Për këdo që ka patur iluzione se një votim i fshehtë për Presidentin e Republikës në Kuvend mund të rrëzojë mazhorancën aktuale, votimi i djeshëm për dërgimin e Elvis Cefës në KLD-së vërtetoi se iluzionet e tyre kanë qenë të kota . Votim i fshehtë për Berishën nuk është ai që mund të imagjinojë çdo njeri me mendje normale – për Berishën, votim i “fshehtë” është ai që mund të identifikohet më vonë me anë të ndonjë gjurme në fletët apo në sistemin elektronik të votimit.
Mazhoranca aktuale mund të bjerë vetëm në qoftë se të paktën 71 deputetë dalin hapur kundër Berishës dhe e rrëzojnë atë duke propozuar një kandidaturë alternative për kryeministër. Dhe, duke gjykuar nga situata aktuale në Kuvendin e Shqipërisë, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa një vendim të LSI-së për të votuar për një kryeministër tjetër.
Por Ilir Meta mbrëmë në Top Story nuk dha asnjë shenjë se LSI-ja ka ndërmend të marrë një vendim të tillë deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie. Si në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ashtu edhe në lidhje me Kodin Zgjedhor, ai shfaqi qëndrime të kundërta me të Berishës, por theksoi se LSI-ja nuk do ta përdorë mekanizmin e votës në Kuvend për të detyruar Berishën të ndryshojë qëndrim lidhur me këto dy çështje.
E.Zaloshnja
Kjo mazhorance moralisht dhe politikisht ka rene. Shqiperia po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme ashtu sic ishte parashikuar. Populli vone i merr vesh gjerat. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/gjirokaster-te-verbrit-ne-proteste-kjo.html
Kokelopa dhe Vicidolisti jane faqet e se njejtes monedhe kriminale. Kjo i ben me te rrezikshem per njeri-tjetrin
O njerez! Me jua hudh Meta, me mire hapni vete gropen …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html
kjo mazhorance eshte jo vetem e qendrueshme por dhe funksionale duke i sherbyer vendit. eshte opozita e coroditur qe nuk di se cfare te kerkoje dhe me cfare ta kerkoje. dje trgoi edhe njehere friken e saj patologjike per te votuar.ajokujton se votimi do te behet sic ben rama me lakrorin qe e ka fitoren ne xhep dhe duket sikur po voton. jo mor trimosha s’eshte keshtu votimi i fshehete se sa here qe kam fitoren ne xhep hyj ne votim kur se kam shpik lloj lloj marifetesh per ta shtyre ate. urime zotit CEFA.
Ti zemer nuk po flitke me goje por me prapanice aq nivel te ulet ke me vjen keq per psikiken tende.
Oooo zemer! sna the ndonje gje te re,se spo marim vesh se ku e ka qendrueshmerine kjo mazhorance dhe se me cfar po i sherben ketije vendi.Vetem ketij vendi kjo mazhorance nuk po i sherben,pervec se Greqise dhe Serbise,ka dhe me po nuk ja vlen se e shikoj qe qenke PALL K…,e uroje zCefa nqs do tja njohin fitoren PS.