Shteti i varfër nuk i bën dot as autopsinë presidentit

7 Prill 2012, 17:40Lifestyle TEMA

Bingu wa Mutharika, presidenti kontrovers i Malavit, një vend i zhytur thellë në krizë ekonomike, vdiq nga një atak kardiak. Lideri 78 vjeçar u dërgua në spital të enjten, por nuk u shpëtua dot.

Burime spitalore bëjnë me dije se trupi i tij është dërguar në Afrikën e Jugut për të kryer autopsinë pasi kushtet në spital janë aq të rënda, as një gjë e tillë nuk është e mundur. Për më tepër ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta dhe trupi i tij nuk mbahet dot në ngrirje.

Mutharika ishte një lider i kundërshtuar pasi shumë malavianë e akuzojnë atë për krizën e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin. Mutharika erdhi në pushtet para shtatë vitesh. Ai shtypi një protestë antiqeveritare me armë përpara disa kohësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje