Ish- deputeti Alfred Paloka dhe një prej personaliteteve të njohura në fushën e energjisë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Alfred Paloka ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1996. Alfred Paloka, për një periudhë 45 vjeçare ka kontribuar në fushën e elektroenergjetikës. Për 23 vjet rrjesht ai ka qenë pedagog e drejtues në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit të Tiranës (sot Universiteti Politeknik), ku ka fituar dhe gradat shkencore “Kandidat i Shkencave” dhe “Doktor i Shkencave” si dhe titullin Docent.
Për një periudhe 10 vjeçare ka punuar në Sistemin Energjetik Kombëtar, në Institutin e Energjetikës dhe KESH me detyra të rendësishme studimore e drejtuese.
Mësohet se Paloka ka humbur jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ngushellime familjes per humbjen e parakohshme te njeriut te tyre te dashur.
Ngushellime familjes dhe te gjithe te dashurve te tij per humbjen e ketij njeriu te ndershem dhe profesionist.
Nderim per profesorin tone te nderuar dhe respekuar.
“Tema” mund te kishte gjetur nje foto te ti.
Alfred Paloka, ka qene njeri i mrekullueshem. E kam patur shume vite komshi ne breg te Lanes ne Ali-dem.
Ngushellime te dhimshme familjes se Alfredit.
Nga ishbanori në “Azreni, pallati 4, shk 2, apt 20”, sot në USA.
Me Fredin u njoha qysh ne Politeknikumin “7 Nentori” e ne vazhdim ne Universitetin e Tiranes. Nje shok i shkelqyer, Inteligjent e modest. Te dy patem fatin te kishim Udheheqes Diplome Prof.PETRIT RADOVICKA! Ne Prill ’65 Profesori ndodhej ne Kine me Delegacionin Qeveritar per Projektet e Hidrocentraleve mbi Drin. Per kohezgjatjen atje Ai me rekomandoi te konsultohesha me Fredin, qe ishte Diplomuar nje vit para meje. E vecanta e Fredit ishte se Ai dha nje kontribut te vecante ne fushen Elektro-Energjetike:-Fitoi disa Tituj e Grada Shkencore. Familja e Fredit te trashegoje Virtytet e FREDIT. Ai mbetet EMBLEME e Shkences Shqiptare. Ngushellime Familjes. Lamtumir i paharuari FREDI!
O Dike se ti e njihke mire, po kete Ed Paloken ca e ka?
I perjetshem kujtimi. Jam vecanerisht i hidheruar per humbjen sepse Alfredi ka qene nje nga profesoret me te mire qe kam patur ne jeten time. Me dhuroi nje pjese te profesionit qe ushtroj. I ndrihte shpirti.
Ngushellime familjes.
Enginner Andrea nga Boston USA