Ministri i Ekonomisë Nasip Naço gënjen!
Ai dhe ministri i Financave janë përgjegjësit direkt për vjedhjet masive e përfitimet edhe më masive të koncesionarëve që zhvasin naftën shqiptare!
Ministri i Ekonomisë Nasip Naço ka pranuar dje, për herë të parë, që përfitimet e Shqipërisë nga nafta janë “zero lekë”!
Por Ministri për këtë fajëson opozitën! Kjo edhe pse prej 8 vitesh sektorin e menaxhon qeveria e Sali Berishës.
Rreth katër muaj më parë, kur unë dëshmoja në sy të Sali Berishës për zhvatjen e pasurive kombëtare nga një grusht klientësh të tij, për përfitimet zero për shqiptarët, Sali Berisha tentoi të më largonte nga foltorja e Kuvendit!
Mbylle gojën qe mesazhi!
Ministri i Ekonomisë dje ka shkuar edhe më tej: Ka shkarkuar përgjegjësinë e tij, të Sali Berishës mbi opozitën! Duke gënjyer!
Ja përse:
1. Sot në fuqi janë katër marrëveshje hidrokarbure. Për një vendburim, atë të Patos- Marinzës ka vendosur qeveria e Fatos Nanos! Sali Berisha e ka zgjeruar këtë marrëveshje dy vite më parë- pra e ka bërë edhe më të madhe! Për 6 vendburime të tjera, ndër më cilësoret që ka Shqipëria në naftë e gaz, me tri marrëveshje ka vendosur Sali Berisha dhe Sali Berisha e Ilir Meta!
2. Në këtë sektorë operohet me marrëveshje hidrokarbure, me licencë marrëveshje si dhe me plane zhvillimi 25 vjeçare! Planet e zhvillimit janë ato që u kanë dhënë kompanive mundësinë të operojnë në vendburime. Nëse marrëveshja hidrokarbure ka një periudhë vlerësimi pas së cilës mund të shkohet përpara por edhe mund të stopohet çdo gjë, Plani i Zhvillimit i ka dhënë mundësi kompanive të operojnë deri në 25 vjet!
Kam përpara një dokument më datë 04.09.2006, nr. prot 3365, drejtuar ministrit Ruli, me statusin “Konfidencial”. Në të përcaktohet se Albpetrol duhet t’i dorëzojë kompanisë Saxon atëherë- Bankers tani, 120 puse çdo vit- sipas Planit të Zhvillimit të miratuar nga ministri Ruli. Po në të thuhet se në periudhën e vlerësimit kompanisë i janë kaluar vetëm 107 puse, nga mbi 1000 që i ka lëshuar Sali Berisha me Planin e Zhvillimit të miratuar nga ministria e tij.
3. Sot vetëm dy kompani operojnë me Plane Zhvillimi afatgjata, 25 vjeçare, Bankers Petroleum dhe Stream Oil.
4. Planin e Zhvillimit të Bankers Petroleum e ka miratuar Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, në mars të vitit 2006 duke i dhënë mundësinë kompanisë të operojë për 25 vjet në vendburimin Patos Marinës!
5. Plani i Zhvillimit të Stream Oil nuk është miratuar nga ndonjë institucion. Përkundrazi, oponenca akademike dhe AKBN e kanë rrëzuar! Ministri Prifti nuk e ka miratuar. Plani i zhvillimit për 5 vendburimet më të mira në naftë e gaz të Shqipërisë ka hyrë në fuqi “në heshtje”! Ky është skandali më i madhe për të cilin ka përgjegjësi penale!
Pra, përgjegjësia për lëshimin e vendburimeve të naftës e gazit tek kompanitë e huaja, për 25 vitet e ardhshme është e qartë tek Sali Berisha!
Për mospagimin e Tatim Fitimit nga këto kompani, përsëri Ministri i Ekonomisë e paska hedhur fajin tek opozita, edhe pse organet fiskale në periudhën më fitimprurëse për kompanitë i drejton dhe urdhëron qeveria e Sali Berishës.
Për këtë dua të sqaroj:
1. Fiskalizimi i sektorit të naftës e gazit është përcaktuar me Dekret Presidencial të Presidentit Sali Berisha në vitin 1994!
2. Në të thuhet se norma e Tatimit me Fitimin në këtë sektor është 50%.
3. Në nenin 2 të tij thuhet se për efekt të llogaritjes së Tatim Fitimit, kompanive ju zbriten investimet kapitale, shpenzimet operative dhe administrative etj. Nuk thuhet kërkund se ç’është “etj”, por duket qartë që ka qenë një thes i hapur!
4. Po në këtë nen urdhërohet që detajet e shpenzimeve të zbritshme përcaktohen në Marrëveshje hidrokarbure dhe miratohen nga Ministri!
Pra përgjegjësia për “Thesin e Hapur” të shpenzimeve që zerojnë Tatim Fitimin është e Sali Berishës që ka urdhëruar këtë praktikë me Dekretin e tij Presidencial të vitit 1994!
Por përgjegjësia më e madhe është tani!
Pavarësisht së ç’ështe shkruar në Dekret, mashtrimi i madh është toleruar katër vitet e fundit.
Mashtrimi ka mbuluar supervjedhjen në naftë e me naftën.
Sipas raportimeve të ministrit të Ekonomisë, njëra prej kompanive ka deklaruar: 936 milionë dollarë shpenzime dhe vetëm 700 milion dollarë të ardhura!!!!!!!!
Nga 936 milionë dollarë shpenzime, 500 milionë dollarë qenkan investime kapitale dhe mbi 400 milionë dollarë shpenzime operative, administrative, paga dhe reklama!!!! Për vetëm 360 punëtorë!!!!!!!
E kuptoni? Ky është mashtrim! Mospagimi i tatimit për shkak të këtij mashtrimi është vjedhje!
Kompania ka fryrë në mënyrë të tmerrshme shpenzimet, në letër dhe ka ulur në mënyrë dramatike të ardhurat!
700 milionë dollarë të ardhura kompania i ka arkëtuar vetëm me shitjen e prodhimit për vitet 2010, 2011. madje për me pak muaj të këtyre dy viteve!
Kjo është vjedhja e shekullit! Do të vazhdojë për 25 vjet!
Deklarata e ministrit se nuk i kontrollon dot dëshmon për moskryerje të detyrës. Ky është krim! Ky duhet ndëshkuar!
prokuroria te hetoje
Prokuroria heto dhe gjykatsja Shpres, i nxjerr te lam si uji burimit.
Po ja pati lon Doktori ket pun Rulit dhe Metes, e konsideroj te kopsitme se kom shum besim te keta te 2.
Cilsia naftes o e mire ne cmimi o i lire, po ju bolshviket prap ankoheni, q’paskeni qen mer jahu.
Kjo vjedhje qe i behet ekonomise shqiptare eshte vjedhje me permasa gjigande dhe me pasoja shkateruese per ekonomine shqiptare
–Ndaj kjo eshte tamam nje arsye e shendoshe qe PS-ja te ngrihet ne protesta te fuqishme kunder qeverise e cila po ben hapur Tradheti ndaj Atdheut tone
Te mos ngrihesh ne protesta tani , do te thote se kreu i PS-se eshte bashkefajtor me Qeverine…..
Gay mania Albania 2012
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
Po ndeshkojeni more Erion, prandaj ju kemi zgjedhur ne parlament qe te mos lejoni gjera te tilla.Gjeni menyren, ka president qe simiraton po ka edhe gjykate kushtetuse qe i kthen mbrapsht si marreveshjen e detit.T^e gjithe e kemi te qarte se si po vepron kjo qeveri hajdutesh keto dy vitet e fundit.Me e keqja eshte se pervecse jane hajdute jane dhe injorante e te ligj me ne krye qelbesiren Berishe.
Zoti Erion pse nuk e konkretizoni padin.Beheni padin ne prokurori dhe isistoni qe te hetohet e dalin fajtoret.Llafet i merr era.Ministri hajdut e kryehajdutit loz me fjalet nuk e kontrollojme dot.Pse nuk beni interpelance e te kerkoni shkarkimin e tij.Ne kohen e diktatures me ata njerez qe ishinkontrolli behej i plote, kurse sot me gjithe keta”PROFESOR”nuk bejme dot hesape.Roli opozites nuk eshte vetem ta ngrere problemin por dhe ti jape zgjidhje.Mos ebllokoni parlamentin per gjera kot,por bllokoheni per gjera te tilla kapitale per jeten e popullit.
Ndrea, sipas teje drejton opozita dhe ben opoziten qeveria. Mos je gje nga qyteti i Vicidolit?
nese nuk beni padi pse na prishni gjakun ne,po do thoni ju qe gjykata i mbyll si ceshtjen e Lulit se ishte me imunitet po tashti qe nuk ka imunitet pse nuk ja hapni perseri padine apo kerkoni kredite politike mjaft me me konstatime se ne jemi lodhur shume,por edhe ju ( e kam fjalen per gjith deputetet socialiste jo per Erionin se po te ishin te gjith si erioni besoj nuk do ishte me Saliu ne pushtet)behuni serioze apo keni frike se mos ndoshte beni edhe ju si keta te PD.
O Erjon, po humbi PS ne 2013 mos thoni populli votoj PD, se 20% e popullit e voto Saliun, i ka te vjedhura si ne 2009… Edhe Luli ne 2011
Sjan per Qeveri kto, ishalla ne 2013 nderhyn BE… Se te njtejten Skem do perdorin edhe per 2013.
Keto jane mashtrime te trasha ,e keqja eshte se s’ka kush heton ,s’ka kush ve para pergjegjesise dhe kesaj i thone ” Kur te .. kadiu s’ka kush t’a ben davane “
Erion,”kanadezet” e sali Legenit po zhvasin edhe reren me gjithe nafte.Numeroni autoçisternat qe zhvasin çdo dite,diten me diell,dhe sali çakalli thote qe nafta nuk del me fitim.Nese do krahasohet me <Gerdecin,kontrabanda e naftes shqiptare duhet te kaloje disa here deme ekonomike,qe nga nxjerrja e naftes bruto,e deri tek distributori i benzinates.Po ti po ben aq sa mundesh,dhe mesa shoh nga shakarat e Ed Rames,edhe ti e paske pisk punen ne PS,se duket qe nuk e ben dot bojatisjen sipas shijeve te Rames.Po as prokuroria s'ben me shume,se duket qe ka rene kasollja me gjithe llamarine.Por sidoqofte ti po ben te tenden,si antikonformist i pandreqshem qe je!Bravo,per aq sa ben;sikur gjysma te bente aq sa ben ti!
Erjon !
Pervec denoncimit qe duhet te beni ne Prokurori dhe
me shume se kaq ne publik, Partia e juaj dhe Edvini duhet
e deklarojne ne publik dhe bleresve potencial se kjo eshte
vjedhje dhe se do ta shtetezoni mallin e vjedhur
Ndryshe jeni dhe ju ortak me Saliun dhe mafia ju ka mbyllur gojen
Nese luftojne ne kete forme korrupsionin, perse do ju duhet te marin pushtetin!
Ne Shqiperi, fatkeqesisht kushdo qe pretendon te fitoje nje post ne administrate, nuk e ben per rrogen po per perfitimet anesore qe vijne nepermjet korrupsionit, perndryshe nuk do shaheshin nga nenat, motrat e familjet qeveritaret!
Mendoni me te vertete se Braçen nuk e ze gjumi naten pse po vidhet vendi!!! Se ze gjumi se spo ngelen shume kur te vijne vet ne pushtet.
http://www.youtube.com/watch?v=JlqDUUfnmek&feature=related
Ky Naço na qënka një goxha palaço.
Ka shume abuzime ne deklaratat e Erion Braces per investimet ne Patos Marinze. Per koncesionet e tjera ka te drejte por futja e te gjithe investitoreve ne nje thes edhe atyre qe jane vertete serioz eshte nje ogur i keq per biznesin e huaj dhe riskun politik ne Shqiperi. Keto analiza neper tym me shifra qe nuk jane te verteta ose qe shtrembrohen qellimisht per te bere Zhirinovskin shqiptar vetem corodisin debatin dhe illegjitimizojne edhe ato kritika te drejta qe qendrojne. Shumica e gjoja fakteve qe permend Erion Brace per projektin ne Marinze nuk qendrojne. Por cfare rendesie ka kjo ne Shqiperi nuk merret njeri me faktet as edhe gazetat qe i publikojne. Kjo eshte njesoj ne te gjitha krahet e politikes. Niveli i ulet etik i politikaneve dhe medias qe as merr mundimin te verifikoje nese faktet jane vertete ashtu sich shkruan autori. Dhe populli konsumon brockulla pa fund. Minimumi i etikes kur dikush akuzohet apo permendet eshte qe gazeta te beje minimumin dhe te kerkoje dhe opinionin e pales tjeter para se te botoje artikuj te tille te njeanshem dhe jo serioz. Se ndryshe cfare ndryshimi ka kjo gazete nga gazetat partiake. Vendi ka nevoje per media profesionale dhe te pavaruar jo autoparlante partiak. Kemi shume nga keta ne Shqiperi nuk na duhen te tjere qofte kjo edhe Tema.
O ZOTI (SHOKU) BRAÇE, KJO QE BENE TI NUK ESHTE GJE TJETER VEÇSE DEMAGOGJI. SHUME ZHURME PER ASGJE. JU VETE E DINI DHE KJO QE BENI E VERTETON EDHE NJE HERE SE NE SHQIPERI NUK KA OPOZITE, POR KA DY GRUPIME TE ASHTUQUAJTURA PARTI DHE HAEN SI EGERSIRAT NE PYLL KUSH TE SUNDOJE MBI PRENE E VET. SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE NJE PLAÇKE TREGU QE KUSH MUND TA SHESE ME SHTRENJET AI DHE DO TE QENDROJE NE PUSHTET. KETE KEMI 22 VJTE QE PO E SHOHIM. NESE DO TE ISHTE E KUNDERTA PSE OPOZITA NUK NXJERR POPULLIN NE PROTESTE APO KA HALL SE I DALIN TE LARAT NE SHESH. PSE NUK DEL EDI RAMA KRYETARI I OPOZITES APO E ÇOI POPULLIN OPOZITAR NE 21 jANARDREJT KASAPANES DHE VET U FSHEH PAS GAXHOIT, APO KA FRIKE SE SALA I KA BERE PRESION ZOTIT (SHOKUT) EDI RAMA SE DO TI HAPE PETET LAKRORIT TE 10 VJETEVE VJEDHJE QE KA BERE ISH KRYETARI I BASHKISE SE TIRANES EDI RAMA DHE KY HESHT. AI HESHT DHE NE SI POPULL VUAJME. DHE KESHTU KEMI PER TE VUAJTUR PER AQ KOHE SA DO TE VIDHEMI NGA BABALLARET TANE. KY ESHTE NJE MENTALITET FSHATAR QE PO ERDHI NE FRON NUK DO GJE TJETER VEÇ TE BEJE KEQ. DHE KETA JANE BETUAR QE TE MBAJNE PUSHTETIN ME ÇDO ÇMIM.
Rrezuam nje rregjim komunist 45 vjecar dhe na erdhi nje rregjim
komunist tjeter,SALI BERISHA eshte diktatori i fundit ne te gjith
europen,
Erion Nuk pyet njeri qe Kjo kompani do shesi naften e Shqiptareve per 25 vjet dhe do thote qe Dola me humbje e Sdo derdhi asnje kacidhe Ne ark te Shtetit; nafta do shitet me humbje e Shqiptaret Sdo e kene me.
Njerezit Po shqetesohen a ka Gay Parade me 17 Maj dhe cdo i bej Spahia me hu sum-shkrepseve! A me kuptove???
KU ESHTE POPULLI MOR AMAN KETO VJEDHIN DHE POPULLI PO VDES PER BUKE .TE NDODHIN KETO GJERA NE NJE SHTET TJETER SIC NDODHIN NE SHQIPERI DO I SHTE BERE NAMI .PO NE MIRE NA E BEJNE ATO TE HAJNE NE TE VDESIM SE NUK NGRIHEMI NE PROTESTE DHE REVOLTE POPULLORE ME ARME QE TI VRASIM TE GJITHE POLITIKANET HAJDUTE DHE KORRUPSIONISTE.