DOSSIER/ A erdhi koha të formohet një parti e re demokratike?

24 Mars 2012, 21:19Politika TEMA

Është një pyetje aktuale që shtrohet pikërisht tani kur në sfond është krijimi i një partie të re demokratike nga presidenti Bamir Topi. Por në fakt është një pyetje e shtruar që në vitin 1992 nga Gramoz Pashko, ish- themelues i PD-së. Duke shkruar në “Koha Jonë” më 14 gusht 1992, Pashko analizon problemet që shfaqte pushteti atëherë, që nuk ndryshojnë shumë nga pushteti i sotëm. Vetëm se jemi 20 vite më pas. Kryeministri Sali Berisha festoi i vetëm 22 marsin e fitores së parë të PD. Në tribunë u shfaq ai me të shoqen dhe nipin, djalin e Shkëlzenit. Poshtë e ndiqte mitingun Argita me fëmijët. Ky shkrim i Pashkos tregon se sa pak kemi ndryshuar sa i përket demokracisë. Në ekonomi edhe kemi ecur

 

Nga Gramoz Pashko

Koha Jonë, 14 gusht 1992

PD midis së djeshmes dhe së sotmes

Demokracia në Shqipëri lindi në një truall që i ngjante atyre tokave të përvëluara e të thara nga shkretëtira 46-vjeçare e komunizmit. Kjo tokë nuk priste veçse një shi, pas të cilit jeta të shpërthente me një vrull të jashtëzakonshëm. Pikërisht në këtë furi historie ne u mblodhëm dhe formuam PD. Asokohe ideali ishte i thjeshtë, të formonim një parti që nuk duhej të ishte një shëmbëlltyrë e komunistes, por nuk dinim se ç’duhej të ishte kjo. Hapëm themelet e një sistemi antidiktaturë, e quajtëm atë demokraci, por pa projekte e vetëm me ideale çdo orë e çdo ditë. Dhe dihej që në nismë çdo gjë ishte e hapur, e zbuluar pa stërhollime, jo vetëm për të gjithë ne, por edhe për publikun,  Por demokracia është një sistem dhe ky nuk përcaktohet nga emri i forcës politike që e drejton, por nga ajo sa garanton kjo forcë liritë e individit. Një regjim nuk është i mirë ose i keq jo nga që në krye të vendit ka njerëz të mirë ose të këqij. Ai është i mirë ose i keq në vartësi se ç’institucione ndërton për t’ju garantuar njerëzve liritë, sa di regjimi të vendosë balancën e duhur midis jetës dhe shpresës, sa u premton dhe sa u kërkon njerëzve të hipotekojnë nga e sotmja për të ardhmen e tyre.

Demokracia është një sistem i hapur i njerëzve të lirë, që kanë të drejtë të besojnë kë të duan, të mendojnë si të duan e të shprehen si të duan. Asnjë parti s’ka të drejtë të mburret se ka monopolin e së vërtetës.

Dhe pikërisht e tillë ishte PD në fillimet e saj. Asnjëri nga ne nuk pretendonte se ishte e vërteta e personifikuar. Pak rëndësi kishte kush gabonte e kush kish të drejtë. Armiku diktaturë ishte përballë. Lufta brenda partisë zhvillohej në radhë të parë për çështje idesh, që duhej bërë për të shembur diktaturën. Rëndësi kishte që kjo luftë të mos shndërrohej në luftë personash, ku toleranca fillon të shterrojë dhe shpirtin e njerëzve fillon ta dominojnë smira, pasioni, instiktet e hakmarrjes, arketipet e liderizimit.

PD humbi zgjedhjet e para të 31 marsit 1991, por demonstroi se në Shqipëri ishte krijuar një forcë politike jo vetëm e aftë të shkallmonte komunizmin, por edhe të jepte shpresë se mund të luante rol në drejtimin e vendit, të ndërtonte ngrehinën e  demokracisë që ishte filluar në dhjetor 1990.

PD megjithëse humbi votat arriti fitoren më të madhe në historinë moderne të Shqipërisë, shkallmoi frikën dhe hapi tiparin e lirisë. Pas kësaj, me të drejtë PD filloi të kërkojë marrjen e pushtetit, pra të vinte në provë atë që kish premtuar se ishte e aftë të bënte dhe kishte në dorë projektin të ndërtonte ngrehinën. Studentët u kthyen nëpër shkolla e na dhanë mandatin t’i drejtojmë e t’ju sigurojmë të ardhmen.

Por që këtu historia të ngarkon me përgjegjësi të tjera. Opinioni publik të jep shansin të vihesh në provë për atë që ke premtuar dhe të vëzhgon e gjykon. Këtu ai të vë në provë sa di ti të ndërtosh ngrehinën e premtuar. Vjen koha jo më e idealeve, por e ideve konkrete, programeve, strategjive dhe më tepër akoma e përgjegjësive të aplikimit të tyre.

Në këtë sfidë me historinë filloi edhe shkallmimi i brendshëm i PD.

Demokracia, nga një qëllim i pushtetit u zëvendësua në mjet të tij, d.m.th nga objektiv për tu arritur nëpërmjet pushtetit u zëvendësua me një mjet për të siguruar pushtetin.

Udhëheqja e PD dhe Sali Berisha filloi të mendojë se ai ishte partia dhe ngaqë partia quhej demokratike ai ishte i vetmi që personifikon demokracinë, të vërtetën, lirinë. Çdo mendim ndryshe, quhej herezi, çdo njeri që kritikon quhet armik, agjent, i korruptuar etj. Njëlloj si në mesjetë kur thuhej se nuk ka të vërtetë jashtë kishës. Ashtu siç digjeshin kundërshtarët në turrën e druve, në praninë e turmave, ashtu edhe PD filloi të linçojë publikisht kundërshtarët e brendshëm të saj me anë të turmave. Udhëheqja e PD filloi të kërkojë unitet rreth kryetarit të saj dhe po ashtu duke synuar 100% të votave filloi të kërkojë edhe unitetin e popullit rreth PD. E pra nga ky moment ideologjia pushon së qëni ajo e fillimit, pushon së qëni ajo ku njerëzit respektojnë të tjerët dhe u lejojnë atyre liritë dhe pse mund t’i kenë kundërshtarë.

 

Demokracia e brendshme e partisë

Që pas zgjedhjeve të 31 marsit udhëheqja e PD por edhe shumë Sanço Panço që na vinin rrotull, kuptuan se pushteti nuk ishte larg dhe pikërisht në këto momente personat zëvendësuan idetë.  …

Lufta e personave që kish filluar kërkonte sa më pak argumente për të eliminuar rivalët dhe sa më shumë mbështetje kur të ngjisnin sa më kollaj shpifjet ndaj personave, si agjente të Ramizit, kriptokomuniste, të korruptuar etj. Fatmirësisht të tilla trillime besohen si të vërteta vetëm nga injorantët.

Lexoni shkrimet e botuara kundër “armiqve” dhe do të shikoni se në asnjë prej tyre nuk sillen argumente për të provuar se pse janë armiq, por vetëm sulme personash dhe fyerje. Kështu, sipas stilit enverian, figurat izoloheshin deri sa u bëhej jeta e vështirë dhe pastaj largoheshin vetë. Ata që rezistonin pak, fillonin të kritikoheshin sipas të njëjtave skema, derisa më rezistentët shpalleshin “armiq”. Por asnjëherë sulmi nuk bëhej si sulm ideologjik. Gjeni gjëkundi të analizuar të ashtuquajturat veprimtari armiqësore të atyre që janë eliminuar në rrugë e sipër?! Cilat ishin gabimet e tyre në vijë? Mjaftonte epiteti agjent i sigurimit, mik apo shok i filanit, kushëri i filanit apo i korruptuar me thashetheme. Asnjëherë PD nuk ka qenë e kjartë dhe transparente në këtë gjë, pasi gjithnjë e më shpesh, dhe sidomos të hyrit rishtaz në parti, baza e re e partisë, nuk kishin idenë e idealit. Revanshi i të vonuarve të devotshëm ndaj rrogëdhënësit ishte arma më e mirë për në klimën antidemokratike. Në inkoshientin e të vonuarve rëndon mëkati i hezitimit, mëkati komunist i biografisë, obsesioni se si do t’i përgjigjen ata pyetjes: ku ishe ti Adam, dhe ata që do të thonë se: ne kishim frikë të dilnim në shesh. Kurajon e dikujt që doli në shesh të burrave e quajnë të pamundur dhe me siguri, sipas tyre, të nxitur nga dikush, nga Ramiz Alia. Pa dashje ose me dashje i bëjë Alisë shërbimin e ri, i japin atij meritën se ka formuar opozitën. Dhe deklarata të tilla janë shprehur hapur nga deputetë të PD, madje edhe nga njerëz që sot kanë poste të rëndësishme. Devotshmëria e këtyre shërbëtorëve bëhet ekstreme duke u vënë si ushtarë sulmi për spastrime, dhe ajo është përdorur si një kauzë belli. Në demokraci nuk ka përfaqësues idesh të vonuara. Ke ide të reja? Mirësevjen qoftë edhe me vonesë. Të gjykojmë nga idetë që sjell dhe jo nga biografia personale apo e familjes. Persona të vonuar ka, e sidomos kur këta vijnë e nuk sjellin asnjë ide, asgjë tjetër veç pranisë së tyre fizike, numrit të votës dhe më keq akoma, kur shtojnë radhët me farefisin dhe kushërinjtë e tyre. Me këtë ata duan të  justifikojnë praninë e vonuar. Frika e ditëve të fillimit tashmë iu doli ndërsa ne akuzohemi përse kishim kurajo të shpreheshim, të ngrinim popullin nëpër mitingje. Kujtoju njerëzve pak se kush ngriti popullin në mitingjet e para në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Berat, Pogradec, Korçë etj. Po për këto mitingje ishim vallë kuajt e Trojës, ndërsa zotërinjtë që e kanë filluar sot fshiheshin atëherë, ishin trimat tropojanë. Sipas tyre, ne tradhtuam këta parvenu, ne filluam në dhjetor kur ata fshiheshin sepse si Adami pasi kish rënë në mëkat u vinte turp të dilnin sheshit sepse ishin lakuriq. Absurditeti fillon në atë që ne e paskemi pas filluar lëvizjen e dhjetorit me paramendim që të tradhtonim ata të cilët në dhjetor e shkurt ne nuk i njihnim fare, që u futën muajt e fundit në lëvizje dhe u futën jo për ideal, por se merrnin rrogën tek PD. Sipas kësaj ne jemi tradhtarë të nëpunësve që ne vetë emëruam.

 

Legjitimimi i një diktature të re

Ajo që më shqetëson është vulgarizimi i kuptimit të demokracisë nga ky grup njerëzish, është reduktimi i saj deri atje sa i duket se e drejta e shumicës është absolute, se nuk ka të drejta jashtë tyre. Janë kaq pa princip sa mendojnë se me votë të fshijnë të drejta të patjetërsueshme. Mund të kesh shumicën në një forum, mund të kesh dhe numrin më të madh të votove, por kjo  kurrsesi nuk të jep të drejtën të quash të ligjshme shkeljen e të drejtave të pakicës duke votuar. Këtë mundësi unë e quaj prologu i legjitimimit të një diktature të re. Le të kujtojmë pak legjitimitetin e diktaturës së Enver Hoxhës. Edhe Enveri e Ramizi flisnin në emër të demokracisë proletare, në emër të pushtetit të klasës punëtore e të aleancës së saj me fshatarësinë, në emër të shumicës. Por lind pyetja: a ishin të ligjshme veprimet që kryente Enveri apo jo? Ato ishin të ligjshme sipas konceptit të tij të ligjit, pra siç e mendonte ai ligjin dhe ligji i tij ishte diktatura. Së dyti për ligjin që ai propozonte, edhe pse e shkelte me të dyja këmbët të drejtat e individit, ai merrte në dyzet vjet me radhë shumicën absolute të votave që mbështesnin pushtetin e tij qoftë partiak, qoftë shtetëror. Sekreti i dhunimit të demokracisë nuk qëndron në faktin që atij ndonjëherë i munguan votat (pavarësisht nga frika, manipulimet etj). Diktatura e tij lindi që nga momenti  që ai nëpërmjet delegimit të pushtetit tek një grup njerëzish servile, lakej, quajini çfarë të doni, këta njerëz që votonin në bllok sipas orientimeve të Enverit, me vota dhunohej liria e asaj pakice që nuk e mendonte si Enveri. Parullat ‘të shpronësojmë me tatime të pasurit’ dhe në histerinë e revolucioneve (ku i yni ishte minor nga përmasat në krahasim me të tjerët që ndodhnin në vendet e lindjes) masat të mbështesin. Të pasurit janë një pakicë në shoqëri, atëherë prona e tyre konfiskohej. Ja pra legjitimiteti i një vendimi të marrë në emër të shumicës kundër pakicës. Pakicë pas pakice, dhunim pas dhunimi, shoqëria privohej nga liritë e saj, ajo binte në diktaturë.

 

Boshllëku ideologjik i sotshëm mbisundues në Shqipëri

Shpesh herë të lind pyetja, mbi ç’program apo strategji po ecën  Shqipëria e sotme, për ç’të ardhme po votojnë njerëzit, cilat rrugë ofrohen për të dalë nga kaosi i sotëm? Përgjigjet mbeten në të shumtën në vakum pasi elektorati po kaq shumë sikur ecën në mjegull.

Por po të vihet re me kujdes shihet se as partitë politike, veç ideve të përgjithshme, nuk po ofrojnë programe të përcaktuar dhe të kjartë me formulat e së ardhmes. Dhe nga kjo e metë sot nuk bëjnë përjashtim as dy partitë më të mëdha të vendit, PD dhe PS. PD mbetet ende në formulën e spastrimit të vendit nga komunizmi,  PS shprehet se është e majtë evropiane, por se cilat janë programet e së majtës nuk po shprehet gjëkundi.

PS shprehet si parti e shtresave të paprivelegjuara të shoqërisë. Por cilat janë sot këto shtresa të paprivilegjuara, nuk dihet. (Në Shqipëri, e paprivilegjuar ka qenë e gjithë shoqëria, me përjashtim të një grupi bllokmenësh). Sot problemet e rritjes së çmimit të energjetikës, të ushqimit etj, i kanë të gjithë.

PD e sotme mbetet në definicionin e vetvetes si parti e të gjithë popullit, definicion që vlente shumë para 22 marsit si moduli i rrëzimit të komunizmit, por që është krejt jashtë realitetit të ri.

Në fakt çdo parti pozicionohet në mbështetje të një grupi të caktuar njerëzish dhe ndërton programete  saj në raport me interesat e këtij grupi njerëzish. Absolutisht një parti nuk mbron interesat e të gjithëve. Këto interesa brenda një shoqërie janë të ndryshme, pavarësisht kush përbën një shumicë e kush një pakicë.

Nga mungesa e pozicionimit social kanë lindur edhe paradokset edhe demagogjitë në politikën e sotme.

Baza sociale e një partie është esenciale për programin e saj, por edhe për të tërhequr votuesit, rreth vetes. Cilat shtresa do të favorizojë zbatimi i programit të partisë, pronarët e mëdhenj apo të mesëm, apo punëtorët. Në rast se luftohet për të ndërtuar kapitalizmin nga një shoqëri ku të gjithë konsideroheshin të barabartë, karshi pronës, vetëkuptohet se një pjesë e shoqërisë duhet të sakrifikojë derisa pronarët e rinj të krijuar të shndërrohen në kapitalistë të vërtetë. Që këta të shndërrohen në kapitalistë të mirëfilltë në rast se nuk ndihmohen dot nga shteti së paku të pengohen sa më pak. Atëherë shteti që të mos i pengojë, bën reformë: heq dorë nga kontrolli i tij mbi mjedisin e punës së tyre e mbi tregun, liberalizon çmimet, lejon fitimin dhe e garanton atë, u merr gjithnjë e më pak të ardhura atyre që investojnë sa më shumë e që hapin punë për të papunët. Me pak fjalë në rast se shteti heq dorë nga parimi i rishpërndarjes së kontrolluar, që do të thotë t’i merret atij që prodhon e t’i jepet atij që nuk prodhon. Shteti nuk financon më ndërmarrje që nuk prodhojnë edhe pse pasoja është asistenca sociale.  Megjithatë që të ndihmojë njerëzit e goditur nga reforma nxit privatizimin të ecë sa më shpejt në mënyrë që të paprivilegjuarit të gjejnë punë. Pra nga reforma e privatizimit favorizohen pronarët dhe e pësojnë fillimisht pikërisht punëtorët, të papriviligjuarit.

Por në fakt është mjaft paradoksal pozicionimi i partive të sotme. Si PD edhe PS janë dakord me thelbin e reformës ekonomike, dakord që Shqipëria të transformohet në një vend kapitalist. Kjo është shprehur si në periudhën pas 31 marsit 1991 kur shumicën në parlament e kishin socialistët, ashtu edhe pas 22 marsit ku shumicën e ka PD. Ndryshimi në princip dhe vetëm në princip ka qenë që PD fillimisht ishte për reformat ë thella, radikale, ristrukturim dhe privatizim të shpejtë, ndërsa PS ishte për hapa më të kujdesshëm, gradualë. Me gradualitet PS kërkonte një shpërndarje të të ardhurave të tillë që shteti të mbajë çelësat sa më gjatë. Me fjalë të tjera në një Shqipëri ku nuk prodhohet asgjë nga sektori shtetëror, veç asaj që prodhojnë fshatarët dhe privatët në qytet, PS kërkon që të ardhurat që krijohen nga këta të fundit të merret e t’ju rishpërndahet të paprivilegjuarve në fshat e në qytet. Por këta të fundit nuk janë kurrsesi pronarë të rinj. Paradoksi është se kur vjen puna në praktikë, PS është për një politikë më liberale taksash, për një mekanizëm bankar më shtrëngues, për shpejtimin e privatizimit, në dallim nga grupi parlamentar i PD që në fakt duhet t’i përmbahet një programi më radikal.

PD angazhohet se do të ngrejë Shqipërinë e njerëzve të lirë, të punës dhe të pronës së lirë dhe shndërrohet në një parti shtet me pretekstin e luftës kundër komunizmit, vonon privatizimin, rrit kontrollin shtetëror dhe ricentralizimin e ekonomisë, bën në praktikë atë gjë që kanë në program socialistët e sotëm apo që kanë pasur në plan ata në fazat fillestare të tranzicionit antikapitalist.

Paradoksi është se PD merr vota në qytetet kryesore ku ende reforma nuk ka filluar dhe ku pasojat do të jenë të rënda me asistencën sociale e ku liberalizmi i çmimit do të godasë rëndë fuqinë blerëse të popullatës. Krejt në të kundërt PS merr vota në fshat ku është krijuar një shtresë e re pronarësh të mesëm dhe ku s’ka probleme madhore asistence dhe liberalizmi i çmimeve sjell avantazhe për fshatarët.

Ky vlerësim i elektoratit shqiptar tregon se asnjë program ekonomik nuk ka zënë vend stabël në opinion shqiptar, asnjë parti nuk ka arritur të bindë një pjesë të qëndrueshme të elektoratit e në këtë mënyrë çdo parti të thotë: këta janë votuesit e mi dhe programi im do të jetë për ta. Kjo do të thotë njëkohësisht se loja elektorale ka mbetur në primitivizmin e një lufte grupesh njerëzish; socialistët duan të rikthehen atje ku ishin te rritja e shtetit kujdestar, por duke mbajtur apo rikthyer njerëzit e tyre; demokratët që kanë në dorë pushtetin duan të forcojnë kujdestarinë e shtetit, por duke futur sa më shpejt njerëzit e tyre. Socialistët trembin elektoratin me spastrimet që bën PD, demokratët luajnë kartën e populizmit duke trembur tej mase me gogolin e komunizmit, në një kohë të gjithë e dinë që komunizmi vdiq në të gjithë Europën dhe tashmë Shqipëria është e hapur e po shkon drejt saj, duke mos lënë objektivisht vrima boshe për komunizëm.

Dhe pikërisht nga këto luftëra që më shumë i referohen të kaluarës dhe jo të ardhmes, elektorati lodhet aq sa një e treta e popullsisë nuk voton më, ose voton në mënyrë të paqëndrueshme,  dhe më keq akoma të pasigurt. Dyshoj shumë se njerëzit në 26 korrik nuk votuan, e bënë se nuk donin t’i jepnin votën e tyre PS. Por dyshoj se po të bëheshin votime në dimër kur mungonte energjia elektrike, karburanti, të shtohej mungesa e ushqimeve, problemet e asistencës, numri i atyre që s’do të votonin do të ishte më i madh me të gjithë konsekuencat që kjo sjell. Elektorati ynë mbetet antikomunist. Liderët e sotëm të PD mund të akuzojnë kë të duan, por faji i mbetet atyre se ishin ata të paaftë të ndërtonin programet që duheshin e të tërhiqnin pas vetes elektorat të humbur.

Pra, në rast se PS nuk ka ndërtuar ende ideologjinë e saj për tu paraqitur bindshëm si një parti e së majtës europiane, dhe mendoj se për sa kohë tranzicioni të jetë në proces, ajo do ta ketë shumë të vështirë të arrijë këtë gjë. PD, duke mbetur tek formulat e vjetra opozitare e me shterpësi idesh të reja, përsëri përpiqet të luajë kartën populiste, kartën që gjithnjë në politikë është boomerang.

 

Populizmi si ideologji nuk le reformën të shkojë përpara

Prej mjaft kohësh në mjaft shkrime, intervista e diskutime jam përpjekur të vë në pah rrezikun që krijon ekzagjerimi i përdorimit të populizmit. Fushata antikomuniste e kishte këtë armë të domosdoshme, por ajo nuk mund të zgjatej tej mase pasi një ditë kthehet në boomerang. Gjithmonë kam pasur bindjen se njerëzit mund t’i ngresh në rrugë një herë apo disa herë, por jo për herë dhe pa i bindur pse.

Në kuvendin e parë të PD, në shtator 1991 pata paralajmëruar domosdoshmërinë e një përgatitje serioze me programe të gatshme  në eventualitetin e marrjes së pushtetit pas zgjedhjeve. Pikërisht për nevojën e kësaj parapërgatitje jam shprehur për frenimin e valës populiste që zgjedhjet të mos shpejtoheshin për në nëntor apo dhjetor, por të zhvilloheshin në fillim të pranverës. Pikërisht ethet e fushatës elektorale që zgjati gjithë vjeshtës e dimrit nuk ua dhanë mundësinë të përpunonin këto programe, madje si zakonisht kjo gjë nuk u mor në konsideratë. Mjaftoi triumfi populist kundër qeverisë së stabilitetit  dhe veçanërisht kundër Cekës që t’i krijonte përshtypjen frymëzuesve të populizmit që mund të përdornin përjetësisht armën e ngritjes së njerëzve në rrugë. Nuk kuptohej se njerëzit nuk ngriheshin në rrugë për shkak të fytyrave tona  “të bukura” apo deklamacioneve tona, apo se urrenin pushtetin e deriatëhershëm. Njerëzit e thjeshtë e duan armikun konkret, diktaturën dhe shërbëtorët e saj-përballë. Por asnjëherë nuk duhej menduar se njerëzit do të rrinin gjithë kohës në rrugë.  Një ditë ata do të kërkonin ndryshime nga ata që do të zëvendësonin  pushtetmbajtësit e diktaturës. Fytyrat tona të paszgjedhjeve janë ato të shembjes së diktaturës, por përbëjnë përsëri simbolin e pushtetit dhe këtu fillon efekti i boomerangut. Njerëzit tani thonë të dhamë pushtetin, por edhe përgjegjësinë. Pas kësaj ata duan të shohin ç’do tu sjellë ai për të cilin ata dolën në rrugë. Këtu pushon ndjekja në turmë dhe fillon periudha e pyetjeve dhe përgjigjeve. Pas 22 marsit, e angazhuar me marrjen në dorë të pushtetit PD nuk diti të kapë ndryshimin thelbësor të këtij roli të saj si parti në pushtet. Kjo u gjend e papërgatitur, pa paketa të gatshme me programe dhe reforma ekonomike e institucionale, pa ide të reja dhe me pak intelektualë rreth saj të trembur nga lëvizjet e rrugës. Ndërkohë populizmi e arriti qëllimin, e kreu misionin e vet dhe forca e tij u zbeh, jo sepse e komanduam, ne por pikërisht sepse njerëzit e thjeshtë arsyetonin se tashmë ata donin të shihnin ndryshime konkrete që do të kryheshin nga ata që kishin brohoritur.

23 komente në “DOSSIER/ A erdhi koha të formohet një parti e re demokratike?”

  1. Shefqet Cela says:

    I QOFTE BALTA E LEHTE!
    Ai ka dhene llogari atje per ate “çekun e bardhe”. I ka lare gjynahet.
    Ky ketu kur do te jape llogari per vjedhjet dhe poshtersite qe po ben?

    1. adri says:

      Bamir Topi duhet te krijoje Partine e re Demokratike e te mos vazhdoje te genjehet nga Berisha dhe personat e shtytur prej tij se do ta bejne prape President, por te vazhdoje rrugen e nisur si Tiranas qe eshte dhe te behet Lider i Partise se vertete Demokratike ne Shqiperi.
      E sigurojme se te gjithe te perndjekurit politike do te votojen per te, te gjithe te rinjte, te gjithe Tiranasit, te gjithe intelektualet dhe njerezit e tjere pa parti te cilet jane me shume se elektorati i partise demokratike e partises socialiste bashke.

    2. LORA says:

      Pse vetem “cekun e bardhe”????E harruat teorine e “shokut ekonomik,te nisjes se cdo gjeje nga niveli zero”dhe zbatimin,per 22 vjet,te saj ne shkaterrimin e gjithe djerses 50-vjecare te shqiptareve?????Kjo nuk mund te harrohet kurre,apo jo z.Shefqet Cela?????
      Uroj qe fatin e Pashkos (as me te mire e as me te keq )ta kene e gjithe hordhia e tyre ,qe i ndjeri Teodor Keko e quante “varroses te Atdheut”.

      1. Shefqet Cela says:

        Fjale me se te verteta. U paraqiten dy teori: SHOK= kaperxim i perroit me nje kercim dhe MENYRE E BUTE=pa konflikte dhe shkaterrime.
        Zagaret tane zgjodhen te paren dhe bene ate qe bene: shkaterruan çdo gje dhe na lane prapa botes.
        Kinezet paraqiten teorine ekonomike KALIM I PERROIT GURE ME GURE. Pra me pauza (pushim, hop i vogel, pushim..) dhe jane atje ku jane.
        Zagaret tane i shpallen armiq kinezet e atryre viteve; ndersa sot u lepihen e jane gati tu shesin çdo gje per para.

    3. Shkodrani says:

      Eshte dora e ketij ish sigurimsit, UDB, e dhenderrit/ushtarit te Seebise.
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

    4. Maja says:

      Ky eshte Sali Berisha: Azem Hajdarin dhe Gramoz Pashkon, sot krah tij i zevendeson Lulzime Basha!!!
      http://imageshack.us/photo/my-images/713/zbukurimettiranekunatil.jpg/

  2. prokurori says:

    me kete artikull ,autori i te cilit eshte vrare e me kete fotografi ku jane dy te vraret mund te nis nje proces kundra atij qe eshte gjalle !

  3. Besmiri nga Luari says:

    TANI RADHEN E KA I TRETI QE ESHTE GJALLE TE SHKOJE TE SHOKET QE KA DERGUAR PERPARA. ATA I KANE HAPUR RRUGEN, IA KANE KRIJUAR KUSHTET DHE KY I TRETI KA NISUR RRUGEN PER TE DY TE PARET. QOFTE E AFERT DITA QE KY I TRETI TU BASHKOHET NE BOTEN TJETER NE JETEN E PERTEJSHME SA ME PARE. AMIN.

  4. Besmiri nga Luari says:

    SHIKONI VESHJEN E TE TREVE ME TE NJEJTEN PARDESY, ME NJE UNIFORME DHE MOS BESO PASTAJ QE I KA DERGUAR RAMIZ ALIA DHE PER TI DALLUAR SIGURIMI I SHTETIT QE JANE BASHKEPUNETORET E TYRE I KA VESHUR ME TE NJEJTEN UNIFORME. EH HIPOKRIZI, DJALLEZI KU KE MBERRITUR. PUNE SPIUNESH KJO POR ME ÇPO SHOHIM EDHE KETYRE U PASKA ARDHUR FUNDI SE DY TE PARET E KANE LARE HALENE E GOMARES DHE KA MBETUR VETEM KY I TRETI.

  5. raimondi says:

    …..Erdhi koha qe Partite Demokratike te dalin jashte ligjit, se ne keto 20 vjet
    ato kane krijuar nje trashegimi politike qe eshte : Shkaterrimi i Shqiperise
    dhe Tradhetia e interesave te saj

    1. tirona ime says:

      po rajmond.Do vendosim PPSH qe te biesh rehat ti,dhe nja 2000 veta si ty.Ndertoje ti shqiperine, me fotografite e dulles, dhe te perqafojme idete e korese se veriut.Dangall nostalgjik

      1. raimondi says:

        Po mire PPSH-ja se i nderton disa gjera , se sa partite tuaja qe vetem te shkaterojne dine ….

        Ju keni 20 vjet dhe vetem shakterime keni bere …..

        Por keni fat shkerdhata , se PS-ne e kane zene per gryke kauret, se te isha une
        do e hidhja partine tuaj ne gjyq historik per shakterrimet qe i keni bere Shqiperise
        , dhe per tradhetite qe keni bere keto 20 vjet ………

        Na e mbushet Shqiperine me varreza greke, me prifterinj greke dhe me hoxhallare arabe

        , …. Ju jeni bastarde fare ne cdo aspekt

  6. briken tase says:

    e verteta vonon po kur te kthehet esht shum e vertet nje bumerang ka pas shum te drejt z.pashko!Por mua me lind nje pytje sa e pergatitur ishte shoqereia shqipatre ti shpjegoje ato reforma te nevojshme pa diskutim, per moderizimin e nje tregu qe nuk ishte konkurrues apo i lir ,sa koh ne dispozicion kishin ato qe erdhen ne pushtet te bindin shqiptaret e uritur.Pra popolizmi ne te tilla raste esht i nevojshem ,normalisht jo i domosdoshem.Nuk esht problemi tek popolizmi ne fillimet e lireve ,por interpretimi i lirive dhe i te berit shtet funksional.Pra nuk jan aktoret qe bej te bukur nje film,esht regjia ,tema,idea,mesazhi qe jepet pra aktoret jan pjes apo me mir personazhet.PRA KY FILM QE NUK U SHFAQ PER 22 VJET NE SHQIPERI QUHET DEMOKRACIA…..

  7. Selim Rroshi says:

    Amani more po ceshte kjo pyetje.
    Ku ka pasur ndonjehere parti demokratike ?
    Ata lart e bene pd qe i veshi sigurimi me pardesy kalecash?
    Ska pasur kurre pd ka pasur parti sigurimi.

  8. h says:

    kaq budallenj jane keta njerez kujtojne se demokracine e sollen keta e ku di une , studentat ,hajdarllaret berishllaret . Demokracine e solli vete PPSH, qe ta ilustroj me shembuj me konkret ”Sala sponsorizoj Ramen ne Amerike ” nga z. Baze , kurse dallkauket akoma dallkauke .

  9. Argita_B says:

    Kur shoh foton e publikuar me kete artikull detyrimisht me shkon mendja ne periudhen e 1990 ku pjesa me e madhe e popullit ishte entuziast, i lumtur, paqsor dhe me nje vesim te madh se e ardhmja e tij me ne vund, do te behej shume me e mire, dhe shume shpejt…
    Te krijohet nje Partie e re pse jo, problemi eshte se per ç’fare do krijohet, pasi nuk jane partite qe mungojne ne Shqiperi, pasi ka boll!
    Topi me te vertete eshte me i moderuar, me pak i perfolur se Berisha, po pyetja qe lind eshte perse Topi gjate 20 vjetesh nuk beri gje qe Partia e tij te ndryshonte!?
    Cili eshte risku politik qe mori Topi ne PD per ndryshimin e partise, dmth qe te linte menjane abcijet politike e te mendonte per fatet e popullit te tij!
    Nese nje burre shteti nuk eshte ne gjendje te sakrifikoje ambicjet e tij per te miren kolektive, ai nuk ka per te qene kurre nje burre i madh shteti, po thjesht nje karrierist si gjithe te tjeret.

  10. pensionisti says:

    Edhe enveri konkurentet i zhdukte.

  11. Erin says:

    Ka ardhur koha per nje perti te re Socialiste – ku bijte e kurvave te enverit te mos marrin me pjese –

    Poshte Ditmir Sulejman Bushati;

    Poshte Ilir Gjelil GJoni;

    Poshte Gramoz Ruci;

    Vetem kur keta te zhduken se bashku me Sali Berishen dhe spiunat e SIGURIMIT atehere do te kete shtet ne Shqiperi !

  12. po me uren c,paten.a te kishim ca qereste. KESAJ I thone prish HAMBAR e bej KANACE.

    1. tani says:

      ka ardhur koha per nje te ardhme demokratike , kete e then me sinqeritetin me te madh .

  13. kapo says:

    Ktu nuk behet fjale te krijohet nje PD e re se boll e kemi 1. Problemi eshte me i thjeshte ne pamje po me i nderlikuar ne zbatim. ky popull ( i djathti ) do jete ne gjendje te krijoje 1 force politike qe ta udheheqe si duhet. dhe kur flas per force politike te jete 1 parti qe te kete bythe te ktheje pronat pronareve te vertete, te kete kurajon te denoje krimet e diktatures dhe te bindi kancelarite e evropes qe ata qe kane duart me gjak nuk meritojne te paguhen nga taksapaguesit shqiptare, dhe e fundit dhe me e dhimshmja qe te kete kurajon ti kthej 1 pjese te dinjitetit atyre qe lane kockat per fjalen e lire duke i dhene 1 shperblim ne leke ne dore familjareve qe kane mbetur akoma gjalle ne kete vend.Pa nqs do rrime akoma ma kadavra te kuqe ne politike jo vetem ne evrope nuk do hyjme ,po vetem cdo 8 vjet do durojme nga 1 pasha te ri qe do te na pije gjakun ,pavaresisht nga ngjyrat politike te partise.Une kam frike se ketu jane djegur dhe ata breza qe nuk kane lindur akoma ,jo me ne qe jemi gjalle.

  14. bbb says:

    Opnioni im i djeshem per kete artikull nuk qenka botuar. Perse valle????

    p.s. Nuk eshte hera e pare qe nuk me botohen opinionet. Shume keq keshtu…

  15. NYC man says:

    PD ishte thjeshte pjelle e PPSH dhe e Sigurimit Shtetit,,PD e re e Topit nuk do jete vetem se pjelle e PD sot ..per te trasheguar pushtetin dhe mbrojtur interesat e njeri tjetrit….nuk qe rastesi qe te gjithe elementete PD erdhen nga background komunist si djali i Josif Pashkos(nje njeri qe gjithe Tirana e njifte si pijanec karagjoz) dhe sekretari Partise Sali Ram Berisha me shoke,,dhe nuk eshte rastesi qe ‘PD ” e Topes ka ne krye elemente te PD se se Saliut pra asgje e re vetem nje rotacion i te njejteve njerz..populli do ta haje si gjithmone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje