James Cameron ia del, zhytet në pikën më të thellë (FOTO)

26 Mars 2012, 11:50Lifestyle TEMA
James Cameron ia del, zhytet në pikën më të thellë

Regjisori i njohur i Hollivudit, James Cameron, është rikthyer në sipërfaqe pasi ishte zhytur 11 kilometra në pikën më të thellë në oqean, të njohur edhe si Kanali Mariana në Paqësorin perëndimor.

Sipas BBC, ai u zhyt i vetëm në nëndetësen e quajtur ‘Deepsea Challenger’. Dy orë iu deshën për të arritur deri në fund. Për tre orë ai eksploroi fundin e oqeanit përpara se të kthehej më me shpejtësi në sipërfaqe. Plani ishte të qëndronte 6 orë.

Kjo është hera e dytë që një njeri zhytet në këtë thellësi. Herën e parë ishte një ushtarak amerikan në vitin 1960.

Kjo ekspeditë prej miliona dollarë është financuar nga vetë Cameron, nga kompania Rolex dhe nga National Geographic.

Regjisori i Avatar-it tha kur mbërriti në fund të oqeanit se ndjehej shumë mirë. “Mezi po pres të ndaj me ju atë që po shoh”.

2 komente në “James Cameron ia del, zhytet në pikën më të thellë (FOTO)”

  1. enofieraku says:

    Regjisori i Avatar-it tha kur mbërriti në fund të oqeanit se ndjehej shumë mirë. “Mezi po pres të ndaj me ju atë që po shoh”. PO ATY RRI E MOS DIL ME LART, VARI DHE NJE GUR NE QAF VETES DHE MBYLLE ME NDER, PA NDHIMA E KREDI NGA JASHT !!!

    1. Ferma "Clirimi" Fier says:

      Aman e te keqen!Pse nuk morre me vete dhe kete tonin, ta kishe lene aty poshte te bente shoqeri me peshkaqenet. Deri 18 vjec ka bere shoqeri me dhite dhe me ariun,i hante ullinjte me gjithe berthame, vinte dru nevend te jastekut kur flinte.Do na beje sevap se na lojti na mendte. Amanet kur te bej tani shpejt ndonje rruge tjeter.
      http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje