Tjetër shuplakë për Berishën. Fondacioni Bertelsmann: Shqipëria, REGRES të konsiderueshëm

22 Mars 2012, 19:27Politika TEMA

Në ditën kur Berisha feston 20 vjetorin e fitores në zgjedhjet e para parlamentare, dy nga emrat më të njohur në botë, The Economist dhe Fondacioni Bertelsmann, deklarojnë se Shqipëria po shënon regres të konsiderueshëm. Duke përdorur një gjuhë të pazakontë, raportet e publikuara nga të dy agjencitë, theksojnë se vendi po noton në ujëra të rrezikshëm (Red.Tema)

 

Nga Keida Kostreci, Zëri i Amerikës

 

Një raport i fundit që studion përparimin e 128 vendeve në zhvillim dhe në tranzicion arrin në përfundimin se shumë vende po e ulin gjithnjë e më shumë lirinë politike, dhe rajoni i Evropës Juglindore është mes atyre ku një dukuri e tillë është më e theksuar.

Indeksi i Transformimit, një tregues i shoqëruar nga një raport dyvjeçar i Fondacionit Bertelsmann, me qendër në Gjermani shqyrton prirjet kryesore politike, sociale dhe ekonomike të 128 vendeve të përfshira në raport.

 

Shqipëria

Në raportin e këtij viti për Shqipërinë thuhet se prirjet shqetësuese politike në periudhën e shqyrtuar – që në vitin 2009 deri në pranverë të vitit 2011 – e arritën kulmin me protesta të dhunshme që u kthyen në vdekjeprurëse para kryeministrisë, si edhe dështimin e qeverisë për të hetuar vdekjen e protestuesve. “Problemet politike dhe shoqërore të Shqipërisë zienin prej kohësh nën sipërfaqe dhe është faji i politikanëve të vendit që nuk arritën të zgjidhin tensionet që sollën si rezultat krizën aktuale”, thuhet në raport.

Zgjedhjet e vitit 2009, thuhet në raport ishin një hap i rëndësishëm prapa drejt reformave më demokratike, pasi rezultatet sollën një radikalizim të rrezikshëm mes partive të opozitës që kërkonin një hetim të zgjedhjeve duke akuzuar për manipulime dhe shumicës qeveritare që i hodhi poshtë këto kërkesa. Tensionet u përshkallëzuan me publikimin e videos së zëvendës kryeministrit Ilir Meta. Mos hetimi i akuzave për korrupsion që përfshijnë ministra, si edhe për të realizuar ndjekjen penale të atyre pak rasteve që kanë arritur të paraqiten në prokurori, tregon dështimin e vazhdueshëm të një shteti ligjor që edhe pa këto ishte i dobët dhe konsolidimin e një kulture mosndëshkimi, thotë raporti.

“Gjatë periudhës së studiuar, vendi ka dëshmuar një rënie të konsiderueshme në shumicën e treguesve matës të pjesëmarrjes politike, stabilitetin e institucioneve demokratike dhe integrimit politik dhe shoqëror”, thotë raporti. Në raport thuhet se vendi ka treguar gjithashtu shenja shqetësuese në rënie në ekonomi, kur rritja e prodhimit të brendshëm bruto – një nga arritjet më të rëndësishme të Shqipërisë vitet e fundit – u ngadalësua në mënyrë drastike në vitet 2009 dhe 2010. Planet e qeverisë për të rritur shpenzimet shoqëruar nga të ardhurat në rënie e kanë rritur deficitin buxhetor si edhe borxhin publik.

Në raport thuhet se vendi e nisi tranzicionin demokratik me sfida të vështira shton se aftësitë e dobëta drejtuese, përdorimi joefiçent i burimeve dhe politika përçarëse kanë minuar edhe më tej arritjet e brishta të tranzicionit demokratik. Sipas fondacionit sinjalet pozitive ndërkombëtare, si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave nuk kanë mundur ta zmbrapsin prirjet problematike të brendshme.

Shqipëria radhitet e 41mes 128 vendeve përsa i takon statusit të vendit në përgjithësi që mat transformimin ekonomik dhe politike, me një vlerësim prej 6.28 në një shkallë ku 1 është niveli më i ulët dhe 10 më i larti. Përsa i takon transformimit politik, radhitet e 43-a me një vlerësim 6.70, dhe ekonomik 5.86. Ndërsa në treguesin e quajtur indeksi i menaxhimit, që mat cilësinë e qeverisjes vendi radhitet i 57-i, me një vlerësim prej 5.35 pikësh.

 

10 komente në “Tjetër shuplakë për Berishën. Fondacioni Bertelsmann: Shqipëria, REGRES të konsiderueshëm”

  1. tourkofagos says:

    po c’shuplake more,turkoshaku Berisha do plumbin e te hidhet si kerme ,ta hane mishngrenesit ne kopshtin zoologjik…..

    1. Ky osht raport lobimi ortodokso-socialpuqist, jena nr.2 pas Gjermonve per ekonomi ne dekomkraci, duket sheshit.

    2. epirus says:

      Varri i Arkanit ruhet me roje te armatosur, ka mundesi qe edhe ky dudumi , nje fat te tille do te kete. Jo per gje por jane te tyret.

      1. tourkofagos says:

        ahmet zogu,enver hoxha,sali berisha e ndonje tjeter nuk duhet te kene as varr……..

    3. Shkodrani says:

      Shkomoj tutje, nuk e dim na kush a zeri i ameriks?! Ven ktu, refugjate amerikane dhe ne tregon ne.
      http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/

  2. SHQIPERIA qeveriset nga BANDAT.Do ishte shume me vend,qe ne kete foto te shtonit edhe RAMEN.

    1. Alket says:

      Me ty jam koleg, Qe nga Nexhmije sorra e deri me i fundit ne politike jan qelbesia te sherbimeve te huaja qe kane shitur edhe familjet e tyre, e jo me Shqiperine, per perfitime financiare.

  3. Devolliu says:

    Këta janë tre surretërit më të fëlliqur në Shqipëri.
    Janë hajdutë, tradhtarë, kriminelë, vrasës.
    Të tëra poshtërsitë kanë për t’i paguar; hak pa marrë e borxh pa larë nuk ka mbetur në këtë dynja.

  4. REAL USA says:

    ZONJA K.KOSTRECI
    FALEMINDERIT PER ARTIKULLIN POR SA KRIME QE KA BERE BERISHA NUK NUMEROHEN..POR E KEQJA ESHTE SE AI KA 3 “KARTABIANKA”
    1-TE SIGURIMIT TE SHTETIT
    2-CIA AMERIKANE
    3-UDB JUGOSLLAVE
    sali berishen nuk mund ta hedhi njeri me ne shqiperi.AI OSE MUND TE VRITET
    SI QEN SI AZEM HAJDARI OSE MUND TE PERFUNDOJE NE NJE SKENAR TE ELEMINIMIT
    SI KOSTA TREBICKA…TE TJERAT QE THONI JU JANE PERRALLA SI EKSPERTIZA E FBI E 21 JANARIT..BERISHA TANI TALL LESHT ME KETO SHERBIME INTELIGJENTE..

  5. Treviso says:

    çfar foto!
    No koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje