Rama me Saninno-n: Të shqetësuar nga mosfunksionimi i gjyqësorit dhe shtyrja e reformës zgjedhore

22 Mars 2012, 14:51Politika TEMA

Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin, zotin Stefano Sannino, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e Partisë Socialiste për të kryer reformat e kërkuara për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, Kryetari i PS shprehu shqetësimin për shkeljen e afateve për përfundimin e reformës zgjedhore dhe domosdoshmërinë për adresimin e çështjeve substanciale, si korrupsioni, ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, mosfunksionimin e gjyqësorit, problemet me median dhe respektimin e të drejtat e njeriut.

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit falenderoi Partinë Socialiste për kontributin e dhënë për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe rolin konstruktiv të opozitës. Duke vënë në dukje rëndësinë e miratimit të Planit të Veprimit për 12 pikat dhe rolin e luajtur nga opozita në këtë proces, Sannino theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të tij në afatet e caktuara dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për të monitoruar këtë proces.

Në këtë takim, zoti Sannino shoqërohej nga Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipërinë, zoti Ettore Sequi dhe Shefi i Zyrës për Shqipërinë në Komisionin Evropian, Vassilis Maragos.

6 komente në “Rama me Saninno-n: Të shqetësuar nga mosfunksionimi i gjyqësorit dhe shtyrja e reformës zgjedhore”

  1. Besmiri nga Luari says:

    Mendoje dhe eshte bindja ime e patundur se Shqiperine ne Evrope nuk mund ta çojne komunistet, sigurimsat e Enverit dhe pjella e tyre e tipit Edi Rama. Pa u larguar keta tipa nga drejtimi dhe udheheqja ne nuk kemi per te bere hajer. Shikoni se çka ndodhur keto 70 vjete ne Shqiperi: Persekutuar intelektualet qe kishin studjuar ne perendim dhe vendosur ne pushtet injorantet, dallkauket, analfabetet. E ku te pranon njeri ne tavoline po sje i barabarte. Pushtetaret tane nuk dine te shkruajne e te lexojne dhe jo me te komunikojne me intelektualet perendimore. Keta duan vetem injorancen, idjotizmat, hajduterit se keshtu jane rritur. Kjo qe bejne pushtetaret tane nuk eshte korrupsion sipas perendimit, por hajduteri. Ne pushtet ne shqiperi vijne hajdutet, mafjozet dhe keta marrin rreth vetes vetem ata persona qe sdin gje tjeter vetem e vetem te thone: Si urdheron dhe te hedhin firmat siç duan mafjozet eproret e tyre dhe pastaj ndodhin tragjedi te tilla si Gerdeci, viti 97 etj. Dhe kush i ka bere te gjitha keto, vetem komunistet e Enverit dje dhe beniaminet e tyre po vazhdojne te bejne gjithshka vetem e vetem te qendrojne ne pushtet, shesin Shqiperine, paguajne Ameriken, Evropen dhe keto i lene ne pushtet. Fatin e paraardhesve te ketij te fundit do te kete edhe ky qe ka takuar z. Edi Rama. Mjere ne qe akoma i durojme. Sot ne jemi ne nje diktature me te eger se kurre, por a do te kete nje fund? Besoj se po. Kur tu mbarojne parate dhe sdo te kene me me u dhene dy te fuqishmit e botes (Amerika dhe Evropa) do ti hedhe ne kosh te plerave dy lideret tane dhe do te sjelle dy te tjere te tipit Veteriner Topi dhe Spathiu. Ja kjo do te jete e ardhmja jone. Por une mendoje se per te dale nga kjo situate duhet te marrim ne duart tona fatin tone. Kjo behet vetem me sakrifica, bashkim dhe vellazerim. Ne jemi 95% e popullsise dhe keta jane vetem 5%. Ne jemi nje uragan qe duhet ti fshijme nga faqja e dheut se perndryshe keta nuk kane per tu ndalur ne poshtersite e tyre. Zoti na ndihmofte dhe keta nga pushteti i qerofte. Amin.

  2. patrik says:

    pjella e sigurimit nuk eshte ed rama po sal berisha, o injorant.intelektualet nuk i ka persekutuar ed rama dhe dallkauket ne pushtet nuk i ka vene edi po sali injoranti dhe taborri i maskarrenjeve ku ben pjese edhe ti.hajdut dhe mafioz nuk eshte edi po ati yt shpirteror nga vicidoli qe eshte ne krye te qeverise.gerdecin dhe 97 nuk i beri edi po sali horri. komunist i enverit nuk ka qene edi po sal berisha, bythelepiresi i enverit.prandaj leri keto brockolla!

  3. b says:

    Komenteve te mesiperme ne adresen time i pergjigjem vetem me nje shprehje:
    EDI KRISTAQ RAMA ESHTE PATERICA E SALI RAM BERISHES. KUSH SDON TA BESOJE ESHTE KELYSHI KETYRE TE DYVE DHE KETA TE DY VENDIN E KANE NE KOSH TE PLERAVE. KETA NUK DUAN TE MIREN TONE POR DUAN VETEM TE MIREN E KLASES SE TYRE KOMUNISTE QE ME AQ SHUME BESNIKERI DHE DOMOSDOSHMERI PO JU SHERBEJNE. KY ESHTE REALITETI SHQIPTAR. KUSH KA GELLTITUR NDONJE LUGE ÇORBE NGA KJO QE KANE GATUAR KETA KOMUNISTE DHE NEOKOMUNISTE LE T’MOS E BESOJNE. NUK ESHTE E LARGET DITA QE KETA TIPA DO I FLAKE NE KOSH TE PLEHRAVE. LE TE SHPRESOJME. SHQIPERIA DO TE RROJE DHE DO TE BEHET ME MIRE EDHE PSE KETA PO E PENGOJNE ME TE VETMIN QELLIM PER TE KRIJUAR NOSTALGJI PER TE KALUAREN, SHTETIN KOMUNISTO ENVERISRT. KY ESHTE I VETMI REALITET DHE NGA KY DHE PER KETE VUAJM TE GJITHE NE SOT DHE TE PARET TANE DJE. POR E VERTETA VONON POR NUK HARRON. ORA E LIRISE PO VJENE. A E PATE MITINGUN E SALES SONE QE VETEM FYTYRA TE NGRYSURA KISHTE DHE NJE JOZEFINE QE ULURINTE PER TE BROHORITUR PJESEMARRESIT, POR KUSH DO TE BROHORISTE, AI QE NESER NUK DI SE KU E KA VENDIN E PUNES? AI QE SKA TE ARDHME? AI QE NUK KA BUKE NE SHTEPI NE SHEKULLIN E 21 DHE NE MES TE EVROPES? AI QE SKA LEKE PER TE NESERMEN POR FLE ME ENDERRA SE KU DO TE GJEJE LEKET PER BUKE DHE JO ME PER TE ARSIMUAR FEMIJET QE I KA ME 10-TA? JA PRA KY ESHTE REALITETI SHQIPTAR DHE NE NUK KEMI PSE T’MOS E PRANOJME ATE, POR TE GJITHE DUHET TE LUFTOJME KUNDER KESAJ KLASE POLITIKE HAJDUTESH, INJORANTESH DHE BASHIBOZUKESH. ME KETA NE PUSHTET NUK KEMI PER TE BERE HAJER.JETA ESHTE LUFTE DHE LUFTEN DO E FITOJE POPULLI, DO E FITOJME NE SE SHQIPERIA DO TE BEHET POR JO TE RILINDE TE DJESHMEN KOMUNISTE SIÇ PRETENDON SHOKU, ZOTI EDI RAMA. KETA TE DY QE JANE NE POZITE DHE NE OPOZITE JANE FUNDERINAT E ATIJ SISTEMI. KUSH TE DOJE LE T’MOS E BESOJE. KY ESHTE REALITETI.

  4. T.Gusho says:

    Te vjen keq dhe merohesh kur sheh kush drejton ende Shqiperine.Nga ana tjeter eshte e vertete qe c’do popull meriton qeverine qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje