Gazeta më e vjetër sportive në Shqipëri nuk del në treg

24 Mars 2012, 19:48Politika TEMA

Gazeta më e vjetër sportive në Shqipëri ‘Sporti Shqiptar’ nuk ka dalë sot në treg. Ajo botohej pa ndërprerje që prej vitit 1937. Gazetarët thonë se kanë protestuar për shkak se kishin disa muaj që nuk merrnin pagat, por janë pushuar nga puna. Ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga botuesit e gazetës. Po ashtu lajmi vjen pak ditë pas turbullirave në gazetën Shekulli, prej nga u largua kryeredaktori Adrian Thano. Nuk dihet nëse Sporti Shqiptar do të vijojë në vazhdim të dalë në treg.

Një nga grupet mediatike më të njohura në vendin tonë, në pronësi të Koço Kokëdhimës, po lëngon. Para pak kohësh ishte vetë Kokëdhima që tregoi se si është masakruar biznesi i tij me goditje të përqendruar nga kryeministri Sali Berisha. Kokëdhima ka qenë shpeshherë i sulmuar nga Berisha që kur ai ishte në opozitë.

Si pasojë e këtij sulmi kemi sot dy lajme të këqija, që gazetarët nuk paguhen prej kohësh dhe që një grup mediatik i rëndësishëm, në opozitë me qeverinë, është në pikë të hallit.

Ndërkohë në treg mbijetojnë për bukuri gazeta pa pikë vlere dhe rëndësie për lexuesin vetëm falë faktit se botuesit e tyre janë pranë qeverisë.

Në këtë kuadër, ka mbajtur qëndrim edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me kryetar Aleksandër Çipën, të cilët janë informuar mbi gjendjen edhe “nga gazetarë që janë anëtarë të këtij unioni”. Situata është alarmante, thuhet në deklaratën e kësaj organizate. “Është situata më e rëndë në 10 vitet e fundit”, bëjnë saktësimin ata që e kanë hartuar këtë deklaratë, dhe gjasat janë që të kenë në mendje dhe situata të tjera të ngjashme që janë verifikuar gjatë kohëve të fundit në shumë gazeta e televizione.

26 komente në “Gazeta më e vjetër sportive në Shqipëri nuk del në treg”

  1. kola says:

    si pasoj kemi nje lajm te keq dhe nje te mire , i keq eshte se sjane paguar punetoret , mire eshte se nuk lodhemi me me kete gazete , dy faqe lajme sporti nga vendi , dy faqe lajme spoti kote nga bota , pjesa tjeter skedina , hiqeni fare kurseni leter ,

    1. armand says:

      Koço Kokedhima nje nder biznesmenet e pare ne Shqiperi qe me “zhdukjen” e PPSH diten tjeter na u gdhi me miliona dollare pasuri.
      Koçoja dhe shume biznesmene te tjere (disa kane nderruar jete ne menyre te papritur) jane grupi ekonomik qe krijoi PPSH kur na hapi rrugen me perendimin.Arsyeja ishte e thjeshte,u vendos pasuria e popullit ne duart e besnikeve te partise.PPSH “humbi” pushtetin politik por hodhi ne duart e saj fuqine ekonomike te vendit.Me kalimin e viteve keta biznesmene i demostruan besnikerine partise por paraja ja u prishi mendjen dhe filluan te bejne konkurrence njeri me tjetrin.Koçoja ka rreth 80% te kapitalit dhe interesave ekonomike ne Federaten Ruse.
      Nxirrini vete konkluzionet.

      1. mos ja fut kot says:

        O Armand mos ja fut kot more burre……ku i gjeti Kocoja 80% te kapitalit dhe interesave ekonomike ne Federaten Ruse…..e nxore me te fuqishem se Putini….jam dakort qe ka trasheguar shume nga shembja e komunizmit por mos ekzagjero…. ?

        1. armand says:

          Duke mos qene vete pronar i pasurise qe ju be dhurate mbas “renies” se komunizmit ishte i detyruar te investonte atje ku i urdherohesh.
          Fjalet e mia nuk jane ekzagjerim por bazohen ne shume deklarata te dhena nga vete Kokedhima.
          I nderuar replikues.Kokedhima ka investuar ne Rusi 1/10 e shifres qe Putin i jep si rroge vjetore presidentit te Gazprom.Nuk arrij te kuptoj ate lloj ironie ne fund te komentit tend.Te kujtoj qe po replikon me nje person qe e njeh realitetin ne Rusi por qe ne zemer ka Shqiperin.Lexo midis rreshtave dhe nxirr nje konkluzion para se te replikosh perseri.

  2. Arbeni says:

    Ky Koco Kokedhima e ka shume mire qe po i sosen fuqite ne media dhe leket, pasi dikur ai nxori gaazetat e tija nen kosto dhe prishi krejt tregun e medias pasi merrte vete t3endera miliona dollare nga Ilir Meta e Tos nano. Atehere vuri ne siklet shume gazeta te rtendesishme te asaj kohe ky legen Kokedhima,bile na mori ne pune prej gazetes Koha Jone dhe Gazseta Shqioptare dhe na thoshte se ato tani do ti vdes une e do ti nxjerr nga tregu se une kam miliona euro e dollare. Keshtu ua beri atyre me pabesi dhe tani po e ha trapin per vete. E ka mire shkerdhata dhe ka kaluar ne cmenduri sa nje dite na mblodhi e na tha Bijte e mije. sic e shikoni Berisha po na masakron por ju jeni krenaria ime, leke nuk ka porse ju do te punoni me shpirt te madh e te jeni krenar se keni punuar me mua. Ore ne duam leket e pagave e ky na thote fjale t emedha

    1. Argita_B says:

      Koço Kokedhima ka fituar ka blere gazetes Sporti Shqiptar me matrapazlliqe, gazeten Shekulli njesoj, me nje skeme fare te thjeshte dhe efikase, letrat me vlere qe çdo shqiptar mori nga shteti, u çvleresuan me shpifje apo artikuj ne gazeta, populli u pershpejtua ti shiste me 8-10% te vleres se tyre , dhe Koço i mblodhi.
      Me pas ndermarjet shteterore u çvleresuan thuajse 80-90% te vleres se tyre reale (e njeta skeme ndodhi dhe me oligarket ne Rusi).
      Gjate tenderave te privatizimit, Kokedhima bleu ndermarje shteterore me 10-20% te vleres se tyre reale, i pagoi me letrat me vlere, te cilat i kishte paguar 10% te vleres se tyre, rezultati i bleu ndermarjet me çmimin e 2-3% te vleres se tyre.
      Pra ky matrapaz spekullator, qe nuk i solli asgje shoqerise perveç propogandes qe bente per Ramen ne ate kohe ne menyre qe te merte lejet e ndertimit, sot ankohet se i kane sulmuar bizneset!

      1. raimondi says:

        E sakte kjo qe thoni ju te dy me siper —

  3. arjani says:

    po kokedhima qenka sulmuar. por kur fitonte tenderat e bashkise dhe ministrive socialiste? apo atehere nuk quhej? prandaj media duhet te jete e pa varur nga allishverishet e pushteteve

  4. KOKO says:

    Ma pusht njeri se Kokedhia nuk ka ne Shqiperi, Si me qene djale tezeje me Aleksander Frangajn. Te dy njelloj jane. Por Sandri do ta haje pak mevone si Koco tani. Pushta dhe legena , hadjute e pisa. Kane vjedh tendera, privatizime e gjithcka. Tani filloi rradhe me Kokedhine

  5. Daku says:

    Sja ka fajin Berisha atij por administrimi leshit dhe psikologjia:puno pa paguar,shtyj pagat deri sa tu mbajne nervat gazetareve. Mire ti behet. Kam degju qe do plasi dhe tek shekulli,legeni kujton se i ushqen njerzit me idete e tij te pjerdhura

  6. Qerimi says:

    E hengri dhe Kocoja. Ju harxhuan leket e ndertimeve pa fund. Ka mbi 1 vit qe sjep rrogat ose i jep cerek rrogash punonjesve te tij. Sa iku Rama falimentoi ky damllaku qe mbahej vetem me leket e tenderave

    1. Horri i bulevardit says:

      migena, ju jepni nje informacion, nga nje gazete, dhe mire beni, por eshte fatkeqsi qe nje gazete si Shekulli, te filloje te venitet, panvaresisht se kujt i takon, kjo gazete ka qene dhe besoj se do te jete akoma nje ze i fuqishem, ne shtypin e lire.
      Megjithese cfar sben vaki, se kemi pare dhe me keq, si Tema pershembull dhe pronarin e saj, ku u vune nen dhunen qeveritare berishiane.

      1. Argita_B says:

        Gazeta Shekulli ishte sigurisht nje ze i fuqijshem ne median e shkruar shqiptare, po kjo fuqi i vleu me teper pronarit te saj, nje grupi te caktuar njerezish e jo etikes se informacionit te pavarur.
        Mund te gjesh nje artikull te vetem ne arkivat e gazetes Shekulli ku kritikohet puna apo figura e ish kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama!?
        Shekulli sigurisht ka denoncuar e kritikur afera korruptive, po kete se ka bere per hir te te vertetes, po per te mbrojtur interesant e pronarit te saj, i cili kete propogande qe vente ne favor te Rames, e perdorte si monedhe per te mare leje ndretimi, tendera shteterore, keshtu qe gazeta shitej nen koston reale, pra rrogat e gazetareve me pare paguheshin nga taksapaguesi shqiptar.
        Gazeta Shekulli sigurisht nuk eshte e nivelit te RD-se apo Zeri te Popullit, po mbetet me te vertete nje media propogande e nuk ka asnje lidhje me shtypin e pavarur.
        Mashtrimi fillon qe ne faqen e hapjes “Gezeta me e madhe e pavarur”!!!! Si mund te quhet e pavarur nje gazete, qe shitet nen kosto, pra financohet me parate e tenderave! E then ndryshe eshte gazete e varur nga tendera, apo nga ata qe firmosin tenderat.

  7. dritani says:

    Lajmi i keq eshte qe Sporti Shqiptar nuk doli.
    Lajmi I mire qe tipa si Kokedhima po ikin per lesh. (me vjen keq vetem per te punesuarit)

    Shpresoj qe Sportin mos ta marre ndonje kerme qe te vazhdoje ta qelbe kete vend sic ka ndodhur keto vite!

  8. k.c. says:

    Kokedhima ka para sa te duash. Ka miliona ka edhe pasuri te blera ne vite. Berisha ka thene ne Parlament qe ai ka blere deri edhe bastunet e dajos se Ledi Dianes, nje cope druri 12 mije a 13 mije paund.

    Puna eshte qe ai do qe gazetaret te punojne pa para. Eshte nga lagjia “nem” nuk i thote njeher zemra “na” ?

    Gjithsesi eshte per te ardhur keq. Te Shekulli kam punuar vete disa muaj dhe jam larguar prej aty pa marre asnje kacidhe. Por kishte nje kryeredaktor vertet fisnik, Adi Thanon, nje nga djemte me punetore dhe me te vecante qe kam hasur ne kontaktet e mia me median shqiptare, dhe dy tre gazetare vertet te mrekullueshem.

    Edhe nese Kokedhima ka vendosur te marre me vete ne grope Shekullin apo Sportin, sepse nuk deshiron te paguaje gazetaret, nuk duhet ta lejoje kete opozita, faktoret e tjere te majte, cdo njeri i pergjegjshem ne kete vend qe nuk duhet te ngaterroje nje Koco apo nje Dulak me median si kontribut dhe nevoje publike, sidomos ne nje vend ku fashizmi ne pushtet po ua merr shpirtin te gjitheve.

    1. bishak says:

      Plotesisht dakord me ju… Respekte per Adi Thanon se ha buke vec. Do doja shume te dija ne cilen media tjeter ka filluar

  9. S.N. says:

    Nuk ka njeri me psikopat, delirant dhe te degjenuar se Koco. Une kam punuar para disa viteve tek nje filial i medias se tij. Ai ia dridhte te shoqes( dhe ajo e dridhte per vete) dhe na e lypte nen forcen e padronit . Ishte dhe i keq per tu pare si nje gomar. Nese do te doja ia jepja vete,por te pakten te ishte i bukur dhe njeri me shpirt te madh, por ai ishte kerrriq gomari qe se ka shokun. Ma kerkonte duke me thene o bije une te ndryshoje jeten , te beja ajo qe as nuk e ke menduar . Jam Koco Kokedhima une dhe bej zap dynjane. Nje pis pisi

    1. Tironci Lugano says:

      SN
      Ketu i paska shkuar perfekt “Ti sdi as me ma lyp”

  10. Maks says:

    Eshte lajm i mire largimi i Kocos, ketij komsomolasi qe i ka filluar heret mashtrimet e tij. Nga Hajdin Sejdia deri tek Edi Rama.

  11. Arturi says:

    Mjafton te lexosh keto mesaxhe per te kuptuar se ne kete vend banojme me shume kafshe se njerez.

  12. zeusi333 says:

    SA CUDI SEPSE PO LEXOJ NGA NJE GAZETAR I KESAJ GAZETE QE SKA LIDHJE FARE ME POLITIKEN………..

  13. Shefqet Cela says:

    Une nuk jam ne brendi te bizneseve te Koço Kokedhimes, por Shekulli eshte nje gazete e shkelqyer. Trajton me saktesi dhe transparence lajmet dhe situatat politike. Gjithmone ne mbeshtetje te demokracise dhe shtresave te varfera. Rralle, shume rralle, gjen ne shtypin tone organe kaq kompetente dhe te pa aneshme. Ketu une shoh fytyren e pronarit dhe te kryeredaktorit qe tani nuk eshte me atje. Nje qendrim kurajoz dhe profesional, jo si shume servila te çdo rregjimi, qe i mbajne syte nga darovat qeveritare dhe lehin sipas orjentimeve.
    Shpresoj qe te mos arrijme deri tek fati i Gazetes Koha Jone. Dikur ishte tribune e se vertetes, deri sa qeverija mafjoze i vuri kazmen. Tani eshte kthyer ne nje paçavure qeveritare.
    Ne çdo prag zgjedhje ushtrohet nje presion i jashtezakoneshem qeveritar mbi shtypin shqiptar. Ne prag te kasaphanes se zgjedhjeve te vjedhura te 8 Majit, u hodhen kthetrat tek Gazeta Shqiptare dhe NEW- 24. Format e presionit dihen: presion fiskal deri ne shkaterrim dhe joshje. Dihet ku kane arritur. Paçavure e vertete dhe altoparlant i ngjirrur.

  14. A T Z says:

    Koco Kokedhima eshte hajduti me i madh i pasurise se Shqiperise pas vitit 1990 me ato letretat higjenike qe hodhi ne treg Sala per plackitjen e mundit te 45 vjeteve pune.

  15. myzeqari says:

    Si duket i mbaruan fondet qe i la RAMIZ ALIA kur u permbys regjimi i ENVER HOXHES, ketij legeni.

  16. Aleksandri i madh says:

    Hehehe boll hengre e pive o sekretar i pare i rinise se xhaxhit Enver dhe xhaxhit Ramiz. Boll hengre nga gropa e Hajdin Sejdise tani po te ha gropa ty o greko dhe serbo fil. Pfu fare e keqe…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje