Ka marrë fund një nga dramat më interesante politike që prej trazirave të vjeshtës 2006 në Hungari. Pal Schmitt, presidenti nën rrethim, ka dhënë dorëheqjen sot pas presionit në rritje. Javën e shkuar, universiteti Semmelweis vendosi t’i heqë atij titullin doktor pasi një komision gjeti se ai kishte kopjuar 17 faqe të punimit të tij prej 180 faqesh për doktoraturën e vitit 1992 në lidhje me lojërat olimpike moderne.
Fillimisht zoti Schmitt refuzoi të jepte dorëheqjen, duke thënë se punimi i tij nuk ka lidhje me rolin si president. Por thirrjet që ai të japë dorëheqjen u shtuan edhe nga media e krahut të djathtë dhe nga blog-et konservatore. Katër partitë në opozitë thanë se presidenti duhet të japë dorëheqje, kurse kryeministri Viktor Orban tha se Schmitt duhet të veprojë sipas mendjes së tij.
Në fjalimin e tij përpara parlamentit hungarez, ai tha se nuk e kishte më besimin e popullit.
Por telashet e tij nuk kanë përfunduar. Kampion olimpik në skermë, ai është tashmë anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Mark Adams, një zëdhënës i komitetit, tha se po hetohen dokumentet për plagjiaturë për të parë nëse do ndërmerret ndonjë aksion.
Partinë në pushtet, të djathtën Fidesz, do e marrë malli për Schmitt. Zyra e presidentit, edhe pse ceremoniale, ka për detyrë të mbikëqyrë legjislacionin. Paraardhësit e tij edhe kthenin ndonjëherë ligjet në parlament ose i dërgonin në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.
Por Schmitt, një ish- eurodeputet i Fidesz, u bë i njohur për faktin se nuk i hapi asnjë problem qeverisë dhe ligjeve të saj problematike duke fituar nofkën ‘Vula e gomës’. Vendin e tij do e zërë kryetari i Kuvendit.
Dorëheqjet janë të rralla në Hungari dhe Schmitt është i pari president që jep dorëheqjen që pas rënies së komunizmit. Për ironi, ai mund të ketë bërë një shërbim të madh duke treguar se edhe në Hungari ka kufij që publiku nuk i toleron të shkelen nga politikanët e tij.
Po m’vika keq qi Doktori nuk e paska pas kamen e mire. Po sa me larg nesh kto dorheqje. Parti jone osht e for si qeliku ndaj ndaj qdo puqi mos e hapni shum synin ju ketu.
Ua po Doktoraturat shqiptare qe i kan marr edhe kurvat, si do i behet?!
Doktoraturat, masterat, dhënia e titujve etj, si ne diktaturen e pare (te proletariatit) po dhe ne te dyten (berishiste)është një nga PIRAMIDAT më të shëmtuara te botes shqiptare, qe edhe pas Gutenbergut (ish-ministrit federal gjerman te mbrojtjes, qe dha doreheqjen afro nje vit me pare, per te njejtat arsye si Pal Schmitt-i i Hungarise)as qe ndjehet gje ne Shqiperi.
Dje PPSH “pergatiti” ca kandidate shkencash, ish-sekretare partie te provincave etj, etj, qe jepnin dy here provimet, de jure ne fakultete dhe de facto neper pikat turistike dhe saletet e Vipave neper te ashtuquajturat turizme te kohes. Nje kandidat syresh, kishte “dhene” provim rusishten, por nuk dinte as dhe 3-4 fjale. Kur ne fillim te proceseve demokratike, desh te krijohej ne qytetin e tij dega e shoqates se miqesise Shqiperi-Rusi, shprehej poshte e perpjete “S’hyn gjalle ketu te ne kjo shoqate” Dhe, ne fakt nuk hyri. Kishte frike se i dilte kallaji “shkencetarit”, i cili s’ka as dhe nje liberth te botuar, po ama parate e doktoratures i terheq rregullisht nga bankomati. Kjo quhet rrjepje “shkencore” e taksapaguesve shqiptare.
Rrumpallhania me e madhe ne keto PIRAMIDA ndodh ne keto vitet e fundit, kur epidemia e master (jo +bimit) ka marre permasa katastrofike. Kur te nise shembja e tyre, me siguri, do te zeme serish vendin e pare ne Planet (he, mor shoku Sali, sa te pelqejne keto krahasime xixelluese, qe sugjestionojne katundarhanen qe te mbeshtet verberisht)per turpin e dynjase. Nderkohe djemte e vajzat e shkelqyera te Shqiperise, qe i kane marre keta tituj neper boten e kulturuar e konkuruse realisht qendrojne atje, ose kush rriskon shetisin rrugeve te Tiranes, si lypsare per ndonje vend pune, sipas shume kualifikimeve shkencore qe kane marre.
Nje miku im shkrimtar se shpejti do te botoje novelen “Pas Gutenbergut”, ne te cilen rrefehet per termetin qe ka nise te shkaktoje “Gutenbergu” ne mes te disa master (+buesve)ne nje dikaster ne Tirane.
Se fundi, eshte interesant, se per cfare nuk TëVërojnë ne televizionet tona “te urtet” (jo vetem te PSSH-se, struktura alarevolucionkinez kulturor, mbetje te tij), KAUZianet (bartesit e kauzave??!) por per kete fenomen rrenimtar shoqeror e ekonomik, ku ne nje menyre a tjeter eshte perfshire e gjithe shoqeria shqiptare, s’ben ze kush.
MASH-i (se ku e ka Shkencen, thua do te zbulohet ndonje dite?) e “lau” veten. Pergatiti Kodin Etik kohet e fundit per masterat, plagjiaturat etj. Pra, me ligjin jemi ne rregull. Aa, sa per zbatim kemi probleme. Do t’i shtojme 12-es edhe kushte te tjera per te hyre ne Europo? Kushedi deri ku mberrin lista e kushteve!