“Pashkët”, kapen 307 kg drogë që transportoheshin me mushka drejt Greqisë

13 Prill 2012, 10:04Politika TEMA

Një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Pashkët” ka bërë të mundur sekuestrimin e 307 kg marijuanë ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Marjeljan Alinani 35 vjeç, Artur Shukulli 38 vjeç dhe Indrit Alinani 22 vjeç ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë, ku dy prej tyre janë nga fshati Lazarat dhe 4 nga fshati Rusan i Delvinës.
Sipas policisë këta persona po transportonin lëndën narkotike dhe ishin ndarë në grupe, me qëllim që të kontrollonin rrugët dhe të lajmëronin njëri-tjetrin për çdo problem që mund t`u dilte gjatë transportit. Ata pasi kanë parë policinë që po lëviste në drejtim të malit të Sopotit kanë marrrë çantat me krah dhe kanë vijuar lëvizjen me shpejtësi për në drejtim të fshatit Rusan të rrethit Delvinë.
Policia pas ndjekjes së tyre ka bërë të mundur kapjen e dy shtetasëve si dhe sekuestrimin e katër çantave të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike në malin e Sopotit.

3 komente në ““Pashkët”, kapen 307 kg drogë që transportoheshin me mushka drejt Greqisë”

  1. Eksportet Shqiptare po cajne malin dhe detin, mariuana po derdhet lume, me mushka, me skafe, me gomere, me gjithcka. Ky eshte fati i nje shteti totalish te korruptuar. E deshi Europa Berishen Kryeminister. Tani i pafte hajrin, Ky eshte Berishizmi Qeveritar. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/berisha-drejt-largimit-nga-drejtimi-i.html

  2. salistalin says:

    Budallenj, duhet te kishit paguar taksen e ministrise njehere. Po keshtu eshte kur doni te beni tregti te paligjshme.

  3. jugu says:

    a u befshi m.. pse nuk i transoptoni naten nga mali apo ka mjete policia atje qe tu vije nga pas.e dyta kur i pate pse nuk i hodhet cantat poshte e te mernnit malit.te iknit me vrap.nesje dalin prape kur te pagujne taksen e rakise (hashashit) mbi 100 kile si tha edhe bolja.kush prodhon me shume se 100 kile paguan takse ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje