Shoqëria civile: Drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. KLD të vlerësojë punën e gjyqtarëve të çështjes

22 Mars 2012, 17:58Politika TEMA

Me dhjetëra organizata të shoqërisë civile kanë hartuar një peticion ku kërkojnë drejtësi për çështjen e Gërdecit. Mes nënshkruesve të peticionit është edhe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë

 

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile kërkojnë drejtësi për Gërdecin. Ata kërkojnë që gjykata e Tiranës të zbardhë vendimin e saj sa më shpejt dhe Apeli ta shqyrtojë me përparësi apelimin e bërë nga prokuroria. Në peticionin e tyre thuhet se Ministria e Drejtësisë e ka vështirësuar ndjeshëm ngritjen e padive nga familjarët për shkak të tarifave që duhet të paguajnë. Po ashtu kryeministria nuk e ka vënë ujin në zjarr për dëmshpërblimet e tyre. Shoqëria civile i kërkon KLD-së të hetojë gjyqtarët e çështjes.

 

PETICIONI

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec në 15 mars 2008, shkaktoi vdekjen e 26 personave, mes tyre 2 fëmijë, plagosjen e mbi 300 qytetarëve të tjerë, dhe shkatërrimin dhe dëmtimin e mbi katër mijë objekteve të zonës.

Kanë kaluar 4 vjet dhe drejtësia është munguesi më i madh i këtij procesi. Nga 30 të akuzuarit si përgjegjës për humbjen e 26 jetëve, mbi 300 plagosjeve, dhe dëmeve të tjera materiale:

•1 mbetet i pagjykuar dhe i mbrojtur nga imuniteti;

•10 kanë dalë të pafajshëm;

•4 të akuzuarit për vrasje nuk janë dënuar për këtë akuzë, por kanë marrë nga 10-18 vjet dënim me burgim për veprat penale të tjera si shkatërrim prone nga pakujdesia apo shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Qartazi, Vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë shkaktarët e vdekjes së 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar:

•Procesi penal shënoi një rekord seancash gjyqësore (211 seanca) në harkun kohor të thuajse 3 viteve, afërsisht tre herë më shumë se mesatarja e proceseve të tjera të ngjashme. 53% e seancave (112/211 seanca) dështuan për mungesë të avokatëve dhe mosformim të trupit gjykues. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

•Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, familjarët e viktimave kërkuan dëmshpërblim vetëm të jetëve të humbura dhe ngritën sipas të gjitha rregullave padinë e tyre civile në procesin penal. Gjyqtarët vendosën të veçonin padinë civile nga procesi penal pa dëgjuar zërin e vetë të dëmtuarve. Me justifikimin se padia civile zvarrit procesin, Gjykata e Lartë shpërfilli padinë civile ndërkohë që shumë prej viktimave lanë pas fëmijë të mitur dhe pa asnjë përkrahje. Procesi penal gjithsesi u zvarrit: 211 seanca në 3 vjet.

•Në përputhje me nenin 342 të Kodit të Procedurës Penale, familjarët e viktimave kërkuan që Gjykata të zbatonte ligjin dhe të kryente seanca në çdo ditë pune dhe jo vetëm dy herë në javë. Pas presionit publik dhe ndërkombëtar, Gjykata e shtoi vetëm me 1 ditë më shumë zhvillimin e seancave gjyqësore.

•Prokuroria e Përgjithshme fillimisht u mohoi familjarëve të viktimave të drejtën për t’u informuar lidhur me hetimet, dhe iu përgjigj kërkesave të përsëritura të familjarëve të viktimave vetëm 14 muaj pas tragjedisë, pasi u përball e u detyrua nga Gjykata.

Për 3 vjet rresht, familjarët e viktimave kërkuan vazhdimisht një kopje të provave shkresore të disponuara nga vetë Gjykata e Tiranës dhe nga Gjykata e Lartë, për të mbështetur pretendimet e tyre para gjykatës. Asnjë prej kërkesave (4 kërkesa me shkrim) nuk mori qoftë dhe një përgjigje zyrtare.

Të njëjtin fat patën edhe 10 kërkesat e tjera për informacion drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punës, Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT Nënë Tereza, Bashkisë Vorë, Uzinës së Poliçanit, Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri, etj. Në ato 5 raste kur është dhënë përgjigje, këto kanë qenë gjysmake dhe të pashoqëruara me dokumentacionin autentik siç e kërkon ligji.

Familjarët e viktimave i kanë kërkuar Ministrit të Drejtësisë të marrë masat që i lejon ligji që të përjashtohen nga taksat e larta e të papërballueshme të vlerës së padisë, të cilat shkojnë me përafërsi rreth 20.7 milion lekë. Deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje. Barra e taksës e bën të pamundur vijimin e procesit civil nga ana e familjarëve. Cenimi i të drejtës për një proces të rregull ligjor për shkak të mospagimit të taksës gjyqësore është një shkelje e cilësuar si e papranueshme edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Familjarët e viktimave kanë kërkuar tre herë nisjen e kërkesës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Fatmir Mediu. Këto kërkesa kanë mbetur pa përgjigje.

Dhjetëra të plagosur i kanë kërkuar Gjykatë së Lartë nisjen e një procesi gjyqësor ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes z. Mediu, por në te dyja rastet Gjykata e Lartë vendosi mosfillimin e procedimit penal. Të plagosurit i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pranuar ta trajtojë çështjen pa vonesë, por nuk është shprehur ende me një vendim për të qartësuar këtë situatë.

Familjarët e viktimave i kërkuan Ministrisë së Mbrojtjes nxjerrjen e akteve përkatëse për dëmshpërblimin e tyre, por kjo ministri ia ka deleguar përgjegjësinë firmës private Albademil, duke iu shmangur detyrimeve të veta sipas legjislacionit në fuqi. Këshilli i Ministrave nuk ktheu asnjëherë përgjigje për këtë ankim administrativ të bërë nga familjarët e viktimave, duke shpërfillur të vrarët nga veprimtaria shtetërore e demontimit ushtarak.

Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar. Prandaj, nënshkruesit e këtij Peticioni shprehin njëzëri solidaritetin e tyre me familjarët e viktimave dhe të plagosurit e Gërdecit; shprehin njëzëri revoltimin e tyre qytetar ndaj maratonës së padrejtësive të Gërdecit, dhe u kërkojnë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të realizojnë detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi. Konkretisht:

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.

2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.

3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.

4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.

5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.

6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

Shoqëria civile shqiptare e ndjen si detyrim të sajin të kërkojë vendosjen në vend të drejtësisë. Tragjedia e Gërdecit është testi më i rëndësishëm i shtetit ligjor, i fenomenit të pandëshkueshmërisë, dhe mund të transformohet në pikënisje për një sistem gjyqësor të besueshëm e funksional, në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit. Nëse ky proces dështon, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rikuperuar.

 

Nënshkruesit e peticionit:

1.   Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit, Gërdec

2.   Qendra Res Publica

3.   Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros

4.   Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA

5.   Komiteti Shqiptar i Helsinkit

6.   Instituti për Studime Publike dhe Ligjore

7.   Blendi Kajsiu, politolog

8.   Andrea Stefani, analist

9.   Lëvizja Mjaft

10.  Forumi i Mendimit të Lirë

11.  Qendra e Studimeve Parlamentare

12.  Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

13.  Ilir Yzeiri, publicist dhe pedagog

14.  Shoqata “Asistencë për Komunitetin në Shqipëri”

15.  Shoqata “Misionarët e të Drejtave Sociale të Kuçovës”

16.  Art Kontakt

17.  Lavdosh Fërruni

18.  Instituti Antonio Gramshi

19.  Leart Kola, aktivist

20.  Arlind Qorri, pedagog i shkencave politike

21.  European Centre

22.  Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare

23.  Qendra për Studime të Avancuara

24.  ARSIS – Organizatë Shoqërore për Përkrahjen e të Rinjve

25.  Sindikata e Minatorëve

26.  Transparency International Albania

27.  Tirana Legal Aid Society, TLAS

28.  Hervin Çuli, dramaturg

29.  Partnerët Shqipëri

30.  Konfederata e Sindikatave

31.  ECOPartners Development

32.  European Movement Albania

33.  Shoqata Shqiptare e Geriantrisë dhe Gerontologjisë

34.  Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi – IDRA

35.  Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut

36.  Instituti Axhenda

37.  Qendra për Iniciativa Ligjore Qytetare

38.  Shoqata “Gruaja Verilindore e Papunë”

39.  Lëvizja Vetvendosja Kosovë

40.  Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

41.  Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

12 komente në “Shoqëria civile: Drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. KLD të vlerësojë punën e gjyqtarëve të çështjes”

  1. gjimi says:

    me vjen mire qe eshte ngritur shoqata civile,po ku ishit me heret.

    1. Akoma doni drejtesi a? Doni me shkatrrue familje e Doktorit? Po asht korrupsion patriotik dhe pro-integrus ky mer puqista, jo si ai i juji. Viktimat jane deme ansore.

    2. GEZIM HANZA says:

      Keto shoqatat ti kerkojne edhe ambasadorit Arvizu qe te kthejne ne Shqiperi ish gjeneralin Luan Hoxha. Ai eshte dyfish fajtor: se u perzie ne krim, dhe se u arratis nga Shqiperia per ti shpetuar burgut.

  2. Sali Ram Berisha says:

    Joooo, kemi pune ma te randsishme me krye, ndigjoni ju mue:

    http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  3. Horri i bulevardit says:

    Gjyqtaret duhet te denohen per fshehje te krimit me qellim dhe shkaterrim te drejtesise, me denimet me maksimale.
    Atehere ata do te thone se kush i ka vene nen trysni, per mos te denuar shkaktaret e vertete.

  4. M says:

    Bravo shoqeria studentore ‘just in time’. I bej thirrje levizjes studentore, te mos i qendrojne larg probleme kaq te mprehta siç eshte drejtesia. Nuk ka vend per justifikime te tipit zhgenjim nga politika etj…Te mos rrojne nen trysnine e presionit mbi noten, me mire dy shkalle vleresimi me pak se tere jeten ne ‘liste’ pritje qe nuk do ju vije radha kurre… Sot me shume se kurre studentet duhet te vene firmen e tyre si nje gur ne themelet e krijimit te nje sistemi vlerash ne kete vend.

    LIRI BARAZI VELLAZERI!
    Ciao

  5. 1 says:

    Bravo. PO ku ishit, po s’ka gjo ma mire von se kurre thote populli. Ta mori vesh gjithe dynjoja se Agim Lala prej Shijaku, qi e ka bo Akademine e Mbrojtjes si pronen e Babes, se sun mun me ja hedh ketij populli dot. Ene Mr. Presidenti te maje qendrim si burre ene t’mos perdridhet anej knej. Ma mire o Sala se e dime or jahu qi s’po len gur me e mulu ket krim t’shemtum, se ky vetull ngerthymi qi bo si burr i nderum e knejna na emron Komandat te Komandes se Doktrines ket mener gjeneral ish roje magazine, qi e ka kthy n’pron t’veten me gru e me gjithe farefisin e gruse e t’vetin. Cor o tu bo ky Bamka mor jahu, pse nuk del me fol i llafe per Gerdecin mos e rrej menja se jena tu e honger ate akuzen per fotot e kreministrit. Pse e man ate Lalen per trim? Si dul i pafajshem ai mer jahu? ene Sala bo sikur nuk e di qi e ka bo ushtrine kopesh zologjik

  6. Besmiri nga Luari says:

    Deshiroj ta çojne deri ne fund.

  7. tomori i beratit says:

    Sa te jet sala dhe plehrat e pd qe i rin nga mbrapa si zagar SHQIPERIA NUK DO TE KET DREJTESI POR VETEM zi.

  8. Gentjan says:

    KLD e kryesuar nga Topi dhe kreshnik spahiu vuri ne krye te Gjykates se Tiranes avokatin e krimineleve Artan Zeneli. Dhe jo vetem kaq por presidenti Topi edhe kerkon ta ngere me lart ne detyre avokatin e krimineleve Artan Zeneli, nga kryetar te Gjykates se Tiranes ne anetar te Gjykates se Larte. Cfare mund te pritet nga KLD e Topit dhe nga avokati i krimineleve Artan Zeneli ne krye te Gjykates se Tiranes?!
    Gjykatat shqiptare jane te korruptuara dhe korrupsioni ka kapur majat. Nuk kane qene ne te tille grade me pare. Me kete KLD dhe me emerimet e saj si psh ai i avokatit te krimineleve Artan Zeneli ne Gjykaten e Tiranes, po njesoj ka per te vazhduar sistemi i drejtesise ne Shqiperi.

  9. DHELPRA says:

    Me vjen mir qe ne foto theksohet qe 2 Znj.Gjyqtare te procesit te Gerdecit kan lidhje si nga burri si nga origjina me z.Kryeminister, kjo e rithekson procesin trasparent mbi Gerdecin. Ju befshin mir Euro-t e shqipertarve Gjyqtar/e.

  10. ndrea says:

    Kadiu per paran,ters e vertit sherihan,per para shet dhe t’ane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje