Më poshtë është intervista që shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka dhënë për të përditshmen gjermane Bild. Është një intervistë për të cilën po diskutohet kudo në Europë. Shkaku: Draghi thotë se më e keqja e krizës ka kaluar, duke bërë që shumë europianë të marrin frymë lirshëm. Por a është e vërtetë kjo? Ka shumë ekspertë që mendojnë se ai është optimist më shumë se ç’duhet. Lexoni më poshtë intervistën.
Kur përpara një viti, ju, një italian, u zgjodhët si shef i Bankës Qendrore Europiane, Bild doli me një fotomontazh ku ju dukeni me një helmetë prusiane në kokë. Ju bëmë një gjerman të vërtetë. Si ju duk kjo gjë?
Më pëlqeu. Helmeta prusiane është simbol i asaj çfarë duhet të bëjë BQE, të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe të mbrojë konsumatorët europianë.
Për gjermanët një shef i bankës qendrore duhet të jetë strikt kundër inflacionit, i pavarur nga politika dhe për një euro të fortë. Në këtë kuptim, sa gjerman jeni ju?
Këto janë vërtet virtyte gjermane. Por çdo guvernator banke qendrore në eurozonë duhet të bëjë këto gjëra.
Presidenti francez ka thënë se Europa duhet të mësojë nga shembulli gjerman…
Ka pasur të drejtë. Unë e kam thënë prej kohësh: Gjermania është një shembull. Modeli i vjetër i shtetit social në Europa ka vdekur, për shkak se nuk mund të realizohej pa borxhe. Gjermanët kanë gjetur një mënyrë tjetër, pa borxhe gjigande.
Keni një mesazh për gjermanët?
Vazhdoni kështu.
Tipike gjermane është edhe frika nga zhvlerësimi i parasë, inflacioni. E kuptoni diçka të tillë?
Gjermanët në shekullin XX kanë pasur përvoja të frikshme me inflacionin. Ai zhduk vlerat dhe i bën planet të parealizueshme. Për më tepër, ai mund të shkatërrojë një shoqëri.
Po meqë jeni shef i BQE, pse e lini inflacionin në 2.7 përqind, qartësisht më shumë se sa është synimi i BQE?
Prit pak. Kur çmimet e naftës dhe taksat po rriten nga shumë qeveri, ne për disa muaj e kemi mbajtur inflacionin stabël në 1.5 përqind. Në rast se inflacioni përkeqësohet, ne ndërhyjmë menjëherë. Dhe shikoni se faktet flasin vetë. Norma mesatare vjetore e inflacionit që nga themelimi i BQE është e krahasueshme me periudhën përpara futjes së euros.
A ka një përplasje mes vendeve të jugut me ato të veriut në BQE?
Jo, nuk ka asnjë përplasje mes jugut dhe veriut. Të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë brendësuar kulturën gjermane të stabilitetit. Koha e konfliktit ka kaluar. Por po u them, në vjeshtën e shkuar situata ishin vërtet kritike. Mund të kthehej në një krizë shumë të rrezikshme të kreditimit dhe shumë kompani, të cilat papritur do mbeteshin trokë, do të falimentonin. Ne duhej ta ndalnim këtë.
Tani bankat po bëjnë një biznes të mirë?
Paratë e BQE kanë shkuar në vendet e duhura. Vetëm në Gjermani morën pjesë 460 banka në fushatë, më shumë se zakonisht. Por kjo ndihmë nuk ishte vetëm për bankat e sëmura, por edhe për shumë e shumë të vogla poshtë tyre. Kjo ndihmoi më së shumti firmat e mesme dhe të vogla, që përfaqësojnë 70 përqind të vendeve të punës në Europë.
Duket shumë optimiste. A është euro një monedhë e sigurt?
Po, është.
A ka mbaruar kriza?
Më e keqja ka kaluar, por ka akoma rreziqe. Situata është stabilizuar. Treguesit kryesorë të eurozonës, si inflacioni dhe deficitet janë më mirë se- të themi në SHBA. Besimi i investitorëve është kthyer dhe BQE prej javësh nuk ka blerë më bono qeveritare për mbështetje. Tani topin e kanë qeveritë. Ata duhet ta bëjnë eurozonën imune ndaj krizave.
Zoti Draghi, ju thoni se më e keqja e eurokrizës ka mbaruar. Por Greqia ka nevojë sërish për 100 miliard euro. A është ai vend një vrimë në ujë?
Grekët kanë ndërmarrë shumë reforma të rëndësishme në parlament. Nëse do të vendoseshin në praktikë, vendi do kishte një shans për të dalë nga spiralja aktuale.
Por në zgjedhjet e ardhshme aty mund të fitojnë parti që refuzojnë reformat.
Për të kaluar krizën, Greqia ka nevojë për stabilitet politik.
Shumë ekspertë mendojnë se dalja e Greqisë nga eurozona do e ndihmojë atë të jetë konkurruese.
Në lidhje me daljen e vendit nga eurozona, ne nuk e kemi në konsideratë.
Megjithatë…
Dalja nga eurozona dhe kthimi në një monedhë tyren nuk do i përmirësonte gjërat. Si pasoja do ketë destabilitet dhe inflacion shumë të lartë. Dhe në një kohë të parashikueshme, askush nuk do jepte para borxh Greqisë.
A duhet të heqë dorë Greqia nga mirëqenia?
Po, pikërisht një gjë të tillë synojnë ata duke brë shkurtime të pagave në çdo fushë. Por brenda eurozonës kjo është më e lehtë se jashtë saj.
Nëse do kishit ditëlindjen sot, cili do ishte urimi juaj për qeverinë gjermane dhe kancelarin?
Besojini BQE-së dhe besojini Europës.
Ahaa, shef i bankes qendrore nje italian ?!?!?!?! Vate dhe europa per lesh greku, arapi, me falni !
Edhe Fullan Bandilli yne s’ka asgje mangut nga ky. Su thoni ju??
Do shkoj dhe une tu tregoj se si behen para. Mjafton tju shpjegoj atyre skemen e rruges se “Kombit” ( qe ne fakt te gjithe e quajne rruga e Lulit.
http://imageshack.us/photo/my-images/33/pridegayalbania28nentor.jpg/
Djema,une kisha keto gjera :
– Draghi, Papademos,Monti kane qene qe te tre punonjes te bankes se madhe amerikane Goldmann Saks. Pra jane perfaqesues te industrise financjare te botes.
– Djema, jane qe te gjithe horra. Ju duhet te dini se ne dhjetor 2011 dhe para tre javesh, zoteria e tij Draghi, ju dha bankave te medha te BE kredira ne vleren totale prej nje mije miljarde Euro me interes vetem 1% dhe maturim 3 vjecar.
– Keto kredi u dhane “gjoja” qe, sic genjen Draghi me siper, per te ndihmuar sektorin e kreditimit te ekonomise reale te BE. Ne fakt pjesa me e madhe e ktyre kredive u shfrytezuan, nga bankat qe i morren ato, per te blere bono te semura. Pra bankat italjane blene bono italjane me cmimin 4 %, pra fituan (4% minus 1%) tre per qind.Nga ana tjeter edhe shteti italjan perfitoi sepse ai bonot ne treg mund ti shiste vetem me 6 deri 7%. Pra qeveria italjane ne cdo transaksjon fitoi edhe ajo dy deri tre perqind. Bankat dhe qeverite fituan respektivisht dhe keto fitime ishin ne kurizin e popujve taksapagues te Eurozones. Pra signor Draghi genjen si derr. Keto kredi nuk u dhane per te ndihmuar sektorin e kreditit por per te blere bonot e semura te shteteve me borxhe.
– Ky veprim i Draghit ka siguruar edhe qetesine e perkoheshme te tregjeve sepse, tregjet dhe investoret pane se prapa borxheve te shteteve te BE qendron BQE e fuqishme.
– Kuptohet se kjo gje ka edhe reziqet e saja dhe konkretisht :
a.- Ne treg ka shume leke te lire. Pra rezik inflacjoni. Nga ana tjeter industria financjare qe, ka tashme shume leke te lire ne dore nuk eshte e interesuar te fitoje vetem 3% por te fitoje deri ne 25% dhe kjo behet duke luajtur ne burse dhe kazino me shitjen e derivateve etj. Kete gje e shofin politikanet por nuk i thone gje popujve te tyre.
b.- Banka qendrore amerikane FED ka ne bilancin e saj VETEM 20% te BIP te amerikes. BQE ka ne bilancin e saj 35 here me teper se sa BIP i gjithe vendeve te Eurozones. Pra banka qendrore europjane ka shtypur leke ne masen 35 here me te larte se BIP i vendeve te Eurozones. Profesor Tremonti ( ish ministri italjan i ekonomise ) ne librin e tij thote se ky fakt ben te kjarte se BQE ka ne barkun e saj nje flluske kolosale e cila nje dite do plasi dhe do marri me vete ne gremine te gjithe vendet e Eurozones.
Zvicerjanet thone se guvernatori i bankes qendrore zvicerjane nuk duhet te luaje me shkrepse. Sic duket guvernatori i BQE nuk e ka degjuar kete shprehje. Ky njeri, pjelle e financave boterore, po luan me zjarrin dhe politikanet e lene sepse ne fakt me nje mije miljarde Euro qe dha kredi me vetem 1% ky ndihmoi vetem politikanet edhe bankat e BE. Njra dore lan tjetren i themi ne nga Shqiperia.
Djema, keta nuk jane njerez, keta jane perbindesha.
Pershendetje.
Po ku je more plaku,kisha mjaft kohe pa lexuar komentet e tua kaq te sakta.Te lutem mos mungo ne forum,sepse per mua je nje burim i sakte e i pashtershem informacioni. Te falenderoj nga zemra.
dymi,
Edhe une te falenderoj nga zemre per fjalet e mira, te cilat jane si nje balzam per zemren time plake.
Pershendetje.
plaku, kur shkruan per nudot dukesh si djale i ri, apo ke dy zemra…
tana,
Kur ishte lala i ri, oh sa mire shkojte me kojshi. Ah more djale, mos e prek gjyshin tek pika e tij e dobet. Tana, italjanet thone : Una bella donna, ha sempre ragione, una buona moglie ha valor d’oro. Ne grua e bukur ka gjithmone te drejte, nje bashkeshorte e mire ka vleren e floririt.
Tani, dhurata me e madhe qe jeta i ben njeriut eshte RINIA, lum ai qe e gezon ate. Rinine time e vrau diktatura. Pra ne se je i ri dhe i pa martuar qiti shkumen jetes, gezoje deri ne piken e fundit se neser do jete vone. Gjermanet kur pine thone : “Wir werden nie jünger als heute sein.” Ne nuk do te jemi kurre me te rinj se sa sot. Ne kuptimin qe gezoje te sotmen se neser do jesh nje dite me plak.
Tani, me vjen keq qe kam harruar vargjet e fameshme te nje poeti te madh arab Omerkajanit qe i ka perkthyer Noli i madh.
Tani, po e mbyll, se nuk ndjehem mire, me bere pesimist.
Pershendetje.
E more z. plaku, sa te ka mesuar perendimi (jo vetem nga ky koment por edhe nga komente te tjere)! A e kupton se sesa racional eshte perendim ?! A e kupton sesa pozitive eshte perendimi, edhe pse mes gjithe atyre dukurive negative qe perjeton dhe perballohet cdo dite ?! A e kupton qe perendimi sot eshte menyra me e mire e mundeshme (me te keqiat me te vogla te mundeshme ne peshoren e njerezve me vlera dhe llogjike rracionale) per te jetuar dikush ?! Kete jete asnjeri nuk e pervetesoi, ose ja doli mbane pa gabime, ose ariti tι beje te gjitha, por ama njerezit e botes se cililizuar perendimore munden te jetojne ate me te vetedijshem, me te ekulibruar (per kohen qe jetojme) dhe me denjesisht. Ndaj duhet ti ruajme keto vlera dhe te evolohemi me keto vlera dhe jo jepemi perpara disa presioneve qe na bejne vlerat e botes se trete me preteksin se vlerat tona jane degjeneruar, duke na kujtuar disa dukuri dhe vese qe vete perendimi i njeh dhe perpiqet qe ti kontrolloj/luftoj, nderkohe qe vlerat qe ata parashtrojne/propozojne jane regresive dhe te lena shume pas nga vete perendimi. Shendet e te mira !!!
PrapambetjetOsmane,
Shkrim shume filosofik dhe me brume. Shume te faleminderit.
Pershendetje.
Arsyetim perfekt. Duhet te fillosh te mendosh seriozisht per librin e radhes… pershendetje
laci,
Faleminderit per komplimentin. Me thuaj te lutem ku e ke fjalen kur thua : “Duhet te fillosh te mendosh seriozisht per librin e radhes…… ”
Pershendetje.
jeni prof ekonomie apo punon diku ne BQ?
Vlora,
Shume faleminderit per komplimentin. Une ne fakt kam qene inxhinjer elektrik ne kohen e diktatures. Tani jam pensionist ne Zvicer, ku kam punuar si elektricist, dhe m.q.s. kam shume kohe dhe me intereson ekonomia lexoj dhe shof me qejf lajmet ekonomike ne gjuhen gjermane. Disa here ne forum kam paralajmeruar se, duhet te merren me rezerva ato qe shkruaj, m.q.s nuk jane informacjone nga media te specializuara.
Pershendetje.
Plaku,
Ke te drejt deri diku me ato qe thua, por e vetmja menyre per te ndryshuar situaten ishte credia qe Draghi dha. ECB/BQE me lighe nuk lejohet te bjele bonds te shteteve, dhe keshu ajo dha para me interest te ulte.
Problemi nuk eshte se nuk ka para por nuk besim the market dhe ato par nuk investohen.
Draghi apo Monti mund te jen is Goldman Sachs, por jane dhe teknokrat the ekonomista qe po marrine vendimin e duhur.
Nese bankat nuk japin kridi economia nuk fonksionon, bankat mund te kene bere gabimi por ato dhe produktet e tyre jane domosdoshme.
Flm.
Adrian Gj,
Faleminderit per shkrimin civil. Ti ke te drejte por problemi eshte se :
a.- Keto kredi jane kredi te shtypura ne shtypshkronje dhe nuk eshte aspak e drejte qe BQE te kete shtypur leke ne masen prej 35here te vleres se BIP te vendeve te Eurozones. FED-i amerikan ka shtypur vetem 20% te BIP te Amerikes. BQE ka ne barkun e saj nje flluske kolosale qe po plasi do marri ne qafe taksapaguesit e vendeve te Eurozones. Keto leke nuk jane leket e Draghit por leket e taksapaguesve, te cilet nuk jane te informuar per lodrat qe ben Draghi.
b.- Nje pjese e madhe e ketyre kredive te lira perdoren nga bankat investuese per te luajtur ne burse dhe shitje derivatesh. Keto banka nuk duan fitim 4% por fitim 25%. Ne se bisnesi del me fitim, fitimet i ndajne shefat e bankave ( boni ) dhe ne se bisnesi del me humbje ( si ne vitin 2008 ) kemi “to big to fail” dhe humbjet i mbulojne qeverite me leket e taksapaguesve duke mos respektuar keshtu ligjin themelor te tregut : “Ne se ke humbje, duhet te ndeshkohesh ose duke te blere nje banke tjeter ose duke falimentuar duke bere keshtu ridimensjonomin e sektorit bankar ne treg.” Pra fitimi pervetesohet dhe humbja socjalizohet.
Pershendetje
Zoti plaku, papademos, dragi,monti, keta teknokrat bashke me velleain e papandreut edhe ish ministri ekonomik papakonstantinou simbas Time kane fituar me miliona euro ne kapitullimin qe i ndolli greqise para 2 javesh.. Deficiti tregtar i greqise u fry ne menyre te qellimshme nga papakonstandinou dhe nga momenti ne moment bomba do pelcasi keshtu qe kriza u krijua ne nje nga vendet me te dobta konkurente ne BE ishte VERY FAKE . Poshte teknokratet e tipit Monti Papademos. te lutem lexo istorikun per kto neofashista(po nuk i gjete ti dergoj une) dhe do ta kuptosh mire per ke flasim.. Te gjithe te mirat dhe pension te mbare
arti NY,
Shume te faleminderit per urimin ne lidhje me pensionin. Te uroj nje fund jave te mbare ty dhe familjes.
PLAKUT, dragi,monti etj jane masone.
Djema, me falni ju lutem sepse pu ju bezdis. Me siper Draghi, kjo pjelle e botes se financave, thote :
“Modeli i vjetër i shtetit social në Europa ka vdekur, për shkak se nuk mund të realizohej pa borxhe. Gjermanët kanë gjetur një mënyrë tjetër, pa borxhe gjigande.”
Djema, me lejoni tju kujtoj se, kjo teze e ndyre, ka nje kuptim shume te madh dhe ka qellime shume te zeza. Qeverite e ndryshme nuk i bene borxhet gjigande sepse shteti socjal ne Europe eshte bere i shtrenjte. Borxhet u krjijuan konkretisht :
– Gjemani,France,Angli
Ne shtator 2008,kur falimentoi banka Lemon Brothers, kjo banke kishte shitur me miljona paketa te semura financjare neper bote. Shume banka gjermane etj. i kishin blere keto paketa te semura dhe nuk dinin se sa kishin vete dhe bankat e tjera nga keto paketa. Ne fushen e lojes doli armiku me i madh i bankave MOSBESIMI. Bankat nuk shkembenin me leke me njera tjetren se kishin frike. Shume banka ishin shume te fuqishme dhe falimentimi i tyre do : a.- Rezikonte kreditimin e ekonomise reale gjermane dhe b.- Si ne Argjentine, njerezit do suleshin neper banka per te marre kursimet e tyre. Ne keto kushte qeveria gjermane dhe franceze etj. rifinancoi keto banka duke marre borxh ne tregun e kapitalit boteror. Pra borxhi gjerman,francez,anglez,etj. NUK u krijua nga sistemi i shtrenjte socjal. Ai u krijua nga plasja e flluskes se imobiljeve ne USA. Pra signor Draghi genjen ne menyre te paturpeshme.
– Leku i lire ne Spanje beri qe, te kishte nje rritje te shpejte dhe jo te shendeteshme te industrise se ndertimit. Per qellime spekulative u ngriten me dhjetra mijera shtepi duke dhene kredi si ne amerike, njerezve qe nuk kishin bonitet. U krijua fluska dhe ndodhi ajo qe ndodhi ne Amerike. Pra borxhi spanjoll nuk erdhi sepse sistemi socjal eshte i shtrenjte.
– Irlande.
Qeveria irlandeze e nxehu shume tregun e ndertimeve nepermjet lekut te lire, taksave favorizuese, heqjne e rregullave per bankat.Pasi plasi flluska e imobiljeve ne Amerike, atehere ndodhi e njejta gje qe ndodhi edhe na Gjermani. Qeveria mori borxhe per te mos lene bankat te falimentojne.
Djema, me falni se e zgjata. Per momentin po luhet nje loje e ndyre midis botes se financave, qe ka marre timonin ne dore dhe politikes e cila eshte e coroditur. Duket kjarte se midis tregjeve dhe demokracise egziston nje kontradikte e madhe. Tregjet, nepermjet fjaleve te Draghit pretendojne se ekonomia e tregut socjal i Europes nuk mund te financohet me si me pare. Kjo nuk eshte e vertete. Financmimi behet duke luftuar ne maksimum evasionin fiskal, taksimin e drejte progresiv ( dhe jo taksimin e theshte qe mbron injoranti Sala ), investime te kapitalit europjane ne vendet e pazhvilluara qe fitimi qe del prej andej te perdoret per sistemin socjal etj.Pra demokracia por rrezikohet dhe popujt duhet te kene kujdes nga futja ne fushen e loje se fashizmit financjar ose fashizmit te bardhe sic thote profesor Tremonti, ish minister i finacave i Italise ne librin e vet te fundit.
Pershendetje.
–
Per borxhet mund te them se ne vitin 2005, Gjermania i kishte sektorit privat brenda ne Gjermani, borxh nje shume rreth 800 miliarde.
Sa eshte tani qe shkruaj ky borxh, nuk jam ne gjendje te them.
Popujt te kene kujdes -thote plaku. Po c fare te bejne o plaku?
arjani,
Per shembul populli grek ne zgjedhjet e prillit te mos zgjedhin populistet e majte ose te djathte por te zgjedhin parti qe te rivendosin demokracine ne Greqi.
Populli francez te zgjedhi Hollande i cili eshte kunder fashizmit financjar. Ne Gjermani ne vitin 2013 te zgjedhi partine socjaldemokrate gjrmane e cila ne planet elektorale te saj ka shume pika per mbrojtjen e demokracise. Ne Amerike te zgjidhet Obama dhe jo republikanet e “Tea Parti” te cilet duan te reduktojne sa me shume shtetin socjal dhe demokracine ne Amerike.
Ne Shqiperi duhet hequr pa tjeter idioti ekonomik Sala i cili, si budalla qe eshte, pretendon se eshte nje pasues i Reganit pa e ditur se, Regani ishte nje idiot nga ana ekonomike dhe ultra liberal, pra per lenjen e tregut te beje cfare te doje, gje qe solli krizen e imobiljeve ne vitin 2008. Sala eshte per taksen e sheshte qe, konkretisht nuk e ka asnje shtet demokratik ne bote. Nje takse ultra e djathte. Gjitha bota perdor taksen progresive, te cilen Sala, si injorant qe eshte, e quan takse marksiste. Nuk di por para disa ditesh pashe ne TV klan ne emisjonin “Opinion” nje bisede me guvernatarin e Bankes se Shqioerise. Ishte per te vene duart ne koke me budallalliqet qe nxirte nga goja. Budallalleqe qe i shoqeronte me shume fjale teknike ne anglisht. Dhe te mendosh se, ky injorant drejton politiken e lekut ne Shqiperi.
Pershendetje.
Plaku, nuk jane budallenj jo. Shqiperia e saliut eshte ”laboratori” i reformave liberale amerikane. Sistemi piramidal u pagezua ne shqiperi dhe me vone ne shkalle planetare po ashtu dhe taksa e sheshte eshte nje teze qe perdoret ne shqiperi per te pare efikasitetin e saj. Me Saliun jemi bere si kafshet qe i perdorin per studime gjithashtu keto eksperimente te USA kishin per qellim, prodhimin e krizes financjare per zhdukjen e socjalizmit ne bote. Mjere shqiptaret qe mendojne se na duan te huajt dhe presin te na rrugullojne.
Kalors,
Me fale po jeni gabim sepse thuajse te gjitha shtete nje periudh tranzicioni, pak apo shume, kane pasur piramidat – apo sic ghuhen Ponzi schemes.
Ne 96 une isha student dhe im ate me tha se kishte futur disa leke ne emrin tim ne nje nga firmat piramidale. Une thash ne ate kohe se me mire do kishte bere te me jepte mua ti harxhoja ne kafe ne universitet….
Qeverit duhen te rregullone tregjet, por ne ate kohe apo edhe sote, shqpiria nuk kishte entet rregullatore te duhura.
Ne nje ekonomi te lire duhet te kete nje balance ne ate qe lejohet apo nuk lejohet….
Askush nuk e detoroje njerizit ne Amerike apo Angli te futeshin borxh per shtepi as shume sa ti humbasin apo mos mund ti paguajn…
Gjithashtu dhe ne Greqi njerezite duhet te paguajne taksat qe u takon dhe jo te dalin pension 50 vjec. Ne greqi kane firmen e transportit hekurudhor p.sh. qe eshte shtetrore dhe ka me shume puntore se pasagjere. ne fakt nje nga ministrat grek thoshte so do te ishte me lire ti transportonim njerezite me taksi…
Plaku ketu jam ne kundershtim me ty, se SPD, e pati pushtetin, por Gerhard Schröder, si kancelar, u lidh me Putinin e Rusise dhe filloi ti beje karshillek ´SHBA-se.
Schröder u tregua i pabese se ai e di shume mire, qe ishte SHBA me planin Marshall, qe e ngriten Gjermanine Perendimore perseri ne kembet e veta dhe ishte perendimi, qe ja hoqi shansin BRSS, qe te mos okuponte te gjithe Gjermanine.
Vertet Schröder u lidh me Rusine, por partija qe ia perfaqesonte, nuk kundershtoi aspak kete afrim me ruset dhe largim me SHBA-ne.
Ne France nuk e di, se kush duhet te fitoje, por ne Gjermani duhet te fitoje CDU-ja, ku edhe une vete jam anetar i saj.
Panvaresisht se jam kunder demokratikes se Saliut ne Shqiperi, se ajo per mua eshte nje parti ultra e majte dhe nje parti me hajdute dhe sharlatane dhe per kete jam shume i kenaqur, neqoftese partija e re e Bamir Topit, te perfaqesoje te djathten e vertete.
Te gjithe kompetent te financave, e derrmuam burrin e botes fare me kritika.Por a e kuptojme qe themeli i krizave jane besimi i publikut dhe cdo fjale e mire e thene nga personat qe drejtojne institucionet financiare gjalleron tregun .Shifni euron sot u rrit goxha ne raport me dollarin fale kesaj interviste.Nuk u mjafton kjo?
Jam shum dakord me ty per rikthimin e Besimit ne tregje dhe heret a vone printimi i parave do fillonte,por Euro e forte eshte 1 lajm i Keq per Evropen.Ne fakt gjendja ekonomike e Evropes as qe nuk e justifikon fare kursin e shkembimit te Euros me Dollarin,dhe per rrjedhoje me monedhat e tjera.Plus,i bo mallrat Evropiane shume te pakonkurueshme neper bote.
Teorikisht keshtu besohet se nje Euro apo nje Dollar i forte i bene mallrat respektive te pakonkurueshme,por ne te vertete nuk ndodh keshtu kjo qofte edhe per faktin se shumica e mallrave kane kontrata shitjeje afatgjate si ne cmime e sasi.Shiko te lutem transaksionet ne sasi te diteve te fundit dhe do konstatosh qe dollari i forte-masa e ulet dhe e kunderta.Mjafton te themi qe deklarata ne flale i gjelberoj edhe vete bursat amerikane pas shume ditesh ne te kuqe.Pergjithesisht cdo rritje e bursave sjell edhe forcimin e Euros kundrejt valutave te tjera e kryesisht US dollar-it.