare se me kishin shkarkuar djalin e madh ne vitin 1998 nga ministria e Finances se gjoja ishte demokrat ai shkoi takoi ministrin e asaj kohe . ai nuk pranoi dhe Lesi te nesermen botoi nje faqe gazete ne favoir te djalit tim qe e kishin pushuar padrejtesisht. U be zhurme e madhe dhe pas nje muaji e thirren oprape per te filluar pune djalin tim. tani ai eshtye ne Amerike ne Newy York ,por qe atehere per lesin ai dhe ne flasim shume mire. As nuk na kerkoi kokerr leku dhe asgje. e beri si burrat se donte te na dnihmonte pa interes se kishim te drejte. Ky burre eshte Nikolla Lesi porse ju shani e mos pushoni, tjote dhe nje kenge popullore. shani se veten ne dhembe do tehani .Lesit nuk kane cti bejne fare se eshte trim e permbni trimat . hajt ju vafte mbare ne sharje.
Nikoll Lesi moj LUMNE dhe gjithe cunat e Lezhes (jane rreth 12 qe jane bere me pare e prona te medha nen Berishen e Meten, Listen me keto 12 emra do dali seshpejti, sapo nje ish-punonjes i Gazidedes famekeq te behet gati (ai si shumica e frikacakeve dhe krimineleve te SHIK_ut Gazidede ndodhet ne azil larg, megjithate kane filluar te thone e te tregojne do gjera…LAJM i mire gjithesesi), per te treguar nje dokument te SHIK_u 1994, qe Berisha nuk pranoi te publikohet…Koha po verteton se po i perdor keta 12 cunat e Lezhes ku eshte padyshim dhe Nikoll Lesi) , qe me njgjarjet e Dhjetorit 1990 ne Qytetin Studenti, bene LOJEN e Sigurimit te Shtetit per te mashtruar studentet, dhe sot jane bere biznesmene dhe “TRIMA” deri ne krime. PO PO deri dhe ne krime jane perfshire dy tre prej ketyre 12 djemeve te Lezhes, qe Nikolla i njeh mire.
Filloi ky sahan lepires ta ktheje gunen nga po i vjen era? Sala e dogji dhe e hengri te gjalle ne ’97 plus qe ky nuk la gje pa thene per salen e tani ka bere aleance dhe i sherben qeverise se tij…….. puh puh puh puh ……….. bam t’ia besh sa te pamoralshem jane njerezit ne shqiperi! si nuk kane turp nga vetja!?!?
Ne 2022 Berisha ka vdekur ose pjerdhur nga mendja.Me duhet te them z.Lesi se edhe ti ke hyre ne taborin e atyre qe e quajne Berishen te perjetshem ose te pa vdekshem.Diktatoret kane gjithmone nje tabor te tille.
Te nderuar mos ja rrisni kaq shume mendjen Nikolles. shume mire ben per te kritikuar korrupsionin etj. Ben mire ti deklaroi te gjitha se ne qeveri eshte apo jo? eshte zv/minister zoteria dhe te mos dali e te bej show duke luajtur rolin e te ndershmit. Hajde fol hapur dhe jep llogari se per cfare flitet. Se mos ndodh si me Nanon gje pa thene nuk la dhe kur erdhi koha per ti deklaruar gjerat ne baze te rregullit dhe ligjii u struk si miu. Keshtu eshte njeriu kurajoz dhe trim?
Edhe nje here mos ja rrisni mendjen tjetrit se ben shume dem mendoj une.
Respekte nga Arbeni
Si Nikolla nuk ka ore djema pasi ta njihni cfare shpirti te madh ka e sa ndihmon njerezit,por nuk jeni soj robi, jeni kafshe dhe mire ua ben si Saliu, si nano e si ram qe iu perdoruin
O MILET SHQIPFOLES NGADO NDODHENI NEPER BOTE, ME PUNE E PAPUNE ME BUKE E PABUKE, KA ARDHUR KOHE TE BEJME SIC BENE LIBIANET KUNDER RREGJIMIT TE GEDAFIT. ASPAK MOS TE TKURREMI TE FRIKSOHEMI TE PRESIM, SE ASKUSH NE BRUKSEL A WASHINGTON NUK NA DON ME (JANE LODHUR KETO 20-VITE ME GOMARLLEQET TONA…BOLL ME) PRANDAJ NA KANE LENE NE DORE TE MALOKEVE BERISHA+META DHE HORRAVE TE BULEVARDIT SI NANO E NANOISTET MEDEMEK CUNA QYTETI, POR 100% PUSHTA E PERVERSA. MJAFTON TE KUJTOJME SE: “”PAS FORTUNES HAPET KOHA””, EDHE ME REVOLTEN POPULLORE DERI NE FUND ME SHPETIM NGA E KEQJA E SOTMENE SHQIPERI KEMI: “PAS LUFTES VJEN PAQJA”. VERTETE LUFTA, REVOLTA APO REVOLUCIONI KANE KOSTO E DHIMBJE, POR DIKTATURAT NUK SHKULEN NDRYSHE.