Çdo ditë kryetari i PS merr pjesë në takime me të rinjtë që anëtarësohen rishtas në PS. Një fushatë me mijëra anëtarësime, e cila xhelozoi kryeministrin, që u shpreh se do nisë edhe vetë diccka të ngjashme
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte në Pogradec për të përshëndetur pajisjen e 520 të rinjve me kartën e anëtarësisë në PS. Në fjalën e tij para të rinjve socialistë në Pogradec, Rama akuzoi qeverinë se ka zhytur duart në batakun e firmosjes se kontratave korruptive për importin e plehrave. Rama tha se qeveria me taksat po mbyt të varfrit. Sipas Ramës, vetëm qytetarët e mirë mund t’i ndalin qeveritarët. Gjatë zhvillimit të ceremonisë, në një mesazh në rrjetin social, Twitter, kreu socialiste shkruan se: “Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 të rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti”.
Rama ka kritikuar edhe njëherë sistemin e taksave në vend. Duke vlerësuar taksën progresive përfshirë në programin e PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, kreu socialist tha se taksat po mbysin të varfrit në Shqipëri. Dy ditë më parë, kreu i PS ishte në qytetin e Beratit për të marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimit në PS të 400 të rinjve të këtij qyteti. Në fjalën e tij para të rinjve socialist të Beratit, kreu i kësaj partie u shpreh se të rinjtë në mbarë vendin duhet të përfshihen në politike. Ai u shpreh ndër të tjera se të merresh me politikë do të thotë të kërkosh të drejtën të shërbehesh nga shteti me dinjitetin që meriton. “Të merresh me politikë do të thotë që të kërkosh të shërbehesh me dinjitet nga shteti, nga institucionet dhe nga të zgjedhurit ashtu si ti mendon se e meriton dhe për ta fituar këtë shërbim nesër ju duhet të luftoni sot bashkë me ne, dhe ne duam të luftojmë bashkë me ju pa humbur kohë, që e nesërmja të mos i ngjajë të sotmes, por t’i ngjajë shpresave dhe ëndrrave tuaja”. Ai u shpreh në Berat edhe për kontaktet e tij me ish-të përndjekurit politikë, shtresë që kohët e fundit është bërë pjesë e debateve ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në fjalën e tij para të rinjve në Berat, Rama u shpreh se kishte marrë një mesazh nga një ish-i përndjekur, i cili i thoshte se përshëndet nismën e PS-së, për përfshirjen e moshës 75 vjeç në përfitimin e dëmshpërblimit.
Ja keta lapuraket e gjolit, kujtojne se do bejne politike…te ishin bere 2-3 vjet me pare e jo tani qe duket qarte se kush do fitoje…
Ky asht nji mashtrus ka rrejt popullin e tirans me do lule ne pemt e bulevardit.
http://imageshack.us/photo/my-images/713/zbukurimettiranekunatil.jpg/
Se pari, pershendes anetarsine e re te PSSH-se dhe aktivitetin intensiv dhe vertet impresionues (pas lirimit nga bara e Bashkise, kur kerceu me DASH kryetari me procedure, ylli ne ngjitje…neper shkallet e Prokurorise e te marrise diplomatike, te atij qe, me sa duket, po i bejne “formalitet” shefat e vet ne SHBA)te Edi Rames, mesazhet qe percjell, urtesine. Rilindjes shqiptare, packa se eshte ne vend te dyte pas Gjermanise i duhen punetore te medhenj vizionare e jo bythepambuke, sic e perdorte dendur dikur komandanti yne, H. Deda ne Shkoder.
Ketu, ne Shkoder ka nje shprehje “mbaja pak dorën”, qe do te thote qe prindi a kujdestari i femijes duhet te jete me i vemendshem, sidomos ne te ngrene ndaj femijes qe ka me teper telashe, ose qe po i kalon ato, pra te shtoje dicka mbi norme, racion etj.
E afert me te, po ne kuptimin e kundert, eshte dhe shprehja “mbaje pak doren”, me anen e se ciles keshillohet subjekti, te cilit i behet kjo keshille, qe te jete me i kujdesshem, me i matur, gati sa nuk i thuhet (edhe mundet) s’eshte bere “deti kos”.
Pergjersa pershendes anetarsine e re, do te thote se kam predispoziten per “gjakun e ri”, per kontributin e rinise ne rilindjen kombetare, per nje angazhim me te madh, madje edhe per nje ringjallje te sloganit “pertej se majtes e se djathtas”, qe aq shume e stigmatizuan, ato qe shihnin realisht se c’uragan do te binte mbi ta sikur te jetesohej ashtu sic duhej ky slogan demokratik. Po une qe jam marre nje jete te tere “edhe me pranimet” e reja dhe s’kam te beje fare me sektarizmin, them me vete jo pak i merakosur per shendetin e demokracise se neserme: me c’kritere behen? kush jane keto qindra qe pranohen? c’kane hedhur ne “thesin e kontributeve (jo financiare)” per PSSH-ne, jane “te divorcuar” a te zhgenjyer nga subjektet e tjera ( u bene 120 me Kuqezinjte), kush merret me pergatitjen e tyre? sic thote komentuesi “elio” kane ndjere ata (apo prinderit e te afermit e tyre) “eren e mishit”, si nuk degjojme se cili eshte mendimi i te porsapranuarve, ose te organizohen veprimtari lokale, rajonale ose kombetare, ku te ndjehet roli i tyre ne aksione legale demokratike.(po iu le radhe te tjereve per te shtruar pyetje te tjera, pasi anetarsimi nuk duhet te jete, si te parashkruash emrin ne listat e ardhshme te punesimit).
Sipas perceptimit tim, Rilindja Kombetare KURRESESI s’duhet te jete inversi i PD-se, se gjithe keto pranime te reja me vakuum politik para dhe pas pranimit, rrezikon te perfundoje si dikur “muaji i pyllezimeve te reja”, te cilat sipas statistikave tejet te fryre (mund te lexohet edhe mashtrime)te asaj kohe, rezultonte te kishim mbjelle jo vetem Shqiperine, po Ballkanin, Mesdheun dhe, thuhet se kishim dale me “pyllezime te reja” deri ne Atlantik.
Me te drejte te gjitha baterite jane drejtuar te qeverisja e mbrapshte, antikombetare e rrjepese e PDSh-se+LSI-se+PR (+tortaperfituesve te tjere te pushtetit), po jo me pak vemendje e kujdes duhen pare edhe zhvillimet ne opoziten, qe po pergatitet dhe do te vije shume shpejt ne pushtet.
kur flet dhe ky disfata me rrilindasit ruci dade ky eshte mashtrus dhe hipokrid ky nuk do asnjeri me gjyth 99 e tij te kishte ikur me koh nga ps po e con prap ne humbje ps e ka shkaterruar ps tani na thot rrilindje po ben si xhaxhi enver me pionert skemi nevoj per kete qe mban peng ps .
Obobobo ja psikopati nr 2 i Shqiperise! Kur flet dhe ky per ekonomine… A ka me te vertete njerez qe i besojne ca ndyresirave si ky dhe Berisha? Jam shume kureshtar ta di a beson njeri vertet tek “rilindja” e ketij psikopatit?
po ku votohet per kete negativ mor aman KY ESHTE DROOGAAAXHIIIIIII TE BESH DROGAXHIUN KRYEMINISTER ESHTE TURP
O elio pe nga te quajne:
te pakten shko ndryshoje emrin edhe pastaj fol per pogradecin ti kelysh
o edvin leshi,po ik nga PS dhe shpetoje partine nga vetvetja se i more ne qafe socialistet e vertete,je nje hipokit qe lexohesh si abetare.ik dhe shpeto soicalistet ,shpeto shqiperine.