Një protestues tibetian po trajtohet për djegie të rënda pasi i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit kinez në Indi.
Protestuesi i paidentifikuar eci për 50 metra i ndezur në flakë, ndërkohë që qindra të tjerë protestonin kundër pushtetit të Kinës mbi Tibetin.
Pas 50 metrash, ai u shemb në tokë dhe protestuesit tentuan t’i shuajnë flakët me flamujt tibetianë.
Rreth 30 njerëz në Tibet i kanë vënë flakën vetes në shenjë proteste për atë që e quajnë pushtimi kinez.
Tibetianët thonë se kanë qenë të pavarur prej shekujsh, kurse Kina thotë se ka qenë pjesë e territorit të saj.
Nje flijim i denje per t’u perulur perpara tij me respekt. Jo si talebanet e kamikazet, qe ne “xhihadin” e tyre, marrin viktima te pafajshme me vete!!!
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
Z. Gusmari ! Më pëlqeu ky mendim i Juaji.
XHEMA !
Respekte per popullin e Tibetit dhe Kuridstanit.
Per ata qe s’kane ideale ja c’fare vlere ka liria e nje populli.
Rrenqethese dhe Madheshtore njekohesisht.Ky eshte flamuri i popujve te roberuar.
Asgje nuk mund te justifikoje kete akt prej nje te semuri mendor!!! Eshte vertete per te ardhur keq!
O Nuki dukesh qe nga emri qe “nuk” vlen gje. Ne vend qe te vleresosh idene e sakrifices ekstreme te bere nga nje tibetan qe deshiron vetem lirine dhe pavaresine e vendit te tij, e cileson “te semure mendor”. Kemi shume si ty ne Shqiperi prandaj jemi si jemi. Njerez qe jo vetem nuk sakrifikoheni por as nuk e kuptoni idene e sakrifices.
Ne fakt nga menyra se si arsyeton dukesh qe je nje zero me xhufke! Ti vesh vetes flaken do te thote qe ke arritur ne nje pike deshperimi dhe irracionaliteti qe kalon ne “schizophrenia”! Sensibilizohem me dhimbjen e ketij te gjori por kjo menyre qe AI ka zgjedhur per kundrapergjigje eshte fatalisht e gabuar!!!