Fytyrë, dhëmbë, gjuhë dhe nofulla të reja (FOTO)

28 Mars 2012, 11:08Lifestyle TEMA
Fytyrë, dhëmbë, gjuhë dhe nofulla të reja (FOTO)

Një 37 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbeti i plagosur në fytyrë në vitin 1997 nga një aksident me armë, i është nënshtruar transplantit të fytyrës, më të shtrenjtit në histori.

Zyrtarët e qendrës mjekësor të Universitetit të Merilendit thanë se Richard Lee Norris po e merr veten pas një operacioni që ka zgjatur 36 orë. Norris-it iu vendos fytyra, dhëmbët, gjuha dhe nofulla e re.

Tani ai ka nisur të ndjejë fytyrën e tij dhe tashmë lan dhëmbët dhe rruhet. Ai ka fituar edhe ndjesinë e aromave, të cilën e kishte humbur pas aksidentit.

Për 15 vite ai kishte jetuar me një maskë dhe dilte gjithmonë vetëm natën. Kirurgu kryesor i operacionit tha se tani i kanë rikthyer jetën atij.

Javën e shkuar Norris mori një fytyrë të re si dhuratë nga një donator anonim, që në të njëjtën ditë shpëtoi jetën e pesë personave të tjerë duke dhuruar organet.

Një ushtri prej 100 doktorësh e shkencëtarësh u angazhuan për këtë operacion. Plot 10 vjet kërkime u bënë për të realizuar diçka të tillë, duke e bërë këtë operacionin më të shtrenjtë për transplantimin e fytyrës.

5 komente në “Fytyrë, dhëmbë, gjuhë dhe nofulla të reja (FOTO)”

  1. fule says:

    Kesaj i them mjekesi. Ketu ke ne jane perhapur si kerpudhat pas shiut labaoratore pafund. Mileti plasi duke bere analiza, por kurre nuk sherohet. Te pashprese…

    1. Gusmari says:

      Do ti duhet familjes se Sales kjo adresa e qendres spitalore, qe te nderroje pamjen kur te kerkohen per krimet ndaj shqiptareve.
      http://imageshack.us/photo/my-images/855/nasdaqberisha.jpg/

  2. Landi- Sverige says:

    Bravo grupit te kirurgeve qe kryehen kete transplantim qe eshte i pari ne bote i ketij lloj. Ne 2005 ishte transplantimi i pare ne bote tek nje grua ne France, por jo gjuha dhe dhembet. Ky eshte nje hap i madh ne ndihme te njerezimit, ku vetem ne SHBA, qeveria amerikane thot se jan rreth 200 ushtar amerikan te plagosur ne fytyre qe kerkojne transplantime.

  3. atomo says:

    kjo te kujton pak a shum Ezelin!!!!

  4. jola says:

    Bota eshte ne maximumin e zhvillimit,ndersa ne akoma ne maje te pemes…eshte kthyer dera nga perroi i thone nga anet tona..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje