Përfundon telenovela e vrasësit të fëmijëve në Francë, ekzekutohet nga policia

22 Mars 2012, 12:14Politika TEMA
Përfundon telenovela e vrasësit të fëmijëve në

(E PERDITESUAR)- Pas dy ditësh rrethim, policia franceze e ka vrarë të dyshuarin për vrasjen e tre fëmijëve në një shkollë judeje në Tuluzë. Muhamed Merah është vrarë në banesën ku ishte rrethuar prej të mërkurës, ndërsa ka shkëmbyer zjarr me policinë. Për pasojë, gjatë operacionit tre punonjës policie kanë mbetur të plagosur.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kishte kërkuar ta kapnin të gjallë Merah, por rrethimi i tij u kthye në një telenovelë, për shkak se zgjati shumë dhe për këtë arsye policia vendosi të ndërhyjë.

 

Kapja e të dyshuarit për vrasjen e fëmijëve në shkollën hebraike në Tuluzë të Francës, duket se është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Edhe pse mbahet i rrethuar prej dy ditësh nga ana e policisë, ai nuk është mundur që të arrestohet ende. Për këtë arsye, gjithë Franca i ka sytë ende nga Tuluza, duke pritur lajme për arrestimin e mundshëm të Muhamed Merah.

Ministri i Brendshëm francez, Kllod Guend, ka thënë se është e paqartë nëse i dyshuari është ende gjallë brenda apartamentit ku është ngujuar në jugperëndim të Tuluzit.

Ai ka thënë se nuk ka pasur shenja të lëvizjes së tij për rreth 10 orë, ndonëse policia ka dëgjuar dy të shtëna me armë, siç duket nga brendia e apartamentit, gjatë natës.

Policia ka bërë përpjekje të negociojë dorëzimin e të dyshuarit, të identifikuar si Muhamed Merah, që nga mëngjesi i së mërkurës.

Merah, 24 vjeç, me shtetësi franceze, por me prejardhje nga Algjeria, dyshohet për vrasjen e tre ushtarëve francez këtë muaj, si dhe për vrasjen e katër personave në shkollën hebraike të Tuluzit më 19 mars.

Në mesin e viktimave të tragjedisë së fundit ishin tre fëmijë dhe një i rritur.

Merah ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën. Ai ka thënë se i ka bërë vrasjet për t’u hakmarrë ndaj akteve që kanë kryer ushtarët francezë në Afganistan dhe për fëmijët palestinezë, që kanë humbur jetën në konfliktin me Izraelin.

Gjithë kjo telenovelë në fakt, duket se po zgjat prej faktit se presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka kërkuar që Merah të kapet i gjallë.

12 komente në “Përfundon telenovela e vrasësit të fëmijëve në Francë, ekzekutohet nga policia”

  1. pisi says:

    majini tani b*lepremit aty ne mes te frances
    tju shumohen e tju vrasin rehat fare

    1. elinor says:

      Po si more njerez nuk iu shkoi mendja se te gjithe muhamederit jane te gatshem “te shkojne” te allahu po e late te lire?!!

    2. Shkodrani says:

      hallall pushka djema, po ma pare ta kishit vra, ma mir do tisht
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  2. dritani says:

    “Gjithë kjo telenovelë në fakt, duket se po zgjat prej faktit se presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka kërkuar që Merah të kapet i gjallë”.

    Shqiptari e vret dhe pastaj i mbetet te pyese veten si idiot se si u be ky njeri i zakonshem terrorist;
    Francezi do ta kape qe ta mesoje nga personi ne fjale se si u be i tille.
    Ka edhe dicka bazike: ne nje shtet ku nuk lejohet denimi me vdekje shteti nuk e vret qytetarin e tij pervecse kur kane shteruar te gjitha alternativat.
    Kjo eshte akuza qe i behet Shtetit shqiptar per 21 janarin bashke me ato prononcimet idiote nga nje ligjvenese(qe nuk njeh ligjin themeltar) te tipit “te var tek palma”…

  3. Kalorsi i zi says:

    Mohamd Merah u vra, por beri nje reklame per ”salafistet”. Nuk vras veten por dua te vdes me arme ne dore. Per ne eshte nje viktime e nje ideologjie medioker por per ata qe besojne ne kete ideologji kane gjetur nje ”hero”. Te presim vazhdimin e kesaj telenovele se eshte vetem fillimi per mendimin tim.

    Beri lufte para se te vritej.

    1. Bekimi says:

      Kanë ndodhur e do ndodhin më shpesh….derisa qeveritë dështojnë të drejtojnë sipas parimeve njerëzore.
      Kur shteti përdor ushtrinë për të vrarë njerëz të pafajshëm të një shteti tjetër, athere pse pritet diçka më e mirë nga shtetasit?
      Atë që mbjell do korrësh.
      Mua nuk më pëlqejnë këta ngjyrimet islamiste, terroriste, xhihadiste etj, etj….
      Më kujtohet një rast para disa vitesh kur në kampusin e Universitetit Virginia Tech, në Amerikë, dikush vrau 32 vetë.
      Për gjatë një jave para se të mësohej identiteti i vrasëssit, atij i referoheshin me:
      “pushkatari i dyshuar”, por sapo u mësua se quhej Muhamed, atij menjëherë iu ndërrua etiketa në “terrorist”.
      Padyshim se akti i tij, përveçse terrorist s’mund të ishte, por pyetja është përse jo qysh në fillim. Ajo që dukej hashiqare ishte terrori. Se kush e kreu, ishte thjesht për të identifikuar autorin me emër, ndërsa vepra ishte e qartë që kur u krye.
      Kur terroristi Timothy McVeigh shkaktoi vrasjen e mëse 165 njerëzve, përfshirë shumë fëmijë, në Oklahoma, më 1996, qeveria dhe mediat me të drejtë e quajtën atë si aktin më barbar terrorit të ishte kryer ndonjëherë në Amerikë. Por fill pas 11 shtatorit 2001, në përvjetorin e masakrës së Oklahomna City , 19 Prill, gazetat dhe mediat vizive, ose nuk e përmendin fare, ose kam lexuar gjysëm faqe gazetë ku nuk përmendet fare fjala rrënjë- terror.

      1. Kalorsi i zi says:

        Bekim, i kujt eshte faji ne thellesi mund te diskutohet dhe ka gjera qe pranohen ne nje analize, megjithese nuk provohen dot me prova. Shtetet perendimore nderhyjne sepse nuk ka stabilitet ne keto shtete.
        Problemi eshte se realiteti na ben te gjykojme me prova dhe prova ka shume keshtu qe teza dhe antiteza nuk mund te ballafaqohen ne menyre qe te bindi qytetaret qe jane viktime te konfliktit interfetar.
        Po te shohim te gjitha shtetet te bazuara tek feja islame kane ne brendesine e tyre nje fenomen demografik kontradiktor ndermjet kultures dhe ekonomise. Ekonomia e ketyre vendeve nuk mund te beje balle rritjes demografike te cilat vine dhe prishin stabilitetin e tyre shteteror. Mbase problemi i ketyre vendeve eshte krijimi i papunesise dhe konsekuenca qe njerezit kane kohe te meren me fene dhe kerkimin e nje bote perendimore te cilen duan ta ndryshojne. Nuk mund te edukosh sic duhet nje familje me 8 femije sot po ashtu dhe nje shtet nuk mund te kete stabilitet ne afatgjate po nuk investoi tek puna dhe edukacioni.
        Te mos harojme qe femija lind njelloj si kafsha dhe edukata e ben ate njeri.

        1. Bekimi says:

          @kalorësi i zi:
          Parë nga këndvështrimi shqiptar, ne duhet të bëjmë një gjykim më objektiv të temës pasi kemi luksin të qënit spektatorë.
          Është për të ardhur keq që disa komentues këtu shprehin një fobi ekstreme për muslimanët, duke u vënë automatikisht bishat terrorist a xhihadist ,etj… kur shumica e bashkëkombasve të tyre janë pikërisht muslimanë.
          Unë jam një i tillë. Unë e kam të vështirë të dalloj mes një idealisti fetar (i çfarëdolloji feje) që vret për ato ideale, dhe një tjetri (si puna e asaj familjes në Kurbin sot, që në përpjekje për të vrarë të vëllain (madje dy vëllezër për të vrarë një vëlla të tretë) i vrasin të bijën, pra mbesën.
          Si bashkëkombas, në dritën e këtij makabriteti në fjalë që ndodhi në Francë, çfarë reagimi do të kishit?
          Nëse reagimi ndaj një padrejtësie është ekstrem, pra me vrasje, atëhere nuk ka vend për mbështetje nga publiku gjakftohtë.
          Aq më pak mbështetje mund t’i japësh një kombinati vrastar shtetëror që vret në emër të popullit që e ka zgjedhur, madje, edhe me motive fetare, duke qenë shtet laik, si ai amerikan:
          http://www.youtube.com/watch?v=1job2ssLAPc
          Do mirëprisja reagimin tuaj (shyqyr që s’më qëlloni dot me snajper)!

  4. gallata says:

    Ngushellime o “net”, ta vrane vellaun !

    1. elinor says:

      Ka shume mundesi qe ky ishte “net-i” vete shqipfoles se ka disa dite qe nuk e kam pa te komentoje!

  5. Nesti says:

    Ngelen shume enigma dhe pyetje me kete vrasje,i vetmi qe kishte nevoje qe mos fliste ky (krimineli) eshte sarkofazhi ne fushate elektorale ,e gjithe kjo jave zhurme do shfrytezohet vetem nga cifutet qe jane sponsorizuesit kryesore me kanalet e tyre televisive te sarkos.kjo lloj teatri I organizur rrit vetem friken tek votuesit dhe tregon qe te huajt sduan te integrohen……pak a shume te vetmet fjali dhe teori ku sarkofazhi ka mbeshtetur fushaten elektorale…..europa qe te kthehet europa e perpara krizes finanziare duhet te kaloje majtas ne france ka shume mundesi ,ne gjermani do ndodhi shpejt ,

  6. Nentori i dyte says:

    Edhe nje shok i Aridit e Hysen Sherifit i hapi dhembet. T´ligat na i marrte!!! Njerez qe vrasin per fe e zot jane kafshe pa mundesi mendimi dhe logjikimi. Kafshe te tilla duan dajak, hekura dhe plumb, ndryshe jeti kafshe xhihadiste nuk ndalen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje