Rama: Taksë progresive, luftë monopoleve, do heqim referencat e do zgjidhim çështjen e pronës

23 Mars 2012, 22:51Politika TEMA
Rama: Taksë progresive, luftë monopoleve, do heqim referencat e do

PS realizon një tryezë për biznesin ku pati një interes të jashtëzakonshëm. Kryetari i PS prezanton projektin e PS, por premton se do marrë mendimet e biznesit nga kjo tryezë për t’i bërë pjesë e programit. Rama premton se kur të jetë në pushtet do mblidhet rregullisht me biznesin si sot

 

Me dhjetëra përfaqësues të biznesit në vend u mblodhën të premten për të dëgjuar e për tu dëgjuar nga Partia Socialiste për lehtësimin e problemeve të tyre si dhe për një perspektivë më të madhe zhvillimi.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama foli në fillim të tryezës dhe në fund pasi dëgjoi mendimet që dhanë përfaqësuesit e biznesit. Këta të fundit kanë shprehur vlerësim për propozimin e opozitës për taksën progresive, kanë kërkuar prej saj të përshpejtohet puna për ngritjen e Gjykatës Administrative dhe mbi të gjitha shtruan problemin e referencave që po mbyt biznesin.

 

Një tryezë në kohëra të turbullta

 

Takimi me biznesin vjen pas vizitës së kryetarit të PS, Edi Rama, në Uashington, ku deklaroi se ka paraqitur vizionin e opozitës për zhvillimin e vendit. Por vjen edhe në ditën kur Fondacioni Bertelsmann deklaron se ekonomia shqiptare ka shënuar hapa mbrapa, se rritja ekonomike është ulur në mënyrë drastike dhe sektori privat është në pikë të hallit nga politika e mbrapshtë e qeverisë.

Sekretari për Sipërmarrjen në PS Arben Ahmetaj, që ka kryer edhe moderatorin e tryezës u përqendrua në faktin se socialistët do dëgjojnë me shumë vëmendje sipërmarrjen dhe do ta bëjnë atë pjesë të Programit të ri të PS: “Kjo tryezë do të pasohet nga tryeza të tjera shumë prej të cilave do të organizohen nëpër rajone të ndryshme të vendit në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, me përfaqësues biznesi apo me shoqata të tjera përfaqësimi të biznesit. Në fund të procesit ne do të kemi librin e opinioneve të ardhura nga ju dhe nga të gjitha bizneset e të gjithë vendit. Idetë tuaja, taksat, tatimet, administrimi fiskal, administrimi i shtetit apo për shumë e shumë apo linja e qeverisjes do të jenë linja shumë të rëndësishme të programit tonë “Për Një Rilindje Shqiptare”,” tha ai.

Pasi janë njohur me propozimet e PS që lidhen me biznesin, vetë drejtuesit e shoqatave të biznesit kanë shpalosur pikëpamjet e tyre, për propozimet e opozitës.

“Taksa progresive është fare e natyrshme të jetë e zbatueshme në Shqipëri në sektorët strategjikë, të mbyllur me ligj. Në sektorët e privilegjuar me leje shtetërore dhe që sigurojnë fitime jo në kushte të konkurrencës së lirë, por si pasojë e lejeve që ka dhënë qeveria, në këto sektorë është e arsyeshme, edhe kjo bie edhe në konformitet me atë që thamë më parë për hapjen e tregjeve të bllokuara”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustria.

“Ju inkurajojmë për ligjin për Gjykatën Administrative. Ne kërkojmë që ju të jeni të vëmendshëm në përmbajtjen e këtij ligji shumë të rëndësishëm për ne. Shoqatat e biznesit duhet të jenë partnere sociale të qeverisë dhe të opozitës”, tha Luan Bregasi, president i “Bussines Albania”.

“Ne gëzohemi shumë që dëgjojmë shprehjen që ‘do të hiqen referencat’. Këtë e kemi dëgjuar që në 2006, 2007, janë gjëra që janë premtuar. Kemi marrë premtime edhe para 2005, por kur vjen puna edhe ulemi në tavolina e dëgjojmë nga të njëjtët persona se ky është një proces shumë i vështirë”, u shpreh Floreta Luli Faber, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Premtimet e Edi Ramës

 

Kryetari i PS, Edi Rama, premtoi që në fillim të fjalës së tij se ajo që do të garantojë Partia Socialiste kur të vijë në pushtet do jetë konkurrenca e lirë dhe çlirimi i sipërmarrjes nga monopolet. “Dua t’ju siguroj sot solemnisht se qeveria jonë do të ulet me ju siç jemi të ulur këtu sot përpara çdo hapi të rëndësishëm me impakt në punën tuaj që ne do të hedhim,” tha Rama.

Gjeni më poshtë disa nga premtimet e Ramës:

-Së pari ne duam të ofrojmë një politike të re fiskale, e cila synon të ulë koston e jetesës për shumicën e shqiptarëve. Proces ky që kryesisht, sipas këndvështrimit tonë duhet të mbështetet tek heqja e barrës së taksës sheshtë dhe vendosja e një drejtësie sociale përmes taksimit progresiv. Individët që i përkasin shtresës së varfër, por edhe ata që janë sot shtresa e mesme në Shqipëri duhet të përfitojnë një ulje serioze të barrës fiskale. Sot një infermier apo një mësues, apo edhe një i punësuar në sektorin publik ose privat me një pagë deri në 800 mijë lekë të vjetra punon një muaj për qeverinë, shuma e taksës që ai paguan është e barabartë me pagën e 12.

-Qeveria nuk mund t’u kërkojë sforco të reja dhe as t’ju shtojë mundimet konsumatorëve shqiptarë, nëse nuk rrënjoset bindja se kushdo duhet të kontribuojë sipas të ardhurave dhe pasurisë së vet dhe askush individualisht nuk duhet t’i shmanget taksimit progresiv. Ne duam ta ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë në fund të ditës kush është më i pasur të ketë natyrshëm një barrë fiskale më të lartë se sa kush është më i varfër.

-Nga ana tjetër nuk ka rast më të mirë se ky për të theksuar se ne do t’i mbështesim të gjitha ato nisma dhe kontrata koncesionare të bëra në respekt të ligjit. Gjëja e parë në krye të punëve do të jetë mbështetja ndaj këtyre nismave të rëndësishme dhe në këmbim ne, sigurisht, presim respektim të kontratave dhe korrektësi në lëvrimin e detyrimeve në të mirë të biznesit, të shoqërisë dhe të ekonomisë. Në programin tonë ne jemi shprehur qartë, do të shfuqizojmë të gjitha lejet koncesionare për vepra hidroenergjetike që nuk kanë respektuar afatet ligjore dhe do të krijojmë mundësi të barabarta për përfshirjen e investitorëve serioz vendas dhe të huaj që dinë të zhvillojnë projekte në mënyrë transparente duke respektuar mjedisin.

-Dëshiroj po ashtu që solemnisht të angazhohem përpara jush që ne do t’i heqim përfundimisht referencat. Sistemi i referencave aktuale është mjet abuzimi politik. Ato u vendosën kur teknologjia ishte larg optimales, me idenë për të mos lejuar abuzim me çmimet dhe faturat, por tanimë janë kthyer në gangrenë për biznesin, në gangrenë për qeverisjen, në gangrenë për shoqërinë.

-Nga ana tjetër dëshiroj t’ju them se ne duam ta garantojmë sipërmarrjen duke i lehtësuar një pjesë të madhe të stresit dhe të mundimeve në ecejaket e pafundme administrative dhe duam t’i unifikojmë institucionet fiskale në një të vetëm.

Duam të krijojmë një strukturë të vetme të të ardhurave, e cila t’i shkurtojë biznesit kohë dhe kosto, por të lehtësojë dhe kostot administrative të vetë qeverisë duke krijuar kushte për transparencë dhe për ulje të konsiderueshme të abuzimit.

-Për ne zhvillimi modern rural përkundër braktisjes së fshatit në një gjendje primitive është pjesë themelore e rrugës për ta rimëkëmbur ekonominë dhe për të krijuar kushte për vende të reja pune. Objektivi ynë është ndër të tjera që të ngremë një rrjet kombëtar të grumbullimit dhe të tregtimit të produkteve bujqësore, si dhe ta 5-fishojmë financimin publik për zhvillimin rural. Miradministrimi dhe mbrojtja e burimeve natyrore janë gjithashtu pjesë e pandashme e programit tonë ekonomik.

-Të gjithë ju jeni dëshmitarë të mbingarkesës që ju ka shkaktuar secilit në biznesin tuaj paparashikueshmëria e politikës fiskale. Në 6 vitet e fundit, 6 ligjet bazë tatimore janë ndryshuar 65 herë nga qeveria. Ndryshimet ligjore që ne do të propozojmë, do të hartohen përmes diskutimeve serioze dhe realiste në radhë të parë bashkë me ju, bashkë me komunitetin e sipërmarrësve të cilit duam t’i japim një rol të dorës së parë si palë e interesuar. Nga ana tjetër asnjë ligj fiskal nuk do të ketë efekt të menjëhershëm pa i lënë kohë komunitetit të biznesit të informohet, të konsultohet dhe të përgatitet.

-Ne kemi marrë një angazhim solemn për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës. Është një përgjegjësi 20 vjeçare e cila mbetet mbi shpatullat e politikës si një përgjegjësi gjithmonë e më e rëndë me pasoja gjithmonë e më të rënda. Por, edhe për këtë çështje ne besojmë se është e paanashkalueshme rruga e komunikimit me botën e sipërmarrjes dhe e diskutimit drejtpërdrejt me të. Jemi të bindur që informacioni është një tjetër element i munguar sot për sipërmarrësit.

-Nuk mund të ketë sipërmarrje të suksesshme dhe të qëndrueshme pa një informacion ekonomik të saktë dhe transparent për vendimmarrjen strategjike të çdo kompanie. Aktualisht, ju e dini fare mirë, informacioni statistikor zyrtar është i mangët, është i vonuar dhe është i manipuluar. Operatorët ekonomikë, por edhe publiku i gjerë, e kanë humbur plotësisht besimin tek Instituti i Statistikave që është kthyer në një instrument të propagandës politike. Ne besojmë se informacioni statistikor duhet të kthehet në një instrument në duart e publikut dhe posaçërisht në duart e sipërmarrjes shqiptare. Shqipëria sot nuk e ka ende një plan të përgjithshëm kombëtar të zhvillimit të saj.

 

Thënia e Ramës

“Përfaqësuesi i Biznes Albania Luan Bregasi, dikur pati një problem shëndetësor, dhe unë nuk e harroj kur shkoi të vizitohej në spital dhe më tha që “u bëmë shumë sipërmarrës me infarkt dhe shumë që po ikin para kohe”, por deri tani tha, “nuk i ka rënë infarkt asnjë politikani”. E pra, e vërteta e madhe e kësaj shprehje të thënë në krevatin e spitalit është kjo. Që të mos bëjmë llogarinë thjesht taksë progresive – taksë e sheshtë në numra, por të bëjmë llogarinë e kësaj takse të fshehtë me gjithë këto elemente të tjera që kushtojnë qimet e kokës dhe qimet me të vërtetë, në rastin kur vjen edhe infarkti pastaj.”

 

22 komente në “Rama: Taksë progresive, luftë monopoleve, do heqim referencat e do zgjidhim çështjen e pronës”

    1. raimondi says:

      Ky Edi i ben petullat me uje ….lol

    2. raimondi says:

      Ore i thoni ketij Edit te beje njehere nje strategji se si do i ffitoje zgjedhjet
      pastaj te flasi per keto pune…….

      Une nuk kutpj nje gje –Pse ky nuk i ngre njerezit ne proteste kunder Sales ?–Ka arsye plot per te bere protesta , dhe ne ket menrye diskretitohet Saliu ,
      pavaresisht se Sala nuk e ruan nga ajo ane –

      -Por protestat kane efekt viziv shume domethenes , dhe nderkombetaret i vene re keto gjera….

      1. Argita_B says:

        Protesta nuk eshte menyra me e mire per te permbysur Berishen, pasi e kemi pare ne te shkuaren rezultatet qe ka dhene.
        Populli nuk ngrihet perkrah Rames per protesta, pasi Rama eshte nje politikan, dhe populli shqiptar eshte i lodhur nga politika e politikanet. Pra e thene ndryshe, Rama nuk ka asnje shanc qe te luaje Berishen nga vendi, perndryshe do ta kishte bere.
        Rama se pari duhet te dije te shp^jegoje prioritetet e politikes se tij, te fiksoje objektiva konkrete, te dije te s^hpjegoje ne nje gjuhe te kuptueshme per elektoratin se ne cilen forme do te zgjidhi problemet, per sa kohe, pra te flasi koknretisht se premtimet nuk i beson me njeri, nuk jemi me ne 1990 ku populli besonte çdo gje qe thuhej nga politikant pasi kujtonte se shpetoi nga mentaliteti 50 vjeçar komunist.

        1. elinor says:

          cfare nuk beson ti Argita, qe vjedhjet u vodhen jo nje here por dy here radhazi?! Dhe qe do te vidhen edhe te treten here po u vazhdua keshtu?? Nqs nuk e beson as kete, ose nqs vjedhja e zgjedhjeve nuk te duket aq problematike, atehere ndoshta ju me te vertete e meritoni saliun. Qe ta dish ti, ne cfaredo vendi perendimore, po beri vaki ndonjehere te preket vota e njerezve kthehet shteti permbys. Vetem ne nje vend anadollak si i joni njerezve nuk u ben shume pershtypje vjedhja e votes, leje me shitja e saj per 5 mije leke!

    3. Enough is Enough says:

      E SI DO TI BESH KETO GJERA , KUR TI NUK MBRON DOT NGA VJEDHJET DHE VRASJET QE I BEHEN KETIJ POPULLI NE SY TE GJITH BOTES.IK ORE SE DHE TI PLERE JE.

  1. elinor says:

    Ehe, sa matesh ti o Ed lum miku, i marri ka dale matane lumit; del ndonje tjeter dhe t’i ha arrat ne goje. Mos ndoshta perpara se te fillosh fushaten elektorale duhesh te mendosh se si do t’i fitosh zgjedhjet dhe se si do t’ia bejsh ndaj manipulimeve masive qe jam i sigurte do te te lejne perseri ne opozite?? Ty te duket sikur e ke te sigurte fitoren “me nje votim masiv” por kam dyshim se peshku eshte akoma ne det nderkohe qe ti ke vu felteren ne zjarr!

  2. SHqiptari says:

    shume mire rama vazhdo keshtu,,

  3. fule says:

    Besoj se lidershipi PS, pak a shume po ben gjthcka mire sot. Edi Rama ka krijuar vizion te qarte perendimor per Qeverisjen e ardhshme.

    Fatkeqisisht deri me 2013 ka kohe te mjaftushme per Sllobodan Berishen per te lene toke te djegur pas. Dicka duhet bere me heret.

  4. mister x says:

    bravo rama, bravo ps. keto tryezat specifike mbi cdo afrojne me shume programet me grupet e interesit.jeni ne rrugen e duhur. kete tryezen e sotme e ndoqa me vemendje dhe ju pergezoj per ndryshimet qe propozoni. sidomos regjimi i referencave qe eshte nje rudiment mesjetar.taksa progresive mbase tingellon keq per biznesin,por nje rishperdarje me e theksuar vertikale sjell efekt pozitive afatgjata ne aktivitetin sipermarres. edhe njehere pergezime.

    1. 5 says:

      Po ashtu eshte po ai Anastasi Angjeli, te themi te verteten se keshtu ndihmojme edhe Edin edhe veten, eshte nje minus, po nje minus shume i madh. Shihni Saliun sa gezon. Ai nuk merr vesh as nga programi as nga dreqi. I ka mbaruar ylli me vakt e me kohe.Eshte si te marrresh Rita Markon te beje programin

  5. sindikalisti says:

    shume mire ky takim me biznesin.por z rama duhet te mos haroje se nuk eshte partner vetem biznesi(Punedhenesi) por jane dhe Punemaresit sepse keta te dy PM-PDH jane dy shtylla te ekonomise se tregut.

  6. CIU-CIU-CRRRRRRRR says:

    KETO PERRALLA O ED PSIKOPATI I KE THENE SI ISH BASHKIAK I TIRANES UNE DO DESHIROJA CE NJE I SEMUR MENDOR TE BEHET KRYEMINISTER;SHQIPERIS I DUHET CENTRALIZMI DHE KTHIMI I PARTIS SE PUNES ME PSIKOPATIN RAMA.

    1. ORA E BUSHIT says:

      Ky Edi Rama smerret vesh,thote se ska vjedhje votash per here te dyte ,domethene se o 2009 ka genjyer o Sali hap Kutite se i kane vjedhur zgjedhjet ose ka genjyer ne 8 Maj,merreni vesh por nje gje eshte e sigurte thene nga Edi Rama se zgjedhjet jane vjedhur vetem nje here,po pse na can bythen nga tre vjet per zgjedhjet..

  7. Sara says:

    Kjo eshte alternativa qe na ofrohet?Keto jane premtimet perralla elektorale te rradhes?Asnje nga te lart permendurit nuk eshte nje projekt real e konkret.Taksa progresive ne nje vend si ky nuk eshte i realizushem.Taksa progresive qe te marr jete do nje terren te spastruar nga korrupsioni.Por aq shume te spastruar sa automatikisht eshte i pamundur.Kjo takse eshte nje nga faktoret qe kane determinuar krizen qe sot jeton Europa sepse shumica e milionereve dhe miliardereve duke qene se shumicen e llogarive i kane jashte kufijve shteteror,deklarojne te ardhura qesharake krahasimisht me ate cka kane realisht.Ka milionere ne Europe qe rezultojne edhe te papune…ajo qe goditet dhe qe e vuan mbi shpine kete takse eshte vetem shtresa e mesme.Tani,duke pasur parasysh shtrirjen e korrupsionit te ne,sa mund ti besosh realizimit te kesaj reforme?A nuk i mjafton te pasurve nje komercialist i zoti dhe nje zarf ndaj inspektorit te rradhes per nje deklarate te ardhurash te minimizuar?Taksa e sheshte eshte alternativa e vetme sot per sot ne vendin tone.Ajo progresive eshte nje utopi!Lufta e monopoleve,nje tjeter utopi!Monopolet e para zoti Rama ka treguar gjate gjithe karrieres se tij se i ka shume perzemer.E dyta cili shtet i zhvilluar ne bote i luftoi ato?Ne cdo vend pushteti i vertete eshte i tyre,ne cdo vend duke perfshire edhe USA jane ata qe vendosin fushaten e cilit kandidat te sponsorizojne duke qene se kostot e saj jane stratosferike dhe faktor determinant publiciteti dhe si pasoje jane monopolet pra qe vendosin cili president do te ulet ne karrigen e rradhes(duke perfshire z.Rama dhe miqte e tij ndertues).Dhe jane keto monopole qe shperblehen pastaj nga buratini qe sponsorizuan.Ne cilen bote jeton Edi Rama?Ne nje utopike kjo eshte e sigurte,por kur do vendose te behet realist?Do te zgjidhe pronen private pastaj…po a e ka idene e kompleksitetit te kesaj ceshtjeje???Mire qe nuk ka premtuar dhe paqen ne bote dhe zhdukjen e varferise…Ky eshte nje program bosh,ky program as te iludoj nuk arrin,aq bosh eshte.Rama edhe njehere rikonfirmon qe vetem alternative nuk perben.

    1. Horri i bulevardit says:

      E treta e verteta, esht e treta her qe treplikoj, tani e mora vesh se qenke edhe ti nafije partije, Sara demokratja e saleshit demokrat.
      Bjeri ene ti dybekut se qenke tamom per at pun moj Saresha e saleshit

      1. Qerimi says:

        Po pse mor truthare, mor koke e mbushur me gjize, mor injorant shekullor. Po pse mor trap gjyraleje, duhet te jene te gjithe o me Ramen ose po sqene dakord quhen armiq?

        1. 1 says:

          Qerimo, me katnaaaare je shume i kulturum, ama me te kulturuuumit je shume katnar. Maje veten Qerimooooo, e menojshe mire para se t’futshe ne ksi hallesh. Ke vetem nji rruge me hike sa pa te ardh konopi ke fyti

        2. Horri i bulevardit says:

          Jo mor Qerrim, mos merr yrrysh, kush po te thot ty dhe Sares, ose me sakte Mikes, se nji Sar dhe nji Mike, bojn nji Nafije, kush po te thot me u bo me Ramen? A je mterezi, ku ka ven per ty aty mor lal, si dashke me tradhtu Saliun, jo jo jo, ta thom uuuu, rri aty ku je mos e lsho istikamin berishist, se ju ju ka ai laj thaj ska tjeter.
          Rri dhe rri drejt biles, se ai sbo shaka, te qet prej partije si zog pule dhe njelesh pa parti masnej.

    2. elinor says:

      @Sara; ti nuk e ke idene se cfare flet moj vajze. T’i kene ku t’i kene parate miliarderet, veprimtaria e tyre e biznesit dihet. Shtetet si ne evropen perendimore dhe ameriken veriore nuk te taksojne ne baze te llogarise bankare por ne baze te te ardhurave qe siguron. Dhe qe te fshehesh te ardhurat, eshte pak si shume e veshtire. 99.9%, ne mos te gjitha, e transakcioneve te bizneseve behen nepermjet bankave, dhe kjo nenkupton bankave lokale; nuk perdoret banka e Zvicers (po marrim nje shembull te nje banke konfidenciale) per veprime te perditshme!! Pervec kesaj, ne librat financiare te kompanive te ndryshme shenohet gjithcka qe ka lidhje me kompanine dhe behen audite dy here ne vit, ose me shpesh, nga pale te treta. Kjo procedure ndiqet nga cdo kompani publike qe shperndan aksione per ngritje fondesh. Dhe ne ato librat qe te permenda me siper shenohen edhe bonuset dhe rrogat e drejtorave. Gjithashtu, ajo kategori njerezish qe merret thjeshte me tregtim aksionesh, eshte e gjurmueshme lehtesisht sepse, perseri, edhe ne kete rast rekordet financiare nuk mungojne.
      Ne Shqiperi nuk ka shume nga kjo kategori, si dhe shume biznese jane te vogla dhe natyrisht qe nuk ngrejne fonde duke perdorur bursat, prandaj si rrjedhoje kontrolli i te ardhurave te tyre eshte disi me i veshtire por jo i parealizueshem. Forcimi i infrastuktures si dhe i ligjeve do ta rriste ndjeshem efikasitetin e sistemit fiskal.
      Keshtu qe teta Sara, kur je injorante, me mire rri urte e mos fol. Une jam kritik ndaj Rames por njerez si ti ma shpifin dhe me frenojne se qeni i tille per arsye se nuk dua te futem ne te njejtin grup shpellaresh si ata me bacen e tyre ne krye!

      1. Sara says:

        E pune e madhe se ta shpifin ty o zotri!Kush je ti???Shpellar eshte kush nuk di te kundershtoj ne menyre konstruktive dhe te kulturuar por kalon ne personalizime te kota dhe ti dukesh shume i familjarizuar me kete linje mendimi.Edhe si shembull nuk kam marr modelin amerikan por ate europian sa per info.Dhe per ta ditur se sa mund te funksjonoje taksa progresive te ne,mjafton te analizosh shtresen e pasur te vendit tend se nga kush perbehet dhe cfare prejardhje ka.Pastaj mund te orientohesh me konkretisht ne lidhje me kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje