Skandal te tatimet, zhduken pa lënë gjurme komunikimet disa vjeçare

21 Mars 2012, 21:39Politika TEMA

Në fillim të javës së kaluar emisioni investigativ ‘Alarm’ në radio- televizionin Ora News mësoi se serveri i komunikimit të brendshëm i Drejtorisë së Tatimeve ishte fshirë. Pra, komunikimet disa vjeçare në email të punonjësve me drejtuesit, punonjësit me njëri- tjetrin, apo të këtij institucioni me Ministrinë e Financave dhe institucionet e varësisë ishin zeruar.

Që në çastin e parë emisioni ‘Alarm’ kërkoi informacion nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo. Autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve zyrtarisht nuk dhanë asnjë përgjigje. Emisioni ‘Alarm’ vazhdoi interesimin në Ministrinë e Financave. Burime të kësaj ministrie konfirmojnë jashtë kamerave se një gjë e tillë ka ndodhur, por për të respektuar institucionet kthyen përgjigje se këtë informacion duhet ta konfirmojë vetë institucioni përkatës dhe këtë shkrese ia nis edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Rreth 10 ditë pas bërjes publike të këtij skandali, sot me 21 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kthen një përgjigje përmes zëdhënësit të saj, Erion Prifti, ku shpjegon detyrat që ka ky dikaster në lidhje me komunikimin zyrtar dhe krejt përciptas në fund thotë ku shpjegimi është sipas ligjit, por pa bërë specifikime.

Ky paragraf le të kuptohet se fshirja e serverit nuk është një çështje që i përket interesit publik, por burimet nga brenda institucionit thonë se në e-mailet zyrtare të punonjësve gjenden të gjitha prapaskenat disa vjeçare të këtij institucioni.

Fshirja e tij ngjall dyshime të mëdha për atë që ka ndodhur.

15 komente në “Skandal te tatimet, zhduken pa lënë gjurme komunikimet disa vjeçare”

  1. Arditi says:

    Qe kur majmunet e Sali Vocidolit mesuan te perdorin kompjuterin kane bere goxha avancime.Deri me tashi pas kaq vitesh kane arritur te mesojne vetem butonin “delete”. Ky eshte nje progres i madh i majmuneve me ne krye kryemajmunin heroik Sali Jashtqitja.Kot mundohet NASA te shkoje ne Mars per studime.Ja ku ka me bollek specie jashteplanetare ne institucionet e Vucidolit qe do te duhen vite studime e eksperimente te avancuare,e prape do te jene mister i ketij planeti.

    1. Poliksenos says:

      Po bëhen gati të dorëzojnë institucionin se po vjen rotacioni i detyruar.Me sa duket urdhëri është që të fshihen sa më parë sepse 2013 nuk mund të pritet si vit normal zgjedhjesh.Kërkoini sa më parë,ndryshe,do të gjeni vetëm kasën e serverit.Apo e harruat serverin e kryeministrisë!

    2. Mirela says:

      Asnjehere nuk mund te fshish gjithshka! Dicka mbetet gjithmone.
      Ja p.sh. U munduan tja fshinin memorien Frok Qupit, ta benin demokrat, po ai po spiun e komunist i rendomte mbeti. Po kafshe pylli mbeti. Edhe nga permasat e organit mashkullor duket shume inferior krahasuar me kinezet, jo me shqipot ?

      http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/

  2. Altin-K says:

    Fshirja e e-maileve te brendshme te D.P.tatimeve eshte mese i vertete dhe permbante te gjithe korrespondencen jo vetem brenda institucionit por edhe korrespondenca me tatim pagues. Eshte nje akt i qellimte, por i kryer ne keto momente qe te mos bjere ne sy nese do behej vitin tjeter. Duhet nisur nje hetim kryesisht per kete rast sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  3. tourkofagos says:

    islamiket e PD do te bejne shume pislleqe dhe krime perpara se te largohen,ky eshte vetem fillimi……..!

    1. Shqiptari says:

      Leri islamiket atje ku jane. Ne Shqiperi, fjala islamik, nuk ka kuptimin qe aludon ti o i zi.

  4. diamond says:

    Qeveri transparente s’ke ç’thua.
    Ku eshte Qerua te na shpegoje pak nga kompjuterat?
    Apo eshte i zene me komentet per vizitat e Edvinit.
    Ujku’ujku therrasin keta batakçinj por çakalli ben kerdine.
    Sa behet stani me lepuj aq behet shteti me keta injorante.
    Ku je fshehur Mike baxhella qe nuk mbron paudhesite e Qeverise bastarde(te ciles me siguri i perket).
    Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene!
    Kuje o kuje.Mallkuar qofshi shtate breza o te pa udhe.

  5. Dean says:

    Ka fillu fushata e Zhdukjes se gjurmeve…………
    Albanistan hesapi.

  6. Shefqet Cela says:

    SHEH RRUSHI RRUSHIN DHE PIQET!
    Kryeministrija fshehu gjurmet e krimit te 21 Janarit. Pse te mos beje edhe ministrija te njejten gje?
    Eshte ne natyren e barbareve qe te fshijne te gjitha gjurmet. Mbrapa barbareve gjen germadha dhe qymyr. Megjithate historija e barbareve eshte shkruar plotesisht.
    Sado te perpiqen nuk e mbulojne diellin me shoshe. Gjurme kane lene gjithandej. Keta gjykates nuk jane te perjetshem. Ikja e Saliut o do ti sjelle ne vete ose do te behen te veteasgjesuar.
    Fundi i tyre eshte i afert!

  7. Jovan Bregu babi Majlindes says:

    eshte e kuptushme ..maloku e di qe se shpejti do zhduket nga politika dhe do te fshije cdo gjurme korrupsioni plus do krijoje kaos ..shpresoj mos ta bej kete me gjakderdhje si ne 97…nga nje kafshe perverte vucidoli dhe qente qe ka verdall mund te presesh cdo gje

  8. Denis says:

    E si nuk paska back-up serveri se na habiten keta? Ku ka servera pa back-up??? Cudi!

  9. lili says:

    duhet me i ftu hackerat shqiptar me ba back up edhe copy ne gjithe ministrite para se keta t’i fshin krimet e korrupsionit!

  10. Skenderbeu says:

    A ka kushtetute dhe ligje ne kete vend o njerez? Si eshte e mundur te vihet dore ne servera dhe dokumenta me rendesi shteterore? A ka Prokurori ne kete vend? Cfare presin qe ta zhdukin gjith memorien e ketij shteti???

  11. Horri i bulevardit says:

    Nuk eshte skandal, por eshte fshehje e vjedhjeve, vetem TV KLAN, qe ne fakt eshte biznes i familjes Berisha, me gjithe shumat marramendese qe ka perfituar, nga reklamat e shtetit, nuk ka paguar asnje takse, sic paguajne mediat e tjera qe jane ne opozite me qeverine dhe kjo eshte arsyeja, se edhe ata po e shikojne renien e lire te Berishes dhe per kete po marrin masat e tyre, qe vjedhjet dhe mospagimet e taksave, te jene te fshehura dhe te pamundura te rishihen edhe njehere.
    Kjo eshte dicka e qellimshme, ashtu sic ishin te qellimshme, kur ne 97-ten, u dogjen dhe u zhduken dosjet e pensioneve, neper komuna e bashki, apo dhe djegja e kadastrave, apo dhe rasti i zdhukjes se dosjeve te ish spiuneve.
    Sali Berisha e ka shkaterruar me themel shtetin shqiptar, dem qe shqiptaret do ta shohin, kur ky mos te kete me pushtet politik.

  12. Myzeqari says:

    O zot cfare po ndodhe ne kete vend si ka mundesi te zhduken gjithe keto gjera kur per to ka nje njeri pergjegjes qe do te jape llogari pse humben, kush i fshiu, pse u fshine. Ore i bejne pazar kokes keta vicidolas apo do te shkojne te gjithe ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje