Privatizimi i dyshimtë i Albpetrol

21 Mars 2012, 20:37Politika TEMA

Debatet për privatizimin e Albpetrolit në Parlament u ndezën, kur maxhoranca propozoi në mënyrë të papritur një amendim të ligjit në minutën e fundit.

Ndryshimi i propozuar nga deputeti Edmond Spaho rrit numrin e vendburimeve të naftës, që do i shiten privatit.

“Po kur zona A dhe B mund t’i jepet Albpetrolit, dy lista A dhe B, ku është sakrilegji, që nuk u dashka vënë ndonjë listë tjetër me ndonjë zonë tjetër? Ku është faji i madh që po bëhet këtu, kur ata zotërinjtë më parë ia kanë pas bashkëlidhur listën A dhe B Alpetrolit. Atëherë përse bërtasin për një listë tjetër?, tha Spaho.

Ligji ishte votuar më parë vetëm në komisionet parlamentare me dy lista, A dhe B në të cilat ishin përcaktuar vendburimet dhe zonat naftëmbajtëse që do shiteshin tek privati.

Me propozimin e papritur, maxhoranca shtoi edhe një tjetër listë, të ashtuquajturën lista C, e cila mbetet e paqartë, se çfarë vendburimesh shtesë do të përfshijë, pasi nuk është hartuar akoma dhe do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim qeverie.

“Marrëveshja midis Ministrisë dhe Albpetrolit, që quhet marrëveshja Albpetrol, nuk ka listë C, por vetëm listë A dhe B. Në listën A janë vendburimet në tokë të naftës, gazit, bitumit etj, ndërkohë që në listën B janë burimet po prapë në tokë të gazit dhe bëhet fjalë për vendburimin e Delvinës. Çfarë është lista C? Çfarë fshihet në të? Cilat janë vendburimet që janë në listën C?”, pyeti deputeti socialist Erjon Braçe.

“Zona e Delvinës është dhënë me marrëveshjet hidrokarbure dhe dy zona të tjera Panaja dhe Velca. Ne kërkojmë që t’ia rikthejmë përsëri prapë Albpetrol me marrëveshje hidrokarbure dhe një zonë C, që është zona e Durrësit, midis Durrësit dhe Tiranës. Pra nuk ka asnjë sekret për ju dhe për gjithë shqiptarët. Dhe kjo, zoti Braçe, nuk vjen me ligjin, por do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe pastaj do të jetë pjesë e të gjithë dokumentacionit që do të privatizohet”, tha ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Nasip Naço.

Formula e paprecedentë e shitjes së Albpetrol po shndërohet në një nga privatizimet me të përfolura të pronës publike. Për herë të parë, qeveria po transferon tek privatët, jo vetëm asete fizike, por edhe të drejta të veçanta që deri tani kanë qenë ekskluzivitet vetëm i shtetit.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë dhe në asnjë rast, që të drejtat e marrëveshjeve hidrokarbure, lidhur me shfrytëzimin e pasurisë më të madhe që ka Shqipëria, të një pellgu naftëmbajtës, që është më i madhi në Europë, të menaxhohet, disponohet, keqpërdoret nga një kompani private sado prestigjoze që kjo të jetë. Këtu qëndrimet tona ndahen”, tha deputetja socialiste, Mimi Kodheli.

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon i pasur me naftë, që disponon madje edhe vendburimin më të madh në Europën kontinentale, atë të Patos Marinzës, i cili mendohet se ka edhe 30 milionë tonë rezerva nafte të nxjerrshme.

Privatizimi i Albpetrol mbyll përfundimisht historinë e pronësisë publike në naftë, e cila tashmë i kalon e gjitha privatëve, dhe jo vetëm si aset fizik, por edhe me gjithë të drejtat e posaçme, përfitimet e veçanta që merr shteti nga kompanitë e huaja, që kanë marrëveshje koncesioni për të shfrytëzuar puset e naftës, që në gjuhën teknike quhen ndarja e prodhimit dhe nafta fitim. Me shitjen e Albpetrol, qeverisë i mbetet tashmë vetëm renta minerare dhe Tatimi mbi Fitimin nga kompanitë e naftës./TCH

17 komente në “Privatizimi i dyshimtë i Albpetrol”

  1. reformer says:

    Ate qe s’e beri Enveri, po e ben Saliu!

    1. Gusmari says:

      Enveri me ne ndertoi dhe fituam te gjithe, keta pa ne po i shesin dhe fitojne vetem per vete!!!

      http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/

    2. artiles says:

      Enverit i vjen anes Sala pre keto gjera! E nxirrte nga fundi i dheut naften, kurse ky nuk i mban dot si asete steterore se kane rendiment shume me te ulet se ne kohen e Enverit, dhe po i she se e ka lakun ne fyt se ka ngele pa leke.

  2. sindikalisti says:

    me ne fund dhe thela me e madhe ju vodh shqiperise, keta jane qeveritaret,opozitaret,parlamentaret,qyqaret,legenat,palacot e maskarenjte qe i kane vene detyre vetes qe te shkaterojne kete vend.o popull ku e ke futur koken?

  3. ari says:

    a ka shqiptare ne ate parlament apo jane te gjithe anti shqiptare cdo gje munde te privatizohen pore jo pasurit qe jane jo te sales apo te rames apo te ilirit jane tonat si shqiptare doja ti kujtoja saliut dhe parlamentit te korruptuar se ketu ne israelkompani amerikane dhe firma private zbuluan sasi te medha gazi ne det dhe keto kompani do fitonin shuma kolosale pore parlamenti vendosi qe kjo eshte pasuria e israelit dhe ndryshoiligjine firmat marin ate qe u takojne dhe shpenzuan dhe gjithe ato miljarda i shkojne popullit sala kete e di se kure ishe ketu per vizit ja thane por ai vazhdone ta mbaje fjalen qe ka thene ne vitet 90 91 ta ta zhdukim cdo gje ta bejme zero dhe e mbajti fjalen nuke ka njohur kombi yne me barbare me kriminel me mashtrus me ginjeshtar bolle sali luaj me antaret dhe deputetet e tu pore jo me pasurin e popullit se ase burgjet e shqiperis sdo e pranojne trupin tend te korruptuar

  4. Fiqiri Xibri says:

    Ashtu si me minierat, edhe historia me privatizimet ne sektorin e naftes, eshte nje horror i vertete korrupsioni dhe grabitjesh spektakolare. Sindikalistet e ketij sektori kane bere disa denoncime, jo vetem ne instancat qeveritare, por edhe ne prokurori. Por askush nuk prononcohet nga keta qe e kane detyre. Madje edhe opozita sikur nuk ben ndonje zhurme bindese per sa i perket naftes. Mesa duket di ndonje gje saliu, kur u thote disa prej socialisteve, se ju akoma bini era nafte. Nuk mund te kete “Rilindje Shqipetare” pa nje qendrim te prere ndeshkues ndaj zullumeve ne ekonomi e “privatizime”, pavaresisht nese jane zullume te nano/metes, apo te sali/metes.

    1. LORA says:

      EKZAKT.Ketu eshte celsi i zgjidhjes per qerimin e gjithe kusareve(fare lehte te identifikuar nga opinioni publik) majtas-djathtas.Ndryshe nuk mund te kete rilindje.Kete garanci pres nga Edi Rama.Me kete garanci mund ta votoj.

  5. Fatmir says:

    Neser autobuzat e Albpetrolit nisen nga sheshi i Fierit te shoqeruar nga xhipat e kokeqethurve me ne krye deputetin Vaska per te festuar festen e demokracise. Shkoni o popull korrak duartrokisni shpellarin per pushimin nga puna qe do tju bej pasneser

  6. john Tirana says:

    Shumica e vendeve te zhvilluara dhe demokratike sektorin e naftes e kane privatizuar me kohe. Keto vende si SHBA, Kanada, Australia, Anglia etj marrin vetem taksen dhe renten minerare nga burimet natyrore si nafta dhe minerat. Cdo gje tjeter eshte ne duart e privatit. Keshtu qe privatizimi i albpetrol nuk eshte ndonje hata e madhe. Frika tek ky privatizim qendron tek kredibiliteti i qeverise Berisha me privatizimet, i cili le shume per te deshiruar. Privatizimi i ARMO-s dhe koncesionet ne hidro dhe miniera jane nje shembull konkret qe demostron deshtimin e qeverise per te bere privatizime jo vetem qe nuk jane ne te mire te vendit dhe publikut por bien ndesh me interesat e shtetit dhe publikut. Mendoj qe opozita duhet te kerkoje transparence dhe rregulla te qarta loje per investitoret, shtetin dhe publikun. Nderkohe argumentat qe ofrohen nga opozita jane te dobet dhe tregojne se parlamentaret e opozites nuk jane te qarte te artikulojne problemin real me kete privatizim qe ne te vertete nese behet ne menyre korrekte dhe transparente eshte ne te mire te shtetit dhe publikut. Ashtu sic menaxhohet sot Albpetrol eshte nje katastrofe per interesat e publikut shqiptar dhe arken e shtetit. Pasi shteti sot nuk merr asgje nga Albetrol, i cili eshte vetem nje skeme e madhe perfitimi per qeveritaret dhe administratoret e albpetrol dhe nje skeme e madhe ndihme ekonomike per punetore simpatizante te partise ne pushtet qe rrine kot (jo te gjithe por pjesa derrmuese) ne kurriz te gjithe shqiptareve.

  7. Engjelli says:

    Albpetroli ,asnjehere nuk mund te jete pronar i gjithe nentokes naftegas mbajtese te vendit. Gjykoj se (me informacionin e pakte qe vihet ne dispozicion vetem nepermjet medias )eshte krejtesisht e pa pranueshme te jepet “derr ne thes” pasuria nentokesore ,ne se kategorizimi qe permendet me siper i referohet kategorive te rezervave nafte gaz mbajtese ,me sa di une :
    Kategoria A 1 dhe A 2 – Jane rezerva te zbuluara ne vend burime te njohura dhe te sigurta te nxjerreshme nafte dhe gazi nga puset e shpuar te naftes e te gazit qe jane ne shfrytezim ,ose te rinj qe shpohen brenda kontureve te shtresave te zbuluara
    Kategoria B- Jane rezerva te vleresuara ne vendburime te njohura akoma te pa konturuara nepermjet vleresimeve te tyre por qe kane nje shkalle me te vogel sigurie.
    Kategoria C 1 dhe C 2.Jane rezerva prespektive ne struktura te reja apo vendburime te rinj nafte ose gazi vleresuara mbi bazen e te dhenave gjeologjike apo studimeve te kryera qe kerkojne kryerjen e punimeve te kerkimit me ane te puseve te shpim kerkimit.
    Kjo menyre privatizimi e Albpetrolit mendoj se eshte teper e dyshueshme nderkohe qe ne vitet 1989, 1990 , per kerkimin e rezervave ne shelfin detar kur u neneshkruan kontratat me A.G.I.P. ,Chevron, O.X.Y, Hamilton ,O.M.V. strukturat e veçanta te organizuara per kete qellim ishin nen kqyrjen direkte te Ministrise se Energjetikes dhe te vete Qeverise ,megjithese ku Drejtoria e Pergjitheshme e Naftes dhe e Gazit e asaj kohe e ku Alb petroli sot ,( Ne ate kohe D.P.N.G. me te dy Institutet ne kembe dhe me Ndermarrjen Gjeofizike e Drejtorine e Negociatave ) ishin me teper se nje ministri e sotme ,ndrkohe qe behete fjale vetem per kerkime ne struktura qe ende nuk ishin te studiuara dhe te dhenat per to merreshin me nje sukseseshmeri 10: 1 ose 2
    Albpetroli kurrsesi nuk mund t’i dale zot gjithe nentokes Shqiptare sepse te dhena studimore e kerkimore per kerkimin per nafte e gas ka qe prej Finiq ,Delvines Vlores, Kardhiqit ,Zones per rreth Vlores ( zgjerimet e perrreth Amonices Gorisht Koculit ,Karbunares ,Hekalit ,Ballshit Cakranit Ardenices ,Frakull ,Divjake Panaja ,Kryevidh Bisht Palle ,Dumre ,Rodon etj etj ,pra e gjithe Shqiperia
    Si eshte e mundur te flitet si z Spaho dhe ne parlament ky problem te kaloje kaq thjeshte
    Nuk mund te flas me kompetence per shkak te mungeses se informacionit por ne se eshte se nuk ka ne dokumentacionin respektiv sa jane rezervat sipas kategorive ,dhe ne se ne kete privatizim perfshihen edhe struktura te reja qe mund te zbulohen (Kategoria C) , mbeshtes plotesisht dyshimin qe eshte çfaqur per kete privatizim.

  8. niku says:

    lexova nje lajm sot ku thoshte se qeveria jone
    paguan 450 miljon eruo ne vit interesa
    na ndihmon europa
    na jep lek me interes
    hahahahaha
    dhe qeveritaret i marrin se nuk do i paguajne vete
    dhe kush i paguan
    si gjithmone
    populli shkrete

    dhe per ekte duhet shitur alpetroli se ska lek arka me
    se po vjen edhe fushata elektorale

  9. vlonjati says:

    Ne Parlament u tha, qe : “Do privatizohet Shiqperia”, me nje fjale Shqiperia do shitet, kush do e bleje!?

    Asnje nga Opozita nuk foli, ky eshte TURP!!!

  10. Patos Nafta says:

    Asnje vend ne bote nuk shtet vendburim nafte.Kjo lloj shitje eshte nje tradheti e madhe kombetare.Vjedhja ne rastin konkret eshte shnderruar ne tradheti kombetare dhe nuk ka gje qe mund ta justifikoje.Nuk duhet lejuar ne asnje menyre.Eshte shkaterrimi perfundimtar i Shqiperise me i keq se nje pushtim i vendit.

  11. ndrea says:

    Shqiperia ka 22vjet qe vidhet e shitet e nuk po sosen xhepanet e atij shteti.Ka 22vjet qe Shqipria rron duke ngren dhjamin e vet e djersen e emigraneve e nuk prodhon asgje vec vjedhje,vrasje ,prositucion e homoseksual.Me keta te fundit do na hapet rruga drejt ‘EGROPES”.Poshte politika vrastare!!

  12. Artan says:

    Bene pazar kur ndodhi Gerdeci,u qurraviten si kalamaj tekanjoze per dy vjet kur ua vodhen voten diten dhe naten,u struken si pula te lagura kur i vrane ne mes te bulevardit me 21 janar dhe ashtu sic kane bere perhere edhe tani vetem sa blegerijne e cicerijne para grabitjes me te madhe e te pashembullt per te gjithe boten qe nje kryeminister bandit i ben pasurise kombetare te vendit dhe popullit te tij.E per cfare na duhet kjo opozite,vetem qe marre per vete skerkat dhe kockat qe kane ngelur pa u gllaberuar nga Saliu apo qe te veje ndonje gjobe per xhepin e saj ne kembim te mosveprimit per grabitjet e Saliut neser kur te vije ne pushtet? I kemi pare dhe provuar disa here,sidomos kur folin me gjysemzeri dhe thone cerekfjale.Le te flasin dhe veprojne qarte dhe fort se cfare do te bejne ne se vijne ne pushtet.

  13. nafta says:

    Tallja me e madhe o njerez sot kush eshte:kishin ardhur punonjesit e ngelur te Albpetrolit me leket e tyre ne Tirane (kishin paguar nga 4ooo leke)me ne krye nje horr si Miti Tapia ,te frymezuar dhe meshtetur nga plehra si Vaska Ngresi dhe Ferdinant Murati,kishin ardhur te duartrokisnin kriminelin dhe hajdutin qe se shpejti do i lere pa pune sepse pa paga jane ,asnje page nuk kane marre perkete vit .Rrofte Sala se Edi po fle,fli akoma ti

  14. Durimi says:

    Ore e keni me Salèn ju?,Jeni po ajo pakicè qè gjithmonè tè ngatèrron nèpèr kèmbè,po lèreni ere Salèn ,lèreni se e kemi Gladiator tonè Shqiptar ei tè gjithè Shqiptarève.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje