Patatja e Kosovës, peng i votave të Ridvan Bodes

26 Mars 2012, 10:51Politika TEMA
Patatja e Kosovës, peng i votave të Ridvan Bodes

Votat e rajonit të Korçës janë më të vlefshme për ministrin e Financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, sesa patatet e Kosovës, shkruan sot e përditshmja e Prishtinës, Koha Ditore.

Ministri Bode ka vendosur të injorojë premtimet e shefit të tij, kryeministrit Sali Berisha, se nuk do të ketë çmime reference për patatet kosovare, dhe të mbrojë prodhuesit korçarë të patates, prej nga vijnë edhe votat e tij për deputet. Kjo masë e ndërmarrë nga Ministria e Financave ka befasuar edhe Doganën shqiptare, pasi krerët e Doganave të Kosovës dhe ato të Shqipërisë në muajin dhjetor ranë dakord përfundimisht që të gjitha operacionet doganore për eksport-importin mes këtyre dy vendeve për prodhime vendore do të kryhen me transaksione (fatura të blerjes). Zyrtarë të Doganave shqiptare që dëshirojnë të mbeten anonimë bëjnë të ditur se kjo masë është ndërmarrë nga Ministria e Financave gjoja në emër të politikave fiskale të këtij vendi dhe mbrojtjes së prodhimit vendas, ndërkohë që sipas tyre e vërteta është se rritja e referencave të patates ka qenë një iniciativë personale e kreut të financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, që është njëherësh edhe deputet i zonës së Korçës, e cila kultivon pataten dhe bujqit e kësaj zone kanë kërkuar sistematikisht që të ndërpritet importi i patates nga Kosova. Megjithatë zyrtarë të Doganës bëjnë të diture se edhe kjo masë nuk po zbatohet, pasi, sipas tyre, para pak ditësh është shkarkuar në portin e Durrësit një anije e ngarkuar me patate të Egjiptit. Ndërkohë që burime doganore bëjnë të ditur se subjekti që ka importuar pataten nga Egjipti është një nga nënshkruesit e marrëveshjes në Odën Ekonomike të Kosovës për import të patates nga Kosova.

Kur kryeministri Sali Berisha u dha përgjigje bujqve korçarë se nuk do të ndalë importin e patates, Ministria e Financave e këtij vendi ka urdhëruar rritjen e referencave në masën nga 14 centë në 24 centë. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit të Shqipërisë, Florian Papa, thotë se Shqipëria e ka të nevojshme të importojë rreth 22 mijë tonelata patate, pasi pjesën tjetër e plotëson nga prodhimi vendas.  E këtë nevojë, prodhuesit kosovarë të patates janë të gatshëm ta mbulojnë.

Kosova është një fuqi rajonale në prodhimin e patates, ku prodhuesit përballojnë një treg prej 6 milionë banorësh. “Me keqardhje po e shpreh se Shqipëria po pengon herë pas here eksportin e patates së Kosovës me disa masa administrative duke rritur referencat. Kosova ka nevojë për pataten e hershme të Shqipërisë dhe Shqipëria për pataten e vonshme të Kosovës. Me hapjen e rrugës Durrës-Kukës-Morin, kjo tregti duhej të zgjerohej, por në fakt është penguar nga masat administrative të zyrtarëve shqiptarë”, pohoi biznesmeni Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” në Vushtrri.

5 komente në “Patatja e Kosovës, peng i votave të Ridvan Bodes”

  1. artur says:

    igjithi lajm i rreme, dje isha ne korce dhe konstatova se patatja e korces po kalbet neper magazinat e tyre….sepse as falas nuk ua blen njeri.

  2. Horri i bulevardit says:

    Duhet mbrojtur biznesi vendas.

  3. Arberor says:

    http://www.youtube.com/watch?v=ZM24z7vuflY

    Ja edhe patatet e Korcareve! Patatet nuk vijne as nga Korca e as nga Kosova, ose shperndarja e tyre ne trojet tona eshte teper i vogel ne krahasim me importimin qe behet nga vende te tjera, keto jane thashethemnat qe keta qeveritare i thone shqiptareve per ti hedhur ne urrejtje me njeri-tjetrin, dhe per te importuar i importojne nga egjiptianet, serbet, etj. Mos bini ne kurthin e qeveritareve, por para se te shkruani beni investigimet e duhura! Ketu nuk fitojne as Kosovaret e as Korcaret ne kete market, por vec qeveritaret qe bejne kontrata importesh me te hujat, mbasi perfitimi eshte me i larte per ne xhepat e tyre.

  4. raimondi says:

    Patatja eshte edhe buke edhe gjelle, edhe bakllava , ndaj kujdes me pataten, se ha paaten ..lol

    Nuk duhet te kete fare dogana midis Kosves dhe Shqiperise

  5. Kanina says:

    Per hir te patateve mos filloni te shani shqiptaret. Nuk ka faj as Korca e as Kosova ne kete mes. Problemi eshte shume i thjeshte. Qeverise, Minister i se ciles eshte Bodja, i kane rene breket ne toke..Nuk kane kokerr leku dhe mundohen te vjelin nga te munden. E keni pare cfare ndodh me pensionet dhe rrogat e administrates ? Po rruget ne te gjithe vendin qe kane ngelur si kantiere ndertimi ? Kjo eshte e gjitha. Nese doni mendimin tim , me Kosoven duhet ta njehsonim ekonomie, por kjo eshte pak e veshtire , derisa europa me shpirt do Serbine dhe jo Kosoven. Vetem Amerikanet ne na ndihmofshin ne kete drejtim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje